Aromë Ramazani

Vvetoni

Antarë i Respektuar
4603_902627809752298_8953447505385844218_n-660x330.jpg

Në Emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Duke qenë se jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky i agjërimit për besimtaret e fesë islame po e filloj këtë temë me shpresë që do të na përcjell gjatë periudhës së fillimit të këtij muaji, gjatë tij dhe deri në festën e bajramit.


Jeni të ftuar që të gjithë pa përjashtim që të postoni çdo njohuri lidhur me agjërimin, të mirat e tij qofshin në aspektin fetar ose shkencor por jo vetëm.

Le të jetë muaji i Ramazanit, një muaj i mirësisë dhe i begatisë për të gjithë.

Një muaj i ndryshimit, i përmirësimit të zemrave. Le të na bëjë më të mirë, më njerëzor, e më dorëlëshuar.


Ramazani fillon me 6 qershor
 
Titulli: Aromë Ramazani

Një artikull nga telegrafi pasqyron të mirat shëndetësore të agjërimit. Artikulli titullohet "Dhjetë dobitë e Agjërimit"


Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa nga i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin. Këtu janë 10 dobitë më të mëdha që mund të I përfitoni nga agjërimi.

1. Agjërimi rritë detoksifikimin

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Disa ekspert mendojnë që ata nuk duhet të agjërojnë fare.

3. Agjërimi zgjidh problemet inflamatore

Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa ekspert pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ulë sheqerin në gjak

Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rritë zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxitë dietë të shëndetshme

ثshtë vërejtur se agjërimi ulë dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive

Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol.
 
Titulli: Aromë Ramazani

Un solla vetem keto pa rreshta po qe kan dmth shum te madhe ...



Agjërimi ka efekte psikologjike Eshtë një paqe dhe qetësi apsolute për ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Armiqësia personale është në minimum dhe norma e krimit zvogëlohet. ... Ky përmirësim psikologjik mund të lidhet me stabilizimin më të mirë të glukozës në gjak gjatë agjërimit pasi të hahet (hypoglycemia-përkeqëson ndryshime të sjellje) Në mënyrë të ngjashme, recitimi i Kuranit jo vetëm që prodhon një qetësi të zemrës dhe mendjes, por e përmirëson kujtesën.

Allahu thotë në Kur’anin famëlarte :

( Për tu agjeruar janë) një numër i percaktuar ditësh, por nese ndonjeri prej jush është i sëmurë apo në udhëtim mund të zëvendësojë ditëve tjera. Ndërsa përsa u përket atyre të cilët e kanë të vështir agjerimin(p.sh të moshuar, të sëmuret etj) , ata kan të drejt zgjedhjeje; ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por kushdo i bën mirë vetes së vet me vullnetin e tij, është akoma më mirë për të. Pra nëse agjëroni kjo është akoma më mirë për ju veç sikur ta dinit (2: 184 ) - El Bekareh
 
Titulli: Aromë Ramazani

Uroj qe ky muaj t'jete i begatshem dhe i dobishem per tgjithe besimtaret e besimit Islam.


Dobite e agjerimit jane te shumta dhe te panumerta. Eshte konstatuar edhe nga mjeket modern, s'do koment. Por, ajo qe une dua ta them eshte se qellimi i agjerimit nuk duhet te jete dieta, dobesimi e ku ta di, por arritja e devotshmerise, ashtu sic thote edhe Allahu ne Kur'anin Famelarte "....ne menyre qe te jeni te devotshem".
 
Titulli: Aromë Ramazani

Artikulli në vijim vjen nga KohaJonë, dhe ka të bëjë me një të moshuar e cila flet për agjërimin e këtij muaji dhe begatitë që ka i njëjti.

Eriola Hazizolli


BERAT - Ka hedhur mbi supe plote 87 vite, por ne syte e bukur boje qielli ka plote jete. Buzeqeshja i shoqeron fjalet e embla ne fytyren ku vitet kane lene gjurmet e tyre. Nafie Durra, eshte nje gjyshe beratase myslimane, qe keto dite te muajit te ramazanit eshte duke mbajtur agjerim me gjithe moshen e saj. Dhe duket se mosha nuk eshte aspak problem per te ndersa flitet per detyrimin islam, sic e quan ajo agjerimin. Nafija, ka nisur te agjeroj qe femije, ne moshen 9 vjecare dhe thote se do te vazhdoje te agjeroje deri sa te kete fryme. Ajo thote sot me krenari se nuk ka hequr dore nga agjerimi dhe ne kohen qe besimi ishte i ndaluar ne vendin tone. "Perderisa nuk e lash agjerimin kur ishte i ndaluar, perse duhet ta le tani kur jam e lire ta beje", thote ajo.


Femijeria


Personazhi i gazetes "KJ", Nafie Durra, banore e qytetit te Beratit na tregon se i perket besimit islam, si nga familja e saj dhe nga familja e bashkeshortit. "Une kam lindur ne nje familje besimtaresh, ku qe femije pervec kureshtjes per shume gjera kam pasur kureshtje dhe per agjerimin. Ne familjen tone, ne fshatin Perondi te rrethit te Kucoves, jetonim se bashku me xhaxhallaret, hallat dhe femijet e tyre. Shume e vogel shihja qe per dite te tera familjaret e mi nuk hanin gjate gjithe dites, por vetem pasi kishte rene pasditja. Ishin prinderit ata qe me shpjegua gjithcka rreth agjerimit, detyrimit qe myslimanet kane ndaj fese te tyre. Isha vetem nente vjece kur vendosa te agjeroj per here te pare. Isha femije, por e vendosur per ate qe doja. Mbaj mend qe i kam thene nenes time qe dua te agjeroj. Dhe ashtu u be. Sapo kisha mbushur nente vjec dhe nuk humba rastin dhe agjerova. Kujtoj se ndihesha krenare qe me ne fund dhe une agjeroja si gjithe familja ime. Duke qene se ishim nje familje e madhe e kam te ngulitur ne kujtese momentin e celjes se iftarit apo syfyrit. Ishim te gjithe ne tavoline, pasi kendonte hoxha ne pritje per te celur agjerimin dhe une ndihesha e barabarte me te gjithe. Ndonese, isha e vogel nuk kisha problem per ta mbajtur agjerimin, nuk kujtoj te me kete shkaktuar probleme mosha. Ne familje kam vazhduar agjerimin deri sa u martova ne moshen 16 vjece", tregon 87-vjecarja per gazeten.


Martesa


E moshuara, 87 vjece tregon me emocionet qe nuk mund ti fsheh se eshte martuar mjaft e re. "Isha vetem 16 vjece kur prane familjes u be kerkesa per martesen time. Mbaj mend se babai me tregoi se burri qe kishin vendosur per te me martuar ishte hoxhe. Ishte me profesion berber, por kish ndjekur nje kurs fetar dhe ishte hoxhe ne nje xhamite e qytetit te Beratit. Duke qene se isha rritur mes besimit mysliman me pelqeu fakti qe te martohesha me nje hoxhe, ndonese vija nga nje familje thjeshte besimtaresh jo predikuesish te fese. E konsiderova si fatin e jetes time propozimin qe mu be. Pranova. Ne moshen 16-vjecare jam martuar ne Berat. Kujtoj se vjehrra dhe vjehrri im faleshin ne xhami rregullisht. Une qe e re punoja ne shtepi me makine qepese dhe ky profesion shoqeroi gjithe jeten time. Fakti qe u martova ne nje familje me teper se besimtaresh beri qe agjerimi te behet pjese e jetes sone. Kam agjeruar si te gjithe pjesetaret e familjes ku u martova. Festonim te gjitha ditet e shenuara te besimit tone. Nga martesa ime me bashkeshortin, Shyqyri Durra kam lindur plote 10 femije, tani kam gjalle shtate djem dhe dy vajza dhe them se Zoti ka bekuar jeten time. Duke qene se kisha shume femije kam pasur nje jete te ngarkuar me pune. Kjo gje me privonte nga ndjekjet e riteve fetare jashte mureve te shtepise. Por, agjerimin nuk e kam lene kurre", vazhdon ne tregimin e saj, 87-vjecarja qe ende vazhdon te respektoje ritin e mbajtjes se, Muajit te Madherushem te Ramazanit.


Si agjeronim brenda mureve te shtepise


Ndersa kishte kaluar nje femijeri duke agjeruar, ishte martuar ne nje familje me teper se besimtaresh Nafija, bashkeshorti i saj Shyqyri dhe familjaret e tij Dura nuk mund te mendonin se do te vinte nje dite qe duhet te fshihnin besimin e tyre. Gruaja e kujton kohen kur shteti jo vetem qe ndaloi besimin fetar, por shkaterroi gjithcka qe kish lidhje me te. "E kujtoj qe im shoq fshehu te gjithe librat e shenjte fetar qe familja kishte trasheguar. Shikonim si prisheshim kisha dhe xhamia ngado, por ishim te pazotet per te ndryshuar fatin qe na ra. Por, ne beme ate qe kishin ne dore, thote gruaja". "Nuk e ndalem kur agjerimin. Ishte e veshtire shume e veshtire, te agjeroje ne nje trysni te tille. Shpesh kishim provokime, nga lagjja, nga ndermarrja ku punonte im shoq, por ne vendosem te mos flisnim. Duke qene se punoja ne shtepi e kisha me te lehte agjerimin, por im shoq kishte provokime pa fund. Mbaj mend se rreth viteve 1970 i bene nje mbledhje ne ndermarrje, pasi dyshonin se ai mund te agjeronte. I vendosem nje embelsire perpara ne nje nga ditet Ramazanit, te bindur se ai agjeronte. Si mund te vepronte ndryshe im shoq. E hengri embelsiren per te mos pasur probleme per vete, per mua, femijet. Por, agjerimin nuk e prishi. E cilesoi si te keqen e sistemit qe hengri ne oren e agjerimit, por perpara Zotit ishte i paster se nese do te ishte i lire nuk do ta bente kurre nje gje te tille".


Si parashikonim Ramazanin dhe ditet e shenjta


Te agjeroje ne nje kohe kur askush, askund nuk fliste per fene per rritet fetare ishte jo e lehte. Keshtu, ka qene per familjen Durra dhe personazhin tone. Ajo na tregon se e vetmja menyre per te llogaritur muajin e Ramazanit dhe ditet e festes ishte nje kalendar fetar qe familja trashegonte qe prej vitit 1947. Bashkeshorti im i llogariste ditet, pasi ka nje shtyrje prej 10 ditesh nga viti ne vit. Keshtu benim dhe ne, pasi nuk kishim asnje menyre komunikimi me askend dhe gjithcka ishte e ndaluar. Por, une jam perpjekur te respektoje te gjitha ritet fetare, ndonese me fshehuri. Mbaj mend se nje here arritem dhe te benim nje kurban pas muajit te ramazanit. Gjithcka behej brenda mureve te shtepise, duke mos i treguar dhe femijeve me te vegjel, por pa festuar kurre nuk kemi ndenjur.


Ndersa vitet e gjate te ndalimit te fese kane kaluar per familjaret Durra mes provokimeve dhe frikes per perndjekje rikthimi i saj ka qene me teper se i rendesishem. Viti 1990 do te ngelet ne kujtese per familjaret Durra jo vetem per ndryshimin e nje sistemi, por dhe per ndarjen nga jeta te babait dhe bashkeshortit, Shyqyriut. Gruaja e tij 87-vjecare tregon si ai vdiq, por u varros me te gjitha nderimet e fese islame. Nafija kujton se ai mbylli syte ne qershor te vitit 1990 dhe ceremonia e tij ka regjistruar rikthimin e percjelljes se njeriut te dashur me faljet dhe lutjet ne xhami.


Agjerimi, detyrim ndaj zotit dhe vetes


Gjyshja e shume niperve dhe mbesave na tregon me krenari se sot agjeron dhe do te vazhdoj ta beje deri sa te jete gjalle. "Agjerimi eshte detyrim ndaj zotit, fese tone. Femijet e mi e dine mire qe nuk me detyrojne dot per te vazhduar ta mbaje ate, ata me lene te zgjedh ashtu sic duhet te zgjedh cdo mysliman. Por, une kam agjerua qe femije. Kam mesuar qe agjerimi nuk eshte vetem privim i te ngrenit, por dhe i sjelljes mire, i respektimit te te tjereve, i mbajtjes se trupit dhe shpirtit te paster. Te gjitha keto me kane bere qe mos te heq dore prej detyrimit si nje myslimane e lindur dhe e tille dua te vdes", perfundon Nafie Durra, bashkebisedimin e saj.


Binjaket, femijet qe i dhurova kunatit tim


Gruaja e moshuar tregon se nje nga gjera me te bukura qe ka bere ne jeten e saj ka qene vendimi per ti dhene kunatit nje femije. "Ai jetonte ne shtepine tone, por nuk mund te kishte femije. Duke qene se une isha bekuar prej Zotit ne shtatzenine time te vitit 1951, vendosa ti dhuroj kunatit femijen qe do te sillja ne jete. Dhe gjate atij viti kujtoj se kam agjeruar. Ndihesha mire dhe perderisa Zoti nuk e njeh detyrimin ne agjerim, vendosa te mbaja muajin e Ramazanit dhe pse isha shtatzene dhe duket se mora nje bekim te madh. Linda dy binjake nje djale dhe nje vajze. Kjo ishte dhurata me e madhe qe mund te me bente zoti", tregon ajo per episodin e 57 viteve me pare.
 
Titulli: Aromë Ramazani

Syfyr te bereqetshem ! ^_^
 
Titulli: Aromë Ramazani

Imam Gazaliu thote: “Sa njerez nuk jane duke agjeruar, por tek Zoti konsiderohen si agjerues. Dhe sa njerez jane duke agjeruar, por tek Zoti nuk konsiderohen si agjerues.”
Ka njerez qe gjate vitit ruajne syte, veshet, gjuhen, kembet, duart dhe stomakun nga korruptimi dhe ndotesia. Te tillet jane duke permbushuar qellimin e agjerimit. E megjithate ka njerez qe agjerojne fizikisht, por tek Zoti nuk konsiderohen te tille, sepse nuk tregohen vigjilente ndaj sjelljes dhe mendimeve te tyre.

Agjerim te lehte e te pranuar kujdo qe po agjeron :)
 
Titulli: Aromë Ramazani

Agjerim te lehte dhe te pranuar...amin
 
Titulli: Aromë Ramazani

Ramazan-6.jpg

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë :)
 

Attachments

  • Ramazan-6.jpg
    Ramazan-6.jpg
    26.5 KB · Shikime: 0
  • Ramazan-6.jpg
    Ramazan-6.jpg
    26.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Aromë Ramazani

Urime muaji i bekuar te gjithe besimtareve musliman te ketij forumi ! Inshaallah don Zoti qe te arrijme ta kuptojme qellimin e agjerimint dhe te na pranoj Zoti agjerimin e te behemi prej banoreve te Xhenetit , amin .
 
Titulli: Aromë Ramazani

Per urime jemi te gjithe te mire ne :p

Po kush agjeron ketu?
Sepse ramazani ne vere nuk eshte i lehte.
 
Titulli: Aromë Ramazani

Per urime jemi te gjithe te mire ne :p

Po kush agjeron ketu?
Sepse ramazani ne vere nuk eshte i lehte.

Ne siper komentuesit agjerojme. Kishe naj hall ti :p He po agjeron ti? Burri nuk tutet..
 
Titulli: Aromë Ramazani

Po,agjeroj :)

Hajt naj fjale te mire tani qe te mos trembem nga ditet e gjata te qershorit :p

MashaALlah :)

Jo, nuk do trembesh, se shperblimi i agjeruesit eshte nga Zoti dhe ja vlen cdo sakrifice!
Urime dhe bravo!

p.s. Ma hodhe, nuk prisja te thoje po :p
 
Titulli: Aromë Ramazani

U pranofte argjerimi juaj dhe uroj te jete sa me i lehte..
 
Titulli: Aromë Ramazani

Duaja e iftarit:

" All-llahumme leke sumtu ve ala rizkike eftartu dhehebedh-dhemu vebtel-letil uruku ve thebetel exhru inshaAllah "

"O Zoti im, në emer Tënd kam agjeruar, në Ty besoj dhe iftar bëj me atë qe ti më dhurove. Shkoi etja, u mbushen damarët dhe u arrit shperblimi, nëse do Allahu

 
Titulli: Aromë Ramazani

Urime muaj i bekuar i Ramazanit ...


Falenderoj Allahun se na mundesoj te presim edhe ket ramazan shendosh e mir .
 
Titulli: Aromë Ramazani

Agjerim te lehte e te pranuar per kedo qe agjeron. :)
 
Titulli: Aromë Ramazani

Zoti kabull agjerimin e dites se sodit ^_^
 
Titulli: Aromë Ramazani

Në Ramazan, agjërojmë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje një muaj të tërë. Këtu do të paraqiten disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tonë gjatë këtyre 30 ditëve të Ramazanit.
Ndryshimi në Fazën 1 (Dita 1, Dita 2)
Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalëson rrahjet dhe tensioni i gjakut bie. Glikogjeni është tërhequr nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit është zakonisht më e keqja.
Dhimbje koke, të vjella, fryma e keqe dhe gjuha me një veshje të rëndë janë shenjat e fazës së parë të spastrimit. Uria mund të jetë më intensive në këtë periudhë.
Ndryshimi në Fazën 2 (Dita 3 deri në Ditën e 7)
Yndyrat, të përbëra nga acidet yndyrore të transformuara kanë filluar lirimin e glicerinës nga molekulat gliceride dhe janë konvertuar në glukozë. Lëkura mund të vajiset, sepse këto janë vajra të cilat kanë dalë jashtë nga trupi.
Njerëzit që nuk kanë probleme të lëkurës mund të hasen vetëm disa ditë me këtë gjë. Kjo ndodh për vetë faktin se trupi përparon shumë shpejt dhe sistemi i tretjes qëndron në pushim për disa kohë, duke i përqendruar të gjitha energjitë e tij në pastrim dhe shërim. Qelizat e bardha të gjakut dhe të imunitetit rrisin aktivitetin e sistemit. Ju mund të ndjeni dhimbje në mushkëritë tuaja. Kjo ndodh sepse organet dhe mushkëritë janë në procesin e spastrimit të tyre duke u riparuar në mënyrë graduale. Fryma është ende e rëndë dhe gjuha e veshur. Zorrët janë në proces spastrimi duke ju ndihmuar edhe juve me një funksionim normal.
Ndryshimi në Fazën 3 (Dita 8 deri në Ditën e 15)
Ju do të përjetoni energji të zgjeruara, pikëpamje të qarta dhe do të ndjeheni më mirë. Në dobësitë, lëndimet e vjetra mund të bëheni më të ndjeshëm dhe ato mund të jenë më të dhimbshme. Ky është rezultat i rritjes së aftësisë së trupit për t’u shëruar gjatë agjërimit.
Nëse ju kishit thyer krahun tuaj rreth 10 vjet më parë, ju do ta ndjeni atë edhe gjatë kësaj kohe.
Në këtë kohë të agjërimit aftësitë e trupit tuaj për t’u shëruar janë të lidhura drejt për drejt me stilin e jetës tuaj. Nëse ju keni jetuar me një dietë jo të pasur ushqimore, aftësia natyrore e shërimit të trupit tuaj do të jetë pak e ndërlikuar. Megjithatë gjatë agjërimit procesi i shërimit të trupit është në efikasitet optimal.
Trupi mund të përmbajë inde të vdekura apo të dëmtuara, limfocite të dëmtuara, inde që sekretojnë substanca, të cilat tresin qelizat e dëmtuara.
Këto substanca irritojnë rajonin përreth dhe shkaktojnë një përsëritje të dhimbjeve në pjesën e lënduar më parë, duke ju lënë juve me idenë se kjo mund të ketë vite që është zhdukur.
Dhimbja konsiderohet si e mirë, sepse trupi është duke përfunduar procesin e shërimit. Muskujt mund të bëhen të shtrënguar dhe të lënduar për shkak të largimit të toksinave. Këmbët mund të jenë të prekura më keq, sepse toksinat grumbullohen pikërisht në këmbë. Erërat janë të zakonshme në këtë fazë për shkak të baktereve të tepërta në gojë. Gargara e përditshme me kripë dhe ujë do të pengojë ose të shërojë këtë efekt.
Ndryshimi në Fazën 4 (Dita 16 deri në Ditën e 30)
Trupi i është përshtatur plotësisht procesit të agjërimit. Ka më shumë energji dhe qartësi të mendjes. Periudha e pastrimit mund të jetë më e shkurtër dhe ditë më të mira mund të keni në këtë fazë. Shërimi i organeve është duke përfunduar. Pas janë nxjerr jashtë mekanizmat e shkaktimit të dëmeve, trupi fillon të punojë me kapacitet maksimal për zëvendësimin e indeve të dëmtuara.
Pas ditës së 20 truri është me funksion më normal. Qartësia e mendjes dhe ekuilibri emocional mund të ndjehen në këtë kohë. Kujtesa dhe përqendrimi janë përmirësuar
 
Titulli: Aromë Ramazani

Agjerim te mbare dhe zoti jua pranofte gjithe kete sakrifice.

Ps..sorry se sdi si thuhet por e thashe me fjalet e mia.
 
Titulli: Aromë Ramazani

Agjerim te mbare dhe zoti jua pranofte gjithe kete sakrifice.

Ps..sorry se sdi si thuhet por e thashe me fjalet e mia.

Ke thene ate qe duhet :)
Sh faleminderit Mon.
 
Titulli: Aromë Ramazani

Falenderimi i takon Zotit te gjithesis ce arritem kete muaj te madhnueshem,Zoti na e pranoft argjerimin dhe duat tona.Amin Argjerim te leht e te pranuar ju uroj te gjithve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top