A mund te quhet ky njeri ???

Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Veprim shumë i keq!Tani që do bëhet kryeministër ka mundësi ta shpallë fenë muslimane edhe të paligjshme. Mjerr muslimanët kë votuan për kryeministër lol Mos u bëni qesharakë sepse të paktën Rama është bir i një intelektuali, i rritur në mes të Tiranës dhe disa norma bazë sjellje i ka,për më tepër që norma të tilla i ka edhe Berisha.Të krahasosh kulturën e tyre qytetare është si të krahasosh një indigjen me një Njujorkez që i hipin të dy metrosë dhe për çudi indigjeni di ku duhet të zbresë,aq sa ndihmon edhe njujorkezin duke i shpjeguar se nga ky stacion mund të shkojë për në shtëpinë e tij.Montazhe elektorale që për fat të keq nuk bënë punë.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Iron leon vlla ja ke fut kot kulturen se ma ka ky tipi qyrja menyren e sjelljes me diplomatin ne vjen me shkullakun ne opinion ,ne plazh ****o,jeta e tij etike qe eshte katastrofale e atehere mund ti themi i kulturuar...

Kurre su bera si prindi im edhe ai intelektual po une perfundova ne nje drejtim tjeter
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Meqe une dua ti prish personalitetin me nje foto te montuar dhe qe edi do sjelle rilindjen ja shifeni e keni me poshte kush do e sjelle rilindjen :D

1044701_530019680386315_1184826683_n.jpg
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Për humor është kjo tema? Se nuk po shikoj të jetë ndryshe .. nëse po ta kalojmë tek temat e humorit..

Paske filluar dh ti te behesh ironike lol se dija...nese te duket e tille tema fshije xhan
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

master aman hahahahhahahahhahah se ky eshte rilindja mesuesi i vizatimit
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Epo siduket kesaj radhe jo vetem SHQIPTARET (qe po e mbeshtesin masivisht) por edhe ZOTI qenkerka ne anen e tij :)....
AMIN !! :engjell::engjell:
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Master e kuptoj qe ti je suportues i flakte i partise demokratike ,ashtu sic jam e sigurt se as programin sja ke lexu najher thjesht shko me nje bindje pa lidhje :)

Kete foton e fundit e kemi pare 100 here edhe me doli goja prapa duke thene qe ska cna duhet se cfare ben ai ne kohen e tij te lire , dhe me jeten personale...po gjithsesi kur nuk keni ku te kapeni se nga gjeni ca foto e demek se po bajm dica :p

#Rilindje :p
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Po shqiptaret embeshtesin se jemi mosmirenjohes si komb gjithmon e kem deshmu kete me vjen keq qe shteti shqiptar do te perfaqesohet nga dikush qe nderoi ate qe presidenti i shtetit te tij masakroi bregoviqin,tash do ta therras edhe CECEN ti jap ndonje medalje
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

JO kete foton e fudnit e citova per arsye se dikush siper tha nuk krahasaohet edi me berishen per personalitet e kulture lol
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Eshte pa kultura e tij e dime te gjithe po ketu nuk logjikon kush qekjo o historia e shqiptareve e thojne atehere ku me i besu te vjetres ku e sheh te ren qfare po ndodh te shitet mielli per coce
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???


Sme vjen keq per disa qytete por me shume me vjen per shkodren 1 qe berisha e ka shenderruar nga nje kazan mbeturinash qe ishte me ca trotuara qe as drita nuk kishte dhe ishin gropat neper trotuara sikur te ishin puseta ne 2006 ne nje qytet evropian sot ne 2013,vec shkodres me vjen keq per elbasanin,por ne shqiptaret jemi buke shkelur,nese edi do fitoje kuptohet se sdihet akoma do me vije mire per dicka ja ta shikojme ku do i punesoje shqiptaret ku do i fuse studentet e ata gjerat e tjera qe ka thene pfffff
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Po shqiptaret embeshtesin se jemi mosmirenjohes si komb gjithmon e kem deshmu kete me vjen keq qe shteti shqiptar do te perfaqesohet nga dikush qe nderoi ate qe presidenti i shtetit te tij masakroi bregoviqin,tash do ta therras edhe CECEN ti jap ndonje medalje

Pash nerin a ti ke ngel me na tregu se a eshte populli shqiptar mosmirnjohes ?!
Mosmirnjohes jane ato qe shkelin buken qe u dhane SHQIPTARET gjithe atyre te ardhurve nga masakrat te njepasnjeshme te MILLOSHEVICIT ne KOSOVE.
Edhe kur ndodhi kjo ?? Ndodhi atehere kur qeveria drejtohej nga kjo Parti qe po fiton keto zgjedhje...
Po ti zotri i nderuar e ke harruar qe Berisha ishte ai qe mbeshteti lokomotiven e Milloshevicit me arme dhe nafte apo nuk ta kane mesuar ne Xhami kete pjese te historise ?
Dhe dicka tjeter....nuk kemi nevoje te na tregoni JU se cfare jemi NE...mosmirnjohes apo jo,ate e dime NE sepse ne fund te fundit NE jemi taksapagues te ketij shteti ku eshte zhytur deri ne fyt nga korrupsioni dhe Borxhet...jemi NE qe po i mbajme ne kurrizin tone gjithe vuajtjet qe vijne si shkak i paaftesise se kesaj qeverie....nuk jeni JU qe e shikoni SHQIPERINE nga televizori apo nga forumi virtual.
Shendet e te mira dhe shifni ate Thaçin tuaj :).
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Burrels ja do vije edi tju nxjerre nga borxhi lol sa enderrimtare jeni nejse te enderrosh eshte falas lol
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Nqftse konfirmohen projeksionet (por edhe po te ngushtohet rezultati) fitorja padyshim e te "majtes" vjen prej LSI-se, se per kete normalisht u be dhe ngjalekoalicioni. Mandatet e projektuara per PS-ne jane ekzaktesisht si ne 2009

Trefishimi i mandateve te tyre vjen si rrjedhoje e trafikimi te klienteve e oportunisteve nga PD-ja tek keta.

Pra ne baze ketyre mund te themi disa gjera:

- Rilindja behet duke votuar hajdutin e faktuar me ze e figure, patericen e Berishes, mutin mbas kepuces se Berishes etj etj. (termat e Rames keto).

- Rilindja behet duke votuar pjesen me te korruptuar te qeverisjes se kater vjeteve te kaluar.

- Rilindja behet duke votuar katalizorin kryesor te protestes te 21 janarit kur u vrane 4 njerez te pafajshem. Meta mbajti e mban te njejtin qendrim qe mbajti Berisha per 21 janarin.

- Rama i humbi zgjedhjet ne 2009 dhe si mbas statutit te PS-se s'duhet te ishte me kryetar i saj tashme.

Ku e gjen Rilindjen, ti vajze AjSi ?!
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Burrels ja do vije edi tju nxjerre nga borxhi lol sa enderrimtare jeni nejse te enderrosh eshte falas lol

Jo jo...do pres te vije naj Hoxhallar te na nxjerre nga borxhi me frymen e shenjte :).
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Si rilindas qe jeni behuni gati tani per oreksin e Metes qe eshte 30-te fishuar meqe fitorja eshte padyshim e tija.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Iron leon vlla ja ke fut kot kulturen se ma ka ky tipi qyrja menyren e sjelljes me diplomatin ne vjen me shkullakun ne opinion ,ne plazh ****o,jeta e tij etike qe eshte katastrofale e atehere mund ti themi i kulturuar...

Kurre su bera si prindi im edhe ai intelektual po une perfundova ne nje drejtim tjeter

I mora në një kontekst pak më të thellë se aq Xhebro.Prsh, Rama xhaminë e Tiranës e ka pasur gjithmonë aty se tirans është,i njeh më mirë muslimanët përderisa ata të tiranës janë tradicionalisht muslimanë etj etj.Tani të krahasosh Berishën nga Vuçidolli me 5-së shtëpi dhe Ramën që tek ajo xhamia është rritur, sikur nuk ka shumë sens logjik. Flas pikërisht për këtë lloj kulture,jo për kulturën e akumuluar nga leximi e të tjera gjëra,ajo quhet dije,dhe për këtë nuk diskutohet që Berisha është më i zoti,dhe sigurisht më i lexuar.Kultura qytetare është diçka krejt tjetër.Sa për fotot **** të tij nuk jam shumë i skandalizuar,është në një plazh nudistësh ku sigurisht nuk mund të shkojë Berisha,edhe nudizmi është kulturë qytetare nuk është shthurrje ashtu si j'u duket ju.Një plazh nudistësh është i tillë dhe njerëzit nxjerrin veglat jashtë,ç'farë ka për t'u çuditur nuk e kuptoj.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Si rilindas qe jeni behuni gati tani per oreksin e Metes qe eshte 30-te fishuar meqe fitorja eshte padyshim e tija.

Kur Meta ishte i ngopur me Berishën dhe nuk e linin të uritej sepse mbante qeverinë më këmbë,pse mos të jetë i ngopur me PS e cila ka më shumë se 70-të mandate të saja dhe mund të qeverisë e vetme? lol Ti thotë dhia deles; ''ta pashë'', është kulmi.Harruat që mbajtët 4-tër vjet qeveri për ti ngopur oreksin Metës.Si po të duket tani Hajduti,a janë spekullime të mediave pro PS fitorja e tyre? :p Po imagjinon veten si opozitar?
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

I mora në një kontekst pak më të thellë se aq Xhebro.Prsh, Rama xhaminë e Tiranës e ka pasur gjithmonë aty se tirans është,i njeh më mirë muslimanët përderisa ata të tiranës janë tradicionalisht muslimanë etj etj.Tani të krahasosh Berishën nga Vuçidolli me 5-së shtëpi dhe Ramën që tek ajo xhamia është rritur, sikur nuk ka shumë sens logjik. Flas pikërisht për këtë lloj kulture,jo për kulturën e akumuluar nga leximi e të tjera gjëra,ajo quhet dije,dhe për këtë nuk diskutohet që Berisha është më i zoti,dhe sigurisht më i lexuar.Kultura qytetare është diçka krejt tjetër.Sa për fotot **** të tij nuk jam shumë i skandalizuar,është në një plazh nudistësh ku sigurisht nuk mund të shkojë Berisha,edhe nudizmi është kulturë qytetare nuk është shthurrje ashtu si j'u duket ju.Një plazh nudistësh është i tillë dhe njerëzit nxjerrin veglat jashtë,ç'farë ka për t'u çuditur nuk e kuptoj.


Iron nuk eshte me rendesi prej nga vjen me rendesi eshte se sa kulture e dije bjen ,se po te jete ashtu bota tallet me neve na thote nga shqiperia pirdhuni skini buke me honger skeni drita skeni internet qfare shteti ju...Mundesh mu rrit midis qyteti e me ngel me vese fshatari tere jeten ...Dija eshte ajo qe i hap njeriut rruget se qfare eshte edhe qfare do te behet me jeten e tij ne te ardhmen..Me mire nga VUCIDOLLI e patriot te pakten se sa nga mesi i TIRANES e me kulture zero e ndjenja kombtarizmi zero .
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Kjo poshte e tregon kulturen qytetare te ketij burrit qe thot hiqe kete se na cmendi per flamurin e shqiperise dhe amerikes qe e hedh tutje e ca tjera qe jane ne video...

http://www.youtube.com/watch?v=iOT1J2W4u5I
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

se hap tema :S
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Vota tregon gjendjen reale te nje populli . Me videon e master te sjellur , dhe me disa video te tjera te para , e kuptova qe Edi Rama nuk e meriton as pasturues te jete , e lere me te votohet si Kryeminister i nje populli !

Zoti ju ndimoft o shqiptar te shqiperise !
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
ky eshte turpi i shqiptareve nivel intelektual qe kishit pasur
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Vota tregon gjendjen reale te nje populli . Me videon e master te sjellur , dhe me disa video te tjera te para , e kuptova qe Edi Rama nuk e meriton as pasturues te jete , e lere me te votohet si Kryeminister i nje populli !

Zoti ju ndimoft o shqiptar te shqiperise !
Hajt se po dërgojmë andej Berishën që të bëjë vendin e dytë pas Gjermanisë,më saktë të tretin pas nesh edhe Kosovën.Me ju të Kosovës është për t'u çuditur,të thuash se e njihni më mirë relaitetin se sa ne që jetojmë në këtë vend dhe ne nuk dimë asgjë ,i dini ju më mirë.Ore shikoni ku pikon çatia juaj se ku pikon jona e dimë vetë.Ne jetojmë këtu,ju vini për pushime e shumta,përsëri do na tregoni ,do i tregoni këtij populli që votoi ashtu si në vitin 92 si PD-në e dikurshme Edi Ramën skizofren etj etj. Mirë të na mësoni edhe si të ecim tani .Nga këto gjëra të Ramës skandalizoheni ju? E dini sa video ka për Berishën? Apo ato nuk i shihni? T'ju sjell unë ca?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Jo jo...do pres te vije naj Hoxhallar te na nxjerre nga borxhi me frymen e shenjte :).

ke ngatarru priftat me hoxhallaret...... s'para perdorin fryme te shenjt hoxhat :p (kjo per shaka)


Nejse, tani zgjedhjet mbaruan, Shqiptaret zgjodhen, Ti xhebrail c'ke qe spushon asnje minute? A e kthen dot me berishen ? shyqyr Zotit JO. Ne do provojme Ramen njeher, nqs e ben me keq, e nderrojme prap pas 4 vjetesh :p... Aman, po ku u beme ne te kemi lider tamam, se mos jemi ne rregull vete. Kot i shajme, ne na reflektojne ate po he. Cdo popull meriton qeverisjen qe ka.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

E hodhem, e hodhem, e hodhem "qelbesiren"...! Lol
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Kur Meta ishte i ngopur me Berishën dhe nuk e linin të uritej sepse mbante qeverinë më këmbë,pse mos të jetë i ngopur me PS e cila ka më shumë se 70-të mandate të saja dhe mund të qeverisë e vetme? Ti thotë dhia deles; ''ta pashë'', është kulmi.Harruat që mbajtët 4-tër vjet qeveri për ti ngopur oreksin Metës.Si po të duket tani Hajduti,a janë spekullime të mediave pro PS fitorja e tyre? Po imagjinon veten si opozitar?

Nese rezultati i zgjedhjeve do te lexohet sic duhet, ai ishte nje referendum per partine ne pushtet. Arsyeja perse shqiptaret e ndeshkuan qeverine me vote jane disa por ajo me kryesorja eshte kriza ekonomike qe ka mberthyer vendin ne dy vitet e fundit dhe investimet e medha qe qeveria po ben ne infrastrukture, qe krijon nje kontrast te thelle mes buxhetit te shtetit dhe buxhetit familjar. Me shume se nje fitore e se majtes, kjo eshte nje pakenaqesi qytetare me partine ne pushtet.

Po te lexoni me kujdes fitoren e se majtes, Ilir Meta po shkon nga 2 deputete ne kuvendin e vjeter, ne 17 deputete ne kuvendin e ri. Qe do te thote, Shqiperia ka de-fakto nje force te trete politike ne vend, qe ka perjetuar nje rritje te madhe ne elektoratin e vete. Gjasat jane qe shume demokrate te kene votuar per LSI e Ilir Metes ne forme proteste me zhgenjimin e qendrimeve te mbajtura nga Berisha e PD dhe se nuk donin t'ia jepnin voten PS. Pra po te lexohet me kujdes rezultati, LSI nuk eshte me nje parti e vogel por nje parti qe kontrollon pushtetin ne vend me kartonat e saj ne Kuvend. Asnje ligj e asnje qeveri nuk ngrihet pa votat e deputeteve te LSI. Keshtu qe PS e Rama do ta gjejne veten perballe nje realiteti te ri politik ku nuk qeverisin dot vete, por duhet te bashkeqeversin.

Se sa "mire" shkojne Edi Rama e Ilir Meta, kete e dine te gjithe. Keshtu qe gjasat jane, qe ne kater vjetet e ardhshme, fati i qeverise se socialisteve te jete i varur nga votat e LSI. Nese LSI zgjedh ti bashkoje votat me opoziten ne Kuvend, qeveria e majte bie e vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Ceshtja shtrohet: A eshte Edi Rama politikan i zoti qe te krijoje koalicione qeverisese me kundershtaret e rivalet e tij politike, ashtu sic beri Sali Berisha per 4 vjet?

Pergjigjia eshte: JO. Edi Rama ka hyre ne politiken shqiptare ne 1997 dhe per here te pare kandidoi per deputet ne 2013! Dhe gjate kohes qe ishte ne opozite, ai tregoi se ishte i paafte te bente nje opozite institucione por zgjidhte te bojkotonte institucionet e sulmonte rivalet.

Do te shohim se sa do te zgjasi "vellazeria" mes Metes e Rames.
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Hajt se po dërgojmë andej Berishën që të bëjë vendin e dytë pas Gjermanisë,më saktë të tretin pas nesh edhe Kosovën.Me ju të Kosovës është për t'u çuditur,të thuash se e njihni më mirë relaitetin se sa ne që jetojmë në këtë vend dhe ne nuk dimë asgjë ,i dini ju më mirë.Ore shikoni ku pikon çatia juaj se ku pikon jona e dimë vetë.Ne jetojmë këtu,ju vini për pushime e shumta,përsëri do na tregoni ,do i tregoni këtij populli që votoi ashtu si në vitin 92 si PD-në e dikurshme Edi Ramën skizofren etj etj. Mirë të na mësoni edhe si të ecim tani .Nga këto gjëra të Ramës skandalizoheni ju? E dini sa video ka për Berishën? Apo ato nuk i shihni? T'ju sjell unë ca?

O Iron_Leon , mua s'me bene as per Berishen as per ate tjeterin . Se s'kam interes asgje prej tyre. Dhe nuk e mbrojta askund Berishen une dhe as nuk thash te votohet Berisha .
Si Berisha si ai tjeteri qe e keni votuar , do te ju kthej 10 vite mbas , sepse prej nje njeru i cili ka tiparet e nje ''rrugaqi'' , prej tyre nuk pritet ta dergojne shtetin perpara . Sheteti don pergjejgesi , maturi , dhe aftesi per ta drejtuar ate . Lideret tane te cilet i votojm eshte per no comment ! Ne shkojm i zgjedhim ja japim voten ''me te keqijeve'' ,e pastaj tani ankohum , s'ka para , s'ka pune , s'ka progres . Progresi je ti ore budalla , puna je ti , pushteti je ti ...! Ku po shkon po te qon dreqi , po ja jep voten , ai i cili me para te tua eshte berE milioner .

Ne si shoqeri kem nevoj te piqemi ende . Ndoshta gjeneratat e ardheshme do te ndryshojn , vetem me kete shoqeri qe kemi , mundemi lirishte te themi , se ne nuk jemi per asgje . Jemi mesuar te jemi rober te tjereve , pastaj marrum guximin ti ofendojm te tjeret ... Jo ! Ne duhet ta shikojm se pari veten , dhe duhet fajsuar veten , pastaj per te ja drejtuar gishtin tjeter kujt .

Sa per informat , edhe ne Lideret ne Kosove te njejtes kaTegori i kemi , dhe ndoshta me kupton po flas ne pergjethesi per shoqerit Shqiptare .
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Mos u merr bre cent me keta tipa ju kam thene ketyre qe edhe po te mos ju ngrefet kur duan ta bejne me gruan e tyre fajin e ka berisha hahahhhahhahahha keshtu jan kjo faqe e zeze e shqiptarise tash ti shofim sa do perparojne se per mu te udheheqi janullatosi se kete duan kta me shume .
 
Titulli: A mund te quhet ky njeri ???

Z.Edi,Urime! per fitoren dhe mbi te gjitha per fjalimin tuaj brilant dhe frymen pozitive qe percillni tek c'do shqipetar.Ishte kjo fryme tolerance qe i ka munguar Shqiperise dhe shqipetareve!Bravo dhe urime!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top