A është e vërtetë Iliada e Homerit?

Love

βeℓℓe â๓e
Një analizë e re e personazheve të tri tregimeve të njohura mitike sugjeron se rrëfimet fantastike janë të bazuara në realitet.

Rrëfimet e mëdha mitologjike ekzistojnë në botën ndërmjet faktit dhe fiksionit. Të ruajtura në mënyrë gojore nga një gjeneratë në tjetrën, ato tentojnë të ndjekin një parim të thjeshtë dhe të japin disa të vërteta themelore rreth natyrës njerëzore.

Text_1,_faqe_19,_26_korrik_12_124050.jpg


Por a janë rrëfimet shpeshherë-fantastike ato që e thonë para se gjithash të vërtetën, apo janë prodhim i imagjinatës së njerëzve të antikitetit?

Një çift i hulumtuesve irlandezë ka sjellë një analizë të sofistikuar statistike të tri teksteve kanonike dhe ka konkluduar se ato bindshëm japin portrete realiste të shoqërive të tyre përkatëse – sapo t’i largoni elementet e qarta fantastike dhe të supozoni se personazhet e caktuara janë në të vërtetë të krijuar.

“Ne nuk po themi se kjo apo ajo ka ndodhur në të vërtet, apo madje se njerëzit e veçantë të portretizuar në tregime janë realë”, tha Padraig Mac Carron nga Coventry University’s Applied Mathematics Research Centre, i cili është bashkautor i analizës me kolegun e tij Ralph Kenna. “Ne po themi se shoqëria e përgjithshme (që del në shesh nga tregimet) dhe ndërveprimet ndërmjet personazheve duken realiste”.

Mac Carron dhe Kenna ekzaminuan rrjetet shoqërore të paraqitura në ‘Iliadën’ e Homerit, e cila përshkruan betejat e brendshme dhe të jashtme të ushtrisë greke gjatë luftës së Trojës; ‘Beowulf’, tregimin për luftëtarin e madh skandinav, i cili e mund një përbindësh; dhe ‘Tain Bo Cualinge’, një ep i vjetër irlandez, në të cilin një burrë i vetëm duhet të mbrojë provincën e Ulsterit.

Hulumtuesit identifikuan 74 personazhe të emërtuara në ‘Beowulf’, 404 në ‘Tain’ dhe 716 në ‘Iliadë’. Ata pastaj skicuan lidhjet ndërmjet tyre. “Prej tri miteve, rrjeti i personazheve në ‘Iliadë’ ka karakteristika më të ngjashme me ato të rrjeteve të vërteta sociale”, shkruajnë ata në revistën EPL (Europhysics Letters).

“Kjo ngjashmëri ndoshta reflekton provat arkeologjike që mbështesin historicitetin e disa prej ngjarjeve”.

Po ashtu, mënyra se si personazhet në ‘Beowulf’ janë të lidhur së bashku ‘ka disa karakteristika të ngjashme me rrjetet sociale të vërteta’, shkruajnë ata. Kjo konfirmon dëshmitë arkeologjike që një numër i personazheve janë të bazuar në njerëz të vërtetë, ‘megjithëse ngjarjet e tregimit shpeshherë përmbajnë elemente të fantazisë’.

“Për dallim nga këto, rrjeti shoqëror i ‘Tain’ fillimisht duket i ngjashëm me atë të Marvel Universe, ndoshta duke treguar se është ekuivalent i Epokës së Hekurt i stripave”, shkruajnë hulumtuesit.
Por nëse i hiqni lidhjet më të dobëta që kanë të bëjnë me gjashtë personazhet kryesore që janë ‘tepër supernjerëzorë për të qenë realistë’, rrjeti social që rezulton është i ngjashëm me Iliadën dhe rrjetet tjera sociale të vërteta’.

Nëse pretendoni se këto gjashtë personazhe janë ‘amalgamë të disa entiteteve’, që më sa duket janë shkrirë derisa tregimi është ritreguar dhe ripunuar gjatë shekujve, shoqëria që e banojnë duket aq e besueshme dhe realiste sikurse ato të dy miteve tjera.

Kështu mund të ketë një arsye pse këto tregime të vjetra evokojnë një ndjenjë të së vërtetës që aq shumë vepra fiktive dështojnë ta përçojnë. Derisa përshkruajnë aventura të pabesueshme, këto rrëfime – së paku sipas kësaj analize – duket se kanë argumentime të forta në botën e vërtetë.
Burimi: express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top