Arkitektura, qellimi i saj

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Arkitektura (nga greq. αρχή = e para, krye, dhe τέχνη = zejtari, artizanat, ndërtimtari = kryendërtimtaria) është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.

Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elemnteve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.
Acropolis.jpg

Qellimi

Sipas punëve më të lashta për subjektin e arkitekturës, të Vitruviusit në De Architectura, një ndërtesë e mirë duhet të tregojë "Bukuri" (Venustas), "Fortësi" (Firmitas) dhe "Funksionalitet" (Utilitas); arkitektura mund të themi është një barazpeshë dhe bashkërenditje e këtyre tre elementeve, dhe asnjëri nga të tre nuk duhet të jetë më i fuqishëm se dy të tjerët. Përkufizimi i kohëve moderne e sheh arkitekturën si një ndërthurje të estetikës, strukturës dhe funksionit. Sidoqoftë nga një pikëpamje tjetër, vetë funksioni përmbledh të tre kriteret duke përfshirë ato estetike dhe psikologjike.

Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin, teknologjinë, Shkencat shoqërore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera. Me fjalët e In Vitruvius' - it, "Arkitektura është një shkencë që lind nga shumë shkenca dhe përmirsohet me anë të edukimit: me ndihmën e të cilit një gjykim formohet mbi punën e arteve të tjera". Ai shton se një arkitekt i mirë duhet të ketë dijeni të mjaftueshme edhe në fusha si muzika, astronomia, etj. Filozofia është një fushë mjaft e parapëlqyer dhe e rëndësishme në përkufizimin e arkitekturës, bile zakonisht kur dikush i referohet një arkitekti e dallon atë nga lloji i filozofisë që ai vë në jetë. Racionalizmi, empiricizmi, strukturalizmi, poststrukturalizmi, dhe fenomenologjia janë disa nga degët e filozofisë që ndikojnë tek ariktektura.

Teoria dhe Praktika

Rëndësia e teorisë në praktikë nuk duhet mbivlerësuar siç ndodh shpesh. Vitruviusi vazhdon: "Praktika dhe teoria janë prindërit e arkitekturës. Praktika është mënyra e shpeshtë dhe e menduar gjërë në kryerjen e një pune të dhënë. Teoria është rezultati i arsyetimit i cili tregon dhe shpjegon se materiali i krijuar është transformuar në mënyrë që të plotësojë kushtet e projektit.
Colosseum-2003-07-09.jpg
 
Pe: Arkitektura, qellimi i saj

Teksa lexoja me lart qe arkitektura eshte (me lejo te te citoj pak)
"Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin, teknologjinë, Shkencat shoqërore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera", thash me vete: Prandaj asnje se mer guximin te komentoje mbi kete teme...hahahaha..... Shaka ......
Per mua arkitektura eshte ajo qe ka thene nje intelektual andaluzian i shekullit 12: " "Arkitektura është streha ku fryma e njeriut, shpirti dhe trupi gjejnë strehim dhe ngushëllim"
Pa mare parasysh si zhvillohet ajo , cfare perfaqeson, si evolon, cfare disiplinash te larmishme mbulon, ajo eshte e vetmja fushe qe fatmiresisht ben pjese ne jeten e cdo njeriu.Ndryshe nga disiplinat e tjera si mjeksia ligji, shkenca etj...te cilat gjenden ne nje kohe dhe vend te caktuar(pra jo ne cdo cast), Arkitektura eshte e vetmja prezente ne permasa kohore dhe hapesinore ( e thene me popullorshe: njeriu gjendet gjithmone ne nje objekt si shpia, zyra, klinika, shkolla, rruga, dhoma gjumit....etj etj..... ) Kjo e tregon se crendesi luan arkitektura ne jeten e cdo personi...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top