A mund të fitojë Barak Obama?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kur zgjedhjet per presidencen e re amerikanekane fillaur,tashme, lehtë është të parashikosh se president i ri i Shteteve të bashkuara të Amerikës do të jetë Barack Obama por sa e vështirë të besosh deri në fund në këtë prognozë.

Sa do që janë disa faktorë që pas kësaj fushate maratonike të bëjnë të besosh se fituesi mund të jetë Obama si ndikimi tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një seri luftërash të dy administratave të presidentit Bush të provokuara pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, rënia e ekonomisë amerikane, kriza financiare e kohëve të fundit janë vetëm një numër faktorësh që e bëjnë Obamën favoritë në raport me kandidatin republikan Xhon Mekkejn duke konstatuar në fakt se Obama ka në të njëjtën kohë edhe përgjigje në dilemat amerikane. I ri dhe energjik, orator i shkëlqyer dhe lider që ka përgjigje për sfidat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në fakt janë sfida të lirisë botërore Obama është zgjidhja e momentit , një zgjidhje ideale…

Por a mund të fitoj apo a është tashmë i fituar Obama kjo është përgjigje e vështirë sepse në bazë të sistemit zgjedhor amerikan askush nuk mund ta kaloj rubikonin e fitores vetëm në bazë të anketave të shumta ( të gjitha e favorizojnë Obamën), në një shtet ku votuesi und të jetë i lëkundur deri në minutën e fundit, ku jo pak ndikim mund të ketë raca e kandidatit demokrat, kujtimet për plumbin e kobshëm në Dallas që mori jetën e presidentit Kenedi apo plumba të tjerë që shuan ëndrrën e Martin Luter Kingut.Sa do që kujtime të shkuara mund të kenë një lloj ndikimi tek votuesi.

Edhe sfidat dhe dilemat amerikane të këtij shekulli të ri e favorizojnë Obamën qofshin ato probleme të menaxhimit të luftërave apo recesioni ekonomik por senatori Obama nuk është asesi i fituar pa u përmendur emri i tij në harkun e triumfit. Një problem tjetër në këtë parashikim sjellë kujtimi kur kandidati demokrat Al Gor mori votën popullore ndërsa presidenti aktual Bush u zgjodh me votën e kolegjit elektoral president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Kosovën dhe çështjen shqiptare në Ballkan duket se të dy kandidatët kanë objektiva të qarta kështu senatori republikan Xhon Mekkejn është i qartë dhe i prerë kundër tendencës serbe për Kosovën dhe destabilizimin e rajonit madje në njërin nga debatet ishte krenar se ka miratuar ndërhyrjen në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik dhe etnocidin, ndërsa poashtu edhe senatori Obama e përkrah kauzën e pavarësisë së Kosovës përkundër disa deklaratave mirëdashëse në fillim të fushatës që më tepër kanë të bëjnë me përkrahjen që kërkon të marrë nga komuniteti i numërt serb i اikagos. Edhe kandidati për zëvendës president nga radhët e demokratëve Xho Biden është një përkrahës historik i çështjes shqiptare dhe Kosovës në senatin Amerikan. Kështu thënë me një simbolikë popullore mund “të flejmë dathë” sa i përket përkrahjes amerikane dhe kandidatëve aktual për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa kur ditët dhe orët e fundit drejt zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po afrohen Amerika dhe bota janë në pritje të emrit të liderit të ri i cili do të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë dhe nga atje do të ndikojë në rrjedhat politike dhe ekonomike të një bote të trazuar që në ëndrrën amerikane të lirisë kërkon përgjigje për një botë më të mirë të vizionit dhe shpresës që sidomos në shekujt e fundit është mishëruar nga era përtej Atlantikut, por të presim dhe të shohim kush do ta kaloj lumin dhe rubikonin e fitores…

Por ajo që në fakt përbën esencën e problemit në Kosovë dhe Shqipëri është se pa marrë parasysh emrin e fituesit në zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund “të flejmë dathë” duke vjedhur dhe shkatërruar pasuritë dhe ekonomitë tona kombëtare, duke dhënë mito në xhepa të vegjël dhe të mëdhenj, duke marrë frymë në përditshmërinë e kaosit dhe duke jetuar nën frymën e patriotizmit verbal dhe folklorik të të gjitha ngjyrave në Kosovë dhe Shqipëri.

Nëse vazhdojmë të “flejmë dathë” mbi këto principe të kaosit atëherë shumë shpejt do të shohim se do të na mërdhitën këmbët nga secili kandidat që e fiton Shtëpinë e bardhë.
Eduard Frrokaj
 
do me vinte keq sikur te fitonte Obama.....
 
deri tani se dija qe do fitonte apo jo.
po perderisa worl champion ne formula1 e mori louis hamilton, them me 99% qe do fitoje obama
 
Besoj se ka per te fituar Mc Cain, bota eshte shume rraciste per te pranuar nje presindet me ngjyre. Une skam preference asnjerin,ndaj them le te fitoje me i miri :)
 
Po fitoi ai do ringjallet HITLERI dhe pastaj gjthcka do marri fund shum shpejt....
 
per mua jane thjesht lojra politike te shba.nuk eshte e mundur qe te fitoje nje afrikano kinez si president i shba
 
un nuk e di mir se cili osht ma i mir për shtetet shqiptare a mc.cain a barack obama po qysh po shihet 99 % Obama fiton...
 
Shihet qe ky Obama ka nje qendrim mjaft optimist drejt se ardhmes te shtetit qe per momentin nuk i shkojen punt ashtu siq kishn paramenduar amerikanet. E ky mendohet te jet personi ideal per ta nxjerr nga kriza superfuqine e botes, ose spaku ashtu duket, ndoshta edhe mund te dal me deshtak se Bushi.
Nejse, un nuk percjell kto far zgjedhje se nuk me interesojn fort. Vetem se kam njefar simpatie ndaj John McCain, per arsye se flitet qe ky ishte nder njerzit e pare qe fuqishem ngriti zerin PRO bombardimeve te NATO-s kunder serbise gjat luftes me Kosoven.
Kjo dmth se kemi nje ves te ngjashem, jemi ANTI serbosllavizem.
Per mendimin tem, kur dy njerz kan nje armik te perbashket, ata edhe fare pa u njoft mund te quhen miq :)
Un nuk kam per qellim qe ky shkrim te mbaj me vete patriotizma, por kjo nuk dmth se duhet ta harrojme nje mik te mire qe na ndihmoi pikerisht ateher kur ne shqiptaret ishim ne nje situate shume te veshtire.
 
epo cna ka gjeture mor aman ngado qe e coje televizorin shqipetAR vetem per votimet ne amerike lexo gazetat e njejta hajde po futem ne forum thashe te shtyje pak kohen edhe ketu per obama e gjushe obames vari leshte
 
epo cna ka gjeture mor aman ngado qe e coje televizorin shqipetAR vetem per votimet ne amerike lexo gazetat e njejta hajde po futem ne forum thashe te shtyje pak kohen edhe ketu per obama e gjushe obames vari leshte

Kur shoh nforum tema qe nuk mpelqejn mu, i kthej syt kah tjerat duke mos fut hunden aty ku nuk me takon. Sepse eshte pune e moderatorve ne rubrikat perkatse te vendosin qfar lloje temash duhet te figurojn e qfar jo :)

p.s. ja disa programe per t'i ik figures se obames ne kto momente
Bang Bang
Cufo TV
Junior TV
 
279 portele ka Obama...une mendoj se vec se ka fituar...per ne do te jete njelloj si nje demokrat apo republikan ato nuk nryshojn politik ne ballkan...por sigurisht bota do te jete nje vend me i fresket me kete demokrat. por nuk mendoj se nje i zi dhe plus demokrat do ti bej 4 vjet ne shtepine e bardh....cka i ndodhi te gjorit Kennedy-t!!!
 
po nuk e voton amerika njerez me ngjyre se eshte racist,mgjs nuk e di cdo te ndodhe!
 
do me vinte shume keq po te mos fitonte
e simpatizoj shume
 
Aman ca flasin disa pa baza kot, i krijojne ato opinione politike pa u njohur me nje sistem, pa ditur rreth debateve politike, pa njohur qendrimet e kandidateve rreth problemeve.
Nuk do kishte asnje problem nqs nuk do kishin nje opinion, se sa te shkruanin budallallleqe.
:26:
 
Redaktimi i fundit:
John McCain ishte ndër ata që ngriti zërin më së shumti për ta bombarduar Serbinë dhe për ta ndaluar spastrimin etnik që bëhej në Kosovë, madje ju pat bashkangjitur edhe protestës së Shqiptarëve dhe kërkesës së tyre për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Ai kishte thënë që në Kosovë duhet të ndërhyhet me këmbsori që sa më shpejtë të ndalen ato vrasje që kryente ushtria paramilitare serbe në Kosovë në njerëz civil të pafajshëm. Përderisa Obama në deklaratën e tij të parë rreth Kosovës kishte thënë që serbët e Kosovës janë të shtypur tani dy dekada!!! dhe duhet që tu krijohen kushte të mira jete në Kosovë! Duke harruar t'i përmend Shqiptarët. Ka jetuar në Illinois-Chicago, Guvernatori i Illinoisit ka prejardhje Serbe dhe Obama ka pasur miqësi të ngushtë me të, gjithashtu edhe me lobin serb në SHBA. Mirëpo në deklaratat e tjera ai kishte thënë që do ta përkah sovranitetin e Kosovës dhe do t'i ndihmonte serbisë që të ketë mardhënje të mira ndër-shtetërore Kosovë-Serbi gjë që edhe i ka zhgënjyer Serbët.

A mund të fitoj Barack Obama !?

Po, mundet dhe tani gjerisa po mbyllen vendvotimet ai është duke avancuar ndaj John McCain-it!
 
John McCain ishte ndër ata që ngriti zërin më së shumti për ta bombarduar Serbinë dhe për ta ndaluar spastrimin etnik që bëhej në Kosovë, madje ju pat bashkangjitur edhe protestës së Shqiptarëve dhe kërkesës së tyre për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Ai kishte thënë që në Kosovë duhet të ndërhyhet me këmbsori që sa më shpejtë të ndalen ato vrasje që kryente ushtria paramilitare serbe në Kosovë në njerëz civil të pafajshëm. Përderisa Obama në deklaratën e tij të parë rreth Kosovës kishte thënë që serbët e Kosovës janë të shtypur tani dy dekada!!! dhe duhet që tu krijohen kushte të mira jete në Kosovë! Duke harruar t'i përmend Shqiptarët. Ka jetuar në Illinois-Chicago, Guvernatori i Illinoisit ka prejardhje Serbe dhe Obama ka pasur miqësi të ngushtë me të, gjithashtu edhe me lobin serb në SHBA. Mirëpo në deklaratat e tjera ai kishte thënë që do ta përkah sovranitetin e Kosovës dhe do t'i ndihmonte serbisë që të ketë mardhënje të mira ndër-shtetërore Kosovë-Serbi gjë që edhe i ka zhgënjyer Serbët.

A mund të fitoj Barack Obama !?

Po, mundet dhe tani gjerisa po mbyllen vendvotimet ai është duke avancuar ndaj John McCain-it!

Nese paska nje gare se "kush senator Amerikan e ka perkrahur bombardimin e Serbise me shume" atehere gara fitohet nga Joe Biden, nje nga pioneret qe quajti Milloshevicin kriminel lufte. Plus, mos harroni qe bombardimi u be me nje president Demokrat ne fuqi.

Deri tani Obama po fiton, dhe per mua eshte e vdekur qe do te fitoje, vetem nqs do te behet ndonje rremuje e jashteligjshme...gje qe nuk ka premisa te ndodhe perderisa John McCain eshte politikan me racional se sa Bush.

Pyetja e kesaj teme duhej te ishte nese do kishte shpresa John McCain qe te fitonte, dhe jo nese ka shpresa Obama. Pas nje udheheqjeje te deshtuar Republikane prej 8 vitesh, do te ishte me normale qe te behej pyetja nese do kishin me shpresa Republikanet, pasi katandisen ne kete menyre imazhin e Amerikes. ;)
 
Redaktimi i fundit:
Dhe OBAMA Fitoi. Jemi deshmitare te nje ndryshimi te madh ne historine njerezore.
 
Po_Obama fitoi.Sa do te jete kjo pozitive per amerikanet?Sa ai do te perballoje ne pjesen qe i takon te ardhmen e interesave amerikane,ku ne to perfshihen deshirat e njerezeve te thjeshte te cilet kerkojne te kene nje shtepi te tyren,te kene pune me me shume vlere,te kene liri me reale,te kene barazi racore.Ai do mund ai te perballoje klasen e pasur e cila ka celesat ekonomike te gjigantit.Sa do mund ai te perballoje kerkesat e niperve te atyre te cilet sakrifikuan ne udhen e mundimshme drejt te panjohures se rezikshme per te ndertuar nje shtet te ri ku te mos zoteronte e vjetra njepoleshe dinastike,despotike qe i kishte zene frymen Europes.Sa do jete i afte te ndjeke mundimin e ndertuesve te ketij shteti te cilet dhane gjakune e tyre per te shkruar te drejtat elementare njerezore ne listen e kryesore te parimit kryesor te ekzistences se nje shteti.Ai do te heqe ai dore nga prezenca e Amerikes ne bote,qe s'do te thote gje tjeter vecse mosperballim me nga ana e ketij shteti te Sadameve e Milosheviceve te rinj nese lindin perseri ne pika te caktuara ne harten e globit?
Akoma sot nuk dihet pse ra perandoria e Romes.Dikush thote nga korupsioni,dikush nga velja e pasurise,dikush nga lenia e drejtimit ne duart e njerezeve te pa afte?
Shume enigma ka lene pas Historia.Edhe bota tani po hyn ne nje mister te ri.
Fillimet e gjithesise vijne nga ngjyrat e erreta ,berthamat e galaktikave jane po te zeza?Mos valle kemi te bejme me nje fillim te ri te njerezimit,apo me nje fund te tij.Fillimeve dhe fundeve te zeza vetem nji gje ju dihet,koha e zhvillimit te tyre shume e gjate per te ricuar ne rikrijim.Vetem Mayat,fisi primitiv por i mistershem per kalendaret kohore dhe llogaritesit precize te levizjes se planeteve dhe Diellit, thone qe nga skuta e erret e qendres se gjithesise vjen e keqja.Ata ja atribojne ate nje gjarperi te frikshem.
 
Redaktimi i fundit:
po fitoi duhet tja nderrojme dhe emrin nga " white house " tja veme .. e dini vete. lol

tani ai nuk eshte shume shume i zi eshte pak cokollat mos e ekzagjero dhe ti te lutem shume
 
obama fitoi fale ngjyres se lekures!

Pjesa me madhe e popullsise USA eshte me ngjyre, llogjikisht te gjith zezaket e USA kan votuar per obamen....
dhe po ti biesh holle-holle kesaj analize i bie qe keto zgjedhje te kene qene bazuar mbi koncepte rraciale dhe jo mbi ato demokratike!!

Pra ata zezak Usa qe votuan per obamen e votuan se ishte i zi dhe jo se kishte ndonje program me te mire sesa McCain!!

Kjo qe them u vertetua fare mire tek fakti se ai votoi dhe mbeshteti programin e Bush per shpetimin e bankave dhe bankiereve!!
Ato para do te vilen nga taksat qe do tu merren qytetareve USA (pasi menyre dhe rruge te tjera x te gjetur ato para nuk ka) , dhe ne kete menyre Obama qe para zgjedhjeve e tregoi fare qarte politiken qe ka per te ndjekur pas zgjedhjeve!!
 
Redaktimi i fundit:
obama fitoi fale ngjyres se lekures!

Pjesa me meadhe e popullsise USA eshte me ngjyre, llogjikisht te gjith zezaket e USA kan votuar per obamen....

ouch, hera e pare qe po shoh Bilderberg te jete keqinformuar.
12-13% e popullsise Amerikane eshte me ngjyre.
 
ouch, hera e pare qe po shoh Bilderberg te jete keqinformuar.
12-13% e popullsise Amerikane eshte me ngjyre.

Linkun e statistikave te lutem!!
Ne çfare do llojgjuhe qofte informacioni ti sille!! :)
 
African American - Wikipedia, the free encyclopedia

Shiko tabelen, dhe shih census e 2000. 12.3% te popullsise. Nuk ka se si nga 12.3% te shkojne ne mbi 50% ne 8 vite. Kur te dale censusi tjeter ne 2010 do me kuptosh.

E dashur une nuk fola thjesht per AFRO-AMERIKANET por per te gjithe njerzit me ngjyre: arabet, aziatiket, amerikano-latinet etj!!

Njerzit me ngjyre ne USA jane ne % me te larte sesa te bardhet, dhe ky eshte fakt i pamohueshem!!
 
Redaktimi i fundit:
Hmmmm vertet mendon se ka Arab me % te madhe ne USA dmth me te madhe se sa te bardhet :( epo gabim e ke. kjo mund te mohohet Bildberg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top