Ambasadori arvizu takon bashen tek "whisky bar"

WxP

Staf në FV.AL
Ora 08: 42 Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu u takua mbrëmë me Lulzim Bashën në “ثhiskey Bar”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Takimi mes tyre pranë mesnatës, erdhi pak orë pas bllokimit të KQZ nga deputetët e PS-së. Takimi erdhi menjëherë pas një
deklarate publike të kandidatit demokrat i cili nga selia e PD tha se i kishte kërkuar KQZ-së të vlerësonte cdo vote të kontestuar. Ndërkohë, faktori ndërkombëtar kërkoi shpalljen sa më të shpejtë të rezultatit paraprak për Tiranën. Takimi i ambasadorit me Bashen i paraprin takimeve të tjera gjatë paradites së djeshme të tre ambasadorëve Arvizu,Sequi dhe ثolfarth me kryeministrin Berisha dhe kreun e PS. Po dje këta ambasadorë shprehën domosdoshmërinë për shpalljen sa me shpejt te rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e metropolit shqiptar.

MBLEDHJA E DJESHME NE KQZ
Pasditja e djeshme u shoqërua me orë të tëra tensioni në sallën e mbledhjeve të KQZ-së, ku ishin të pranishëm një numer i madh deputetesh të PS por edhe jashtë këtij institucioni, ku ishin mbledhur deputetë dhe simpatizantë të kësaj partie. Deputetët e Partisë Socialiste bllokuan për rreth 6 orë veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas ligjvënësve socialistë, draft i propozuar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani synon të ndryshojë në tavolinë rezultatin paraprak të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, Edi Rama është fitues i garës elektorale, me 10 vota më shumë sesa rivali i tij demokrat, Lulzim Basha.E gjithë situata u mbikqyr nga forca të shumta të policisë që ishin vendosur jashtë KQZ-se.

Në orën 14:11, ndërsa KQZ-ja priste të niste punën, deputetët socialistë kishin zënë vendet si vëzhgues në sallën e mbledhjes për të mbikëqyrur zhvillimin e saj. Paraprakisht, në mbledhjen e tyre të grupit parlamentar ata kishin vendosur të mos lejonin miratimin e projekt-aktit, si edhe të ftonin simpatizantë socialistë për të protestuar jashtë godinës së KQZ-së. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, në ambientet e KQZ-së u vu re një prani e madhe e uniformave blu, të cilat tentuan të normalizonin situatën. Për t’i paraprirë çdo të papriture edhe në anekset e stadiumit “Qemal Stafa” u vendosën në gjendje gatishmërie një numër i madh forcash speciale. Ndërkohë që policia po mbante nën kontroll situatën, në ambientet e brendshme të KQZ-së tensioni kishte kapur majat. Në momentin që kreu i këtij institucioni, Arben Ristani po lexonte përmbajtjen e draftit, deputetët e PS-së filluan të përplasin këmbët dhe të shkaktonin ilaritet në sallë. Disa ligjvënës socialistë bllokuan mandej karrigen e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Niazi Kosovrasti. Kreu i KQZ-së kërkoi menjëherë lirimin e sallës, por pasi hasi në kundërshtimin e deputetëve socialistë, ai vendosi të ndërpriste mbledhjen pa njoftuar se kur do të rimblidhej sërish. Për shkak se deputetët e PS-së nuk po e lëshonin sallën, atëherë zëdhënësi i KQZ-së njoftoi mediat se mbledhja do të thirrej pas 24 orësh por pa specifikuar se kur. Në orën 20:12, ligjvënësit socialistë liruan sallën duke deklaruar në prononcime të ndryshme për median, se nuk do të lejonin ndryshimin në tavolinë të rezultatit paraprak për Bashkinë e Tiranës.
(s.g/GSH/balkanWeb)
 

Attachments

  • arvizu-prokuroria.jpg
    arvizu-prokuroria.jpg
    9.1 KB · Shikime: 45

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top