Anunnaki. Kush janë ?

Lauri

Anunnak
Historia e tërë e perëndive Anunake në Tokë.
"Kishte dy gjenerata Anunakësh të regjistruara në tokë".

Brezi i parë ishte ai i Anunakve që erdhi në sistemin tonë diellor. Ata ishin të njohur si titanët udhëheqësi i tyre u quajt YLL/IL nga SHQIPJA në El në hebraisht e më tej / Cronus / Yahweh / Anu-Ani = A NI / ËSHTË NJISHI - I PARI!
FB_IMG_1685879799416.jpg
Brezi i 2-të i Anunakve (fëmijët e tyre) ishin Engjëjt biblik / Elohim si i njohin botërisht ose në folklorin tonë quhen ELIM. Apo si i futën në mithologji si "Olimpistët grek" të cilët u rebeluan kundër prindërve të tyre Anunak, ku dhe i mundën ata. Kështu që vendosën të marrin sundimin e tokës. Udhëheqësi i tyre u quajt Zeus / Samyaza / Enlil.

Anunaki i ri kishte krijuar kontakt me gratë e tokës që Ai dhe ndjekësit e tij të jepnin pasardhësit e tyre apo ata që njerëzimi i njohu si gjigandët të quajtur (Igigët - gegantet - GEGËT) dhe i përdori ata për punë.

Përfundimisht gjigandët (Igigi) u revoltuan kundër diktaturës së Enlil / Zeus që shkaktoi një luftë mes tyre.(Në mitologji kjo luftë ishte e njohur si Gigjantomancia). Enlil / Zeusi kishte një gjysmë vëlla të quajtur Enki / Prometeu i cili kishte një marrëdhënie me një grua dhe lindi një djalë të quajtur Ut na pishtim - TI NA PËSHTON / Deucalion - Noeu biblik - ku kjo personifikon ....NE rraca më e re në tokë....apo NJË I RIU - NJERIU.
FB_IMG_1685879803649.jpg
(Në librin e Enokut të shkruar rreth vitit 300 BC thuhet qartë se Noeu lindi nga një "Engjëll" që tregon se ai ishte gjithashtu një gjigant dhe jo njerëzor)
Për shkak të gjithë luftës së shkaktuar nga gjigandët, Zoti suprem Enlil / Zeus vendos të zhdukë të gjithë njerëzit dhe gjigandët me një Përmbytje të Madhe, por Enki / Prometeu (i cili ka krijuar njerëzimin), tradhton sekretin dhe paralajmëron Noeun / Utnapishtim / Deucalion rreth përmbytjes. Ai e udhëzon atë të ndërtojë një varkë dhe t'i mbijetojë përmbytjes.

Pas përmbytjes, Noeu pati tre djem (Semin, Jafetin dhe Kamin - ÇAMIN) nga Jafeti erdhi djali i tij Magog (një gjigant) dhe fisi legjendar Skith i cili na çon te mbretërit Irlandezë.
Nga Kami - ÇAMI erdhi Nimrod - NIM RU DI - ai që ndihmon dhe ruan dijen/ Gilgamesh (një gjigant) i cili u bë mbreti i qytetit te artë Shinar - ku SHQIP mer vetë kuptimin SHIN + AR = Pastron Arin - që më vonë nga kjo sasi e madhe Ari qyteti u quajt Shum ar - Shumer / Sumeria si e njeh bota sot!

Përfundimisht Nimrod / Gilgamesh dëgjoi për paraardhësin e tij Noe / Ut na pishtim që u bë i pavdekshëm nga Anunnaki. Kështu që ai kërkoi ta gjente atë duke shkuar në vendin e pushimit të Annunaki, (i cili përshkruhet se është diku nën tokë poshtë maleve).

Gilgamesh takohet me një orakull anunake femër e cila i thotë se nuk është fati i njerëzimit të bëhet i pavdekshëm ose të jetojë përgjithmonë dhe se ai duhet të kthehet në shtëpi.

Gilgamesh e injoron atë dhe vazhdon udhëtimin e tij në kërkim të gjyshit të tij të madh dhe përfundimisht e gjen atë. Në fund Noeu i tregoi të gjitha sekretet e Anunakve, por tha se ai do të vdesë si të gjithë njerëzit e tjerë. Gilgamesh i tronditur kur dëgjoi këtë pranoi fatin e tij duke e ditur se ai do të vdiste një ditë ".
FB_IMG_1685879811163.jpg
Morali që NOE - NE jemi ne ata që krijojmë botën dhe dija kosmike është brënda nesh dhe falë asaj ne jemi ZOTAT - ANUNAK të FATIT tonë!!!
Nga Marjan Doraku .
@Tartarian çfarë ndanë ti këtu, dhe çfarë nuk të përputhet.

Në përgjithësi pak shumë është në linjë besoj ~~
 
Dhe pse ne linje ne fakt, jam pak dyshues mbi disa aspekte. Ne fakt Ani i bie te jete Zeusi, Elioni, Giove dhe pse eshte e komplikuar nese i ndjek te gjitha historite dhe pse ne 90% perputhen si versione.
Problemi lind sepse si ne tregimet antike greke, dhe perkthimet e Stichin anashkalohet totalisht gjuha jone, qe per mendimin tim eshte baza. Simbologjia ka ngjashmeri shume. Te Ungjilli ne fakt, sikurse dhe ti e di me mire se une ska verb "krijim" por nderhyrje ne dicka egzistuese, modifikim e nje situate egzistente me pak fjale...
Tani sme kujtohet vargu preciz por te nje asamble Elohimesh, Elioni ishte zemeruar e ju thote; Ju jeni Elohim, por vdisni identik si Adam.
Piero Ragone, nje interpretues dhe ky ne fakt, e sheh totalisht ndryshe pjesen e YWH te Bibles, dhe eshte i bindur qe ky ishte i "miri" dhe ata tjeret ishin pala e "keqe" dhe thote qe Anunaki u zhduken* ne nje fare menyre, dhe erdhen Elohim, qe filluan luftrat, etj etj qe i dime.
Dhe te tregimet greko-antike Zeusi mposhti Titanet, dhe Prometeu ishte njeri nga ata, por qe i dha njerezimit dijen...
Pak e komplikuar kjo pjese, por do shtoj perseri dicka me te detajuar kur te kem kohe
 
Në pak fjalë pa hyrë në shumë detaje;
Enlil dhe Enki dy vllezërit nga një baba që ishte An, (Enlil me grua zyrtare, dhe Enki nga një konkubine ) këto dy përsonazhet, Enlil dhe Enki, kanë qënë gjithmonë në rivalitet mes tyre.
Histori që gjejmë edhe në bibël në krijimin e Adam & Eva
Por, t'u fus pak në kuadër dhe do kuptoni vetë besoj, nqs keni sadopak njohuri 🙄😁
Tu flas për simbolet e këtyre figurave hyjnore.
Enlil, si perendia e qiellit kishte simbol shqiponjën 😁
Enki, si perendia i ujrave dhe nëntokës kishte simbol gjarpërin.

E kujtoni sadopak historinë biblike të krijimit, Zoti dhe rivali i tij gjarpri që "mashtroj" Evën 🙄
Në fakt, në sostancë ,gjarpri i hapi sytë Evës.
dffsdf.jpg
Gjithsesi, këtu bëhet fjalë për kohën pallazgo-ilire.

Në çfarë besonin ilirët aso kohë. Kush ishte perendia që ata adhuronin ? 🙄😁
Lexoni këtë studim:

Pas luftës romake Ilire, ku fitojnë romakët, dhe na sundojnë ata, deri edhe me bizantinët më vonë.
Çfarë simboli kishin romakët dhe bizantët....o edhe në mitologji simboli i Zeusit 🙄😁
(Zeus denon Prometeo se u dha flakën njerëzimit)
aquila-rode-fegato-prometeo.jpg
Shqiponja simbol imperit romak, deri me Kostandin që legalizojë krishterimin.
aquila-romana-su-un-edificio-nel-circus-maximus-roma-ddb694.jpg
 
Last edited by a moderator:
Në pak fjalë pa hyrë në shumë detaje;
Enlil dhe Enki dy vllezërit nga një baba që ishte An, (enlil me grua zyrtare, dhe enlil nga një konkubine ) këto dy përsonazhet, Enlil dhe Enki, kanë qënë gjithmonë në rivalitet mes tyre.
Histori që gjejmë edhe në bibël në krijimin e Adam & Eva
Por, t'u fus pak në kuadër dhe do kuptoni vetë besoj, nqs keni sadopak njohuri 🙄😁
Tu flas për simbolet e këtyre figurave hyjnore.
Enlil, si perendia e qiellit kishte simbol shqiponjën 😁
Enlil, si perendia i ujrave dhe nëntokës kishte simbol gjarpërin.

E kujtoni sadopak historinë biblike të krijimit, Zoti dhe rivali i tij gjarpri që "mashtroj" Evën 🙄
Në fakt, në sostancë ,gjarpri i hapi sytë Evës.
Shiko fotografinë 2195542
Gjithsesi, këtu bëhet fjalë për kohën pallazgo-ilire.

Në çfarë besonin ilirët aso kohë. Kush ishte perendia që ata adhuronin ? 🙄😁
Lexoni këtë studim:

Pas luftës romake Ilire, ku fitojnë romakët, dhe na sundojnë ata, deri edhe me bizantinët më vonë.
Çfarë simboli kishin romakët dhe bizantët....o edhe në mitologji simboli i Zeusit 🙄😁
(Zeus denon Prometeo se u dha flakën njerëzimit)
Shiko fotografinë 2195545
Shqiponja simbol imperit romak, deri me Kostandin që legalizojë krishterimin.
Shiko fotografinë 2195548
Kam bërë pak konfuzion me enlil dhe Enki. Besoj arrini t'i ndani dhe t'i kuptoni vetë.
 
Baal-Adad, ose i njohur më mirë si Ishkur, perëndia e reve të stuhisë
Muzeum i Damaskut, Siri.
(Stema që kam unë si avatar 😁 dhe brirët e demit si kafshë e shenjtë, në formën e gjysëm hënës. Dhe stema * në mes simbol i një perëndie)
IMG_20230605_215703.jpg

Ishkur, është djali i Enlilit, @Llaqi, u bë i vetmi zot i hebrenjve: i famshmi YHVH(ose Yahweh).
Në tekstet sumere të rreth 6000 viteve më parë flitet për perëndinë EN.LIL, i cili kishte epitetin ILU.KUR.GAL, ose “Zot i malit të madh”; ai kishte tre djem, njëri prej të cilëve quhej ISH.KUR ose "Zoti i malit", në fakt glifi KUR në gjuhën sumere do të thotë "mal" ndërsa ISH është një lojë fjalësh që rrjedh nga kombinimi i ISHA (zot). mbarimi ISH (mal), një glyf që përkthehet në gjuhën akade me SHADDU dhe që do të evoluojë në hebraishtën në El Shaddai, ku El do të thotë "Zot", ndërsa Shaddai do të thotë "mal".
Ky është epiteti me të cilin Zoti biblik do të paraqitet për herë të parë në Bibël, në Dhiatën e Vjetër, ku tek Zanafilla 17:1,2 i tha Abrahamit: "Unë jam El Shaddai (Ishkur në gjuhën sumere), ec në praninë time dhe ji i përsosur."


arslan-tash.jpg
IMG_20230605_223209.jpg
in-mattoni-smaltati-rilievo-di-un-toro-sulla-via-sacra-che-conduce-alla-porta-di-ishtar-babilo...jpg
(Demi, kafsha e shenjtë në Ishkur/Hadad – Porta e Ishtarit, Babiloni.)
Prandaj, zgjidhja për një kalim nga politeizmi në monoteizëm u gjet duke martuar perëndinë Baal me gjysmë motrën e tij Asherah, dhe djali i lindur nga bashkimi i tyre quhej Yaw El, ku mund të vëmë re menjëherë shqiptimin me perëndinë biblik Jahweh (teologjikisht Zoti i tre religjoneve aktuale).
Kështu përpjekja për monoteizëm nga perëndia fenikase Ishkur te Jahweh u transliterua, këtë herë me sukses, aq sa gjejmë të njëjtin epitet të Kalorësit të reve në të dyja rastet.
Në fakt, perëndinë fenikase Baal-adad (o Ishkur)e gjejmë në një tekst nga Ugarit dhe që daton në shekullin e 14 para Krishtit, ku lexojmë: "Për shtatë vjet mund të mungojë Baali, për tetë vjet Kalorësi i Reve!” .
Siç mund të vërehet në pllakat ugaritike, Baali identifikohet me epitetin e Kalorësit të reve, i njëjti që, në fakt, gjejmë te Psalmet të biblës 68:5 që i atribuohet perëndisë biblike Jahweh: “Këndoni o perëndi! Lavdi o qiejt e tij! Hapni rrugën për Kalorësin e Reve! Gëzohuni në Zotin dhe gëzohu para tij!” Psalmet [LXVIII:5]

@Llaqi . Të kujtohet Enlil, i biri i perëndisë An, si figura më e lartë?
Pra, hierarkia e perëndive është kjo:
-An
-Enlil
-Ishkur
-Yahweh
- këtë të fundit teologjia na e ofron si zoti i qiellit dhe tokës, i ati i Jezu Krishtit. Apo Allahu arab.
Qartë deri këtu hierarkia e një familje të anunnaki?
Akoma që 6000 vjet besojmë në këtë hierarki Anunnaki.

Sacro Graal...gjaku i shenjtë ..vazhdon 🤷

Përmbledhje by Lauri anunnak 😇 👍
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top