Anonymous

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Anonymous sulmuan dhe interpolin .


Grupi i hakerëve ka rrëzuar të shtunën faqen e Interpolit, vetëm një dit pasi që kanë paaftësuar për ca kohë faqen e shërbimit sekret amerikan CIA.
Anonymous dhe anëtarët e tij të shtunën kanë protestuar në mbarë Evropën duke tërhequr vërejtjen në dëmet e marrëveshjes për mbrojtjen e të drejtave autoriale në Internet (ACTA).

Anëtarët e grupit në kohë të fundit kanë nisur aksionet në Internet në mbarë botën, duke rrëzuar faqet e institucioneve shtetërore, faqeve politike dhe organizatave ndërkombëtare të cilat po i akuzojnë për shkeljen e lirisë dhe demokracisë.
Grupi i hakerëve muajin që shkoi për pak kohë paaftësoi punën e faqeve të Ministrisë amerikane të Drejtësisë dhe FBI-së, në shenjë të hakmarrjes për shkak të ndërprerjes së punës së njërës nga faqet më të mëdha për shkëmbimin e fajllave Megaupload.
Anonimët ekzistojnë nga viti 2008 dhe paraqesin një grup joformal në Internet i cili, në mes tjerash, lufton edhe kundër censurës në Internet.
 

Attachments

  • images.jpg
    images.jpg
    6.8 KB · Shikime: 6
Last edited by a moderator:
Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

f.0219015547729_210.jpg

Aksioni i quajtur "Operation Global Blackout" i hakerëve të Anonymous ka ndërmend të bëjë prishjen e 13 DNS serverëve qendror në botë, gjë e cila do të shkaktonte mungesë të internetit në mbarë globin.

Aktivistët e internetit njoftuan se ky veprim i grupit është një shenjë proteste kundër ligjeve për mbrojtjen e drejtave të autorit, Wall Street-it, bankierëve dhe udhëheqësve të papërgjegjshëm botëror.

Për t’iu kundërvënë kësaj “padrejtësie” aktivistët e Anonymous kanë thënë se do ta shuajnë internetin në tërësi më 31 mars, transmeton Yahoo.

Hakerët e famshëm kanë thënë se nuk e kanë për qëllim ndërprerjen e plotë të internetit, mirëpo ata do ta ndalin internetin përkohësisht, në mënyrë që të godasin “aty ku dhemb më së shumti”. /
Telegrafi /
 
Re: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Presione te kota :p
 
Pe: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Ehuaaaa sa kane thene keshtu...
 
Titulli: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Ishalla tbim rehat nga neti se na u ka bo smunje .
 
Pe: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Ja ti shohim cdo bejne
 
Titulli: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

e kush eshte ky?nga eshte me origjine
 
Titulli: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

sa kane ikur e sa do vine
ai qe e ben e ben pa lajmerim
kjo eshte thjesht per lajm dite
 
Titulli: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

marsi qenka 30 ditsh ma :p
 
Titulli: Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Ja Fusin kot Keto gazetaret vetem me e shkrujt nji lajm duan Sju intereson a eshte i vertete apo jo
Te ishte lajme i vertete do e kishin shkruajtur ne faqen zyrtare ne twiter keto Anonymous .
 
Anonymous !

Disa video interesante mbi këtë ''organizim'' të cilët në thelbin e mendimeve të tyre duket që kanë luftën ndaj qeverive dhe ndaj sistemit në përgjithësi. Mendoni se në një të ardhme vërtet këta njerëz do kenë mundësinë , apo do përpiqen të ndryshojnë sistemin etj etj ?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;LX-QJ4fY254]http://www.youtube.com/watch?v=LX-QJ4fY254[/video]
[video=youtube;1-ROWZUbebw]http://www.youtube.com/watch?v=1-ROWZUbebw[/video]
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

51244_1.jpg

SHBA - Në një takim me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë Amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënojë sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Wall Street Journal”, drejtori i NSA-së Keith Alexander mendon se grupi i hakerave Anonymous është një kërcënim i vërtetë, që mund të fuqizohet shumë pas disa vitesh.

Ndërohë Blogu i grupit Anonymous, anonops.blogspot.com, ka postuar fotografinë e drejtorit të NSA-së me shkrimin: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.

Ndërsa në rrjetin social Twitter, Anonymous shkruan se një gjë e tillë nuk u ka shkuar në mend, pasi në këtë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitale, jeta e të cilëve varet nga aparaturat.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

Qenkan dhe human kta Anonymous :p
 
Pe: SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

Marrezira,gjoja se cpo bejne...
 
Titulli: SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

Aq te famshem jane bere keta Anonymous saq vetem ne forumin tone te dashur kemi kater tema per ta branda pak ditesh. :lol: S'kam problemin e rrymes n'Amerike une po thashe po na blokojne forumin (kshu si kan fillu) e pastaj c'bejme ne :konfuz::p:syze::merzitje:
 
Titulli: Anonymous sulmuan dhe interpolin .

“Ne jemi Anonymous. Nuk jemi një legjion, Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prit!”

Quhen “Anonymous” e është cikloni i ri virtual që frikson qeveri, shtete, politkanë, institucione laike, bankare, ligjore, ruajtësit e rendit e shërbimet sekrete, personazhë publikë e individë privatë. Arma e tyre e vetme; kompjuteri. Qëllimi; mbrojta e cdo të drejte njerëzore. Vendodhja; globale. Aksioni i fundit që kanë kryer; pak ditë më parë pushtuan sitin e Vatikanit, i konsideruar si një nga të të sigurtit në botë.

Anonymous janë një komunitet virtual, me degë e celula në cdo cep të globit, një fenomen i internetit, aktiv që prej vitit 2003 e me një sukses që së fundi nuk njeh kufij social, gjeografik e politik. Flamuri i tyre komunikon simbolin e kësaj organizate, një trup pa kokë, në mbrojte të anonimatit e pa nevojshëmrine e një lideri në krye të tyre. Kush i identifikon me “hacker” i përgjigjen se preferojnë të quhen “hacktivistë” e veprojnë me objektiva të qarta aty ku mendojnë se liria dhe e drejta njerëzore mungon, fshihet apo shkelet me këmbë.

anonymous2.jpg


Ne jemi Anonymous. Nuk jemi një legjion, Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prit”- kjo është moto e tyre e në emër të saj lëvizin në mënyrë të kordinuar e me një objektiv të përcaktuar mirë. Anonymous i frymëzuar nga anonim, është qëllimisht i kuptuar si një identitet i shpërndarë , nën të cilin mund të publikosh imazhe e komente pa u identifikuar. Aksionet e tyre i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël ngjarjeve të fundit në botë si revolucionit arab, ngjarjeve politike në Lindjen e mesme, problemeve financiare ne Greqi, fushatave anti SOPA (stop online, piracy, act) etj. Anonymous me aftësinë e piraterisë informative ka mundësuar publikimin e lajmeve apo mjeteve te informacionit në mjaft shtete ku masat e sigurisë në internet nuk ja kanë lejuar, ka kontribuar në bërjen publike të mjaft dokumentacioneve sekrete e me qëllimin e vetëm, të drejtën e lirisë njerësore për t’u informuar në gjithcka e pa censurë.

2s8ibgy.jpg


Vetëm pak ditë më parë Anonymous Italia sulmoj sitin e Vatikanit në faqen e të cilit shkuajtën: “ Vendosëm të pushtojmë sitin tuaj, për t’ju përgjigjur parimeve, doktrinave, liturgjive absurde e anakronike që organizata juaj fitimprirëse përhap në të gjithë botën. Ju jeni fajtor në skllavërimin e mjaft popujve, duke përdorur si preteks ungjillizimin e përhapjen e krishtërimit…Ky sulm nuk ka për qëllim fenë kristiane e besimtarët e saj në botë, por Kishën Apostolike Romake të korruptuar, e gjithcka që ajo propogandon”.

Anonymous përbëhet nga një grup utentësh të pranishën në ëebsite të mëdha si imageboard e forum e me anë të tyre demostruesit e Anonymous veprojnë. Organizojë e komunikojnë protesta. Përkufizohen si “një koalicion i lirë i banuesve të internetit” një grup që bashkohet online e ndihmojnë persona, shoqëri e organizata për t’u organizuar në botën reale. Anonymous nuk ka lider, nuk njeh parti, nuk vepron i kontrolluar nga një kryesi, bazohen në një fuqi kolektive sic mund ta citojmë ne fjalët e një anëtari të këtij grui kohë më parë në faqet e një periodiku; ”Kushdo mund të jetë një Anonymous e të punojë për një seri objektivash… Kemi një program që e aprovojmë të gjithë, por për realizmin e tij veprojmë individualisht, pa dashur të marrim asnjë meritë. Kërkojmë të arrijmë vec një objektiv që ne besojmë se është i rëndësishëm”. Anonymous nuk kanë një program të caktuar, reagojnë, sulmojnë, pushtojnë aty ku bashkarisht mendojnë se është liria dhe e drejta humane po mohohet. Sulmet e tyre të ngjashme me piraterinë informatike vejnë në dizpozicion të publikut materiale, dokumente, informacione të fshehura që mund të ndihmojnë e t’i shërbejnë një vendi, një politike, një momenti srtrategjike ndërkombëtar, një revolucioni, një shoqërie, e gjithcka në emrë të të drejtës për të pasur një informacion të lirë.

Askush nuk i njeh fytyrat e vërteta të Anonymous mund të jetë një polic, një politikan, një gazetar, një bukëpjekës, një i ri, një i vjetër, student o profesionist. Pak herë që janë shfaqur në publik kanë veshur maskën e Guy Faëkes, ish ushtarakut anglez të shekullit të XVI e i kthyer mjaft popullor me filmin “V, si Vendeta (hakmarrja)” e regjizorit James Mc Teigue.

“Ne jemi Anonymous. Nuk jemi një legjion, Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prit”.


750px-Anonymous_Flag_svg.png


Me këtë moto Anonymous mund të kenë firmosur aksionet e meposhtme që media internacionale ia ka atribuar si veprë të tyre:

Projekti Chanalogy

Projekti Scientology është emri me të cilin shtypi ndërkombëtar quajti protestën e Anonymous kundër kishës Scientology. Më 14 janar 2008, një video e prodhura nga Scientology e që përmbante një intervistë të Tom Curise u tërhoq nga siti i tyre për t’u karikuar më pas në Youtube. Scientology akuzon Youtube për dhunim të privacy duke detyruuar heqjen e kësaj video. Anonymous përgjigjen me ideimin e projektit Chanalogy, një sërë sulmesh Dos (Denial of Service) kundër Scientology e siteve të tyre. Me anë të një video të publikuar në youtube “Message to Scientology” e me një komunikatë shtypi, Anonymous komunikojnë objektivat e tyre e i shpallin luftë virtuale ikëtij sekti fetar. Ata akuzojnë Scientology si mohues të lirisë së anëtarëve të kishës së tyre e si shfrytëzues ekonomik, psikologjik të tyre. Me anë të një videos “Call to Action” të karikuar në youtube më 28 janar 2008 mundin të organizojnë një protestë masive kundër Scientology jashtë kishave në Orlandë, Florida, Kalifornia, Manchester. Më 10 shkurt 2008 rreth 7 mijë persona manifestuan në mbi 93 qytete të botës, shumica prej tyre veshur me maskën e Gay Faëkes (V si Vendeta). Po në mars të 2008 Anonymous ndezi protestën në qytetet Boston, Dallas, Chicago, Los Angeles, Londra, Parigi, Vancouver, Toronto, Berlino e Dublino, e në prill të 2008 vale e tretë kundër Scientology u quajt “Operation Reconnet”.

Protetstat post elektorale në Iran 2009

Anonymous së bashku me Pirate Bay publikuan sitin “Iranian Green Party Support” (Green Party është një parti parlamentare iraniane, me mjaft anëtarë në ezilio e me idelale pro ekolgjoke e liri seksuale. Pas përfundimit të zgjedhjenve që shpallën fitues e president Mahmoud Ahmadinejad, Anonymous së bashku me Pirate Bay e disa hacker Iranian, nisën shkëmbimin e informacionit midis botës e Iranit, me gjithë tentativat e pasukseshme të qeverisë për të censuruar lajmet


Operacioni Tunizia

Censura e dokumentave te ثikileaks, si dhe e protestave te popullsisë tuniziane gjate viteve 2010-2011 u bënë shkaku i sulmit që “Anonymous” ndërmorën ndaj ëebsitit të qeverisë së Tunizisë. “Anonymous” publikoi në të një mesazh online që denonconte veprimet e dhunshme të kësaj qeverie ndaj protestuesve e kërkesave të tyre. U emërtua “Operation Tunisia” e me sukeses sulmoj dhe tetë ëebsite të tjera të qeverisë tuniziane. Në denoncimin online të situatës në këtë vend, mbi informimin nëi gjithcka që mediat ndëkombëtare publikonin e analizonin rreth protestave në Tunizi qe objektivi e kontributi që “Anonymous” ndërmorën në këtë operacion. E protesta popullore bënë që rregjimi i presidentit Zine El Abidine Ben Ali të përmbysej më 14 janar 2011.

Operacioni Egjipt

“Anonymous” sapo kishin përfunduar me sukses veprimet në Tunizi e gjatë lëvizjeve të para popullore në Egjipt më 2011, me mënyrën e tyre të njohur në youtube, publikuan një videomesazh ku deklaronin qëllimet e tyre për të rinisur sulmet. Ndryshe nga operacioni Tunizia, ku furnizuan protestuesit me materialet e nevojshme të censuruara nga qeveria, për të nxitur protestat e bashkuar popullsinë në të, ata zgjodhën një rrugë tjetër. Kundër qeverisë egjiptiane “Anonymous” lëshuan sulme unike DDoS e të gjitha ëebsitet e kësaj qeverie mbetën offline, jo në linjë, deri në momentin kur Hosni Mubarak dha dorëheqjen.

Wikileaks

Në fund të 2010 siti i ثikileaks pësoi presione të forta për të ndërprerë publikimine e dokumenteve sekrete të SHBA. Në përgjigje të tyre Anonymous deklaroi mbështetjen ndaj ثikileaks. Operacioni Payback u vu në shërbim të këtij objektivi duke lësuar sulme kundër Amazon, Paypal, Mastercard, Visa e banka zvicerane PostFinance, ndaj qëndrimeve të tyre anti ثikileaks. Anonymous sulmojnë e nuk e bëjnë të disponueshëm ëebsitin e prokuratorit suedez të Julian Assange, në ditën kur ai arrstohet në Londër e refuzon kaucionin për një ekstradim në Suedi.

Operacioni Darknet

Më 14 tetor 1011 “Anonymous” i japin jetë operacionit Darknet, një sfidë kiundër siteve pedopornografike online. “Anonymous” punon për 10 ditë të tëra e harton një listë sekrete sitesh të pamundshme për t’u gjetur nga motorët e kërkimit në internet.
“Anonymous” mundi t’i sulmojë e ti eleminojë ato duke bërë publike të dhënat e tyre si dhe një listë me emrat e 1500 pedofilëve që iu dorëzohet autoriteteve të sigurimit për të vepruar me arrestimet e detyrimet përkatëse. E kjo nuk është hera e parëqë “Anonymous” vepron kundër pedopornografisë e në mbrojtje të rrezikut të minorenëve online.

Sulmi ndaj gjykatës kushtetuese hungareze


Më 5 Mars 2011 “Anonymous” sulmojnë gjyktaën kushtetuese hungareze. Mbi ëebsitin e saj ata shkruan “Ideologët e qeveritarët e tiranisë, por dhe diktatorët përfaqësojnë një periudhë të shkurtër të historisë. Populli ka të drejtë të eleminojë tiraninë e të rebelohet. “Anonymous” pati si objektiv kërkesën për të shtuar në kushtetutën hungareze të drejtën për të protestuar, për të rebeluar.

Sulmi ndaj ENEL

Në fund të Marsit 2011 “Anonymous” sulmojnë ENEL, ëebsitin e kësaj shoqërie të madhe italiane të furnizimit të energjisë elektrike. Pjesë e operacioneve “OperationGreenRights”, ky veprim u motivua si një denoncim ndaj mënyrave të padrejta që ndjek kjo shoqëri në favor të interesave të saj ekonomike. “Anonymous” i referohen ngjarjeve në Guatamela, në zonën e Cotazal, ku ENEL, kërkon të ndërtojë impiante hidroelektrike, kundër dëshirës së banorëve. Enel ka punësuar me paratë e të gjithë italianëve 500 mercenarë që me forcë luftojnë kundër fiseve indigjene maya të San Felipe Chenta, e që protestojnë kundër impianteve Enel.

Sulmi ndaj Vatikanit e ndaj Facebook

Më 7 Mars 2012 në ora 9.00 të mëngjesit ëebsiti më i klikuar në botë Facebook nuk jep të drejtë hyrje në shumë vende të botës. Facebook mbeti offfline për gati dy orë, e hyn në përdorim vetëm falë efikasitet të operatorëve të tij. Mendohet se qe një veprim i “Anonymous” dhe pse nga kanalet e tyre zyrtare kjo gjë u mohua. Po në të njëjtë ditë ëebsiti i Vatikanit, i konsideruar si një nga më të sigurtit në botë u sulmua nga “Anonymous” , e mbi faqene e tij ata publikojnë mesazhin e tyre denoncues ndaj kishës e aktivitetit të saj anti-progres ndaj mjeksisë. “Anonymous” shprehet se në shekullin e XXI nuk duhet t ëketë diskriminim fetar, seksual e politik, vecanërisht nga Vatikani. Një nga mëkatet më të mëdha të Vatikanit janë detyrimet etike të impostuara nga Papa e nga paraardhësit e tij, vecanërisht në mohimin e terapisë gjenike me qëllime kuruese e eksperimentimin e celulave staminale, duke ngadalësuar kështu shekuj e shkuj zhvillimi të mjekësisë. “ Vendosëm të pushtojmë sitin tuaj, për t’ju përgjigjur parimeve, doktrinave, liturgjive absurde e anakronike që organizata juaj fitimprirëse përhap në të gjithë botën. Ju jeni fajtor në skllavërimin e mjaft popujve, duke përdorur si pretekst ungjillizimin e përhapjen e krishtërimit…Ky sulm nuk ka për qëllim fenë kristiane e besimtarët e saj në botë, por Kishën Apostolike Romake të korruptuar, e gjithcka që ajo propogandon”.

albakepiblog
 

Attachments

  • anonymous2.jpg
    anonymous2.jpg
    57.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Anonymous

Kta anonymous po germojne kot me kot duke krijuar probleme qe nuk zgjidhin azgje.Ndoshta jane ne mbrojtie te njeriut ,te drejtave apo lirive te tij ,por te shperndash nje material sekret qe demton njerzimin..eshte gabim,ndoshta gabohem mbase se kam kuptuar dhe mire qellimin e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top