Arratisjet e shqiptarëve nga burgjet e huaja

alfonci

Veri investigatio
Janë nga më të larmishmet, nga më spektakolarët, madje disa mund të jenë kandidatë për në librin ginnes. Por të gjitha këto arratisje të çuditshme kanë vetëm një emër, atë të emigrantëve shqiptarë. Janë 25 arratisje më të bujshme të shqiptarëve nga burgjet e shteteve të huaja. Rekordin e shënon Italia dhe Greqia, por nuk lihet pas as Zvicra. Kështu, nga viti 1997 e deri dy ditë më parë, janë bërë 25 arratisje nga mënyrat më të ndryshme.

Duke shkuar nga hapja e vrimës së qelisë me lugë. Të gjitha këto arratisje janë në librin e zezë të policisë se Italisë, Zvicrës, Greqisë.
Arratisjet më të bujshme në Itali
Vetëm dy ditë më parë, Ilir Paja, i kërkuar nga drejtësia gjermane, arratiset nga burgu i Firences në Itali. Për të kjo arratisje shënon numrin dy. Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ai arriti t’u largohet gardianeve të burgut gjatë transportimit me një autoambulancë për në spital. Një rast tjetër i veçantë i arratisjes nga burgjet e Italisë ka qenë ai i Miki Rrapit. Ai vuante dënimin prej 8 vjetësh në një burg në qytetin e Milanos. Miki Rrapi e ka fituar lirinë e tij duke përdorur një lugë, me të cilën ka hapur një vrimë 50 cm në murin e qelisë. Por, Dritan اoku, Gëzim Prenga, Mario Ormani, Altin Kola dhe Afrim Sela, të dënuar për vrasje dhe për vjedhje, kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Firence. Ata kanë marrë çarçafët e gjumit dhe i kanë lidhur më njëri-tjetrin për t’u ulur në katin e parë të godinës disakatëshe. Më pas, pa bërë asnjë zhurmë, duke mos i “zgjuar” rojet, kanë hapur derën e pasme nga mund të dilnin në oborr të ndërtesës, ku vuanin dënimin prej disa vitesh.
Arratisjet në Greqi
Por shqiptarët që kryejnë dënimin në burgjet e shtetit helen, ku dhe ka pasur më shumë tentativa arratisjeje, e kanë pasur “bezdi” të gërmojnë. Duke qenë se janë në një numër të madh dhe në të shumtën e rasteve e vuajnë dënimin në të njëjtin burg, ata kanë përdorur mënyrën e arratisjes nëpërmjet dhunës ose revoltave. Zani اaushi, kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, në vitin 1997 arriti të arratisej nëpërmjet një revolte që shpërtheu në një burg të sigurisë së lartë në shtetin fqinj. Ai ishte i dënuar nga shteti helen me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në një nga burgjet shqiptare. Kristi Janku, 23 vjeç, dhe Albert Brakaj, 25 vjeç, kanë qenë në qendër të kronikave të televizioneve greke për shumë kohë. Dy shqiptarët ishin dënuar nga gjykata greke me shumë vite burg, me akuza për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Ata janë arratisur gjatë kohës që po transferoheshin me makinë në dhomat e paraburgimit të policisë në Pire, Athinë. Arratisja ka ndodhur në kohën e zbritjes. Sapo grupi i parë prej tetë vetash zbriti nga makina e blinduar, gjysma prej tyre iu vërsulen policëve, duke u përleshur me ta. Ndërsa Kristi Janku dhe Albert Brakaj vrapuan drejt ngushticave të lagjes “Trumba” të Pireut, për t’u mos u kapur dot nga forcat e policisë greke.

tiranaobserver
 
Interesante kur je mren cfar smendon per te ik dhe ne ato momente truri punon 100% :p
 
Ky eshte nje artikull ne gjuhen origjinale

KLIKO

eshte cik me ndryshe se si e tregojne :D...me pak fjale kan dashur qe i kan lene :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top