Artur Rembo

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P

Artur Rembo, i konsideruar si mishërimi i poetit të mallkuar, lindi në Sharlevill, më 1854 në një familje tipike borgjeze (ku
nuk e ndjeu ngrohtësinë e babait, që e kishte lënë familjen prej shumë kohësh, as dashurinë e nënës, të akullt dhe tirane). I
edukuar në familje dhe në shkollë sipas skemave tradicionale, shkëlqeu për zhvillimin e jashtëzakonshëm intelektual, duke
krijuar vargje qysh në moshën dhjetë vjeçare; kur ishte 16 vjeç ai i refuzon, papritmas, të gjitha skemat me të cilat ishte
edukuar, u arratis disa herë nga shtëpia, filloi vagabondazhin e tij: përjetoi eksperienca të gjithfarëllojshme, përfshirë këtu
edhe alkoolin, drogën dhe burgun.

Refuzoi t'i rikthehej shkollës dhe, gjatë njërës prej arratisjeve të tij më të fundme, zë miqësi me Pol Vërlenin, miqësi që do të
ishte vendimtare në stimulimin e kreativitetit të jashtëzakonshëm të poetit adoleshent. U përpoq t'i shkonte pas në Paris ku,
me rënien e perandorisë së Napoleonit III, në pushtet ishte Komuna. Pikërisht më 1870 mori jetë edhe aventura letrare e
këtij "endacaku" (që filloi të krijojë duke imituar Hugoin dhe parnesianët), një aventurë që zgjati plot pesë vjet. Pikërisht gjatë
kësaj kohe ai shkroi të gjithë veprat e tij më të rëndësishme. Korri sukses të madh midis poetëve simbolistë të ambientit
intelektual të Parisit. Por ky sukses do të ishte jetëshkurtër dhe shumë shpejt Rembo e pa veten të injoruar dhe shpërfillur.

Më 1872 i dha fund "pushimeve" të tij pariziane dhe u rikthye në Sharlevill. Mirëpo as këtu nuk gjeti përkrahje dhe
mirëkuptim. Gjithsesi, vazhdonte të frekuentohej me Vërlenin, të cilin e shoqëroi edhe në Londër e më pas në Bruksel, ku
shkruajti një pjesë të "Ndriçimeve", si dhe "Një stinë e tmerrshme" (1873). Vërlen i dha fund lidhjes së tyre më 1873, duke i
dhënë fund jetës me një plumb pistolete.

Rembo braktis poezinë (pasi kishte asgjësuar sa kishte pasur nga gjithë sa kishte shkruar) dhe i jepet një jete të mbushur
me aventura të ndryshme. Kjo jetë e sheh fillimisht mësues në Londër më 1874, doker në portin e Marsejës më 1875,
mercenar në Indinë holandeze dhe dezertor më 1876, pjestar të një trupe cirku më 1877, mjeshtër në Qipro më 1878. Së
fundi, më 1880 stabilizohet si tregtar në Abisini. Gjatë kësaj periudhe, poeti tjetër, Vërleni, duke menduar se Rembo ka
vdekur, publikon vëllimin e tij "Ndriçimet", më 1886. Më 1891, Rembo rikthehet në Francë për t'iu nënshtruar kurimeve
mjeksore për një tumor në gju, për shkak të të cilit edhe vdiq disa vjet më vonë.

Periudha e parë e adoleshencës mund të përmblidhet me tregimin e arratisjeve nga Sharlevill, rebelimet e tij, me
varavingot e gjata dhe ekzaltuese nëpër fusha, me shkrime nga më dëshpërueset: nga librat e shkollës tek ato të
udhëtimeve e deri tek librat e alkimisë dhe ato enigmatikë. Poezitë e shkruara në këtë periudhë janë në kërkim të një forme
poetike; lëkundet midis imitimeve parnesiane dhe atyre të Viktor Hygosë. Vargjet e tij shprehin harenë dhe ekzaltimin e një
udhëtari vetmitar, emocionet e para sentimentale, fuqinë e tij imagjinuese, ironinë therëse për jetën meskine të borgjezisë së
Sharlevill-it.

Rembo, poeti "vizionar", kërkon të rinovojë poezinë dhe, me zjarrin djaloshar, bëri një revolucion rrënjësor të të gjithë retorikës
paraardhëse, duke hequr dorë deri edhe nga Baudelaire-duke vlerësuar çdo gjë sipas këndvështrimit të tij të ri artistik, e
përderisa nuk i kishte mbetur më asnjë mjet që nuk ishte i fallsifikuar, nuk besoi tjetër veçse tek ndjesitë e tij. Shpiku kështu
poezinë e ndjenjës, duke kthyer në poezi atë që mund të quhet gjendja psikologjike nga e cila lindin ato, pa asnjë ndërhyrje
të jashtme. Mendimit origjinal i korrespondonte një gjuhë dhe një ritëm i njejtë që mvishte gjithçka: profume, tinguj dhe ngjyra.
Rembo u gjend kësisoj në skajin më ekstrem të të gjitha rrymave letrare dhe poetike, skaj ku as simbolistët dhe as
surrealistët mundën ta ndiqnin. Rembo nuk pati dishepuj dhe as imitues, pikërisht për këtë është konsideruar atëherë ashtu si
edhe sot si pikënisja e çdo lloj rryme poetike.
============================================================================
 
Pe: Artur Rembo

Poezia e Rembo

Poezia e Rembo prish çdo lidhje logjike tradicionale, ajo shkatërron kategoritë (të kohës dhe hapësirës, të shkakut dhe të
efektit) që për shekuj kishin vënë rregull në poezi. Fjala tashmë nuk është më vetëm një mjet komunikimi por ajo ka detyrën që
të ndjellë një botë krejtësisht tjetër, fantastike.

"Një periudhë në ferr" (1873) është një lloj ditari autobiografik i shkruar në një atmosferë demoniake në të cilën momentet
kryesore të jetës: fëmijëria, urrejtje-dashuria për nënën, vetmia, degradimi social, transfigurohen nëpër simbolizme të
magjisë, të urrejtjes, të parandjenjës.

Tek "Ndriçimet", shkruar më 1874 e të publikuara më pas nga Vërlen, poeti përpiqet të bëjë të mundur "përmbysjen e
senseve" nëpërmjet përbërjesh të shkurtra poetike në të cilat shpërfaqen haluçinacione, impresione të rrufeshme, tentativa për
pasqyrime të reja. Shfaqet një model i ri poeti, poeti-depërtues që i kundërvihet modelit të poetit civil, poetit-shkrimtar; poetidepërtues
i nëpërkëmb institucionet, vlerat dhe moralin e deriatëhershëm, hidhet i tëri në krahët çrregullsisë më të çmendur të
ndjenjave.

Poeti "Depërtues"

Parabola e Rembo merr jetë më 1870 me përmbledhjen Poezitë e Para, por qysh vitin pasardhës ai i mohon këto vargje
dhe rekomandon mikun e tij Pol Demeni t'i djegë ato. Nga ana e tij Demeni i dërgon më '71 një letër në të cilën vë në dukje
estetikën e re të "poetit depërtues": "Unë them se është e nevojshme të jemi depërtues, ne duhet të jemi depërtues. Poeti
bëhet depërtues nëpërmjet një çrregullsie të gjatë, të pafundtë, të kujdesshme të të gjitha senseve. Në të gjitha format e
dashurisë, të vuajtjeve, të çmendurive kërko vetveten, derdh në vetvete të gjitha helmet e mundshme në mënyrë që të korrësh më të mirën. Tortura e parrëfyeshme në të cilën nevojitet një besim i madh, një forcë e jashtëzakonshme mbinjerëzore, në të cilën je një i sëmurë i pashërueshëm, mes të gjithëve krimineli më i madh, i mallkuari më i madh është i Dituri Suprem! Gjithçka pra mund të ndodhë në të Panjohshmen..."
Në këtë letë Rembo gjen perspektiva të reja poetike, në drejtim të simbolistikës dhe surrealizmit: poezia duhet të zhvillohet
nëpërmjet imazheve që nuk kanë aspak ndërmend të shprehin koncepte, por që janë vetë ato koncepte, një ide kjo që e
kishte konkretizuar qysh me poemthin Varka si dhe në sonetin Vokale, të shkruara në fillim të vitit 1871. Në poemthin
Varka, nëpërmjet një udhëtimi simbolik me një varkëz fantazëm, ai flet për vetë jetën e tij, për nevojën e tij për të shkuar në
kërkim të së panjohshmes, për domosdoshmërinë e tij për të hyrë në misterin universal; në sonetin Vokale, ai shpështjell një
rrjet të dendur ngjashmërishë midis tingujve dhe ngjyrave, duke mbërritur në përfundimin e guximshëm për kohën, që si
tingujt ashtu edhe ngjyrat çlirohen nëpërmjet një procesi të ngjeshur sindetik.

Marramendjet e poetit, të shprehura nëpërmjet imazheve haluçinante, në një prozë të çliruar prej çdo logjike dhe kontrolli
racional, janë të përmbledhura në veprën Ndriçimet, vepër e cila përfaqëson etapën e fundit poetike të Rembo; kjo është një
vepër që pa dritën e diellit në vitin 1886, falë poetit tjetër Vërlen, dhe për një kohë të gjatë e konsideruar gabimisht si një pjesë
e veprës tjetër të madhe të Rembo "Një periudhë në Ferr". Kjo vepër e shtyn Rembo drejt përfundimeve ekstreme të përafrisë
me shkrimtarinë bodleiriane, me një gjuhë krejtësisht të re, muzikale deri në magji, të mbushur me ngjyrime, tinguj dhe
aroma haluçinacionesh sugjestive dhe metaforash të spikatura.
============================================================================
Gjumashi i luginës

ثshtë një shteg gjelbërimesh ku lumi si i marrë,

Nëpër lyshtra të argjenda varet e ligjëron,

Ku shkrep e llaptin dielli nga mali krenar:

ثshtë një lug i vogël që rreze shkumon.

Një ushtar i ri, gojëhapur, nën një re,

Me zverkun të zhytur në lakër blu të brishtë,

Rri shtrirë në shtrat të blertë kokë qethur; fle

I zbehtë përmbi bar, ne tymnajën plot dritë,

Me këmbë mbi luleshpatë, fle. Dhe buzëqesh

Si fëmije i sëmurë, përgjumet pak e hesht,

Natyra e lemës, e ngroh: ai mërdhi.

Era e luleve flegrat tani nuk ia shpon;

Fle në diell i qetë me dorë mbi kraharor,

Ka dy zgavra te kuqe djathtas në gji.

Kokë përbindëshi

Përmbi gjethnajë, peshtaf i blerte gjethe ar,

Përmbi gjethnajën e njomë që shkëlqen,

Nga grumbuj lulesh, rrëmbimthi çan

Copën e rrallë ku puthja po fle.

Një mostër qe sytë hap me lebeti

E lulet i kafshon me dhëmbët si sedef,

Si verë e vjetër gjithë gjak dhe e nxirë

Nën degë buza e tij çaplohet e qesh.

Dhe kur si një ketër iku u zhduk,

Akoma qeshja drithëron në çdo gjeth,

Duket e trembur nga një gushëkuq

Puthja e artë që në paqe u kredh.
============================================================================
Urat

Qiej gri kristali. Një vizatim i çuditshëm urash, këto këtu të drejta, ato atje konvekse, të tjerat zbresin ose mënjanohen te
këndet mbi të parat, këto figura gjallërohen në cirkuite të tjera të ndriçuara të kanalit, por të gjitha aq të gjata e të lehta sa edhe
anët, të ngarkuara me kupola, zbresin poshtë duke u zvogëluar. Disa nga këto ura janë akoma të ngarkuara me rrënoja. Të
tjerat mbajnë direkë, shenja, parmakë të hollë. Akorde të dorës së dytë kryqëzohen e dridhen, telat përshkojnë skarpatin.
Shquhet një xhaketë e kuqe, ndoshta kostume dhe instrumente të tjerë muzikorë. A janë këto melodi popullore, fragmente
koncertesh për zotërinj, mbetje himnesh publike? Uji është gri e blu, i gjerë si një krah deti - Një rreze e bardhë, që bie nga
lartësia e qiellit e shkërmoq këtë komedi.

Hullitë

Në të djathtë qielli i verës zgjon gjethet dhe avujt dhe zhurmat e kësaj qosheje të parkut, dhe skarpatet në të majtë mbajnë në
hijen e tyre vjollcë mija vraga të shpejta të rrugës së lagur. Parakalim botësh përrallore. Në të vërtetë : karroca të ngarkuara
me kafshë pylli të praruar, direkë, pëlhura lara - lara, në pikë të vrapit njëzet kuaj cirku pulla-pulla, dhe fëmijët, e njerëzit, mbi
kafshët e tyre më të çuditshme ; - njëzet karroca, me xhunga, të zbukuruara, e të lulëzuara si pajtonet luksozë të vjetra ose të
përrallave, plot fëmijë të pispillosur për një pastorale periferie. - Si edhe arkivole nën baldakinët e tyre me xhufkat prej
abanozi, duke ndjekur me nxitim pelat e mëdha blu e të zeza.
============================================================================
Lulet

Nga një tarrasë e artë, - midis kordonësh të mëndafshtë, fashash të hirta, kadifesh të blerta, e disqesh kristali që nxihen si
bronz në diell, - unë shikoj luletogëzën të hapet mbi një tapet me filigran argjenti, gjithë sy e floknaja.

Copa ari të verdhë të shpërndara mbi agat, kollona bakëmi që mbajnë një kupolë smeraldi, tufa atllasi të bardhë e shfurash të
holla rubinësh qarkojnë trëndafilin e ujit.

Si një zot me sy blu të mëdhenj e me forma dëbore, deti e qielli tërheqin në tarraca mermeri turmën e të rinjve dhe trëndafilat
e fortë.

Mëngjes dehje

O e Mirë ! O e Bukur !” Bandë e llahtarshme ku unë s’pengohem aspak! Kavalet i magjishëm torture! Urra për vepra të
padëgjuara e për trupa mahnitës, për herë të parë! Kjo filloi nën qeshjet e fëmijëve, kjo do të mbarojë prej tyre. Ky helm do
mbetet në të gjitha venat tona edhe kur, bandë rrotulluar, ne do të kthehemi në disharmoninë e vjetër. O tani, ne aq të denjë
për këto tortura ! mbledhim me afsh këtë premtim mbinjerëzor të bërë për trupin tonë e shpirtin tonë të krijuar : këtë premtim,
këtë çmenduri! Elegancën, shkencën, dhunën! Na kanë premtuar për të varrosur në errësirë pemën e të mirës e të keqes, për të
shmangur ndershmërinë tiranike, me qëllim që të sillnim me vete dashurinë tonë fort të dëlirë. Kjo filloi me disa neveri dhe kjo
mbaroi, - duke mos mundur për t’u kapur përnjëherësh nga kjo përjetësi, - kjo mbaroi me një hallakatje parfumesh. Qeshje e
fëmijëve, maturi e skllevërve, rreptësi e virgjëreshave, llahtari e fytyrave dhe sendeve të këtushëm, të shenjtë qofshi ju nga
kujtimi i kësaj ore. Kjo fillonte nga e gjithë vrazhdësia, ja ku mbaroi nga engjëjt e flakës e të akullit. Orë e shkurtër dehjeje, e
shenjtë ! nuk ishte veçse për maskën me të cilën ti na ke shpërblyer. Ne të pranojmë, metodë ! Ne nuk harrojmë që ti dje i ke
dhënë lavdi secilit prej viteve tona. Ne i besojmë helmit. Ne dimë të dhurojmë gjithë jetën tonë çdo ditë. Ja koha e Vrasësve:

Agimi

Unë kam përqafuar agimin e verës.

Ende asgjë nuk lëvizte karshi pallateve.

Uji ishte pa jetë. Kampet e hijeve nuk e braktisnin rrugën e pyllit. Unë eca, duke zgjuar frymërat e gjalla e të vakta, dhe gurët e çmuar vështronin, e krahët ngriheshin pa zhurmë.

Ndërmarja e parë ishte, në shtegun tashmë plot me shkëlqime të freskëta e të zbehta, një lule që më tha emrin e saj. Unë
qesha me fushqetën e verdhë, që u hapërda përmes bredhave: në majën e argjentë unë njoha mbretëreshën. Atëhere, i’a
ngrita një e nga një vellot. Në shetitoren duke tundur fort krahët. Në sheshin, ku unë atë i’a kisha bërë të ditur gjelit. Në qytetin
e madh ajo ikte midis kambanareve e katedraleve, dhe unë duke vrapuar si një lypës mbi platformat e mermerta gjuajta
mbi të.

Në pjesën e epërme të rrugës, pranë një pylli me dafina, e qarkova me vellot e sajë të mbështjella, dhe ndjeva pak trupin e
sajë të pamasë. Agimi dhe fëmija ranë poshtë pemës. Kur u zgjuan ishte mesditë.
=================================================================
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Artur Rembo

Gjyqi i vetvetes....
ا’jemi ne?
Viktima të njëri-tjetrit.
ا’jemi ne?
Nxënës të ideve absurde.
ا’jemi ne?
Vegime të turbullta në pellg.
ا’jemi ne?
Fëmijë me arsyetime të mbrapsht.
ا’jemi ne?
Pranga të mbetura jetime.
ا’jemi ne?
Kometë të rritura në vazo.
ا’jemi ne?
Polumbarë që zhytemi në tokë.
ا’jemi ne?
اelsa më të mëdhenj se dyert.
ا’jemi ne?
Forma të gjalla të vdekjes.
ا’jemi ne?
Vullkane të shuar instiktesh.
ا’jemi ne?
Insekte që koleksionojnë shkencëtar.
ا’jemi ne?
Palaço të shfaqjeve ku qeshim e gajasemi vetë.
ا’jemi ne?
Pula të mallëngjyera nga veza.
ا’jemi ne?
Asketë të ëndërrave tona.
ا’jemi ne?
Testamente të lënë pa trashëgimtarë.
ا’jemi ne?
Plumba me objektiv kokën.
ا’jemi ne?
Muskuj që urdhërohen nga pesha që mbajnë.
ا’jemi ne?
Gjak i përgatitur në laborator.
ا’jemi ne?
Lepuj që adhurojnë qentë.
ا’jemi ne?
Proteza ngulur e mbetur mbi bukë.
ا’jemi ne?
Ujë i papërfillshëm nga gamilet.
ا’jemi ne?
Aktorë të dështuar tragjikë.
ا’jemi ne?
Lapsuse memecësh.
ا’jemi ne?
Herkulë që vetëvaren se nuk i kundërshton njeri.
ا’jemi ne?
Peshkatarë që i hedhin grepin vetvetes.
ا’jemi ne?
Robër që bëjnë lutje për të mos u liruar.

ا’jemi ne?

Ne jemi ata që bëjnë pyetjen:
E ç‘jemi ne?
\Ne jemi:
Ura midis dy humnerave.
Ne jemi:
Dashuria midis dy epsheve.
Ne jemi:
Flakadanë zjarresh që trembin egërsirat.
Ne jemi:
Kështjellarë të rrethuar nga padrejtësia.
Ne jemi:
Lamtumira e fundit e majmunit.
Ne jemi:
Optimizmi i diellit në agim.
Ne jemi:
Kënaqësi e dhimbjes në lindje.
Ne jemi:
Orteqe të shndërruar në barrikada.
Ne jemi:
Shkallare që të çojnë te perënditë.
Ne jemi:
Karvane që vdesin nga etja për të vërtetën.
Ne jemi:
Ata që i bindën oqeanet të heqin dorë.
Ne jemi:
Ata që nga pema prodhuam letrën, ku u vizatua rrënja.
Ne jemi:
Ata që trupin prenë për ta shëruar.
Ne jemi:
Ata që shpikën pasqyrën për të parë të metat.
Ne jemi:
Ata që jetën e shndërruan në qëllim.
Ne jemi:
Ata që me ide e mbushën zbrazëtirën.
Ne jemi:
Ata pa të cilët toka do të ish anonime.
Ne jemi:
Bij të etërve tanë dhe etër të bijve tanë.
Ne jemi:
Njerëz, njerëz dhe ky fakt zhduk çdo dyshim.
 
Titulli: Artur Rembo

Bazuar ne letrat dhe poezite, filmi sjell historine e Arthur Rimbaud dhe dashurine e tij pasionante dhe te ashper me poetin e famshem francez Paul Verlaine, ne kulmin e kreativitetit te tyre.

Total_eclipse_poster.jpg
 

Attachments

  • Total_eclipse_poster.jpg
    Total_eclipse_poster.jpg
    14.1 KB · Shikime: 0
  • Total_eclipse_poster.jpg
    Total_eclipse_poster.jpg
    14.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Artur Rembo

ثndra e varfër.

Kushedi, mbrëmja më pret,
Ku në qetësi pi,
Në të vjetrin qytet,
Dhe vdes më me lumturi
Sepse jam i qetë.

Nëse dhimbja ime pushon.

Nëse do kisha pak flori,
Do zgjidhja të jetoja në veri
ose në vendin me hardhi?

Ah, të ëndërosh, më idhnon.

Meqënëse është humbje mirëfilli!
Dhe nëse kthehem
Udhëtari dikur,
Streha ime e blertë,
S’ka për t’u hapur kurrë.

########################

Ofelia.

Kur përgjumen yjet, në valën e heshtur e në errësirë
E bardha Ofeli valëzon si një zambak i madh,
Lehtë valëzon, me vellon e saj të gjatë, shtrirë.
Nga të largët pyje, thirrje gjuetie mbrrijnë.

Mbi njëmijë vjet janë që e trishtuara Ofeli
Kalon, e bardha përhimë, përgjatë lumit të zi.
Janë mbi njëmijë vjet që e ëmbla marrëzi
Mërmërin një romancë në të mbrëmjes puhi.

Era puth gjinjtë e saj, shndëruar në stoli
Vellot e mëdha përkunden nga ujrat me butësi
Shelgjet fëshfëritës mbi supet e saj lotojnë,
Mbi ballin e gjerë ëndëruar përkulet çdo biskonjë.

Ninfat kalimthi përreth pshertijnë
Nganjëherë Ofelia zgjon, në një verr që gjumon
Ndonjë folezë prej nga, një fërfëllimë krahësh shpëton
Dhe këngë të misterëshme yjet e artë lëshojnë.

Oh, e zbehta Ofeli, dëborërash bukuri,
E vdekur je vashëz, prej rrjedhës rrëmbyer,
Erërat e Norvegjisë nga majat e larta
Të kishin folur për të sertën liri.

Dhe një duhi, çufkën e dendur shprishi,
Dhe shpirtit ëndërimtar zhurmërimë të çuditëshme i çonte
Por zemra tënde, këngën e natyrës dëgjonte.
Në vajin e pemëve, në pshertimat e natës.

Dhe zëra detesh të çmendur, grahmë në thellësi,
coptonin seksin tënd, brishtësi, tepër e ëmbël, plot njerëzi.
Dhe një mëngjes prilli, një kalorës; bukuri dhe verdhërimë,
një kokëkrisur, ra në gjunjët e tua me përgjërimë.

Qiell! Bukuri! Liri! Në cilën ëndër o e imja çmenduri
Ti do të shkrihesh me të, te ai, si dëbora në ngrohtësi.
ثndrat e tua të mëdha, mbytin fjalët e tua.
Dhe e tmerrëshmja pafundësi, tronditi syrin tënd të zi.

Dhe poeti thotë se dritës së yjeve
Eja dhe kërkoju, natën, lulet që mblodhe.
Dhe të kesh parë në ujë, shtrirë në vellon e gjatë
Të bardhën Ofeli si një zambak të madh që valëzon.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top