A pati bashkëpunëtorë shqiptarë në luftën italo-greke?

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Kuestori B.Scaminacine shkresën N.2311 dt.14.11.1940 njofton se "Këtë mëngjes është transferuar për në Tirane batalioni i ardhur nga Shkodra me milicë shqiptarë?të gjithë me përjashtim të 2 apo 3 që kanë bërë shkollën ushtarake në Itali, kanë manifestuar pakënaqësi ndaj luftës, që sipas fjalëve të tyre, nuk ju intereson?(kjo) përbën rrezik për trupat e tjera" (F.253 D.54 v.1940)

Kërkesës së Ministrit P. Brendshme, (dt. 11.11.1940 Nr.1659/99) se kur të kalonte ushtria që "shkon të derdh gjakun e saj për interes të përbashkët", të detyroheshin të gjithë tregtarët dhe zejtaret të dilnin jashtë dyqaneve dhe të brohorasin, sepse qëndrimi indiferent i kryeqytetasve kishte lenë përshtypje të keqe. Prefekti i Tiranës i përgjigjet se, qe te mund t'i arrihet qëllimit, nevojitej aktivizimi i Drejtorisë se Shtypit dhe Propagandës . U quajt e rrezikshme festimi i 7 prillit si dhe 28 nëntorit dhe Drejtoria e censurës ndaloi hyrjen ne vend, te çdo botimi te shkruar ne gjuhen e shteteve armike.

Ne fondin e Arkivit, janë me dhjetëra njoftime, proces verbale, dënime gjyqësore, pyetje te dezertoreve shqiptare nga fronti grek, si dhe atyre qe i ndihmuan (dhjetor 40 - shtator 41, qe vazhduan deri ne vitin 1943). Shume prej tyre u dënuan dhe përfunduan ne kampet e internimit brenda vendit dhe ne Itali .

Thirrja për çlirim kundër dhunës greke dhe serbe, qe ishte bere e padurueshme per shqiptaret qe jetonin përtej kufijve shtetërore, beri qe te lindin shpresa për çlirimin e tyre. Propaganda fashiste u mundua te shfrytëzonte këtë dëshirë te tyre.

Me 1940 Italia mobilizon forcërisht rininë çame për t'i vene ne vije te pare ne luftën Italo-Greke. Italia ju bënte thirrje "Për çlirimin e اamërisë" për t'i vene ne ballë te frontit si "mish për top" për realizimin e qëllimit te saj.

Qe ne ditët e para te pushtimi, 7.04.1939 rinia shqiptare ishte vene ne krye te lëvizjes popullore te kundërshtimit te fashizmit. Demonstratat, trakte me thirrje qe demaskonin propagandën fashiste, sabotime te aktiviteteve dhe te futjes ne shkollat fillore te gjuhës italiane, ngjallen një ndjenje urrejtje për pushtuesin. Përgatitjet për një lufte te re, pasojat e se cilës do te binin përsëri mbi shqiptaret i shtynë intelektualet, patriotet dhe rininë te mendonin për masat konkrete për sabotimin e saj.

Për këtë qellim krahas grupeve te tjera edhe Grupi komunist i Shkodrës, zhvilloi shume mbledhje ne shtëpinë Nr.66 ne Tirane, qe ishte baza kryesore e tij, me pjesemarjen e Qemal Stafes, Vasil Shantos, Niazi Demit, Ali Demit, Mustafa Qelimit etj.

ثshtë bere edhe një mbledhje e gjere ne sallën e mbrapme te kinema "Bristol". Përfundimisht vendoset te shkojnë, si te dërguar te grupit te Shkodrës, Niazi Demi dhe Ali Demi, me qëllimin e sabotimit te kësaj lufte. Duhej te ndalohej ndonjë masaker e nxitësve fashiste dhe te sqaroheshin masat popullore, se fashizmi nuk kishte sulmuar për t'i çliruar ata nga dhuna greke, por ishte një sundim po aq i egër qe do te zëvendësonte atë grek. Gjithashtu duhej bindur popullsia greke, se shqiptaret nuk do te luftonin kundër tyre dhe as do grabitnin pasurinë e tyre.

Batalioni çam nuk zbrazi asnjë arme ne Greqi dhe komanda italiane urdhëroi te tërhiqeshin dhe te dërgoheshin ne internim.

"500 ushtare shqiptare te Batalionit "Tomori" kane braktisur fushën e frontit" njofton kapiteni i Policisë Perrone me telegramin N.0836 (F.253 D.54 v.1940)

Nuk ishte hera e pare ne historinë e shqiptareve, qe shtetet e huaja zhvillonin lufte ne truallin e tij, duke i shkaktuar dëme materiale dhe ne njerëz.

Faktet dhe dëshmitë flasin vete. Pa llogaritur demin njerëzor; bombardimet, veprimet luftarake, masat ndëshkuese dhe dora e lire e kriminalitetit, shkaktuan shkatërrimin e ekonomisë dhe pasurisë private te shqiptareve.

"Lutemi te konsiderohet urgjente, veçanërisht nga këndvështrimi politik, te hartohet një ligj ne lidhje me demet e luftës?Një mase e tille do ta qetësonte popullin qe ka pësuar dëme te pamohueshme?" i shkruan Romes, Jakomoni, (17.12.1940)

Ne Konferencën e Paqes - Paris, demet qe ju shkaktuan Shqipërisë nga Italia fashiste llogariteshin ne 3.544.232.626 franga ari ("Bashkimi" 15.9.1946)

Ne deklaratën e kryetarit te komunës Dardhe dt.6.11.1940, tregohet se si 490 banore te katundit u urdhëruan te zbraznin fshatin për gjysme ore për tu nisur drejt Korçës, duke lënë ne mëshirë te fatit 450 bagëti te vogla dhe170 te mëdha si dhe te gjithë plaçkën e shtëpisë.

Por edhe popullsia çame shijoi "çlirimin" e ushtrisë italiane. Pak dite pas pushtimit shume shtëpi dhe dyqane u grabiten si ne Filat, Lopes, Smart, Spatari etj. Ne Gumenice trupat e repartit "Milano" duke boshatisur qytetin provokuan zjarre. Një lagje e tere dyqaneshqe u shkatërruan plotësisht . "Disa reparte ndihmohen nga elemente shqiptare jo shume te vlefshëm nga ana e ndershmërisë?janë udhërrëfyes dhe përkthyes qe vijnë nga fshatrat grekofone te Shqipërisë" (telegr. Dt.16.11.1940 F.261 D.47)

A pati bashkëpunëtorë shqiptarë në luftën italo-greke?

Italiani Alfredo Jeri, ne librin e tij "Crollo in sette giorni" (1941) kushtuar përvojës ne këtë lufte, shprehet "Duke ecur rrugës, takojmë njerëz qe ne brendësi nuk janë te ndryshëm nga ata, te epokave te tjera". Ky vëzhgim i holle, dëshmon me se miri, se ne çdo epoke (edhe ne ditët e sotme), kane qene dhe do te jene, njerëz te pa moralshëm qe për interesa personale, mangësia e karakterit dhe e idealeve, punojnë dhe luftojnë ne dem te interesave te vendit dhe te popullit te tyre. Kështu edhe lufta pushtuese e ushtrisë italiane, u ndihmua si nga elemente shqiptare ashtu edhe ata greke.

Rast tipik ka qene figura e Qemal Messare-se. Zogu qe e kishte njohur ne Vjene, e emëron 1936 si Ministër te Shqipërisë ne Sofje dhe me vone ne Athine, por e shkarkon për skandalet e tij me gratë. Me 1939 pas pushtimit, Q. Messareja i kërkon Kontit Ciano ta emëroj ne M.P. Jashtme, por meqenëse ne dosjen e tij ishte përcaktuar si "vero tipo di avventuriero" u refuzua. Përfundimisht, e dëgjojmë ne Radio-Athina duke ju drejtuar rinise shqiptare, ku vinte ne dukje se " populli grek, qe i pari qe kuptoi dhimbjen (nga pushtimi) duke u bashkuar shpirtërisht me ta" (le te kujtojmë telegramin e Metaxas dërguar Kontit Ciano) Po nga ky stacion propagandohej testamenti Vorioepirot i Venizellosit.

Nuk ka lufte pushtuese, gjate te gjithë historisë njerëzore, qe nuk ka shfrytëzuar njerëz te tille. Por përgjegjësia historike e një populli ne këto luftëra, përcaktohet nga pjesëmarrja dhe krimet e shumicës se tij.

Mbas mbarimit te Luftës se Dyte Botërore, Delegati i Polonisë z.Lange ne diskutimin e tij i kujton delegacionit grek se "ka je liste te gjate me emra te deputeteve dhe personash me detyra te larta ne Greqinë (e pas luftës-shënimi im) te cilët kane bashkëpunuar me hitlerianet. ("Bashkimi" dt. 20.9.1946)

A u ndihmua shtrija greke nga popullsia shqiptare?

Ne mbrëmjen e dt.9.10.1940 ora 2O, Radio Athina fillon nje emision ne gjuhen shqipe duke njoftuar se "shume shqiptare paraqiten ne Konsullatat e ndryshme greke për t'u nënshkruar ne ushtri dhe te çoheshin ne front" .

Krahas sabotimeve te shumta, dezertimeve masive ne ushtri, edhe populli dha një ndihmese te madhe ushtrisë greke.

Vetëm duke marre si shembull zonën e Kurveleshit, lexojmë "Vdiq ne burgjet e Italisë, H.Bleta nga Verniku i akuzuar se ndihmoi ushtrinë greke duke i dhënë informata mbi lëvizjet e armikut. Vdiq N.Daci nga Progonati i cili kishte organizuar rrjetin informativ, ne dobi te ushtrisë greke" U dërguan gjyqeve ushtarake, sepse ndihmuan greket, banore nga Nivica, Progonati, Fterra, Gusmari etj. Fuat Iliazi u burgos se kishte ndihmuar per kapjen e mija fashisteve, me anën e njësiteve te luftëtarëve dhe banoreve qe sulmonin mbas shpine. Fashistet burgosen K.Duken dhe M.Hatibin sepse ndihmuan ne udhëheqje ushtrinë greke? Popullsia hiqte kafshatën qe kish edhe atë te kalamajve, për te ndihmuar ushtaret e Greqise"

("Bashkimi" dt.6.9.1946)

Edhe mbas mbarimit të luftës, Greqia vazhdoi regjimin e saj pushtues.

Nje e moshuar nga Spatari kujton vjeshten e vitit 1944: "Kishim dëgjuar mbi deklaratat e Zerves dhe oficereve te tij, per sigurine qe i jepesh popullsisë çame?po dinim nga ana tjeter se po ata oficere, komandonin reparte te emërtuara "tagmalla turkofadhon" (batalione turko d.m.th. shqiptaro-ngrënës). "Pese dhekare kushton lëkura sot" bërtisnin neper rruge?Klithmat e grave dhe e foshnjave qe thereshin me sëpatë te ngjethnin mishte?Bishat me fytyre njeriu, kishin humbur çdo pamje dhe çdo ndjenje njerëzore ("Bashkimi" dt.3.9.1946)

Kjo politike e dhunës dhe lenia ne fuqi i "ligjit te luftës" nga ana e shtetit grek, janë pasqyre e qarte e zbatimit te regjimit te pushtimit ndaj popullsisë shqiptare edhe mbas Luftës se Dyte Botërore.

Greqia, ne historinë e formimit dhe zhvillimit te saj si shtet, ne kulture dhe art, i detyrohet shume kontributit te shqiptareve. Fatkeqësisht ato nuk përmenden ne median dhe librat shkollore te Greqisë. Kjo mbetet ne ndërgjegjen e saj.

Por, ka ardhur koha, qe për krimet shume shekullore qe ka shkaktuar, shteti Grek, duhet t'i kërkojë falje popullsisë shqiptare dhe t'i krijoje kushte, për gëzimin e te drejtave te njohura dhe aprovuara nga ana e saj me anën e ligjeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) siç është gëzimi i se drejtës mbi pronën private dhe hapjen e shkollave, ku te mësohet ne gjuhen shqipe. Këto te drejta, i gëzon minoriteti grek ne Shqipëri, por u mohohen shqiptareve dhe arvanitasve.

Shteti shqiptar duhet te punoje seriozisht, për te hequr këtë njolle te gënjeshtërt nga historiografia e vet. Ajo duhet te siguroje te drejtat e shqiptareve, qe zbatohen per çdo popullsi te gadishullit ballkanik dhe banor europian, qe banojnë dhe kane prona brenda kufijve te shteteve te tjera.

Fantazmat, si "Ligji i Luftës" nuk duhet te qëndrojnë ne mes te shteteve fqinje, qe synojnë ecjen përpara dhe jo kthimin drejt ëndrrave "të parealizuara" të së kaluarës.

M.B.- Marc Bloch "Mjeshtrja e Historianit"

H.4 - "Historia 4" Kap.17.5 A .Lalaj

D. - "Dokumenta për اamërinë"

M.F.- M.Frasheri "Shqiptaret"

G.F. - G.Fontanelli "Tende all'Alba"1941
 
po

kam pasur gjyshin ushtar te asaj kohe ce ka marre pjese ne luften italo-greke.madje e kane mbajtur rob greket per 7 muaj ne burgun e korfuzit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top