اeçenia-një histori e shkurtër

loyalx

Muslim
اeçenia-një histori e shkurtër

Kjo është një histori e shkurtër që mbetet në të shumtën e rasteve e pashkruar, përveçse me gjakun e çeçenëve.

Populli çeçen ka luftuar kundër Rusisë për mbijetesën e tyre që nga 1722, kur forcat cariste u përpoqën për të pushtuar rajonin e Kavkazit perëndimorë. اeçenët, të pakët në numër dhe të paarmatosur mirë kanë mundur të mbajnë forcat ruse për 142 vjet, përpara se të biejnë në 1864.

Ata u hodhën në revoltë përsëri në 1877, pas kësaj Rusia masakroi 60% të popullsisë. Në 1918, duke parë mundësinë e dhënë nga revolucioni Rus, ata deklaruan pavarsinë. Rusia sulmoi edhe një herë.

Në janar 1921, Stalini hyri në një marrëveshje me çeçenët që ata të pranonin autoritetin sovjetik, ata do të lejoheshin të praktikojnë sheriatin, të kenë autonomi të plotë në punët e brendshme dhe të gjitha territoret e pushtuara nga Cari tiu kthehen atyre.

Rusët nuk e mbajtën fjalën e tyre, dhe Stalini filloi një program genocidi kundër popullit çeçen. Me 31 korrik, 193, Stalini urdhëroi që 14.000 çeçenë dhe ingush të ekzekutohen. Ishin këto 3% e popullatës së përgjithshme.

Në 1944, Stalini i akuzoi çeçenët se i kanë ndihmuar gjermanët, megjithëse gjermanët nuk arritën në këtë rajon. Si ndëshkim, Stalini i shpërnguli çeçenët në Siberi dhe Kazakatian. Censusi rus i vitit 1939 llogariti 407,690 çeçen. 400,000 nga ata ishin shpërngulur me forcë. Afërsisht 30% nga ata vdiqën në kampe gjatë këtij trasferimi.

Duke përshkruar krimet e Stalinit, shkrimtari i famshëm rus Aleksander Solzhenitsyn shkroi: ”Ishte një popull që nuk donte të përulej, nuk kishte zakonin mendor të nënshtrimit dhe jo vetëm individët rebel por i tërë populli ndaj një burri. Ata ishin çeçenët”.

Ata qëndruan ashtu deri në 1957, kur Hrushovi më së fundi i lejoi ata të kthehen në shtëpi.

Në 1991, çeçenët e deklaruan veten si një popull sovran. Në dhjetor 1994, forcat ruse sulmuan, اeçeninë, duke filluar një kapitull të turpshëm në historinë ushtarake ruse. Mbi 100,000 civil çeçen dhe 6,000 ushtarë rus u vranë, pjesa më e madhe e vendit u rrafshua dhe 17 milion mina toke u hodhën nga forcat ruse. Lufta përfundoi në 1996. Kjo luftë i kushtoi 5.5 bilion dollar në dëme ekonomike, ishte shkaku kryesor i krizës ekonomike kombëtare ruse në 1998, kur qeveria ruse provoi se ishte e paaftë për të kthyer borxhet e saja të mëdha.

Në shtator 1999, pas një hyrjeje të militantëve çeçen në Dagestan, Rusia e pushtoi përsëri اeçeninë. Mijëra çeçen dhe ndihmës të huaj, i mbajtën 100,000 rus deri në shkurt 2000, kur ata u larguan nga qyteti i Groznit. Ata që atëhere kanë bërë luftë gerile, duke rezultuar kjo në qindra ushtarë rus të vrarë dhe numra të pallogaritur të vrarësh në anën çeçene. Grozni ishte rrëzuar përdhe nga bombardimet ruse. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar forcat ruse që kanë kryer ekzekutime dhe përdhunime në rradhët e civilëve çeçen.

Putini, si paraardhësit e tij Sovjetët dhe Cari mendoj se mund ta shtypte dëshirën e çeçenëve për liri me dhunë. Putini madje i tha popullit të tij që Lufta me çeçeninë kishte mbaruar, pasi kishte gjetur një çeçen (Ahmed Kadirov) për të qeverisur rajonin. Siç ngjarjet në Moskë tregojnë që ai nuk mundej të ishte më gabim se kaq.

...ثshtë ajo të cilën e ka premtuar një lider çeçen اarit në 1818, që rusët nuk do të përjetonin paqen për deri sa edhe një çeçen i vetëm të mbetej i gjallë. 184 vjet kanë kaluar dhe kërcënimi ende qëndron më i vërtetë sesa kurrë.

Pasi provuan luftën, genocidin dhe shpërnguljen për 280 vjet dhe dështuan, a nuk është koha që rusët t’ja kthejnë çeçenëve lirinë e tyre?

Amir Butler

(shkruar në vitin 2002)


Përktheu: Ammar Abdul Xhelil

Marrë nga: a t r u e w o r d . c o m
 
Ushtri pa moral, ushtri më të fëlliqur, ushtri pa etikë ushtarake dhe ushtri që nuk di limit dhune si ajo e Rusisë sdi a ka tjetër, vetëm shikoni në lajme se çfarë janë duke bërë në Gjeorgji.

Popull i flliqt :mad:
 
kam patur fatin e keq ti kem pare krimet e ruseve nga nje kasete videoje e sjelle nga nje rus ketu para nja 10 vjeteve dhe tregonte 1 gazetar rus qe ndiqte kemba kembes ushtaret ruse ne 'spastrimet' e pallateve dhe me cmenyra benin vrasjet makabre live.
15 min mund te shikoja,s'durova dot me shume.





 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top