A e meritojmث demokracinث ?

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
A E MERITOJMث DEMOKRACINث ?



Autori: Igli Totozani

Në të vërtetë, një pyetje e tillë e ngritur që në hyrje të këtij opinioni, ka gjalluar prej kohësh në ambiente intelektuale e politike të botës.

E ngritur dhe formuluar kryesisht për vende të botës së tretë, të dergjur prej dekadash nën diktatura nga më çnjerëzoret dhe të pa kontestuara nga popujt e tyre, jo rrallë ajo ka qëndruar edhe mbi ne shqiptarët.

Shpesh kanë qenë komshinjtë tanë, të cilët në historinë e përbashkët, nëpërmjet tezash të tilla janë munduar të justifikojnë dhunën, pushtimet dhe përgjakjen tonë. Por, na ka qëlluar ta dëgjojmë edhe nga ne vetë, në forma nga më të ndryshmet, sidomos në çaste trishtimi e pikëllimi, që në historinë tonë i kemi patur, bajagi shumë.

Për fat, kjo tezë, sidomos pas rënies së murit, ka humbur shumë terren dhe ideja triumfuese, ajo e universalitetit të demokracisë, me gjithë ulje-ngritjet, dyshimet dhe sukseset, ka rezultuar në përgjithësi fituese. Fituese, për çdo popull e për çdo qytetar të botës, pavarësisht nga feja, vendi, traditat, historia, etj.

E, sidomos për popuj si shqiptarët, që e kanë kërkuar atë për aq kohë, e me aq sakrifica si pak të tjerë. Mirëpo, nëse tashmë edhe fqinjët më të egër nuk ngrenë më pikëpyetje të tilla ndaj nesh, e duket se tashmë teza të tilla janë harruar nga të gjithë, një fenomen i çuditshëm ndodh, këtu brenda nesh, më hapur, në klasën politike dhe më saktë, në shumicën e sotme.

Dhe për këtë mjafton t’i hedhësh një sy fushatës elektorale që sapo ka filluar. Të shtyrë mbase edhe nga një numër sondazhesh, të cilët nxjerrin si prioritete të shqiptarëve çështje si punësimi, varfëria, arsimimi, kriza ekonomike, pa dyshim të prekshme më shumë se çdo gjë tjetër, askush nga pushtetarët e sotëm, ka mundur të radhisë një bilanc të plotë mbi ecurinë e demokracisë në vendin tonë.

Shikojini me vëmendje në emisionet e debatet e ndryshme televizive, tek të mbushin me shifra e shifra të pafundme, për fat të keq të paverifikuara nga askush, kur u vjen rasti të flasin për demokracinë, ata kanë në maj të gjuhës, veçse një refren; kemi hyrë në NATO, rrjedhimisht jemi një vend demokratik.

Dhe nuk e zgjasin kurrë më tej këtë argument për t’u shpjeguar shqiptarëve se cila qe ecuria demokratike e këtij vendi në këto katër vjet. Se cili element i saj bëri përpara e cili ngeci pas, cili u zhvillua e cili ngriu.

Ne jemi tashmë anëtar të NATO-s, ndaj nuk ka nevojë më për të debatuar mbi ecurinë demokratike të këtij vendi.

Shqiptarët kanë të tjera prioritete. Shqiptarët, për këtë shumicë, kanë nevojë të hanë dhe demokracia nuk hahet. Janë të gjithë këto mesazhet e kësaj shumice tani në prag të zgjedhjeve të qershorit.

Duke reflektuar, njëkohësisht, një mungesë respekti të theksuar për qytetarët e këtij vendi, qofshin të majtë apo të djathtë, duke i tallur dhe nëpërkëmbur, nën peshën e shifrave të paverifikuara.

Por, a meritojnë shqiptarët një shumicë të tillë, që e trajton sot e kësaj dite, pas njëzet vjet demokratizimi, akoma si një turmë njerëzish të uritur, që s’mendojnë veç t’i mbijetojnë të sotmes, duke gëlltitur gjithë makth e jargë, veçse shifra e shifra të pakuptueshme, pa u interesuar kurrë akoma për demokracinë në këtë vend, këtë të mirë publike, për të cilën popujt e tjerë të Europës dhe botës, janë përgjakur pa fund?

A e meritojnë ata, që i kënduan dhe u gjakosën si rrallë të tjerë për liri edhe kur ishin shumë më tepër të skamur se sot, t’u krekosesh për dy mijë lekë më shumë, që nuk është veçse një pikë uji para djersës së tyre gjatë këtyre viteve?

A janë vërtet në këtë gjendje këta qytetarë, sa të mos meritojnë dy fjalë më shumë mbi këtë ecuri, përveç frazës bajate, “jemi demokraci, sepse jemi në NATO”?

Duket se për këta pushtetarë të sotëm, për këta udhëtar të përkohshëm të politikës shqiptare, ky popull nuk meriton t’i flitet për demokraci. Atij i duhet vazhduar t’i bombardohen veshët veç me ëndrrën e kotheres së bukës, duke i tulatur vetvetiu shpresën e tij për demokraci e duke i dhënë të drejtë, indirekt, të gjithë atyre fqinjëve tanë që përgjatë gjithë historisë sonë nuk punuan veç për të përhapur e na damkosur me këtë ide.

Shqiptarët nuk janë këta që po na serviren nga kjo politikë e mbrapshtë. Ata kërkojnë të dinë, përpos halleve të tjera që po këta njerëz u kanë shkaktuar, si papunësinë, varfërinë, përjashtimin social, se çka ndodhur këta katër vjet me lirinë e tyre, me zhvillimin demokratik të vendit.

Edhe pse me një eksperiencë të pakët demokratike, ata sot, në lartësinë e njëzet viteve, e dinë tashmë çdo të thotë ky sistem.

Ata e dinë tashmë lidhjen që ekziston midis sulmeve të harbuara dhe jashtë çdo rregulli demokratik ndaj prokurorëve të përgjithshëm të këtij vendi, me miliona eurot që mungojnë në apelin e rrugës patriotike; të sulmit që në ditët e para të ardhjes në pushtet të kësaj shumice, ndaj institucioneve të pavarura të këtij shteti, me raportin e kontrollit të shtetit; të lidhjes diabolike mes premtimeve demagogjike për luftë kundër korrupsionit dhe qindra dhe mijëra pushimesh të paligjshme në administratën publike të këtij vendi.

Mes parullave mashtruese për ulje të shpenzimeve publike dhe ndërtimit të një shteti të vogël, me mijëra lek të harxhuara në mënyrën më të pabesueshme për disa qindra vende pune, të dubluara në rroga për të pushuarit në mënyrë të paligjshme, dhe të emëruarit, po kaq të paligjshëm.

Shqiptarët duan transparencë dhe të dinë nga kjo shumicë se si ka mundësi që, për një periudhë kaq të shkurtër katërvjeçare, ka mundur të prodhojë një aktivitet kaq të pasur ligjesh e aktesh antikushtetues e tepër të rrezikshëm për demokracinë në vend.

Si kanë mundur të synojnë të “disiplinojnë” me ligje të prodhuara prej tyre, pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet kontrollit mbi Prokurorin e Përgjithshëm, administrimin e gjykatave, pagat e gjyqësorit, mbarimin e mandatit të një pjese prej tyre dhe në mënyrë të veçantë, të premeditojnë krejt ndërgjegjshëm bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, të vetmit institucion garant të Kushtetutës.

Varfëria dhe skamja që ka pllakosur shqiptarët nuk ka mundur të zbehë logjikën e tyre, në të kundërt të asaj çka përpiqet kjo shumicë. Ata duan të jetojnë më mirë se dje, padyshim.

Por, ata vazhdojnë të kërkojnë të dinë, se përse u kryqëzua konsensusi në zgjedhjen e Presidentit të Republikës, post ky që sipas frymës së Kushtetutës, ekuilibrit të pushteteve në një demokraci dhe traditës së krijuar në këtë drejtim, duhet të zgjidhej nga radhët e opozitës, përse zgjedhjet lokale të 2007-ës ishin një hap mbrapsht, në rrugën drejt demokracisë.

Dhe sidomos sot, ata duhet të kuptojnë se përse kjo shumicë, e ndërgjegjshme për pamundësinë e shqiptarëve për të blerë kartat e identitetit dhe rrjedhimisht, pamundësisë së tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, vazhdojnë të qëndrojë stoike, në qëllimin e vetëm të keq të prishjes së këtyre zgjedhjeve.

Qoftë nëpërmjet përjashtimit për mungesë karte identiteti apo pasaporte, qoftë nëpërmjet dëshirës për të risjellë sipas një hileje të lexuar qysh larg, në minutën e fundit të certifikatave, aq mjeshtërisht të falsifikueshme.

Shqiptarët janë padyshim të varfër. Bile dhe të uritur. Por trurin dhe memorien e kanë akoma në vend.

Ndryshe nga ç’mendon shumica e sotme, ata e meritojnë demokracinë. Ndaj meritojnë të dinë bilancin e saj në këto katër vjet, i cili nuk mund të rrumbullakoset dhe fshihet pas formulës; “jemi demokratik, sepse jemi në NATO”.

Sepse mbi të gjitha, këta njerëz të mirë, nuk meritojnë më të tallen, duke vazhduar, si pas gjithë këtyre viteve, të “koen” rrejshëm dhe pandershëm me copa buke të thara, të zbutura me ujë të mbetur.
SHEKULLI
 
Titulli: A e meritojmث demokracinث ?

Pse ne gjitha ish vendet komuniste u derdh gjak, me prejashtim te Shqiperise. Si ka mundesi ra ne menyre kaq shembullore komunizmi ne vendin e fundit komunist te rajonit ?


Mos valle nuk ka rene ende ?

Mos valle ka ndryshuar qimen ?

Perse revolucionaret e viteve 90' sot nuk jane me ne politike ? Cfare i nxorri jashte ? Me cfare u ndeshen ? Kush ishte kjo e keqe kaq e madhe, me e madhe se komunizmi qe "rrezuan" ?

Mos u genjeni popull, ne Shqiperi nuk ka arritur akoma demokracia, meritokracia, drejtesia, sovraniteti i popullit.

Nese dje kishim nje komunizem qe e duartrokiste populli, sot kemi nje demokraci qe popullit nuk po i sherben.

Nese ka nje popull qe e meriton demokracine, i pari ne liste do te renditej padyshim Shqiperia e sotme, qe gjate gjithe epopes se saj heroike dhe te pergjakur, ka luftuar vetem per te drejtat e saj, vetem per te drejtat e saj...
 
Titulli: A e meritojmث demokracinث ?

Nje analize me vend e autorit te shkrimit dhe te falenderoj Iron qe e solle ketu per nje diskutim .
Ashtu si e ka shprehur dhe Nostra nje nga shtetet qe e meriton demokracine duhet te jete Shqiperia ama dua te them se kjo demokraci qe ka pllakosur Shqiperine deri me sot eshte nje demokraci pak ndryshe nga vendet e tjera demokratike dhe te perparuara, eshte nje demokraci me njerez qe jane te rritur dhe kane jetuar prane frymes komuniste gje e cila, perseri do vij tek mendimi i Nostres: Qimen nuk e ka ndryshuar
Nje vend demokratik duhet te respektoj popullin e tij, ta degjoj, ta kuptoj, ta ndihmoj sa me shume dhe biles biles dhe te vdesi per popullin e tij ashtu si e kane bere te paret tane. Nje qeveri demokratike duhet te mbaje ato premtime qe bejne, te shikoj te permiresoj kushtet e popullit te tij dhe jo ti coj drejt vetvrasjeve dhe emigrimit, vendet e tjera demokratike mundohen shume qe shtetasit e tij mos te ikin kurre nga vendi duke u krijuar kushtet qe ata mendojne se jane me te mira ne nje vend tjeter me demokratik apo me te zhvilluar ku pika e pare eshte : Puna, hapja e vendeve te punes, kushtet ne pune, paga e punetoreve ne menyre qe cdo gje te jete e barabarte dhe jo qe disa te pasur dhe disa te varfer por te krijohet dhe shtresa e mesme .
Shqiperia ka akoma shume rruge te gjate te shkoj drejt nje demokracie por jo si emer jo por me plot gojen" Demokraci" sepse ne Shqiperi ekziston akoma vetem si nje fjale pa vepra .
U lodha :) do kthehem serisht me vone ne kete diskutim patjeter sepse mund te kete opinione dhe debate te ndryshme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top