Një hulumtim i kryer në Melburn, Australi, duke arritur në një përfundim pasi ka kryer një eksperimentim shumë të pazakontë, se xhinset nuk është ndonjë hata e madhe edhe po i pate veshur pa larë hic, tre muaj rresht.
Tullia Jack faktikist ka “detyruar” 30 vullnetarë të vishnin të njëjtat pantallona xhinse për tre muaj dhe kjo të paktën 5 herë në javë.
Qëllimi i eksperimentit është ai që të demonstronte se në kulturën tonë ekziston një “ekstremitet pastërtie”, që sjell rreziqe dhe shkakton ndotje, ku krahas tyre kemi dhe humbje energjetike.
“Të mos lani xhinset nuk është dhe aq keq sa të gjithë mund ta mendojnë”, - pohoi në një intervistë Jack, që ka shpjeguar: “nuk është e nevojshme që veshjet tona të lahen aq shpesh sa ç'mendojmë të gjithë. Njollat ikin e vijnë, ato ‘shkrihen’ edhe pa i larë.
Xhinset, edhe pse patën një përdorim shumë të shpeshtë, sërish nuk patën një erë të padurueshme apo dhe bezdisëse.
Faktikisht asnjë prej personave që ishte pjesë e eksperimentit nuk e pati problem ta përfundonte me sukses këtë hulumtim.
Më pas xhinset e përdorura për tre muaj radhazi dhe pa u larë u ekspozuan në galerinë “National Gallery të Victoria”, në mënyrë që vizituesit të vinin re se xhinset nuk ishin dhe aq të pista.
r.b/NOA