اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Love

βeℓℓe â๓e
Mosbesim, hutim, inat, por mbi të gjitha zhgënjim: këto janë disa nga ndjesitë që provojmë kur një mik ose mikeshë na kthen papritur krahët, ndërkohë që deri dje na kërkonte pa pushim, kalonim shumë kohë bashkë, bënim projekte dhe kishim një miqësi të fortë. Pastaj, papritur e pa kujtuar ndryshon sjellje dhe nuk shfaq më asnjë lloj interesi, rri si mënjanë duke luajtur edhe rolin e të ofenduarit. Kjo është një përvojë që secili prej nesh e ka provuar të paktën një herë në jetë, duke lënë gjurmë te ne, nëse gjërat bëhen me tendencë dhe në fshehtësi të plotë. Ato që të vrasin më shumë janë ftohtësia dhe mungesa e shpjegimit. Zhgënjimi është më i madh kur nuk kuptojmë arsyen. Kush na kthen krahët, me ose pa dashje, zakonisht nuk i shpjegon arsyet e ndryshimit të menjëhershëm dhe nuk shfaq mërzitje për miqësinë të cilës ka vendosur t’i japë fund në këtë mënyrë. Po ashtu, ai nuk e kupton poshtërimin që shkakton tek tjetri. Duke mos ditur arsyet se pse kjo miqësi prishet sa hap e mbyll sytë, çdo njeri do të kërkonte shpjegime për këtë sjellje. Nuk e dimë se si duhet të ndihemi: të tradhtuar apo se kemi bërë diçka keq. E gjithë kjo, sidomos kur jemi persona të ndjeshëm dhe e vlerësojmë mendimin e të tjerëve, na bën të ndihemi keq, aq sa edhe frenohemi ta pyesin personin që kemi përballë pse ka ndryshuar kështu: qëndrojmë të heshtur duke bluar me veten zhgënjimin. Ndihemi të dekurajuar dhe të inatosur, sepse mendojmë se është absurde të humbasësh një miqësi në këtë mënyrë.
اfarë mund të ketë ndodhur?

Gjëja e parë që duhet bërë është që ta shpëtojmë miqësinë. Nëse e duam dhe e vlerësojmë shokun/shoqen, është normale që do t’i kërkojmë shpjegime, por jo më shumë se një herë. Nëse gjërat nuk rregullohen, atëherë secili do të shkojë në rrugën e tij. Kur shoku/shoqja sheh që ju nuk jeni mërzitur, mund të jetë ai/ajo që do t’ju kërkojë shpjegime. Nëse nuk ndodh asnjëra prej këtyre, atëherë dorëzojuni humbjes së miqësisë, siç i nënshtroheni fatit dhe shumë gjërave të tjera që ndodhin në jetë.

Pranoni këtë situatë të pakuptimtë

Ndonjëherë duhet të pranojmë faktin se disa sjellje nuk kanë një shpjegim logjik. Mund të ndodhë që “përgjegjësi” i situatës të mos e kuptojë se përse e bëri këtë gjë: gjithçka mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i humorit. Të gjithëve na ndodh që të kemi ndryshime të forta të humorit. Gjithsesi, ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për një problem që nuk na takon.

Kujdes, sepse çështja mund të kthehet në një fiksim

Nëse zhgënjimi, pas disa muajsh vazhdon të jetë i fortë, mund të kthehet në një fiksim që mund të na shkatërrojë jetën dhe tregon praninë e një problemi te ne. Ndoshta ajo miqësi ishte domethënëse për ju, ose simbolizonte diçka shumë të rëndësishme nga e cila nuk mund të shkëputeni. Miqësia është një thesar i çmuar, nga i cili asnjëri prej nesh nuk mund të heqë dorë, por që shpesh edhe të tremb, sepse një ditë shoku ose shoqja mund t’ju kthejë krahët me indiferencën më të madhe.

Miqësia në zhvillimin e individit

Miqësitë vijnë pas marrëdhënies me prindërit dhe para lidhjes në çift. Miqtë janë të rëndësishëm gjatë periudhës kur përfundon fëmijëria dhe fillon mosha madhore, por vlera e tyre është më e madhe gjatë adoleshencës. Miqësitë lindin, por jo domosdoshmërish me individë të të njëjtës gjini dhe moshë. Miqësitë e para mund të lindin edhe gjatë fëmijërisë, kur djemtë dhe vajzat ndajnë të njëjtat lodra dhe të njëjtat eksperienca gjatë rritjes. Dy fëmijë që luajnë bashkë, hyjnë në shoqëri dhe e zhvillojnë më tej atë.
Burimi: albeu



Cila është arsyeja që e ka shtyrë shokun ose shoqen tonë të marrë këtë vendim kaq të papritur?
ا’duhet të bëjmë?
Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?
Apo ndoshta duhet lënë në heshtje?
Ju si do të vepronit ndaj një situate të tillë?
 
Redaktimi i fundit:
Pe: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Cila është arsyeja që e ka shtyrë shokun ose shoqen tonë të marrë këtë vendim kaq të papritur?
ا’duhet të bëjmë?
Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?
Apo ndoshta duhet lënë në heshtje?
Ju si do të vepronit ndaj një situate të tillë?

Njerezit ndryshojne ne jete kjo per shkak te rrethanave dhe mundesive qe sjell jeta...Pasi ka njerez qe u duhet te largohen nga shoqeria per shkak te punes,jeteses apo arsyeve te ndryshme,dhe pasi ne jeten e tyre fillojne e zene vend gjera te tjera kryesore...Ne fakt mua keta gjera sme pelqejne,as njerezit e tille sme pelqejne...Cdo gje ka vendin e vet,se u dashurove sdo te thote qe ske nevoje me per miqte,pasi miqte jane ato qe kur ishe vetem ose kur te mbesesh vetem,sdo te te lene vetem...Se je ne shkolle/pune e impenjime te tjera,njeriu e gjen kohen per te mbajtur nje shoqeri,por per tju pergjigjur pyetjes,secili di vete se cben...Shoku/shoqja nuk mbahen me zor,nese duan te ikin,une per veten time sdua te di as arsyet,sme intereson...Eshte vendim i tij/saj e respektoj,rendesi ka te di qe skam bere gje ne dem te tij/saj,per tjerat secili rri me ke deshiron...

Tani sme pelqeu pyetja tjeter qe u shtrua ose me sakte koncepti qe ju dha pyetjes...
Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?

Pse te fitosh nje shoqeri qenka poshterim??...Atehere kur po poshterohesh per nje shoqeri i bie qe shoqeria qenka e poshter dhe ti sdo te poshterohesh per ta??...Ky koncept mua pervec qe sme pelqen,por edhe ska logjike...Pasi nese u shoqerove me ate shoqeri qe te duket poshterim ta rifitosh dmth qe as ti si njeri sje me i/e mire ato/ata...Nese shoqeria ka qene e paster,ska krenari,e te quash nje veprim te tille poshterim i bie te mos kesh patur kurr shoqeri me ata njerez...Per mua te besh perpjekje te rifitosh nje shoqeri,eshte fisnikeri(nese kane ndodh keqkuptime dhe per shkak te ketyre keqkuptimeve kane ndodh ndarja apo shkeputja)...

Per pyetjet e tjera u pergjigja me lart...Pranoj dhe respektoj vendimet e te tjereve deri ne momentin qe une per vete jam e paster dhe ndarja ska ndodh nga ndonje dem i imi,apo gabim i imi,edhe pse jam e mendimit qe shoqeria,di te fale...Kur shoqerohesh me dike dmth qe ate njeri e ke pranuar sic eshte me te mira edhe te keqija,e si rrjedhoje duhet te jesh gati te pranosh gabimet e njeres pale dhe ti kalosh,ti falesh kur ja vlen,jo kur shkelet personaliteti yt...Ne keta raste,une do ''poshterohesha'' per shoqeri e skam turp:)
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Cila është arsyeja që e ka shtyrë shokun ose shoqen tonë të marrë këtë vendim kaq të papritur?

Arsyet jan te shumta nuk mund te percaktosh nje arsye te sakt lidhur mbi kte fakt lindin shum arsye qe kerkojn dhe nje shpjegim normalisht shoqoror

ا’duhet të bëjmë?

Te bejm me te miren per ti dhen nje zgjidhje nje situate te till per mos te len te na iki nga duart nje shoqeri qe kemi koh qe e kemi krujuar dhe ndshta mund te jet nje nder miket/miqt me te mir qe ke pas ndaj dhe duhet te gjesh menyren me te mir per te mos e humb kte shoqeri...

Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?

Sigurisht qe duhet te peranosh dhe te respektosh vendimin e shoqes/shokut per veprimet qe ai/ajo nderrmer por gjithmon egziston nje mundsi zgjidhjeje e ktij problemi , ekziston dhe nje dhenje shpjegim se pse shoku/shoqia arriten te marrin kte vendim duke hedh dhe veshtrimin tek vedia se ndoshta dhe vet mund te kesh ber dicka a mund te kesh gabuar ne nje vend qe e shtyn at te marri kte vendim dhe per kte mendoj ne baz te shoqeris qe ke e mertion nje far shpjegim nga kjo shoqeri dhe membas nse ste pelqen atere je i/e lir te veprosh ashtu sic ti e mendon...


Apo ndoshta duhet lënë në heshtje?


Mendimi im lidhur me heshtjen ,, nse qendron ne hestje nuk i vjen aspak ne ndihem shoqeris ,perkundrazi heshtja e largon kte shoqeri qe ti ke krijuar , nese mendon se gjithmon gjerat do ti zgjidhesh me mir duke zgjedh rrugen e heshtjes them se esht nje gabim nga i te menduarit ,,,nse e ke vlersuar kte shoqeri aq shum sa ti mendon dhe e respekton kte shoqeri atere mos rri ne heshtje por bej dicka dhe shpetoje, mos e ler te te rreshkas situata nga duart duke ndenj ne hestje....Edhe nse shoqia/shoku e kan gabim perpiqu sa do pak ti ndimosh dhe tju vesh ne dukje se ku jan gabim .....

Shok/shoqe mir esht ai/ajo qe te ven ne dukje dhe gabimet dhe perpiqet per ta rikuperuar kte gabim qe ti te mos e persrisesh me..



Ju si do të vepronit ndaj një situate të tillë?

Si do veproja une ne nje situat te till?!....Atere nese do shikoja nje lloj indiferizim tek shoqa/shoku normalisht do nderrmerrja hapin per ta pyet shokun/shoqen se pse ky lloj veprimi kundrejt meje dhe cilat jan shkaqe e ktij veprime , ne kte menyr me ve dhe mua ne djeni se ku qendron problemi , dhe do di si te veproj (Gjithmon flasim per nje shoqeri te sinqert dhe te paster) te di dhe une ku kam gabuar dhe hajde ta diskutojnm te dy se ku qendron problemi , ti gjejem nje zgjidhje per ta shptuar kte shoqeri..Nese do te refuzonte te fliste perseri do te insistoja me kemngulje per te gjet shkakun se pse ndodhi ky veprim pse duhet te prishet nje shoqeri e till per nje apo dy arsye, Normalisht cdo kush ka te drjeten e nje shpjegimi lidhur me veprimet qe ndikojn drejt perdrejt me te ..Dhe jo me kur behet fjal per nje shoqeri te paster dhe qe njiheni mjaft mir me njeri tjetrin . Ne asnje menyr nuk do ta lija te ndrpritesh me kaq nje shoqeri e till nese une ate e respektoj dhe e cmoj si shoqeri atere bej dhe cte mundem per mos ta humb kte shoqri..Sic dihet njeri te persosur nuk ka dhe normalisht dhe une kam ato gabimet e mija qe dashur pa dashur shfaqen ne nje shoqeri por nse sperpiqesh ti si shok/shoqe te me vesh ne dukje se ku une jam gabim dhe te kerkosh qe ta zgjidhim kte gabim e jo ti kthejem krahet dhe ta lem me aq ...Nese e shef shokun/shoqen ne nje gabim dhe e le perseri qe ai te arrij ta perseris prap te njetin gabim kjo une mendoj se nuk hyn tek ajo shoqeri qe ti e quan si nje theasr te shtrenjt..
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Zgjidhja....shoqeri e re ....shume e thjeshte....
Nga shoqeria i presim te gjitha,nuk eshte ndonje cudi e madhe (shoqeri te paster askush nuk ka ) Te gjithe e dim perveç familjes ,askush tjeter nuk i do te mirat e tua.
Duke u mesuar gjithmone me kte ide,pranojme edhe nje shoqeri hipokrite dhe pse ne siperfaqe duket shume e paster.Ne fund kur mbaron kjo shoqeri, askush ska pse te zhgenjehet fundja e dim qe shoqeri e tille ishte.Thjesht rutina qe krijohet nga shoqeria (daljet,xhirot,kafet..etj) mund te na mungojne,pasi e kishim mesuar veten me kte rutine.Por shume e thjeshte....shoqeri e re argetime te reja,muabete te reja .....
 
Pe: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Se di c'do beja, se skam humbur akoma. Por pa u sqaruar mire e mire nuk e lej njeher:p...Nese dhe pas sqarimit s'ka te ardhme ateher e lej te ike, Jo per gje po mua me lusin...lol..
mgjth, Si u humbka njeriu ashtu, sidomos kur e ke pas perzemer...
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Nese humbasim nje mik duhet analizu rrethanat dhe nese vertetojme se ne kishim te drejte atehere s'na ngelet tjeter pos te presim derisa miku te vertetoje se ishe gabim e ndoshta kthehet.

Kur te kthehet duhet ulur analizuar ceshtjen.
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

A ka qen nje mik i vertet ...?

Populli thot se : Eshte e veshtir te besh miq por me e veshtire eshte ti mbash ata...

Ne kete kendveshtrim do te doja te shprehem shkurt... se pari duhet te kuptojme mire fjalen mik... pertej deshires per te perdorur kete fjale , do tju them qe miqte jane ajo kategori njerezish per te cilet ne nuk harijm me te dallojme kufij midis familjes dhe tyre.

Miqte jane ata te viteve te vegjelis dhe pjekuris, jane ata te luftes, jane ata te dashuris , jane ata te bukes dhe te pijes, nese ndihem i pasur ne jeten time esht fal ketij cifligu, MIQVE.

Nese humbet nje te tille arsyeja e vetme mund te jet vdekja dhe asgje tjeter... Ata qe largohen apo treten si rezultat i jetes, punes, levizjes, nuk jan miq, jan thjesht te njohur, shok apo shoqe te mire, miku per mua ka tjeter kuptim, me miqte e mi kur i thon, ha ne nje pjat, me nje pirun, mbulohem me te njejtin jorgan. Ky esht kuptimi i mikut per mua.

Pergjigjen e keni tek titulli i temes , nje pyetje .

MIQTE NUK HUMBASIN KURR...
 
Pe: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Absulutishte ,asgje nuk duhet bere,kush vendose te largohet rruga e mbare.
Nje mik i vertet nuk largohet kurre pa dhen nje sqarim,,apo nje pershendetja._ku ai cilson:Qofsh mire,,por deri ketu ishte miqesia jon.
keshtu qe ne qofte se largohet pa then asgje,,atehere rruga mbare i qofte,,dhe as nuk do e pyesja,.as pse,,as cysh,,as tek..?
Jeta eshte e ndertuar mbi rigjenerime,,te reja,.eshte princip jetesor ky rregull.perfshire dhe njohjet e miqesin.
Kjo sigurishte nuk do te thote qe nje shoqeri e re duhet formuar ne kurriz te nje te vjetre,,por gjithesesi..kush do te largohet,,ciao ciao..
 
Pe: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Kur nje mardhenie shoqerore prishet te dyja palet i kane fajet dhe ky eshte rregull universal, dhe pastaj varet nga intergriteti i personave se ka nga ata qe mund te zihen deri ne thika dmth varet edhe nga objekti i mosmarreveshjes se po qe per droge bej gati kallashin ahaha
 
Re: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

nese e humbes nje mik/e ,,do te thote qe s´ka qene kurre i tille per mua...

Kjo sepse e kam shume te veshtire te ze miq,,,qe do te thote kane kalu shume prova deri sa kane marr ket status nga mua ..
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

duhet ti biem me dor...............murit
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

mfal me koke murit LOL
 
Pe: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Gjehet nje tjeter, lol
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

duhet ti biem me dor...............murit


Hhahhahahahah Bjeri te keqen bjeri LOL LOL LOL LOL



Puna esht se cfar duhet te bejm por mos ta humb se po e humbem do gjejem tjeter pastaj u pa puna :p :p :p
 
Titulli: اfarë duhet bërë nëse humbasim një mik?!

Asgje :)
Nuk kam shum miq, ama njeri m zor nuk mbaj.
Kush doj te ik le te ik, ama deren e ka tmbyllur :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top