Pe: A MundeT Valle
A MundeT Valle Nje Njeri Te Bleje Prinder ?
A Mundet Valle Nje I Vdekur Te Blej JeT . !?
A MundeT Valle Nje I Verber Te Bleje Shikimin . .?
A MundeT Valle Nje I Shkurdhet Te Blej Tinguj . .!?
A MundeT Valle Nje Memec Te Blej Fjale . ?!
A MundeT Valle Nje Invalid Te Blej Te Ecuren . . ?!
A MundeT Valle Nje Mendje Te Blej Dije . .?!
A MundeT Nje Zemer Te Blej Dashuri . .!?
JOOOO Atehere Cfare Blen Paraja . .Kur Gjerat Per Te CilaT Njeriu Ka Nevoje Nuk i Blen Dot . .?!
E dashura Arfenillë,
zakonisht kur njerëzit e keqëptojnë rolin e një sendi,
e shohin atë si fajtorin kryesor, apo edhe vetë djallin
në të.
Kush e ka kuptuar mirë jetën, e dijnë se ne jetojmë sipas
disa rregullave natyrore (hyjnore) dhe jemi të pamundur ndyj tyre si psh.
rregulli se askush s'ka për të mbetur në këtë Dynja dhe se
çdokush që ka lindur do të vdesë, andaj është paradokse
të kërkohet diçka të bëhet me para, kur ato askush nuk i ka
në dorë.
Unë e kuptoj mllefin e disave, për gjendjen e mjerueshme të
njerëzimit në përgithësi, por për atë nuk është fajtor paraja,
por vetë njërëzit me veprimet e tyre. Më thjesht: hidhëro
magarit (gomarit), bjer samarit.
Gjithëçka që ekziston dhe që është në shërbimin tonë,
mund ta përdorim për mirëqenien tonë, por jo edhe të bëjmë
të pamundurën, anadaj edhe kur të krijohen filozofira, duhet
pasur kujdes, sepse edhe filizofia është si një formulë matematikore:
duhet pasur edhe provën, përndryshe bie poshtë.
Dhe në fund: sikur paraja të mos kishte rëndësi, askush në botë nuk do të
punonte. As unë nuk do të ngritesha në terr e të kthehesha në terr.
Ajo është djersa ime me të cilën ia siguroj bukën e gojës familjes.
Paguaj sigurimin shëndetësor, blej të gjitha gjërat që kam nevojë
për një jetë mesatare. Por në asnjë moment nuk mendoj të bëjë
të pamundurën.
E dij se një ditë do të vie kur do të sëmurem, ndoshta edhe të bëhem
invalid, i verbër etj., sodoqoftë disi do të përshëndetem nga kjo jetë...