braziljania
Anëtar i Nderuar
Kur zgjedhjet per presidencen e re amerikanekane fillaur,tashme, lehtë është të parashikosh se president i ri i Shteteve të bashkuara të Amerikës do të jetë Barack Obama por sa e vështirë të besosh deri në fund në këtë prognozë.
Sa do që janë disa faktorë që pas kësaj fushate maratonike të bëjnë të besosh se fituesi mund të jetë Obama si ndikimi tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një seri luftërash të dy administratave të presidentit Bush të provokuara pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, rënia e ekonomisë amerikane, kriza financiare e kohëve të fundit janë vetëm një numër faktorësh që e bëjnë Obamën favoritë në raport me kandidatin republikan Xhon Mekkejn duke konstatuar në fakt se Obama ka në të njëjtën kohë edhe përgjigje në dilemat amerikane. I ri dhe energjik, orator i shkëlqyer dhe lider që ka përgjigje për sfidat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në fakt janë sfida të lirisë botërore Obama është zgjidhja e momentit , një zgjidhje ideale…
Por a mund të fitoj apo a është tashmë i fituar Obama kjo është përgjigje e vështirë sepse në bazë të sistemit zgjedhor amerikan askush nuk mund ta kaloj rubikonin e fitores vetëm në bazë të anketave të shumta ( të gjitha e favorizojnë Obamën), në një shtet ku votuesi und të jetë i lëkundur deri në minutën e fundit, ku jo pak ndikim mund të ketë raca e kandidatit demokrat, kujtimet për plumbin e kobshëm në Dallas që mori jetën e presidentit Kenedi apo plumba të tjerë që shuan ëndrrën e Martin Luter Kingut.Sa do që kujtime të shkuara mund të kenë një lloj ndikimi tek votuesi.
Edhe sfidat dhe dilemat amerikane të këtij shekulli të ri e favorizojnë Obamën qofshin ato probleme të menaxhimit të luftërave apo recesioni ekonomik por senatori Obama nuk është asesi i fituar pa u përmendur emri i tij në harkun e triumfit. Një problem tjetër në këtë parashikim sjellë kujtimi kur kandidati demokrat Al Gor mori votën popullore ndërsa presidenti aktual Bush u zgjodh me votën e kolegjit elektoral president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për Kosovën dhe çështjen shqiptare në Ballkan duket se të dy kandidatët kanë objektiva të qarta kështu senatori republikan Xhon Mekkejn është i qartë dhe i prerë kundër tendencës serbe për Kosovën dhe destabilizimin e rajonit madje në njërin nga debatet ishte krenar se ka miratuar ndërhyrjen në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik dhe etnocidin, ndërsa poashtu edhe senatori Obama e përkrah kauzën e pavarësisë së Kosovës përkundër disa deklaratave mirëdashëse në fillim të fushatës që më tepër kanë të bëjnë me përkrahjen që kërkon të marrë nga komuniteti i numërt serb i اikagos. Edhe kandidati për zëvendës president nga radhët e demokratëve Xho Biden është një përkrahës historik i çështjes shqiptare dhe Kosovës në senatin Amerikan. Kështu thënë me një simbolikë popullore mund “të flejmë dathë” sa i përket përkrahjes amerikane dhe kandidatëve aktual për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa kur ditët dhe orët e fundit drejt zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po afrohen Amerika dhe bota janë në pritje të emrit të liderit të ri i cili do të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë dhe nga atje do të ndikojë në rrjedhat politike dhe ekonomike të një bote të trazuar që në ëndrrën amerikane të lirisë kërkon përgjigje për një botë më të mirë të vizionit dhe shpresës që sidomos në shekujt e fundit është mishëruar nga era përtej Atlantikut, por të presim dhe të shohim kush do ta kaloj lumin dhe rubikonin e fitores…
Por ajo që në fakt përbën esencën e problemit në Kosovë dhe Shqipëri është se pa marrë parasysh emrin e fituesit në zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund “të flejmë dathë” duke vjedhur dhe shkatërruar pasuritë dhe ekonomitë tona kombëtare, duke dhënë mito në xhepa të vegjël dhe të mëdhenj, duke marrë frymë në përditshmërinë e kaosit dhe duke jetuar nën frymën e patriotizmit verbal dhe folklorik të të gjitha ngjyrave në Kosovë dhe Shqipëri.
Nëse vazhdojmë të “flejmë dathë” mbi këto principe të kaosit atëherë shumë shpejt do të shohim se do të na mërdhitën këmbët nga secili kandidat që e fiton Shtëpinë e bardhë.Eduard Frrokaj