Ajo gruaja-nena

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
275552024_10225559010657513_3900360984024898443_n.jpg

Ajo që burrin e robëron me fytyrën e saj inxhi
si i bëhet vallë, kur nis e sillet si robina e tij?
Ajo që ta dridh zemrën me krenarinë e saj,
çfarë do të bësh kur të vijë te ti në vaj?
Ajo që me shpërfilljen e saj e bën gjakun
në zemrën dhe shpirtin tënd të gufojë,
si i bëhet, kur për ty të ndiejë nevojë?
Ajo që na shtin në lak me tiraninë e mizorinë e saj,
ç’përligjje do të nxjerrim ne ndaj përgjërimit të saj?
"Njerëzve u është hijeshuar dashuria për ëndjet: gratë, ..."*
Zoti e bëri tërheqëse, si t’i shqiten burrat e ngratë?
Ngase Havanë Ai e krijoi që Ademi të "gjente prehje në të",**
si mund të shkëputet prej saj Ademi e të rrojë pa të?
Edhe n’qoftë Rustem, më trim se Hamzai i shpatës,
rob i përhershëm mbetet ndaj urdhrit të plakës...
Zjarri mposhtet nga uji se prej tij ka drojë;
po kur zjarri mbulohet, e bën ujin të vlojë.
Kur mes tyre vihet një ibrik, o mbret,
zjarri e zhbën ujin – në avull e kthen.
Nëse për së jashtmi, si uji, gruan e sundon,
përbrenda i sunduar ti je, gruan e kërkon.
Këtë tipar e gëzon insani, kush është njerëzor,
hajvanit i mungon dashuria, ka rangun inferior.
E ka thënë Pejgamberi: “Gratë i mbizotërojnë
burrat me intelekt dhe Zotëruesit e Zemrave,
kurse burrat injorantë i mbizotërojnë gratë,
sepse prangosen nga egërsia e shtazëve.”
Mirësi, butësi nuk kanë, u mungon dashuria,
sepse natyrën e tyre e mbisundon kafshëria.
Dashuria e mirësia është cilësi e insanit,
zemërimi dhe epshi i përkasin hajvanit.
Ajo është rrezëllima e Zotit, jo e dashura jote:
ajo është Krijuese, ‘e pakrijuar’ mund të thoshe.
* Kuran, 3:14.
** Kuran, 7:189.
(Xhelāl ed-Dīn Rūmī, Mesnevī, libri I, distihët 2421–37, shek. XIII)
"Haku i nënës sate është që ta dish se ajo të mbajti ku askush nuk mban kënd, të dha nga loçka e zemrës atë që askush nuk ia jep kujt, dhe të mbrojti me të gjitha organet e saj. Ajo nuk u merakos nëse uritej përderisa haje ti, nëse etej përderisa pije ti, në rrinte zhveshur përderisa visheshe ti apo ishte në diell përderisa ishe në hije ti. Ajo hoqi dorë nga gjumi për hatrin tënd, të mbrojti nga të nxehtit e të ftohtit - të gjitha që të mund t’i përkisje. Nuk do arrish t’i shprehësh dot mirënjohje, përveçse me ndihmë e sukses nga Zoti."
(Imam ʿAlī ibn el-Ḥusein Zejnu'l-ʿĀbidīn, Trajtesa e të drejtave, nr. 22; shek. VII)

marre nga muri i Fb te Edin Lohja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top