Aja Sofia, pas 85 vitesh thirret ezani

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/

Në Aja Sofinë e famshme të Stambollit, mëngjesin e sotëm për herë të parë pas 85 vitesh u thirr ezani i namazit të sabahut, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rasrtin e shënimit të natës së 27-të të muajit të Ramazanit, Natës së Lejlet-ul-Kadrit, mbrëmë në Aja Sofia të Stambollit u organizua program, ku të pranishëm ishin Kreu i اështjeve Fetare (Diyanet) të Republikës së Turqisë, Mehmet Gormez dhe hafizë të shumtë.

Gjatë programit hafizët këndonin ilahi si dhe lexonin pjesë nga Kurani, të ndjekur me lutje, pas së cilës besimtarëve iu drejtua kreu i Diyanetit turk Mehmet Gormez.

Gormez në fillim të gjithë muslimanëve ua uroi Natën e Kadrit, natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Ai potencoi rëndësinë e natës së bekuar të Lejlet-ul-Kadrit duke pasur parasysh se në këtë natë filloi zbritja e Kur’anit, dhe u bëri thirrje besimtarëve që këtë natë ta kalojnë me lutje.

Gormez shkurtimisht iu referua edhe sulmit të fundit terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, ku u vranë të paktën 44 persona. Sipas tij, në këtë sulm terrorist nuk janë sulmuar vetëm jetët e njerëzve, por edhe për vlerat sublime që Islami i ka sjellë njerëzimit.

Pas programit, profesori nga Fakulteti i Studimeve Islame në Universitetin e Ankarasë dhe muezini i njohur turk Fatih Koca thirri ezanin e namazit të sabahut, që ishte hera e parë në Aja Sofia në 85 vitet e fundit. //mesazhi
 
Titulli: Aja Sofia, pas 85 vitesh thirret ezani

Kjo konfermon qe Turqia po kthehet ne nje shtet islamik-radikal si ne kohen e sulltanllekut.

Shen Sofia u be muze nga Ataturk si simbol i nje sheti laik. Pasi kjo Bazilike e ndertuar ne 1500 vjet me pare i sherbente besimtarve ortodoks.
Po te ishin kaq paqesor myslimanet nuk do ta preknin kete kult besimtarve ortodoks, po te ishin kaq tolerant myslimanet ndaj besimeve te tjere nuk do te bertisnin Allah akbar mbi Baziliken e te krishterve.
Ky eshte islami i vertete: zaptim, nenshtrim, pervetsim, vjedhje, perdhunim te kulteve.
Ky rast i keti aktualiteti percjelle nje mesazhe ndaj botes se krishtere, nje sfide e Erdoganit ndaj Europes. Me kthimin e muzeu tashme nga 1935-sa ne kult fetar islam.

Islam = paqe??
 
Titulli: Aja Sofia, pas 85 vitesh thirret ezani

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Masha-Allah ^_^
 
Titulli: Aja Sofia, pas 85 vitesh thirret ezani

Kjo konfermon qe Turqia po kthehet ne nje shtet islamik-radikal si ne kohen e sulltanllekut.

Shen Sofia u be muze nga Ataturk si simbol i nje sheti laik. Pasi kjo Bazilike e ndertuar ne 1500 vjet me pare i sherbente besimtarve ortodoks.
Po te ishin kaq paqesor myslimanet nuk do ta preknin kete kult besimtarve ortodoks, po te ishin kaq tolerant myslimanet ndaj besimeve te tjere nuk do te bertisnin Allah akbar mbi Baziliken e te krishterve.
Ky eshte islami i vertete: zaptim, nenshtrim, pervetsim, vjedhje, perdhunim te kulteve.
Ky rast i keti aktualiteti percjelle nje mesazhe ndaj botes se krishtere, nje sfide e Erdoganit ndaj Europes. Me kthimin e muzeu tashme nga 1935-sa ne kult fetar islam.

Islam = paqe??

Paska kaluar vetem nje jave nga ky postim. Dhe ja, Erdogan sapo ka filluar Pucin e vertete ndaj shtetit turk. Kthimin e Turqise nen zaptimin e Kuranit me force.
Erdogan bashke me Allah akbar do shkojne perseri ne kafazin ku ishin, dhe Bazilika e Sofijes do ti hapen dyert turizmit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top