A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Dërstilë në kërthizë të Shqipërisë?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Në Shqipëri ekziston një fshat ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Dërstila, përdorin ende dërstilën si artizanat për prodhimin e shajakëve dhe larjen e qimilimave dhe quhet Dërstilë.

DSCF8066.jpg

Dërstila si fshat ka marrë emrin nga mjeshtëria me të njëjtin emër për dërstiljen e shajakut, të paktën aty nga shekulli XVIII. Në vitet ‘30-të ky fshat ka pasur 13 dërstila dhe një dyqan në Pazarin e Bezistanit. Ato plotësonin jo vetëm nevojat e zonës por edhe të krahinave të tjera nga rrethet e ndryshme fqinjë.

Dërstila ndodhet në Shpatin e Sipërm, pjesë e komunës Gjinar. Nëse merr rrugën për në Gjinar duhet të ndalosh më parë dhe të marrësh rrugën për në Dërstilë, rreth 4 km larg rrugës kryesore. Territori i këtij fshati është i thyer dhe ka shumë burime e përrenj, gjë që e bëjnë zonën shumë të favorshme për vazhdimin e përdorimit të dërstilave, mullinjve dhe sharrave me ujë. Klientët e shajakut dikur vinin këtu nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Dibra, Pogradeci, Librazhdi, Polisi, Fieri, Lushnja etj. Mullinjtë për blojën e drithërave dhe sharrat me ujë përbëjnë një traditë tjetër në shfrytëzimin e energjisë së ujërave në këtë zonë. Në Dërstilë ka pasur edhe 2 mullinj bloje, njëri punonte gjatë dimrit e tjetri gjatë verës.

filip-berdufi.jpg

Sipas informacioneve të një prej dashamirësve dhe studiuesve të historisë së kësaj zone, Filip Bërdufi, Dërstila dokumentohet të paktën nga shekulli 18-të, ku ka qenë e zhvilluar aq shumë në këtë fshat sa edhe vetë banorët morën mbiemrin e zejes. Në këtë territor ekzistojnë edhe rrënojat e një kishe të vjetër, Kisha e Shtjefënit që është kthyer edhe në vend ku ndizen qirinj nga besimtarët. Ndryshe nga fshatrat e tjerë ku banorët zakonisht janë larguar nga fshati, në këtë zonë migrimi nuk ka qenë aq i ndjeshëm. Banorët kryesisht merren me bujqësi, dhe pak me zejen e vjetër që i simbolizon. Dërstila mbiemër Dërstila ka 97 familje dhe rreth 352 banorë. Fillimisht ky fshat ka qenë quajtur lagje e Gjinarit, por me rritjen e numrit të banorëve u bë fshat më vete duke marrë emrin Dërstilë nga industria pupullore për përpunimin e shajakut. Nga të dhënat e komunës mësohet se vetëm dy familje nuk kanë mbiemrin Dërstila. Sipas studiuesit të historisë së fshatit, Filip Bërdufi banorët duke qenë se kanë lidhje me mbiemrin Uruçi dhe i mendohet se kanë pasur këtë mbiemër përpara se të merrnin atë, Dërstila. Banorët e këtij fshati që ndodhet pak kilometra larg Gjinarit janë marrë me prodhimin dhe funksionimin e dërstilave duke e trashëguar teknikën dhe mekanizmin, që i jep dorën e fundit punëve të shajakut. 13 dërstila ishin të mjaftueshme që me to të merrej i gjithë fshati. Por vit pas viti interesi për dërstilat ra me teknologjinë e re të prodhimit industrial dhe materialeve të tjera për veshje. Kështu, numri nga 13 shkoi në tre dhe banorët që ishin mbajtur me përpunimin e shajakut iu drejtuan shkollës duke marrë profesione të ndryshme dhe sot ky fshat ka një mjek stomatolog, ka shumë mësues, agronomë, ekonomistë.

DSCF8068.jpg

Dërstila si mjeshtëri

Dërstila është një mekanizëm prej druri i prodhuar tërësisht nga dora e njeriut që grumbullon ujin e përroit, e dërgon me forcë në një govatë prej druri e pajisur me çekiçë që përdoren për përgatitjen e velencave prej shajaku. Pasi thureshin me lesh deleje ose dhije, velencat futeshin në dërstilje për të krijuar pushin nëpërmjet rrahjes së çekiçave dhe ujit. Në shërbim të Dërstilës ishte edhe një dyqan në Pazarin e Bezistanit për shitje dhe marrje porosish për dërstilat. Studiuesi Bërdufi tregon se kur merrnin porositë, qytetarët kishin edhe një “pullë sigurie” për të marrë atë që ju takonte e të mos ngatërroheshin.

Kështu ato pajiseshin me forma prej druri të cilat nëse kombinonin me atë të mallit atëherë ishte malli i tyre. Dërstila ka vazhduar si mjeshtëri për shumë shekuj. Aq e rëndësishme u bë ajo sa banorët morën mbiemrin. Në fillim shekulli mendohet të ketë pasur 13 dërstila.

Edhe pse nuk është më gjithçka për këta banorë, Dërstila vazhdon të jetë traditë për dy familje të cilat ende prodhojnë shajak dhe ende lajnë velenca e punime të tjera të leshta.


adil e Refat Dërstila, janë dy vëllezër që kanë në funksion ende një dërstilë. Ata tashmë merren kryesisht me larjen e velencave apo të qilimave prej leshi por nuk kthejnë edhe nëse shkojnë ende banorë që bëjnë shtroje prej shajaku. Dy vëllezërit thotë se e kanë trashëguar këtë objekt dhe e konsiderojnë pasuri të familjes. Brez pas brezi ata janë marrë me dërstilën dhe thonë se do ta trashëgojnë sërish, edhe pse nuk kanë ndonjë fitim të madh. Herë pas here shikohet ndonjë udhëtar që është nisur nga krahina të tjera të largëta për në Dërstilë me velencën në sup. Kjo lloj mjeshtërie që kërkon zotësi dhe përgatitje ndoshta ka ende dëshmitë e saj vetëm në Dërstilë për shkak se prodhimet prej shajaku thuajse janë zhdukur.
DSCF8071.jpg


E ardhmja

Dërstila hyn në ato trashëgimi që ia vlen t’i shohësh si funksionon. Kjo zeje të kthen të paktën 100 vjet mbrapa dhe akoma më të bukura janë punimet e shajakut që pasi kalojnë këtë process marrin përpunimin final të një pune dore të rrallë. Kryetari i njësisë administrative Gjinar, Shpëtim Cullhaj thotë se kjo komunë ka si objektiv shtimin e dërstilave dhe mirëmbajtjen e dy ekzistueseve. Mundësisht, thotë ai, do të ndihmojmë që të funksionojë edhe një mulli bloje me ujë, një teknikë e përdorur gjerësisht në këtë zonë dikur edhe përsa i përket sharrave. Po kështu në guidën turistike të zonës së Shpatit Dërstila do të ketë pozicionin e saj të nderit si një mundësi për të parë nga afër një zeje thuajse të zhdukur. /tesheshi.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top