اka vidhet nëpër hotele

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
toweltheft.jpg

Hotelet e ndryshme nëpër botë kanë humbje miliona dollarëshe nga gjërat me vlera të ndryshme të cilat i “zhdukin” mysafirët.
Në botë flitet pa kompleks në lidhje me gjësendet e vlefshme të cilat çdo ditë vidhen kryesisht nga dhomat e hoteleve luksoze. Situatën absurde më së miri e përshkruan rasti i disa turistëve anglezë të cilët vjedhjen e peshqve të artë nga një hotel luksoz, janë munduar ta arsyetojnë me atë se ato ju ndihmojnë më mirë për zgjidhjen e problemeve me stresin.

Arsyetimet bizare nuk kanë fund, pasi mediat kanë arritur të kuptojnë se nga një hotel i zinxhirit Starwood është zhdukur një piano, ndërsa një çift amerikan kishte arritur që gjithë inventarin e dhomës ta fusë në furgon dhe ta dërgojë në drejtim të panjohur. Në të dyja rastet, stafi i hotelit kishte menduar se këtë e kishin bërë punëtorët që rregullojnë dhomat.

Një drejtor i një hoteli në SHBA ka treguar se një çift kishte kërkuar dhomë pranë parkingut, me arsyetimin se ishin duke u bartur dhe dëshironin të kenë kujdes ndaj gjërave të tyre. Ndërkaq, mëngjesin e radhës, pastruesja e dhomës kishte vërejtur se qëllimi kishte qenë bartja e gjithë inventarit të dhomës, i cili ishte zhdukur së bashku me çiftin në fjalë.

Sipas një hulumtimi të realizuar në Britani të Madhe, nga të ashtuquajturat vjedhje të përditshme, më së shpeshti mungojnë tepihët, dritat, pasqyrat dhe mbulesat. Ndërkohë, në SHBA shpesh zhduken edhe librat e përshtypjeve të mysafirëve, varëset, mantelet dhe peshqirët, me ç’rast për shkak të vjedhjeve të shpeshta, drejtuesit e hoteleve duhet të shpenzojnë disa herë më shumë në raport me buxhetin e planifikuar në fillim.

Edhe pse në peshqirët në të shumtën e rasteve ndodhet emri dhe logoja e hotelit, zinxhiri amerikan i hoteleve Holiday Inn, brenda vitit humbet rreth 560.000 peshqirë si pasojë e vjedhjeve, ndërsa aty përfshihet edhe zhdukja e madhe e jorganëve, çarçafëve dhe jastëkëve. Besoni ose jo, në kuadër të gjërave të vjedhura nga hotelet përfshihen edhe llambat e dritës, madje edhe dirigjuesit e televizorëve dhe bateritë e tyre.

Nuk është e rrallë edhe zhdukja e rubineteve, fotografive dhe televizorëve, të cilët nuk është edhe aq lehtë për t’i nxjerrë nga dhoma. Objekt i shpeshtë i vjedhjes janë edhe lapsat dhe blloqet me logo të hoteleve, të cilat mysafirët i marrin për të kujtuar vendin ku ka kanë kaluar pushimet.

Krahas gjësendeve të përmendura, në listën ‘e nxehtë’ të prioriteteve të hajnave të hoteleve hyjnë edhe tharëset e flokëve, telefonat, aparatet për kafe, radiot, hekuri etj.

/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top