Albert Kamy

braziljania

Anëtar i Nderuar
Alber Kamy (1913 - 1960)

Alber Kamy u afirmua qysh ne veprat e para si një nga shkrimtaret me te fuqishem te shek XX.

Ne veprat e tej nderthuret arti i hijshem me mendimin e thelle, teknikat e sofistikuara te tekstit me çështjet themelore te qenies. Për te kuptuar Kamyne, duhet kaluar nëpër letersite greke e romake, nëpër historite e freve e te filozofise, duke mberritur te shrimtaret e mendimtaret klasike e moderne.. Veç kësaj, rrethanat e posacme te jetës e formuan Kamyne me një ndjeshmeri nga me te volitshmet për artin. Lindur ne Algjeri nga baba francceze e nene spanjolle, te Kamyja u poqen ne një harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij perben një dukuri origjinale dhe me një vlerë te spikatur te letersise moderne..

Jeta.

U lind me 7 nenteo 1913.. Ne saje te presionit te babait, i ngjek rregullisht studimet deri ne universitet, ku diplomohet për Filozofi. Ne vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta ne jetë dhe piqet nëpër pervoja gjithefareshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkulos por i shpeton vdejes por jo kurimeve te vazhdueshme..

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli.

Viti 1937 shenon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse.. Boton librin " E mbrapshte dhe e mbara" me ese te rinise.

Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasem"

. Me pas punon ne gazetat seriose te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje "Aktualet"

Behet i njohur me 1942 me botimin e esese filozofike "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunes e te pakuptimte qe Kamyja e emerton me emrin ..absurd.. Po atë vit boton romanin " I Huaji", pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit.

Krimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kalikula", me 1944, pershkrim poetik i cmendurise njerëzore te misheruar ne figuren e perandorit romak, Kalikula. Drama tjetër është " te drejtet" himn i sakrifices për liri.

Veper tjetër është eseja "Mendime për gijotinen", ku dënon heqjen e denimit me vdekje.

Botime te tjetër është . romani "Murtaja", qe mbahet si një nga romanet me te mira te shek XX, ku i bëhet një sinteze qendreses njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranise.

Botimi i esese "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashper te intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vajti thelle. ne këto vite deshperimi e vetmie ai shkroi vepren e tij me pesimiste e te zymte "Renia", aktualizim i paraboles biblike mbi gjendjen e njeriut si mekatar dhe i pandreqshem.

. Me 1957 suksesi letrare i Kamyse vleresohet me çmimin Nobei.

Kamy e gjen vdekjen nga një aklsident automobilistik me 4 janar 1960.

Doreshkrimi i paperfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë", qe e botuan me pas te paplote me 1994.

Kushdo qe ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamyse, kupton se ky është një autor i një lloj te veçantë.



letersia.com
 
Pe: Albert Kamy

"All men have a Sweetness in their life. That is what helps them go on. It is towards that they turn when they feel too worn out."
— Albert Camus
 
Pe: Albert Kamy


I huaji...

Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të

mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve

nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para.

Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një

mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po

paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe

mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi. Duhej

ose të ulej ose të ngrihej.

I kisha sytë të fiksuar përdhe. Bëri një hap drejt meje dhe ndaloi, sikur të mos guxonte

të bënte më përpara. Vështronte qiellin nëpërmjet hekurave të dritares.

“- Gaboheni, biri im, - më tha ai, - mund t’ju kërkojnë më shumë. Ndoshta do t’ju kërkojnë…

- اfarë mund të më kërkojnë?

- Mund t’ju kërkojnë që të shihni.

- اfarë?

Prifti vështroi përreth tij dhe u përgjigj papritur me një zë të lodhur: gjithë këta gurë djersijnë

dhembje, e di mirë. Gjithmonë i kam shikuar me ankth. Por, në thellësi të zemrës, e di mirë që

më mjeranët nga ju kanë parë që nga errësira e tyre ka dalë një fytyrë e shenjtë. Ju kërkohet që

të shihni pikërisht këtë fytyrë.”

Sikur u gjallërova pak. I thashë se kishte muaj që shikoja këto mure të trashë. Nuk

kishte asgjë dhe asnjë njeri që të mund ta njihja më mirë se këto mure. Ndoshta para disa

kohësh, kisha kërkuar dhe unë të gjeja aty një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit

dhe flakën e dëshirës: ishte fytyra e Marisë. E kisha kërkuar më kot aty brenda. Tashmë çdo

gjë kishte marrë fund. Gjithsesi, në asnjë rast nuk kisha parë të shfaqej ndonjë gjë nga kjo

djersë që lëshonin gurët.

Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun

tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e

fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja

e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në

këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më

njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që

prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte

gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e

para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim

melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të

rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë

gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e

keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i

hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.
 
Pe: Albert Kamy

Murtaja...

Në të gdhirë ata zhyteshin përsëri në botën e murtajës, pra, në rutinën e jetës së përditshme.

Ju do të pyesni: kujt i përngjanin këta të vetmuar, të mjerë? Përgjigjja është e thjeshtë: ata i përngjanin askujt! Ose, nëse doni të mësoni diçka më shumë, ata i ngjanin të gjithë njerëzve, kishin një fizionomi fare të përgjithshme. Njësoj si tërë qytetarët ata nuk e çanin për asgjë kokën dhe po njësoj si ata ndizeshin për pakogjë. اdo ditë që shkonte i bënte ata më kritikë dhe më shumë gjakftohtë. Edhe më të mençurit prej tyre mund t’i shihje, për shembull, tek silleshin si gjithë të tjerët dhe lexonin me radhë gazetat, ose tek përgjonin me ankth radion, sikur dëshëronin të kapnin ndonjë fjalë, e cila do t’u jepte mundësinë të besonin se murtaja mori fund, ose tek pushtoheshin nga shpresat e rreme apo makthet e kota gjatë leximit të disa shkrimeve, ku gazetarët hidhnin shkel e shko hipotezat e tyre duke gogësirë me mërzi. Kohën që u mbetej e shkonin me nga një krikëll birrë në dorë, shpesh u bënin edhe shërbim të sëmurëve, dembeloseshin apo, në të kundërt, dërrmoheshin në punë, rendisnin skeda, apo dëgjonin gramafonin, pa u dalluar fort nga shoshoqi. Me një fjalë, ata kishin humbur aftësinë për të zgjedhur. Murtaja i kishte paralizuar mendjet e zgjuara. Kjo dukej krejt qatë kur shihje se asnjëri nuk pyeste më për vlerat e veshjeve që mbain apo për ato të ushqimeve që blinin. Ata mund të pranonin fare qetë çdo gjë që u jepej...
 
Titulli: Albert Kamy

"Miti i Sizifit" (Fragment)


Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit.
Këtu qëndron gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i përket atij. Shkëmbi është gjëja e tij... Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotë “po”, dhe përpjekja e tij nuk rresht kurrë. Në qoftë se ekziston një fat vetiak, nuk mund të ketë fat të lartë, ose të paktën ekziston vetëm një fat, për të cilin mendohet se është fatal e i përçmuar. Për çfarë mbetet, ai e di veten zot të ditëve të tij. Në këtë çast të vështirë kur n jeriu kthen sytë nga jeta e vet, Sizifi, duke shkuar drejt shkëmbit, sodit këtë rrjedhë veprimesh pa lidhje që bëhet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nën vështrimin e kujtesës së tij dhe së shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Për rrjedhojë, i bindur për origjinën krejtësisht njerëzore të gjithçkaje që është njerëzore, i verbër që dëshiron të shohë dhe që e di se nata nuk ka fund, ai është gjithmonë ë udhë. Shkëmbi vazhdon të rrokulliset.
Po e le Sizifin në këmbët e malit! Gjithmonë takojmë barrën e tij. Por Sizifi na këshillon një besnikëri të lartë, e cila moho perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo, gjithsesi, këtej e tutje pa zotëri, nuk i duket as shterpë, as boshe. اdo kokërrizë e këtij gruri, çdo nriçim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formojnë në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Duhet ta përfytyrojmë Sizifin të lumtur.
 
Titulli: Albert Kamy

Albert Kamy, 100 vjetori i lindjes: Nuk është absurd, është dashuri

albert-kamy-320x2021.jpg


Në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur francez, Albert Kamy, Ministria e Kulturës kujton nobelistin përmes ekspozimit të librave që kanë ardhur në shqip.

Albert Kamy erdhi për herë të parë në një libër në gjuhën shqipe më vitin 1961 në Kosovë, vetëm një vit pasi ishte ndarë nga jeta. Shtëpia botuese “Rilindja” hodhi në treg për lexuesit romanin e tij më të njohur “I huaji”. Ndërsa në Shqipërinë komuniste shkrimtarë si Kamyja ishin të ndaluar, “I huaji”, kishte kohë që shkëmbehej fshehurazi ndër studentë të letërsisë, apo njerëz që merreshin me letrat në Tiranën e atyre viteve. Disa kopje të tij frëngjisht, të sjella në Shqipëri nga ata që kishin shkuar jashtë për udhëtime pune, kishin mjaftuar për ta bërë të njohur shkrimtarin ndër ambientet letrare. Gati 23 vjet më vonë po “Rilindja” e Kosovës do të hidhte në treg një tjetër libër të nobelistit francez “Kaligula i ndjekur nga keqkuptimi” (1984). Në Shqipëri, Albert Kamyja do të vinte i plotë në një libër pas viteve ‘90. “Miti i Sizifit”, një libër i cili të fton të endesh dhe të kuptosh absurdin, erdhi në shqip nën përkthimin e Petrit Sinanit, nga shtëpia botuese “Fan Noli” më 1992. Po atë vit, shtëpia botuese “Naim Frashëri”, i vetmi ent botues shtetëror që tashmë ishte drejt fundit, hedh në treg një tjetër libër të rëndësishëm të tij “Rënia”. Libri i shkruar nga Kamy më 1958-n është shkruar si rrëfim i personazhit kryesor kundër dyfytyrësisë, kundër mashtrimit dhe egocentrizmit, të cilat konsiderohen jo thjesht vese, por mëkate me thelb antinjerëzor, të tilla që e pengojnë njeriun të dashurojë e të jetojë ashtu si duhet.

Në fjalimin e shquar që mbajti me rastin e dorëzimit të çmimit Nobel, Kamy u shpreh se “mohimi i së keqes dhe qëndresa fort përpara skllavërimit” tashmë ishin arritur! Në vitin 2003 “Ombra GVG” boton esenë “Letra mikut gjerman” në të cilën Kamy bisedon me mikun gjerman të imagjinuar, kërkon që bota të përfshihet nga solidariteti dhe njerëzit të përveshin mëngët për ta larguar sa më parë fatin mizor dhe për të jetuar në harmoni. ثshtë i vetëdijshëm për vështirësitë, por ka besim te njerëzit. “Më pyesni, – i drejtohet Kamy mikut gjerman, – se çdo të thotë ta shpëtosh njeriun? Përgjigjja ime është: kjo do të thotë të mos e sakatosh atë, por të mbash si orientuese drejtësinë. Dhe këtë është i zoti që ta ngrejë në këmbë vetëm njeriu”. Kështu përpara nesh qëndron ekzistencialisti Kamy, i pasuruar me idenë e solidaritetit njerëzor. ثshtë ekzistencialisti shpërfillës i kësaj jete të parregulluar, që del me mendimin e përgjegjësisë që ndien përpara njerëzve, lidhur me gjithçka që ndodh me njeriun në këtë botë. “Mërgimi dhe Mbretëria” është një tjetër libër i tij i cili vjen në shqip po nga kjo shtëpi botuese më 2003-in. 44 vjet nga botimi i tij në Kosovë, vjen i botuar në Shqipëri, romani “I huaji” nga “Vëllezërit Tafa” nën përkthimin e Nasi Lerës. Një përkthim që shkrimtari Lera e shoqëron dhe me një parathënie, ku tregon udhëtimin e tij në Algjer, në vendin ku dy personazhet e këtij libri Mersoja dhe Maria jetojnë historinë e tyre të dashurisë. “Njeriu i revoltuar”, një tjetër roman i tij botohet në Kosovë më 2010-tën nga “AIKD”, ndërsa më 2011 ribotohet sërish “Rënia”, por këtë herë nga “Argeta”. Kjo është harta e botimeve të Albert Kamysë në shqip, ku kanë mbetur jashtë shumë libra të tjerë të njohur të këtij shkrimtari, të cilat ende nuk kanë ardhur në shqip.

Ky vit është dhe 100-vjetori i lindjes së shkrimtarit, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re, në moshën 47-vjeçare, Ministria e Kulturës do të organizojë një aktivitet kushtuar veprës së tij. Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Librit më 14 nëntor do të organizohet konferenca me titull “Kamy, transmetues i ideve demokratike” me pjesëmarrjen e Jean Yves Guerin, profesor i letërsisë franceze, drejtor i Shkollës Doktorale të Letërsisë Franceze dhe të Krahasuar, Universiteti Sorbonne Paris 3, drejtorit të Institutit të Albanologjisë, Ardian Marashi, ambasadores së Francës në Tiranë, Christine Moro, dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Në stendën e ambasadës franceze po atë ditë do të jetë një fotoekspozitë kushtuar jetës dhe librave të këtij shkrimtari. I diplomuar për Filozofi, Kamy do ta gjejë veten shumë shpejt të përfshirë nga dëshira për të shkruar. Në moshën 30-vjeçare boton romanin e parë, vetëm pak kohë pasi i kishte shpëtuar një sëmundje që mund ta çonte drejt vdekjes. Pasioni për filozofinë do ta bënte Kamynë, të përshkruante absurdin në shkrimet e tij. Heronjtë e tij ishin ekzistencialistë, dhe pse shpesh thoshte se “Nuk ishte i tillë”. “Unë dhe Sartri e gjejmë shpesh veten të përshirë në këtë term, por nuk jemi ekzistencialistë”. Por, ekzistenca njerëzore në librat e tij duket e pakuptimtë. Tek “I huaji”, një nga librat e tij më të lexuar, personazhi i tij kryesor është në kontradiktë me jetën.

Vetë jeta ishte një kontradiktë e madhe për Kamynë, i cili nuk deshi ta sillte ndryshe në librat që shkroi. Por ndërsa në librat që shkroi ai të krijonte idenë e një burri të ftohtë, një grua kishte mundur të prekte zemrën e tij. Ajo ishte aktorja bohemiane, Simone Hie, me të cilën u takua në vitin 1932. Ai e ndjeu trupin e saj dhe pse në dorë mbante një unazë nga miku i tij, Max Pol Founchet, me të cilin ajo ishte fejuar. Takimin e parë bashkë e patën në teatër…për të vijuar më pas kafeneve dhe parqeve të Parisit. Në vitin 1934 ata lidhën martesë e cila do të përfundonte shumë shpejt, për shkak të varësisë së Simon nga droga. Kamy nuk e harroi asnjëherë atë, dhe pse në jetën e tij takoi të tjera femra. Pas ndarjes ai u kujdes për vite me radhë duke i paguar mjekimin. Për biografin e Kamy, Oliver Todd, Simonë është personifikuar te personazhi Maria në romanin “I huaji”. Në asnjë vepër të letërsisë botërore, dashuria nuk i ngjan aq shumë absurdit sa te ky libër. Për Todd “I huaji” është një himn për Simonë, dhe vendin e tij të lindjes Algjerin. Teksa kërkonte vdekjen në librat që shkroi, ajo do të vinte shumë shpejt në jetën e shkrimtarit. Në moshën 47-vjeçare vetëm tre vjet pasi kishte marrë çmimin Nobel, ai vdes në një aksident automobilistik më 4 janar 1960 bashkë me botuesin e veprave të tij, Mishel Gallimard.
G.Shqip
 
Titulli: Albert Kamy

Mbi jeten dhe veprat e Camus me detaje, treguar nga njerezit qe e rrethonin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Albert Kamy

“Jo, tha ngadhënjimtari, mos mendoni se meqë dua veprimin, më është dashur të harroj të mendoj. Përkundrazi, unë mund të përkufizoj në mënyrë të përkryer atë që besoj. Sepse e besoj me forcë dhe e shoh me shikim të ngurtë e të qartë. Mos u besoni atyre që thonë: “Këtë gjë e di shumë mirë, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nëse nuk e shprehin dot, kjo do të thotë që nuk e dinë ose që nga përtacia janë ndalur te lëvorja.
Nuk kam shumë opinione. Në fund të jetës, njeriu vëren se ka harxhuar vite të tëra që të sigurohej për një të vërtetë të vetme. Por një e vetme, nëse ajo është e dukshme, mjafton për drejtimin e një ekzistence. Për mua, unë kam me siguri diçka për të thënë për individin. Për të duhet folur me ashpërsi dhe, po të jetë nevoja, me përçmimin e duhur.
Një njeri është më tepër njeri nga gjërat, për të cilat hesht sesa nga gjërat që thotë. Ka shumë nga ato, për të cilat nuk do të flas. Por jam shumë i sigurtë se për të mbështetur gjykimet e tyre të gjithë ata që kanë dhënë vlerësime për njeriun, e kanë bërë me shumë më pak përvojë se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekëse ndoshta e ka parandier se çfarë duhej vërejtur. Por epoka, rrënojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me të vërteta. Për popujt e lashtë dhe madje për më të mëvonshmit deri në erën e makinave, është e mundur të viheshin në balancë virtytet e shoqërisë e të individit, dhe të përcaktohej se kush duhej t’i shërbente tjetrit. Kjo gjë është e mundur fillimisht falë kësaj lajthitjeje të ngulitur në zemrën e njeriut dhe sipas së cilës qëniet janë krijuar për t’u bërë ose për t’u kërkuar shërbime të tjerëve. Kjo gjë ishte ende e mundur se as shoqëria as individi nuk i kishin treguar gjithë aftësitë e tyre praktike.

NGADHENJIMI (Nga Miti i Sizifit)​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top