Agjencia italiane e lajmeve e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” ka publikuar një artikull, në të cilin e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”, për shkak të objekteve të vjetra dhe multikulturore.

Prizreni është një mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj.

Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo shumë larg tyre gjendet edhe kisha katolike.

Prizreni njihet për zeje të lashta, që funksionojnë që nga viti 1400, shkruan agjencia italiane e lajmeve, transmeton Express.

Ai vizitohet nga 100 mijë turistë çdo vit, ka 117 mijë banorë, në mesin e tyre edhe hebrenj.

Dita
 
Titulli: Agjencia italiane e lajmeve e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”

E dua shume Prizrenin!
Uroj qe gjate veres qe vjen ta vizitoj!
 
Titulli: Agjencia italiane e lajmeve e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”

Une e adhuroj Prizrenin.E kam vizituar shpesh.
Merite ne ruajtjen e qytetit ka edhe Artemija vete qe se la millosh kokeboshin ta bombardoje.
Per mua Prizreni eshte nje nga qytetet me terheqes te trojeve shqiptare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top