fcbesia
Anëtar i Respektuar
Në numrin e djeshëm të Gazetës, në vijim të publikimit për herë të parë në shqip të pjesëve nga libri i historianit britanik, Jason Tomes “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë” botuar në Londër më 2003, lexuesit duhet ti kenë tërhequr vëmendjen të dhënat për pasurinë, apo florinjtë që Zogu kishte me vete. Pra, pasuria e dukshme e Mbretit Zog në arrati ishin nëntë kasaforta, apo valixhe të mëdha të mbushura me florinj si dhe disa milionë dollarë të depozituar në banka. Më saktë këto shifra janë gjetur në atë kohë nga Ministria e Jashtme Britanike, burokratët e së cilës në dilemë e sipër të pranonin azilin e Zogut dhe të shpurës së tij ose jo, rrëmuan pikërisht për informacione mbi pasurinë e tij. Porse i vendosur në Angli një “incident” provon se pasuria e lëvizshme e Zogut ishte ku e ku më e madhe. Sipas një dëshmie, ish-Mbreti i Shqiptarëve, i joshur nga fuqia e mediave, tenton të blejë në shifrën 10 milionë stërlina gazetën më të madhe britanike “The Times”. Dhe kur një azilant në një shtet të huaj kërkon të blejë 10 milionë paund një gazetë, atëherë kuptohet se pasuria e tij është të paktën dyfishi i kësaj shume. Nga ana tjetër në të njëjtën periudhë buxheti vjetor i gjithë shtetit shqiptar nuk ishte më shumë se 2 milionë paund. Por vjedhjen e thesarit të shtetit nga Mbreti Zog në arrati e sipër e konfirmojnë edhe figura të tilla siç ishte Fan Noli. “Të paktën do ta bëjmë të harxhojë paratë e vjedhura për një kauzë të drejtë”, u shpreh dikur Noli në përkrahje të një fronti të gjerë për vetëvendosjen e Shqipërisë.
Natyrisht, mbreti nuk kishte status diplomatik, por këmbëngulja e tij të bënte të mendoje se e kishte. Në gusht 1941, ai u kap pas vullnetit të shprehur nga اurçill dhe Ruzvelt në Kartën e Atlantikut për “t’u kthyer të drejtat e sovranitetit atyre që u ishin marrë me forcë ato”. Thirrja e tij drejtuar aleatëve për përfaqësim të Shqipërisë në konferencën në pallatin St.James në shtator, gjithsesi, rezultoi në disa letra të kthyera mbrapsht, një refuzim ky që u bë edhe me therës me pranimin e اekosllovakisë. Kundërshtarët më të mëdhenj të Zogut në kampin aletat ishin grekët. Ai ofroi një plebishit në kufi pas luftës, por Tsouderos, Kryeministri grek në azil, e akuzoi atë si persekutues të minoritetit grek, shfaqi pretendime për Gjirokastrën dhe Korçën dhe iu referua shqiptarëve si njerëz “gjysmë të egër”. Marrëveshjet e tij joformale me qeverinë jugosllave në azil ishin më shumë civile, pasi Ministri i Jashtëm Nincic ishte bashkëkonspiratori i tij i vjetër dhe Jugosllavia mendonte që Shqipëria do të bëhej një protektorat greko-jugosllav. Për të hequr qafe këtë propozim shqetësues, Zogu hodhi idenë moderne të një federate ballkanike pas luftës. Si shumë të tjerë edhe ai e mori si të mirëqenë disfatën e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania. Këshilla e tij për britanikët ishte të sulmonin në Europën Juglindore para se ushtritë gjermane të riorganizoheshin. Do të ishte i aftë të kontrobuonte në operacionet në Greqi dhe Itali, siç tha ai. Mbreti i vetëshpallur nuk e humbi asnjëherë kurajën për të thënë gjëra të mëdha dhe për të shqyrtuar mundësitë e fundit. Ai besonte se nuk kishte asgjë për të humbur nga egzagjerimi i pamasë. Por, çfarë çmimi kishte kredibiliteti i tij? Qarkullonin zëra në SOE se po përpiqej të shpëtonte veten në verën e vitit 1942, kur aleatët po mundoheshin të kontaktonin me gjermanët përmes Zvicrës.
Të vetëdijshëm se ata po rrëzonin çdo sugjerim të tij, britanikët i shkonin pas qejfit Zogut në lidhje me çështjet personale, kryesisht duke mos i përmendur pagesën e taksave. Ai i menaxhonte financat në mënyrë shumë diskrete, duke mbajur drafte kesh dhe ato të bankave dhe pjesën tjetër të pasurisë e kishte investuar përtej detit. Ai pranoi se kishte një shumë të konsiderueshme edhe në Argjentinë. Familja e tij nuk i njihte kufizimet dhe Zyra e Jashtme e ndihmoi për të rimarrë bagazhet që kishe braktisur në Francë. Ai mbërriti në Liverpul nga Spanja dhe Portugalia në prill të vitit 1941, kur Zogu duke u përpjekur të garantonte statusin e tij sfidoi të drejtat e oficerëve të doganës për të kontolluar valixhet diplomatike. Kjo vonesë i kushtoi shumë shtrenjtë, më 5 maj bombat goditën magazinën dhe shkaktuan mjaft dëme. Edhe një herë tjetër, britanikët ia plotësuan qejfin Zogut duke i dhënë atij 51 mijë stërlina dëmshpërblim, pas tre vitesh përpjekje. Princesha Nafije kishte humbur shtatë pallto dhe oborrtarët e tije u përpoqen të paraqisnin shumë pretendime të tjera deri në vitin 1948.
Me gjëra si këto, britanikët lehtësuan disi ndërgjegjen e tyre. Pierson Dixon i Zyrës së Jashtme pranoi: “Zogu, të flasim hapur, është një viktimë e politikës së zbutur. Nëse italianët do të kishin pushtuar Shqipëqrinë pasi i shpallën luftë Britanisë së Madhe, Zogu pa dyshim do të ishte pritur në këtë vend si një mik i nderuar i barabartë me monarkë të tjerë që largoheshin nga vendet e tyre të pushtuara nga anëtarët e Boshtit.
Haakon i Norvegjisë, Charlotte e Luksemburgut, Pjetri i Jugosllavisë, Wilhemina e Holandës dhe George i Greqisë, të gjithë mbërritën në Londër dhe britanikët nuk e vunë në diskutim kurrë statusin e tyre, përveç rastit të Greqisë për shkakj se rivendosja e monarkisë atje ishtë bërë me një referendum të dyshimtë në vitin 1935. Mbreti George VI nuk donte të shihte monarkinë të fyhej kaq rëndë, por autoritetet e këshilluan t’i hiqte një vizë Zogut. Zogu ishte monarku i vetëm europian që s’kishte lidhje gjaku me Windsorët (nëpërmjet Geraldinës ai mund të pretendonte një lidhje të largët të shekullit të 17-të me princeshën Anhalt-Dessau). Të përjashtuar nga qarqet mbretërore, Mbreti dhe Mbretëresha e Shqipërisë e kishin të kufizuar angazhimin e tyre në publik vetëm me pjesëmarrjet në pritjet e ambasadave turke dhe egjiptiane. Geraldina ishte pasuria më e mahde e oborrit në fushën e marrëdhënieve publike. “Mbretëresha, vëren Cecil Beaton, me një buzëqeshje gjithnjë të gatshme dhe sytë e shkëlqyer është aq e bukur, saqë mund të jetë një reklamë perfekte për çdo dyqan çokollatash”. Por, asaj nuk i dukej aq i bukur princi i kurorës: “Fëmija është dy vjeç, por duket sikur është katër, ka një lëkurë të zbehtë të pashëndetshme, një hundë të zgjatur dhe mollëza të hequra”. Edhe pse shkëlqente kudo që shkonte suksesi social i Geraldinës ishte i kufizuar nga ai i shoqërueseve të saj. Nëse nuk ishte me Zogun, ajo kishte me vete gjyshen e saj; “Cherie” Strale D’Ekna ishte e specializuar në recitalet e ankesave të mbretëreshës së re. Ajo që mund të konsiderohet si propaganda e shkruar për Zogun ishte një përkthim anglisht i “Dhjetë vjet, dhjetë muaj, dhjetë ditë” nga Antoinette Szinyei-Merse. Në kujtimet e saj, hungarezja e përshkruante Zogun “si një filantrop të vërtetë, që e urrente luksin, gënjeshtrat dhe diktaturën”. “Shqiptarët e idelizonin atë si një hero. Mbretëria e tij kishte qenë një gur themeli i demokracisë, lirisë dhe pavarësisë në Europë. Gjëra të tilla nuk mund të preknin këdo.
Zogu ende linte përshtypje të mirë kur i jepej shansi të bisedonte privatisht me njerëzit. Julian Amery i SOE u habit nga ky njeri i përmasave odiseane, i zgjuar, pa iluzione dhe intriga. Babai i tij, Leo Amery, atëherë në qeveri, e paraqiti çështjen e tij në Zyrën e Jashtme britanike, por Anthony Eden nuk kishte pasur kurrë simpati për çështjen e Zogut dhe Stafford Cripps e evitoi problemin e qiramarrësit të të vëllait.
Dështimet e njëpasnjëshme e çuan sërish mbretin në grupin e zakonshëm të entuziastëve ballkanikë. Mbrojtësja e Shqipërisë ishte Edith Durham, pothuaj 80 vjeç dhe e dhënë pas Nolit aq sa mendonte se “Zogu ishte shumë injorant dhe i pakulturuar për të qeverisur në mënyrë të drejtë”. Përtej korit të albanofilëve të vjetër, personazhet që mund të kishin më shumë interes ishin internacionalistët e së majtës. Lord Neol Buxton, F.W Pethick-Lowrence dhe Sylvia Pankhurst kishin bindjen se Zogu ishte një njeri me peshë në lëvizjen kombëtare. Në atë kohë edhe Mary Herbert riaktivizoi shoqatën anglo-shqiptare në vitin 1943.
Jashtë Parmoorit dhe rrethinave, shqiptarët në Britani ishin të paktë në numër, por mbreti do të donte të kishte edhe një më pak; ish-diplomatin-playboy اatin Saraçi, i cili arriti të kryente misionin e tij për të informuar zyrtarët e lartë britanikë se Ahmed Zogu ishte një pro-nazist.
“Të huajt e dinë, ashtu si dhe ne shqiptarët, se milionat tuaja janë bërë me gjakun e djemve tanë në të mirë dhe se pasuria juaj është ngritur mbi bazën e krimit, vrasjeve, tradhëtisë dhe vjedhjes.
Oborri mbretëror i këtij vendi dhe të tjera monarki e kanë injoruar vazhdimisht praninë tuaj këtu. Sa poshtë keni rënë, nuk jeni gjë tjetër veçse një kufomë. Sa më pak të përpiqeni e të luftoni kundër gishtave të hekurt që po ju mbysnin, aq më pak e turpshme dhe e dhimbshme do të jetë ekzistenca juaj e mjerë”.
Shpejt Zogu dhe Saraçi nisën të shkruanin kundër njëri tjetrit dhe nuk është aspak e vështirë të kuptosh se kush e nxiti shkrimin që e vendosi Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve kundër “Sunday Pictorial Newspaper LTD.” para trupit gjykues mbretëror në vitin 1943. “Ai ëndërron një uniformë të bardhë. Ai erdhi nga hiçi, nuk ka më ku të shkojë. I ngrysur, i vrazhdë dhe i mërzitur ai endet përgjatë kopshteve në Angli me truprojat e tij që ëndërrojnë madhështinë dhe pushtetin”.