Ah Dashuria

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Cfare mendoni se eshte dashuria? Cfare domethene ka te dashurosh dike? Deri ku mund te arrije dashuria? Sa zgjat ajo? Ndryshon ajo me kalimin e kohes?

Mendoni se dashurohet edhe e keqja? Ne c`menyre? A mund te quhet dashuri, edhe pse dashuron te keqen? Kush do te ishte nje perkufizim me i mire per kete lloj dashurie?


Une personalisht mendoj se Dashuria eshte nje ndjenje shume e forte,kur eshte e vertete. Eshte nga te paktat ndjenja qe e bejne boten me te bukur se ceshte.Nese dashuria eshte e thelle mund te zgjase tere jeten ashtu sic mund te shuhet brenda 2 diteve nese eshte thjesht nje gje kalimtare e cila nuk mund te quhet dashuri.Une mendoj se dashuria me kalimin e kohes jo se ndryshon ne mendim por ndryshon ne forme, ashtu sic ndryshojne njerezit me kalimin e kohes, edhe kjo ndjenje nuk mund te mbetet e pandryshuar por ajo qe ndodh eshte nje pershtatje e dashurise me moshen e njerezve. Pastaj nese dy persona qendrojne bashke per 20 vjet rresht eshte si te kishin te njetin gjak dhe gruaja behet si moter e burri si vella.

Po ju ??
 
dashuria eshte enerdgi pozitive qe leviz dhe mban gjall jeten njerzore.
Dashuria ushqen vetit e qenesishme te kuptimit dhe mbisjelljes njerzore
 
Me kete temen qe hape do me vdesesh fare mue.
Une dashurine do ta kufizoja me nje keqtrajtim te zemres.
 
nuk e di valla...ekziston dashnia e vertet dhe ajo qe na mendojm osht e vertet, kjo e dyta osht shum ma shum e perhapur..t'paren e kapin vetem pak krijesa, che c*lo che hanno:D, ju prin fati..
 
Redaktimi i fundit:
Mendoj se është një kuptim shumë i gjerë por në përgjithësi është ndjenja me e pastër, më e çiltër, më e thellë, më dashamirësie dhe me e fuqishme e një qenie që mundë të ushqejë për një qenie tjetër ( jo vetëm njerëzore), e cila ndjenjë e bënë qenien te lidhet aq ngushtë me dikë apo diçka sa që të bënë ta duash dhe të sakrifikosh gjithçka për të. Ndjenja pas së cilës qeniet jepen me dëshirë, kënaqësi dhe përkushtim të papërshkrueshëm.
Unë mendoj se dashuria ekziston tek të gjitha qeniet (andaj nuk bëra dallim) por ajo që i dallon qeniet mes veti por edhe qenien njerëzore është mënyra apo simbolika e të shprehurit të dashurisë. :kercejme::kercejme::kercejme::kercejme:
 
Ndjenja me absurde dhe me e pakuptuar ne bote. Behet njeriu i çmendur pas nje personi qe se ka aq gjak as asgje.
 
Cfare mendoni se eshte dashuria? Cfare domethene ka te dashurosh dike? Deri ku mund te arrije dashuria? Sa zgjat ajo? Ndryshon ajo me kalimin e kohes?

Mendoni se dashurohet edhe e keqja? Ne c`menyre? A mund te quhet dashuri, edhe pse dashuron te keqen? Kush do te ishte nje perkufizim me i mire per kete lloj dashurie?

mendoj se eshte dicka tip(dhimbje e embel), te dashurosh dike do te thote ta idealizosh ate njeri deri ne zot, cdo gje e shemtuar te te duket e bukur, cdo difekt te te te duket i mrekullueshem, cdo fjale e tij te duket si ilac mrekulliberes, eh
dashuria ska limite deri ku arrin ,nuk e di sa zgjat do doja perjetesisht po se besoj
po ndryshoi nuk do quhet me dashuri,
dashuria eshte e verber mendoj se kjo i perfaqson te keqiat
 
D-eshire
A-venture
Sh-qetesim,sherim
U-rrejtie
R-inim
I-lac sherimi.

Dashuria eshte e vetmja ndjenj qe ne momente te caktuara behesh i pafuqishem per ta kundeshtuar!
 
ah dashuria dashuria na i bllokoi tastieren fare ..nuk shkruaj dot me ...kjo fjale kaq e madhe por qe ne gojen e njerzve behet aq e vogel sepse nuk ja dine vleren kur e thone si fjale ..eshte dicka qe nuk mund te pershkruhet aq kollaj me pak fjale ...lere lere se na iku truri duke shkrujt per dashurine
 
Cfare mendoni se eshte dashuria?
[/SIZE]
Yyyy sa pyetje..:D
Sa gjera jane shkruar per dashurine, sa filozofira jane bere mbi te per ta kuptuar cfare eshte...une do thoja qe dashuria eshte gjithcka ne jemi..

Cfare domethene ka te dashurosh dike?
[/SIZE]


Te dashurosh dike do te thote ta duash ate me shume se veten, vetem kjo eshte dashuri e vertete...

Deri ku mund te arrije dashuria?
[/SIZE]

Varet ne ca kuptimi e ke kete..Dmth sa mund te besh per dashuri, apo...?

Sa zgjat ajo?
[/SIZE]

Zgjat deri sa te mbaroje..mbaron kur fillon te harrosh pse e ke dashur (kjo eshte edhe arsyeja se pse mbarojne shume dashuri, se qe ne fillim nuk ka nje pse..)


Ndryshon ajo me kalimin e kohes?
[/SIZE]

Dashuria nuk ndryshon asnjehere, jemi ne qe ndryshojme..

Mendoni se dashurohet edhe e keqja? Ne c`menyre?
[/SIZE]

Sma merr mendja qe ndonjeri( flas gjithmone per ata qe jane normal nga mendte) ta doje te keqen, edhe dreqi vete nuk e do ate.. e keqja eshte ndonjehere nje zgjedhje e detyruar..Te keqin mund ta dashurosh ama..:)
Arsyet pse nuk i di, mund te jene te shumta..

A mund te quhet dashuri, edhe pse dashuron te keqen?
[/SIZE]

Nese dashuron quhet gjithmone dashuri, ska rendesi se ke dashuron..:)

Kush do te ishte nje perkufizim me i mire per kete lloj dashurie?
[/SIZE]


Dashuri jo shume e zakonte..:)
 
Sa e rendesishme eshte dashuria per ty?

Sa e rendesishme eshte dashuria per ty?

Eshte ushqimi i shpirtit, cdo njeri ka nevoje te ndihet i/e dashuruar.
 
Per mua dashuria eshte e gjitha bota.
 
dashuria eshte horizonti qe na rethone,
 
se di sa e rendesishme eshte
por besoj me gjithe ket emer qe ka
do kete njefare rendesie te pakten per ca kohe se pergjithmone jo
 
per sa i perket dashunis n'qift beh diqka qe nuk din qysh osht ska si me t'mungu..nqs flasim per dashnin n'pergjithsi beh osht shum shum shum shummmmmmm e ronsishem...krijesa njerzore nuk jeton hiq pa dashni..
 
sa e rendesishme eshte dashuria per mua,

tani nevoja per te patur dike prane, per te mbeshtetur koken, per ti qare hallin, per te marre nje mendim, per te luajtur , per te nderthur aromen e dy gjinive, per te bere dallavere, per te bere aventure....... ky eshte personi qe dashuroj, pasi une kam nevoj per keto qe citova me lart per te bere nje jete te lumtur dhe bukur.
 
C'eshte dashuria?

Dashuria eshte nje krijim i evolucionit te njeriut per mbijetesen e species sone. Ajo zgjat tre vite. Fillon me kontaktin e pare seksual (pra ngeljes shtatyene) e derisa femija fillon te ushqehet me gjera te tjera pervec qumeshtit te nenes. Funksioni i dashurise pra eshte qe te mbaje partneret bashke aq sa eshte e nevojshme qe te kujdesen per femijen dhe mashkulli te kujdeset per femren.
 
Dashuria s'eshte kaq pak sa e ke pershkruar ..une do thoja se per dashurine s'ka asnje lloj perkufizimi te sakte....ajo s'njeh asnje formul.
 
dashuria eshte ndjenja me vuajtese e jetes
 
DERISA VAZHDON ENDE TE QARKULLOJE KJO PYETJE DO TE THOT QE NUK KA NJE PERKUFIZIM
jo cdo PSE e ka nje SEPSE
 
Dashuria...ndjenja qe fisnikeron njeriun...qe deshmon per ekzistencen e saj te perhershme dhe qe i ka rezistuar pluhurit te kohes...
 
Do dalesh i humbur besome... ;)

Ne disa raste humbja eshte me e embel se fitorja keshtuqe pa problem per mua mos u merakos. :puthje: :kercim::kercim::kercim::kercim:
 
boh se marr mundimin ta pershkruaj se e di qe sjam e zonja ta bej,mund t them vetem qe esht 1 nga ndjenjat qe me mban gjalle :)
 
Ne disa raste humbja eshte me e embel se fitorja keshtuqe pa problem per mua mos u merakos. :puthje: :kercim::kercim::kercim::kercim:

Kam hallin tim se ty dhe mund te te mbaj...:p

Duhet te them se eshte dhe e paparashikueshme,te kap kur nuk e pret :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top