Argumentet historike dhe juridike të mëvetësisë së Kosovës

Jeta

Anëtar i Respektuar

Argumentet historike dhe juridike të mëvetësisë së Kosovës

Kosova e mesjetës shpeshherë përmendet në rrethana të përgjithshme si “djep i serbëve”, sikur të kishte qenë zemra e Serbisë që nga fillimi; mirëpo, realiteti është krejtësisht ndryshe. Më se 800 vjet e ndajnë arritjen e serbëve në Ballkan, në shekullin VII nga pushtimi osman më 1450; nga këta tetë shekuj, Kosova u sundua nga serbët vetëm në dy shekuj e gjysmë të fundit që është më pak se një e treta e periudhës.
Për një kohë të gjatë, Ballkani paraqiste një zonë të tensionuar në Europë.
Fillimet e copëtimit të trojeve etnike shqiptare i gjejmë në vitin 1878, në Kongresin e Berlinit, me ç’rast Serbisë i mundësohet grabitja e tokave shqiptare. Më pas, saktësisht pas luftërave ballkanike, u mbajt e ashtuquajtura Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), ku vetëm sa u rikonfirmuan edhe njëherë vendimet e marra në Kongresin e Berlinit, duke lënë përsëri një pjesë të territorit shqiptar nën sundimin e Serbisë. Konferenca e Versajës gjithashtu kontribuoi në lënien e mbi gjysmës së trojeve shqiptare nën okupimin serb e grek.
Të drejtat kombëtare të shqiptarëve janë sakrifikuar gjithnjë nga diplomacitë e fuqive të mëdha për të rregulluar hesapet e tyre.
Në vitin 1943, një grup patriotësh shqiptarë nga Kosova, mbajtën Konferencën e Bujanit, për të mbrojtur të drejtat e tyre, respektivisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore, kohë kjo kur u miratua Karta e Atlantikut, e vendosi përfundimisht Kosovën nën Jugosllavi, ku sipas Kushtetutës së Republikës Federative të Jugosllavisë, Kosova u përcaktua si njësi autonome brenda Serbisë.
Më 1947, Serbia nxjerr dispozita kushtetuese, me të cilat cakton Kuvendin e Serbisë si organ vendimmarrës për Kosovën.
Në vitet e 50’ta, përmes aksionit brutal për grumbullimin e armëve, Serbia bën një spastrim etnik, ku dëbon mbi 230 000 shqiptarë për në Turqi.
Shëndrrimi i RFJ-së në Republikë Socialiste Federative të Jugosllavisë, bëhet me Kushtetutën e vitit 1963, ku Kosova u shpall krahinë autonome dhe shqiptarëve të Kosovës iu njoh kombësia.
Kushtetuta e RSFJ-së, e vitit 1974, sikur edhe Kushtetuta e KSA të Kosovës e vitit 1974, përcaktojnë Kosovën:
- Njësi të mëvetësishme politiko-territoriale
- Element konstituiv i federalizmit jugosllav
Me këtë rast, Kosova u ngrit në atë masë, sa ishte e barabartë me të gjitha njësitë tjera që e përbënin Federatën Jugosllave.
Si për ironi të fatit të shqiptarëve, në vitin 1989, erdhi në pushtet Sllobodan Millosheviqi, i cili solli një realitet tjetër në Kosovë dhe shqiptarëve iu hoqi edhe ato pak të drejta që kishin. Menjëherë filluan protestat paqësore të shqiptarëve, të cilat u pasuan me helmime e me vrasje nga ushtria serbe. Po në këtë vit, u themelua partia e parë politike shqiptare, e cila kishte mbështetje të gjerë nga popullata dhe iu kundërvu në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimit në fuqi.
Disa muaj më vonë, saktësisht më 2 Korrik të vitit 1990, u hartua Kushtetuta e parë, e cila u miratua më 9 Shtator 1990 dhe njihej si Kushtetuta e Kaçanikut, e cila njihte Kosovën si shtet i pavarur. Mirëpo, për të legjitimuar pushtetin e vet, Parlamenti i Kosovës, vendosi të mbante një Referendum, i cili u shpall i pavlefshëm nga Beogradi.
Në vitin 1992, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, ku Kryetar i vendit u zgjodh Dr. ibrahim Rugova.
Pas disa viteve lufte, terrori, gjenocidi te paparë në Ballkan (që nga përfundimi i luftërave ballkanike), Bashkësia Ndërkombëtare në vitin 1995, në Dejton të Amerikës, me të ashtuquajturën Marrëveshja e Dejtonit, ia arrin të minimizojë konfliktet mes Serbisë në njërën anë dhe Bosnjës e Hercegovinës në anën tjetër. Përsëri Bashkësia Ndërkombëtare “harron” kosovarët, pavarësisht se edhe këta të fundit po vuanin agresionin serb.
Si nevojë e kohës dhe si pasojë e asaj që bisedimet dhe dialogjet nuk po jepnin rezultate, u formua Ushtria اlirimtare e Kosovës, e cila u bë publike më 28 Nëntor të vitit 1997.
Padrejtësive të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj shqiptarëve me dekada të tëra, si duket po i vinte fundi. Si pasojë e këtyre padrejtësive, vetëm në luftën e fundit humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm, u burgosën qindra të tjerë, e poashtu u zhdukën shumë të tjerë.
Pas shumë lutjesh që iu bënë Serbisë, vlen të theksohet Konferenca e mbajtur në Rambuje (Ramboillet) të Francës, konferencë kjo e cila paraqiste një lloj përpjekjeje të fundit për të ndalur agresionin serb kundër shqiptarëve dhe me anë të së cilës mëtohej të evitoheshin rreziqet e mundshme që kërcënonin stabilitetin në Ballkan.
Meqë pala serbe refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, më 24 Mars të vitit 1999, fillojnë sulmet e NATO-s ndaj ushtrisë serbe. Kjo e fundit, e pangopur me gjithë cka kishte bërë në Kosovë, shfrytëzoi dhe atë pak kohë që i kishte mbetur, për të masakruar e vrarë popullsinë civile, gra, pleq e fëmijë të pafajshëm. E ballafaquar me humbjen e sigurtë të luftës, Serbia pranoi kapitullimin e saj dhe nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, e cila përcaktonte detajet teknike dhe ushtarake të tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake të Serbisë nga Kosova dhe vendosjen e forcës së sigurimit ndërkombëtar (KFOR), në Kosovë , por në Rezolutën e hartuar padrejtësisht, ishte paraparë që Kosova të konsiderohet territor i Serbisë që solli dhe akoma po sjellë kokëçarje dhe pasoja në zvarritjen e pranimit të Kosovës në Këshill të Sigurimit, si shtet i pavarur.
Në vitin 2001, u nxorr Korniza Kushtetuese, dokument ky i cili ishte miratuar me konsensus në mes strukturave ndërkombëtare dhe UNMIK-ut në një anë dhe atyre vendore në anën tjetër. Në bazë të Kornizës Kushtetuese, filloi ndërtimi iinstitucioneve vendore nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Ndërkombëtarët i njihnin të drejtat për krijimin e institucioneve vetqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.
Standardet për Kosovën, janë publikuar më 10 dhjetor 2003, në Prishtinë. Me këto standarde kërkohej nga institucionet qendrore dhe komunat, të mundësonin pjesëmarrjen e pakicave në marrjen e vendimeve, mbrojtjen e të drejtave dhe plotësimin e nevojave të tyre (të drejta për të kushtëzuar shumicën). Kërkohej decentralizimi i pushtetit dhe njëkohësisht shkrirja e strukturave paralele.
Bashkësia ndërkombëtare, vazhdimisht ka insisutar që paraprakisht të përmbushen standardet në fjalë, e më pas të hapet dialogu lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, ndërkohë që kosovarët, shqiptarët- si shumicë absolute, kërkonin që së pari të përcaktohej statusi, duke arsyetuar se pa kompetenca të vendorëve vështirë se do të arrinin përmushjen e standardeve të parashtruara si kusht.
Jam koshiente që standardet që u kërkuan si kusht për hapjen e dialogut nuk duheshin kontestuar, sepse ato janë vlera substanciale të një shoqërie demokratike.
Në vazhdën e zhvillimeve në Kosovë, kërkohej nga kosovarët, rrespektivisht shqiptarët e Kosovës dhe institucionet e vendit të negociohej lidhur me pozitën e Kosovës. Realisht dhe drejtë, nuk ka negociata mes humbësit dhe fituesit, rrjedhimisht nuk mund të dialogojnë dy palë me interesa komplet të kundërta.
Fillimisht, vec tjerash, shqiptarët si shumicë, duhet të bindin bashkesinë nderkombëtare pse duhet te jemi te pavarur nga Serbia.
Argumentet jane te shumta… Histori e konfrontuar e percjellë me zgjerim të serbëve në dëm të shqiptarëve dhe territorit të tyre, që nga shek. VII, pastaj në shek. XIX dhe në fund në shek. XX me pushtimin e Kosoves, që u përcollën me vrasje, dëbime te popullsisë, e që kulminacionin e patën në vitin 1999 me vrasjen e 12000 kosovarëve, 6000 te zhdukur, me dëme të mëdha materiale, shkaterrime të objekteve te kultit, monumenteve te kultures etj.
Mos të harrojmë dëbimet masive nga puna në vitet 1989-90, vetëm për shkak të përkatesisë kombëtare (për çka duhet të kerkojmë kompesim), mbyllja e shkollave ne gjuhën shqipe etj., pra cënim edhe të të drejtave të garantuara me Kushtetuten Serbe!
Pra argumentet për pavarësi janë të shumëllojshme dhe bindese, vetëm duhet thënë dhe përsëritur bashkesisë nderkombëtare rregullisht.
Atëherë per çfarë duhej negociuar me Serbinë?
Logjikisht duhej biseduar pwr pozitën e serbëve të Kosovës, për borxhet që u ka pasur Kosova institucioneve ndërkombetare finansiare, për borxhet që Serbia i ka mbetur Kosovës (mbyllja e fabrikave, minierave, dwmshpwrblimi i punëtorëve të larguar dhunshëm nga puna), dëmet materiale te shkaktura nga lufta e fundit 1997-99, pensionet e papaguara, ndarjen e pasurisë federale, aq sa kemi të drejtë në bazë të Kushtetutës 1974 etj.
Këto janë disa nga temat për të cilat është dashur të pranohej të negociohej me Serbinë, e në asnjë mënyrë të bisedohej se kujt i takon Kosova!
Masakrat në Drenicë e gjetiu nëpër Kosovë, lufta e UاK-së kundrejt artilerisë serbe, sikur zgjuan kombin shqiptar dhe veçanërisht bashkësinë ndërkombëtare.
Megjithate, shqiptarët as tani nuk thonë se e kanë humbur dëshirën për fqinjësi të mirë dhe të dinjitetshme.
Kosova, për shumë vite vazhdoi të frymojë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, sipas Rezolutës 1244, sado që në vazhdimësi funksiononin edhe organet (institucionet) e përkohshme vendore, kuptohet, me autorizime të kufizuara dhe në pritje të vendimit historik për pavarësi, vendim ky që për pothuajse një dekadë rrugëtoi në mes premtimit dhe shtyerjes.
Pas shumë e shumë përpjekjesh dhe sakrificash të mëdha, më 17 shkurt të vitit 2008, me anë të Deklaratës së Pavarësisë, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe Sovran.
Menjëherë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, pasuan njohjet e shtetit të ri, njohje këto të cilat shpresojmë të shtohen më tutje dhe Kosova të frymojë lirshëm, ashtu si i takon me të drejtë.


Arieta R.
 
Titulli: Argumentet historike dhe juridike të mëvetësisë së Kosovës

Serbia eshte si ai gomari qe i ka futur ujku dhembet dhe thote me vete ishalla jam ne enderr.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top