Arrestohet me dhunë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak orë pasi Kurti, në një konferencë për gazetarë, shpalli se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bashkë me të u arrestuan dhe pesë aktivistë të tjerë. “Vetëvendosje” tha se policia ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës gjatë arrestimit dhe si pasojë disa persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia thotë se ka përdorur forcë proporcionale.

Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe pesë aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje.

Përfaqësues të “Vetëvendosjes” thanë se policia ka përdorur dhunë gjatë arrestimit dhe si pasojë gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë në qendrën emergjente.

Policia konfirmoi arrestimin e zotit Kurti dhe pesë aktivistëve të tjerë, që, sipas policisë, kanë penguar detyrën e personave zyrtarë.

“Mund të konfirmojmë faktin se Policia e Kosovës ka zbatuar urdhëresen e lëshuar nga Prokuroria Speciale, me të cilën kërkohej sjellja e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para organeve të drejtësisë”.

“Unë konfirmoj se gjatë zbatimit të urdhëresës, Policia e Kosoëvs ka hasur në një rezistencë aktive nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur mjete të ndryshme, për të penguar arrestimin e zotit Kurti”.

“Përveç arrestimit të zotit Kurti, deri më tash janë arrestuar edhe pesë aktivistë të tjerë, të cilët kanë penguar detyrën zyrtare të policisë”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Por, në anën tjetër, aktivisti i “Vetëvendosjes”, Xhelal Sveçla, tha se policia, në përpjekje për ta arrestuar zotin Kurti në selinë e “Vetëvendosjes”, ka përdorur forcë të tepruar mbi pjesëtarët e lëvizjes.

“Përkundër bllokadës pasive të aktivistëve, ata arrestuan liderin Albin Kurti dhe së paku 6 aktivistë të tjerë. Ata, këtë dhunë e shfaqën përkundër impotencës së tyre për arrestimin e strukturave paralele dhe qindra figurave udhëheqëse skajshmërisht të korruptuara dhe zgjodhën mënyrën më të lehtë që të ballafaqohen me aktivistët duarthatë të ‘Vetëvendosjes’”, tha Sveçla.

Ai tha se kanë qenë qindra policë të angazhuar në këtë aksion, me uniformë dhe në rroba civile.

“Kanë përdorur gaz lotsjellës, është përdorur spreji djegës, janë përdorur shkopinjtë e gomës, edhe shqelmat, edhe grushtet, është përdorur çdo mjet rrethanor i tyre për t’i goditur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pasi që lideri Albin Kurti është arrestuar”, tha Sveçla.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se policia ka përdorur forcë proporcionale.

“Sa i përket forcës, mund të them se është përdorur një forcë proporcionale për ta vënë situatën nën kontroll. Mund të them se është përdorur edhe spreji për ta vënë situatën nën kontroll”, deklaroi Kelani.

Ndërkohë, një aktivist tjetër i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, i tha Radios Evropa e Lirë se tre nga të arrestuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi, siç tha ai, janë rrahur nga policia në stacionin policor.

Por, rrahja brenda stacionit policor hedhet poshtë nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Ata kanë mundur të pësojnë ndonjë lëndim gjatë arrestimit”, tha Kelani, i cili konfirmoi se të tre personat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kelani tha se ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që, sipas tij, janë lënduar gjatë operacionit për arrestimin e zotit Kurti.

Kurti u arrestua në selinë e “Vetëvendosjes”, pak orë pasi mbajti një konferencë për gazetarë, ku njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një gjykatës i EULEX-it ka lëshuar urdhër-arrest për zotin Kurti, i cili akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”.

Akzuat kanë të bëjnë me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues.

Akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Zoti Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.

******************

Më herët, në pesëvjetorin e themelimit të saj, Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithatë, kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, siguroi se lëvizja nuk do të shndërrohet në parti politike, por në zgjedhje do të marrë pjesë si lëvizje politike qytetare.

Sidoqoftë, ndryshimi i strategjisë së deritashme, sipas Kurtit, vjen si nevojë që kjo lëvizje të përfaqësohet në institucione.

“Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveçse tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Kurti.

Kurti, për të cilin është në fuqi një urdhër arrestimi, i lëshuar nga EULEX-i, në procesin gjyqësor që vetë Kurti e quan politik, përmendi rrethanat, në të cilat “Vetëvendosja” nuk do të shkonte në zgjedhje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë, duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes pranoi se përpara kanë shumë pengesa dhe vështirësi. Ai siguroi se ndryshimi i startegjisë nuk është edhe zëvendësim i mënyrave të veprimit, por, siç tha, shtim i tyre.

Kurti sërish kritikoi qasjen e institucioneve ndaj problemeve ekzistuese në vend. Kështu që, sipas tij, në Kosovë duhet të ndërrohet pushteti.

“Ky ndërrim i pushtetit nuk duhet të jetë për hir të ndërrimit të pushtetarëve, por për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës. Pra, jo vetëm pushtetarë të tjerë, jo vetëm pushtet tjetër, por edhe tjetër lloj shteti, sepse Kosovës nuk i mjaftojnë reformat. Kosova nuk ka nevojë vetëm për reformim të kësaj gjendjeje abnormale, por edhe për transformim në një gjendje normale”.

“Kosova duhet të bëhet nga një shtet që negocion me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës, në një shtet që negocion me Shqipërinë për bashkim me të; nga një shtet që është në shërbim të tregtarëve të huaj, në një shtet që i mbështet prodhuesit vendorë”, tha Kurti.


Albin Kurti gjatë arrestimit të sotëm
Lëvizja Vetëvendosje, e themeluar pesë vjet më parë, ka nisur aktivitetin duke kundërshtuar negociatat për zgjidhjen e statusit. Në vend të tyre kërkonte vetëvendosje. Për të shprehur këtë qëndrim, ajo ka mbajtur aksione protestuese dhe demonstrata. Një nga to, ajo e 10 shkurtit të 2007-ës, u përmbyll tragjikisht, me vrasjen e dy protestuesve nga ana e policisë së UNMIK-ut.

Pas përfundimit të negociatave, “Vetëvendosje” kundërshtoi Planin e Ahtisarit, që doli nga negociatat dhe mbi bazë të të cilit u shpall pavarësia e Kosovës.

Tani, përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se kanë filluar një fazë të ristrukturimit. Lëvizja është bërë me statut të ri dhe është strukturuar në komitete, të cilat thuhet se merren me politikat e saj si dhe sekretariatet që e mirëmbajnë organizatën.

rel/Shqipmedia


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.






Illyricum Libertas reagon ndaj arrestimit të Albin Kurtit


Illyricum Libertas – Tetovë, është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.

Kërkojmë nga SHPK që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori supozojmë i pavarur i Republikës së Kosovës kërkojmë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.

U bëjmë apel gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës që të mos bëhen instrumente në duart e atyre që vazhdimisht veprojnë kundër pavarësisë dhe demokracisë në vend.

Shpresojmë që Lëvizja VETثVENDOJE të ketë suksese në synimin e shpallur sot për të garuar si subjekt i barabartë për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë të Kosovës të cilët janë të lodhur nga korrupsioni , keqqeverisja dhe paaftësia kronike e treguar nga qeveritarët e ndryshëm shqiptarë të Kosovës deri sot.

Illyricum Libertas është bashkë me lëvizjen Vetëvendosje në këto momente të rënda për të.
/shqipmedia/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet me dhunë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti

1-E keqja eshte se arresohet lideri deshires se vertet te shqiptareve qe eshte Vetvendosje, Bashkim.

2-E mira eshte se ne kete menyre zbulohet fytyra e vertet e rregjimit antishqiptar ne Prishtine.

Bashkimi = Shpetimi

---------- Post added at 04:14 ---------- Previous post was at 03:30 ----------

Ne Dardani nuk ndodhi cudia

Te pakten per mua ajo ishte parashikuar prej kohesh.

http://vertet.blogspot.com/search?q=Gezuar+Sorren!+

http://vertet.blogspot.com/search?q=ushtari

http://vertet.blogspot.com/search?q=Plani+serb+B+apo+pavarsia+e+Kosoves.

http://vertet.blogspot.com/search?q...jef+shtetin+e+krahines+shqiptare+te+Dardanise.


Ndodhi ajo qe normalisht duhet te ndodhte sepse ne krye te Krahines Shqiptare te Dardanise jane instaluar hajduta, halabake, antishqiptar te cilet per detyre e kane ta pengojne me se te mundin realizimin e te drejtes se shqiptareve per te pasur nje shtet te vetem ne trojet e tyre te bashkuara.

Per antishqiptaret e krahines shqiptare te Dardanise fjala VETVENDOSJE eshte e qortueshme, por fjala BASHKIM eshte e patolerushme. Pikerisht kjo ndodhi sot. Albin Kurti permendi hapur per here te pare fjalen BASHKIM dhe furia antishqiptare ra me force mbi te, c'ka eshte krejt normale.
Apo mos juve mendonit se antishqiptaret do ti thonin, "Te lumte Albin Kurti. Ashtu te vazhdosh!"
Ja pra aspak mos u cudisni sepse as cudia dhe as hataja nuk u ben.
Natyrisht qe u burgos nje lider qe pasqyron nje te drejte themelore te shqiptareve, por e mira e ketij procesi ka ate se fytyra e vertet e rregjimit te Krahines Shqiptare te Dardanise doli ne drit dhe askush nuk ka me iluzione se si duhet te veproje.

Natyrisht une kam shkruar per kete dite me para ndaj ju ftoj qe te bashkoheni.

http://vertet.blogspot.com/2010/06/detyra-e-shqiptarit.html

Petrit Kola
[email protected]
 
Titulli: Arrestohet me dhunë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti

Arrestimi i Albin Kurtit behet menjehere pas konfirmimit te "Vetvendosjes"per te marre pjese si subjekt ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare ne Kosove.Kur pashe skenat e arrestimit nuk po u besoja syve. Te kapin shqiptaret shqiptarin me dhune duke e terhequr zvarre per nje ceshtje aq kombetare eshte me te vertete vellavrasje.Arrestimi i atdhetarit Albin Kurti,nje shenje e dukshme e degjenerimit te EULEX qe rendon akoma me tej gjendjen e veshtire ne Kosove.Faktori nderkombetar duhet ti kete parasysh kerkesat e popullit shqiptar pasi pavaresia e Kosoves nuk mund te jete e pergjysmuar.Shqiptaret duhet ti japin pergjigjen e merituar ketij veprimi te shemtuar ndaj njeriut me vlera te larta kombetare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet me dhunë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti

Kush e ndjen veten Shqiptar i beson dhe Albin Kurtit,

sidoqofte Albin Kurtin keto arrestime vetem i ja rrisin vleren,

Hashim thaci frikesohet nga Albin Kurti prandaj e arreston,
 
Titulli: Arrestohet me dhunë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti

LIROHET ALBIN KURTI



Sot, pas një seance gjyqësore maratonike, që ka zgjatur rreth dhjetë orë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është dënuar me nëntë muaj burg, por, për shkak se i ka mbajtur rreth 11 muaj paraburgim, është liruar. Albin Kurti është dënuar për veprën penale të pjesëmarrjes në grup që ka penguar personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, derisa për dy veprat tjera me të cilat ka qenë i ngarkuar, prokurori special Ali Rexha ka hequr dorë. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Ferdinand de Mongeot., për lirimin e Albinit ka marrë vendimin pas orës 20.00, ndërsa seanca gjyqësore kishte filuar qysh në ora 10 e 30 të paradites. Gjatë kësaj kohe janë dëgjuar tre dëshmitarë, ndërsa Albin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë, se nuk e njeh kolegjin e gjyqtarëve të EULEX’it, ashtu siç nuk e njeh as këtë mision ndërkombëtar në Kosovë. Albin Kurti u arrestua të shtunën e kaluar (nga njësia speciale e policisë së Kosovës) derisa ishte në selinë e lëvizjes Vetëvendosje, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme me rastin e pesë vjetorit të themelimit të kësaj lëvizjeje. (Pashtriku.org, 14. 06. 2010)



Foto: Dalja e Albin Kurtit nga dera e gjykatës në Prishtinë, 14.06.2010






* * *

Fjala e Albin Kurtit

në seancën e sotme gjyqësore



Arsyet për mosparaqitje



Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësore sepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EULEX-i është pushtet jodemokratik dhe se ky është një trup gjyqësor i padrejtë. Unë do të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, të qeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unë do ta kufizoj komunikimin tim me këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvizjen VETثVENDOSJE!. EULEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundër meje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinë tonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne. Unë dhe Lëvizja VETثVENDOSJE! do të vazhdojmë të mos ju njohim, dhe në mënyrë jo të dhunshme të kundërshtojmë sundimin e imponuar ndërkombëtar në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe instrumentet e tij, si kjo gjykatë. Sistemi gjyqësor që kjo gjykatë përfaqëson nuk ka pavarësi, llogaridhënie dhe transparencë. Parim themelor i sovranitetit është që vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitë e EULEX-it, dhe kompetencat e kësaj gjykate, janë të padrejta, arbitrare dhe të paligjshme. Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtë brenda këtij sistemi.

Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet. EULEX-i nuk është një mision teknik ose administrativ, por një aktor politik me qëllime politike, dhe me interesa të qarta në këtë rast. EULEX-i dëshiron të mbytë mospajtimin kundër pranisë së tij në Kosovë. Fokusi kryesor i Lëvizjes VETثVENDOSJE! është kundërshtimi i UNMIK-ut, ZCN-së e i pushtetit jodemokratik, të papërgjegjshëm dhe të padrejtë të EULEX-it, dhe kërkimi i vetëvendosjes. Ne nuk jemi kundër një pranie ndërkombëtare në Kosovë që do të na ofronte këshilla dhe ndihmë - por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar. EULEX-i shpenzon më shumë se një milion euro çdo ditë, por këto para nuk shkojnë në zhvillimin e Kosovës, për të përmirësuar shëndetin tonë a sistemet tona të arsimit, infrastrukturën ose në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë. Këto para përfundojnë në xhepat e vetë zyrtarëve të EULEX-it, për të na kontrolluar me polici, për të siguruar stabilitetin, çka për Kosovën do të thotë vetëm ngecje dhe padrejtësi të vazhdueshme. Shuma e vogël e parave të EULEX-it që përfundon te populli ynë u sjell përfitime vetëm atyre që janë tashmë të privilegjuar, si pronarëve të restoranteve dhe klasës sonë të mesme të lartë të arsimuar që flet anglisht, të cilët EULEX-i i ka përfituar me paga që nuk u lejojnë atyre të punojnë në mënyrë të pavarur në dobi të Kosovës.

Populli i Kosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri, jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo një tjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë me një demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimit ndërkombëtar. Demonstratat nuk janë të gabuara. Demonstratat janë një e drejtë. Kur nuk ka demokraci, demonstratat janë demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demonstratat janë shenjë e vitalitetit të asaj demokracie. Janë demonstratat ato që tregojnë kur sistemi është shumë i ngushtë për vullnetin e popullit. Përveç kësaj, kur demokracia përfaqësuese dështon ose pamundësohet, atëherë demokracia direkte nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë.



Vërejtjet ndaj panelit



Unë jam kundër këtij trupi gjyqësor, sepse duke e marrë përsipër këtë rast secili prej jush keni treguar miratimin tuaj dhe bashkëpjesëmarrjen tuaj në shkeljet e mëparshme etike dhe të të drejtave të njeriut në rastin kundër meje. Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetni padinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qëllim të njëjtë për rastin si UNMIK-u: mbytjen e zërave kundërshtues, kriminalizimin e rezistencës politike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes VETثVENDOSJE!, opozitën e vetme, jo të dhunshme ndaj EULEX-it në Kosovë. EULEX-it nuk është duke kryesuar rastin në mënyrë neutrale ose të pavarur, por është i njëanshëm, me paragjykime dhe me konflikt të qartë interesash. Një moment kur EULEX-i i ka bërë pikëpamjet e veta të qarta për Lëvizjen VETثVENDOSJE! ishte gjatë vjeshtës, kur kishte tentuar të penalizonte aktet tona të mosbindjes civile dhe kur, sipas raportimeve, ishte përpjekur të shpallte Lëvizjen VETثVENDOSJE! si organizatë të paligjshme. Lëvizja VETثVENDOSJE! është një organizatë politike jo e dhunshme dhe vullnetare, por EULEX-i, ZCN, ose UNMIK-u nuk na konsiderojnë pjesë të shoqërisë civile, a si shoqatë politike. Në sytë tuaj ne ndodhemi brenda kategorisë së sigurisë, e cila ka të bëjë me pushtetin tuaj dhe me ata që mund ta sfidojnë rendin ekzistues. Kosova nuk ka pasur asnjë referendum për EULEX-in a ZCN-në, ashtu si nuk kemi pasur referendum për privatizimin neoliberal a për decentralizimin në baza etnike. Me këtë rast EULEX-i dhe UNMIK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetit ekzistues. Se populli, e jo sistemi, duhet të ndryshojë që të përmirësohet gjendja. Por sistemet dhe regjimet ndërrohen, vijnë dhe shkojnë, shfaqen dhe zhduken. Populli mbetet. Populli do të thotë rezistencë.

Më 10 shkurt Lëvizja VETثVENDOSJE! demonstroi kundër Planit të Ahtisaarit, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe për vetëvendosje. Zbatimi i Planit të Ahtisaarit do të çojë në ndarjen e brendshme të Kosovës, duke qenë se një prej komponentëve bazë të planit është një decentralizim që u mundëson komunave serbe të Kosovës të kenë autonomi të madhe, lidhje të fuqishme horizontale dhe marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë. Kjo do të pengojë bashkëpunimin me Prishtinën dhe do t’i shkëputë këto komuna nga pjesa tjetër e Kosovës. Plani i Ahtisarit do t’i bëjë realitet synimet ekspansioniste të Serbisë duke i legjitimuar strukturat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe do të çojë në krijimin e kufijve të rinj në vija etnike. Por njësitë monoetnike që Serbia synon t’i krijojë janë të pamundshme. Lëvizja VETثVENDOSJE! beson se Plani i Ahtisarit do të çojë në luftë, dhe konsiderojmë se është përgjegjësi jona për ta parandaluar këtë. Më 10 shkurt ne demonstruam në mënyrë paqësore kundër planit të Ahtisarit si materializim i procesit që e shtyn Kosovën drejt një lufte të re. Lëvizja VETثVENDOSJE! nuk është kategorikisht kundër negociatave, as kategorikisht kundër decentralizimit, dhe as kategorikisht kundër çdo pranie ndërkombëtare. Por ne jemi fuqimisht kundër negociatave me Serbinë për vendin tonë. Ne jemi kundër decentralizimit në bazë etnike, dhe decentralizimit para sovranitetit, sepse kjo do ta bënte të pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, edhe pse ne besojmë se Kosova mund të përfitojë nga ndihma dhe këshillat ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, edhe dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, na ka lënë pa ushtri dhe pa Trashëgiminë Kulturore Ortodokse, e cila i është dhuruar Serbisë. Duke na e shpërfillur të kaluarën dhe duke na lënë të pafuqishëm në të tashmen Plani i Ahtisarit na privon nga ardhmëria. Të demonstrosh do të thotë të shfaqesh. UNMIK-u ka dashur të fshehë popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. Ndërsa EULEX-i vazhdon të njëjtin avaz.

Më 10 shkurt ne demonstruam, gjithashtu, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, i cili sot përbëhet nga UNMIK-u, ZCN-ja dhe EULEX-i. Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë nuk përballen me pasojat e vendimeve ose veprimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj popullsisë vendase, shpeshherë nuk kanë as kontakt me të. Pas dhjetë vjetësh të sundimit ndërkombëtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mungesa e lirisë. Njerëzit nuk kanë liri për të vendosur për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre, s’kanë liri për t’u zhvilluar. Kjo liri ka një emër: vetëvendosje. Vetëvendosja është liri kolektive, dhe thelbësore për lirinë individuale. Vetëvendosja është zhdëmtim themelor për shekuj të padrejtësisë dhe bazë kryesore e dezintegrimit të vazhdueshëm të Jugosllavisë. Vetëvendosja do të thotë restaurim i dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës; ajo do të thotë realizim i vullnetit politik për popullin e Kosovës; ajo do të thotë fund për ndërhyrjet keqdashëse të Serbisë; ajo do të thotë mundësi për përparim. Duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, vetëvendosja do të mundësojë integrimin e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjionin. Sunduesit ndërkombëtarë të Kosovës deri më tani e kanë penguar një integrim të tillë. EULEX-i, UNMIK-u dhe ZCN-ja janë të interesuar për ruajtjen e dallimeve ndërmjet popujve karshi unitetit të tyre: multietnicitetin - shumë etni të izoluara nga njëri-tjetri përmes tolerancës, dhe jo të bashkuar nëpërmjet solidaritetit - karshi unitetit të misionit të tyre për stabilitet. Që nga viti 1999 qasja e tyre ka qenë fund e krye etnike: Në vend që t’i shihni njerëzit në Kosovë si qenie njerëzore, qytetarë, punonjës, ose studentë, ju gjithmonë na shihni si shqiptarë, serbë, romë, turq dhe si grupe të tjera etnike. Sundimtarët ndërkombëtarë të Kosovës gjithmonë fillojnë me dallimet tona, me atë që na ndan, dhe jo me atë që është e përbashkët, me atë që është universale – me dëshirën tonë për liri, dinjitet, paqe, punë, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore, siguri shoqërore.

Ky rast është inicuar nga UNMIK-u për t'i ikur përgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke e rifilluar rastin bazuar në padinë politike të UNMIK-ut. Më 10 shkurt 2007 policia e UNMIK-ut shtypi me dhunë të drejtën tonë për tubim paqësor dhe mospajtim duke e vendosur një kordon të paligjshëm në mes të itinerarit të paralajmëruar të demonstratës, dhe duke e sulmuar demonstratën me gaz lotsjellës dhe plumba vdekjeprurës që vranë dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe plagosën mbi 80 të tjerë. UNMIK-u dhe EULEX-i tani duan ta paraqitin brutalitetin e policisë ndërkombëtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe të shmangin përgjegjësinë penale. Derisa unë jam i vetmi që ndiqem penalisht, dhe që portretizohem si burim i dhunës, as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë ndërmarrë masa për të ndjekur penalisht njësinë rumune të policisë që ishte përgjegjëse për vrasjet atë ditë. Edhe para rifillimit të këtij rasti kundër meje, EULEX-i ka bashkëpunuar me UNMIK-un në sabotimin e drejtësisë për 10 shkurtin: në pranverë të 2009-ës EULEX-i ndihmoi në eliminimin e mjetit të vetëm juridik në dispozicion të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve rëndë më 10 shkurt duke deklaruar se nuk mund të garantojë siguri për dëgjimin publik në rastin te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Serbia është sillur në të njëjtën mënyrë ndaj demonstratave: pjesëmarrësit i arrestonte dhe i dënonte, ndërsa policët që i vrisnin të pafajshmit liheshin të paprekur.

Unë e kundërshtoj këtë panel, gjithashtu, sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë muajt e mi të kaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin tim të mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe politike, dhe keni shpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar se demonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën. Në vend që ta merrni këtë në konsideratë, që paralelisht me të gjitha shkeljet në rast do të kishte qenë më shumë se e mjaftueshme për ta mbyllur atë, ju e keni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur ta kishit hasur këtë rast në vendet tuaja ju do të kishit qenë të indinjuar me mungesën e drejtësisë. Rifillimi i tij këtu tregon se ju nuk mendoni se Kosova meriton drejtësi. Veprimtaria ime ka për synim drejtësinë, barazinë dhe vetëvendosjen. Duke e rifilluar këtë rast EULEX-i e demaskon përbuzjen e tij për parimet e objektivitetit, të drejtave dhe dinjitetit, në kundërshtim me atë çfarë BE-ja pohon se përfaqëson. Me rifillimin dhe ndjekjen e këtij rasti politik EULEX-i është duke e penguar drejtësinë.

Albin Kurti - 14.06. 2010
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top