A duhet qelluar femija ?

My Self

Born To Be Happy
Sot teksa po ecja ne rruge, perpara meje ishte nje nene me femijen e saj. Ai pa nje loder ne nje dyqan, saktesisht se di se cfare por po e kerkonte me ngulmim, dhe nis te qaje. Nena tij i bertet per disa here, e qellon e fillon ta terheqe me force qe te levize nga vendi. U ndjeva keq :(.
Mendoni se ligjet ketu ne Shqiperi kane shume pak force ?
Ju qe keni femije, e qelloni ate ?
Te gjitheve nga ne jemi qelluar ose na kane bertitur prinderit, cilat kane qene pasojat ?

Diskutim te mbare !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A duhet qelluar femija ?

mqs u ndjeve keq pse nuk i nxore leket e tja plotsoje ti tekat e femijes.
 
Re: A duhet qelluar femija ?

Aq e eger qe ishte nena thashe mos do me qellonte dhe mua.
Nuk eshte e thene qe ti plotesohet teka, femija genjehet shume lehte, ajo fare mire mund ta kishte mare me te mira, dhe sdo ishte e nevojshme as qellimi as e bertitura!
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Po moj shoqe po, por hallet e njerzve femijet nuk i dijn e shpesh her edhe vet prinderit shkojn ne tilt se jeta nuk eshte lodra e rekalam dyqanesh
 
Re: A duhet qelluar femija ?

Quku sjam aspak me idene qe ti plotesoj te gjitha tekat femijes, ashtu sic sjam dhe me idene qe duhet qelluar!
Femija im mund te doje shume gjera, por normalisht varet se sa mundesi kam une. Se eshte i vogel dhe nuk i kupton gjerat duhet mare me te mira, se kur te rritet sdo te kerkoj gjithcka qe do jo, se kupton me shume ;)
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

eshte e vetete qe femija sduhet te goditet,as forcerisht ,as psikologjikisht,,po .them se duhet te qellohet i ati qe nuk punon ,por e kalon diten neper pietore!!
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

O thupra edhe shputa ka dal prej xhehnetit :D
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Ne fakt taktika me femijen nuk funksionon siç duhet me ne shqiptaret, ose ose ne nuk kemi kulturen e duhur mbi rritjen e nje femije .Kam pare plote raste te tilla, aq sa femija ndonjehere dhe ta ben borxh dhe sikur nje shuplak e meriton.Por jo deri ne rrahje apo kapje me fore, kjo quhet vertet dhune.Sado qe eshte femije ,duhet gjetur nje menyre apo taktike pa arritur ne venien e dores ,sidomos dhe ne nje ambjent publik.
Rast te tille kam pare dhe jashte shtetit, femija uleriste qante (per tekat e tij) , por nena italjane nuk reagoi me venien e dores ,as me bertitura por u ul me te ne gjunj dhe dicka i thoshte me qetesi. Me beri shume pershtypje kjo lloj sjellje .Une ne fakt kisha dal me niperit dhe mbesat e mia(ne nje park), dhe deri diku dhe kta ma kishin sjelle ne maj te hundes por kur pash nje ngjarje te tille ,thash te mbyll gojen sesa te dukem qe jam shqiptare :p
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

mqs u ndjeve keq pse nuk i nxore leket e tja plotsoje ti tekat e femijes.

Po moj shoqe po, por hallet e njerzve femijet nuk i dijn e shpesh her edhe vet prinderit shkojn ne tilt se jeta nuk eshte lodra e rekalam dyqanesh

Nuk eshte zgjidhje te qellosh femijen qe te kuptoj qe ti ke halle dhe si blen dot lodra dhe embelsira per dite.
Ne momentin qe vendos qe do kesh nje femije, e mer parasysh dhe faktin qe duhet te kesh kohe ti ofrosh, sic dhe shume durim. Femijet, edhe pse te vegjel kuptojne shume gjera. Nqs jane te perkedhelur qe ne filllim, nqs i ofrohet gjithcka ne tave, normalisht me kohen e mesojne "mesimin" dhe kerkojne sa here kane rastin. Nqs sa jane te vegjel i meson qe nuk mund te kesh gjithcka, sa jane mundesite e familjes, dhe qe per disa gjera o duhet te presi, ose s'eshte akoma koha per ti patur, ne te ardhemn sdo ndodhin figura te tilla. Por shumica e prinderve jane te mesuar ti bejne tere tekat femijeve, dhe kur skane me leke, dalin nga binaret se sdine me ti kontrollojne dhe arrine ne violence.

Dhuna nuk eshte zgjidhje, nuk do arrini asgje nga nje femije qe e qelloni. Mos mendoni se do ju respektoj apo do ju doj me shume. Thjesht do e largoni nga vetja, dhe do i humbni besimin, nuk do i impononi respekt por frike.
Femija ka nevoj per dashuri dhe mirekuptim. Nqs i ofroni kohen tuaj per te lozur dhe per ta bere te ndihet qe eshte qendra juaj e vemendjes, qe eshte i dashur.

Pasojat e dhunes ne femini, shikohen me tej kur rritet, qe kerkon me domosdo te rebelizohet, ose ne rastet ekstreme qe "kopjon" modelin qe ka pare ne shtepi ne lidhjet e tij me partenerin e jetes, apo me vete femijet e tij.

MOS QELLONI ME FEMIJET!!!!!! STOP!!!! FEMIJET JANE VETEM PER TI DASHUR DHE PER TI PUTHUR, PER TI PERQAFUAR FORT~!!!!

DSC_0243.jpg
 
Attachments

  • DSC_0243.jpg
    DSC_0243.jpg
    54 KB · Shikime: 0
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Dhuna nuk eshte zgjidhje, nuk do arrini asgje nga nje femije qe e qelloni. Mos mendoni se do ju respektoj apo do ju doj me shume. Thjesht do e largoni nga vetja, dhe do i humbni besimin, nuk do i impononi respekt por frike.
Femija ka nevoj per dashuri dhe mirekuptim. Nqs i ofroni kohen tuaj per te lozur dhe per ta bere te ndihet qe eshte qendra juaj e vemendjes, qe eshte i dashur.

Pasojat e dhunes ne femini, shikohen me tej kur rritet, qe kerkon me domosdo te rebelizohet, ose ne rastet ekstreme qe "kopjon" modelin qe ka pare ne shtepi ne lidhjet e tij me partenerin e jetes, apo me vete femijet e tij.

Ke ndo1 shembull per kete Zizi..? po flasim per nje familje normale....brenda normave shoqerore ,kuptohet.

Personalisht kam nje shembull shume te mire , te kusheririt tim, i eshte nenshtruar nje diktature te mirfillt aterore, ne cdo aspekt, sjellje, kerkesa, detyrime etj. sot ai njeri eshte nje nga shqiptaret e enciklopedis amerikane, i falenderuar nga presidenti obama, njeri qe gjith respektin ja detyron babait te tij i cili e ka edukuar me diktature. I eshte mirnjohes te atit per ate qe i ka induktuar dhe edukuar.

gjithsesi une mendoj keshtu : esht e rendesishem te mbahet nje ekuiliber.... padyshim qe rruga me e mire eshte ajo e edukates se tolerances dhe dashuris prinderore por edhe "pellemba" duhet me raste....

p.s Ctju bejm ca vogelusheve ketu qe duan dru... :p:p
 
Re: A duhet qelluar femija ?

Ceshte kjo pyetje Retorike ?

absolutisht jam kunder dhunes,,,ndaj femive po e po ...si fizike asht dhe mentale..

Ate qe se kam provu kurre si femije (dhunen),,,as qe diskutohet ta provoj tek femijet e mi......

Femijet kane nevoj per me se shumti ,,,ngrohtesi prinderore,,,,e theksoj, per asgje tjeter me shume se kaq .....
 
Titulli: Re: A duhet qelluar femija ?

Aq e eger qe ishte nena thashe mos do me qellonte dhe mua.
Nuk eshte e thene qe ti plotesohet teka, femija genjehet shume lehte, ajo fare mire mund ta kishte mare me te mira, dhe sdo ishte e nevojshme as qellimi as e bertitura!

Ta genjejme eshte po aq e rrezikshme sa ta rrafim :merzitje:Kam pershtypje se duhet gjetur metoda tjera arsyetimi, madje arsyetim te drejte (ose thjeshte ti tregojme se nuk kemi para per ate qe kerkon) duke mos demtuar personalitetin e tij. Nese i tregojme te drejten me nje arsyetim konkret kam pershtypjen se do te kuptoje.

Ne na rrifnin e na benin tape. Nuk them se ka ndikuar aq keq ajo rrafja ke ne sepse atehere ishte koha e rrafjeve :merzitje:Keta femijete sotem jane me te ekspozuar ndaj shijeve dhe gjerave te ndryshme. Ne shume, shume kerkonim akullore se skishte gje tjeter :merzitje:
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Ke ndo1 shembull per kete Zizi..? po flasim per nje familje normale....brenda normave shoqerore ,kuptohet.

Personalisht kam nje shembull shume te mire , te kusheririt tim, i eshte nenshtruar nje diktature te mirfillt aterore, ne cdo aspekt, sjellje, kerkesa, detyrime etj. sot ai njeri eshte nje nga shqiptaret e enciklopedis amerikane, i falenderuar nga presidenti obama, njeri qe gjith respektin ja detyron babait te tij i cili e ka edukuar me diktature. I eshte mirnjohes te atit per ate qe i ka induktuar dhe edukuar.

gjithsesi une mendoj keshtu : esht e rendesishem te mbahet nje ekuiliber.... padyshim qe rruga me e mire eshte ajo e edukates se tolerances dhe dashuris prinderore por edhe "pellemba" duhet me raste....

p.s Ctju bejm ca vogelusheve ketu qe duan dru... :p:p

Ti e ke kushuri, mund ta pyesesh se si ndihej ne femini, nqs nen ate diktature ka ndjere dhe dashuri ( mbase nga mamaja, mqs babaj ishte "gjeneral"), nqs ska pasur merzitje te jashtezakonshme kur mendonte qe eshte e padrejte te sillen me te ashu.
Nuk jam per perkedhelje, mos me keqkupto, nuk jam per plotcimin e gjithe deshirave pa mase e limit. Prindi eshte ai qe ve regullat per te udhehequr rrugen e me tejshme te femijes, por asnjehere sdo jem dakord me diktaturen, mos i tregosh femijes sa shume e do, mos e besh te ndihet mire, te ndjej ngrohetesi.

Vogelushet nuk duan dru, duan DURIM ( do me japesh te drejte nje dite se sdo e qellosh juniorin tend:p).
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Mos e dhent zoti ta qelloj Poet J. Aleksus lol,

un jam si Mato Gruda o Zizi, i di vet te gjitha......

absolutisht ndaj te njejtin mendim me ty.... por te solla nje shembull real me te cilin dua te them se ai qe di te edukoj edhe me shpull e ben :D....
 
Pe: A duhet qelluar femija ?

Mos ngaterroni rreptesine dhe tolerancen me dhunen (i referohem ketu shembullit qe ka mare Dying_Poet). Femija ka nevoje per regjim, per orientim, per edukate etj etj...pjese e kesaj eshte deri diku edhe ajo mesimdhenie "diktatoriale" ku ben te ditur femijes ç'eshte e mira dhe e keqja dhe, sjelljet e tij, kur jane gabim, nuk do te tolerohen.
 
Re: Pe: A duhet qelluar femija ?

Elushe eshte me se e vertet,,,,po te citoj se dua te jap dhe une diversitetin midis metodave te ndryshme te edukimit...

Nuk eshte e thene qe ke 3 femije dhe do ti rrisesh ne te njejten menyre ,,,pra te jesh e rrept njesoj,,,apo tolerante njesoj me te tre...Nj femije te ashtuquajtur te bute smund ta trajtojme njesoj si me te vellain qe ka 3 fishin e temperamentit te tij...Dhuna eshte kategorik e papranueshme....Por mendoj qe cdo femije ka te drejten e nje perkujdesi individual....Barazpesha e ketyre aftesive nga ana e prinderit, sjell edhe nje jete te ekuilibruar ne familje ...
 
Pe: A duhet qelluar femija ?

nuk e di por me duket teme qesharake

"nese do rrahet femija"

eshte teper qesharake ..... ma per favore keni edhe guximin te komentoni
 
Pe: A duhet qelluar femija ?

Diku Diku, nese fenomene te tilla, te cilat jane teper te perhapura ne shoqerine shqiptare, injorohen dhe nuk diskutohen hapurazi, asnjehere nuk do te permiresohen!!

Nga ketu e marim guximin per te komentuar.
 
Ok por une marre shkas nga teme dmth " a duhet qelluar femija" eshte nje pyetje me sens pozitiv, dmth, ti si juriste qe je e din qe nuk pranohet te behen pyetje te tilla pasi jane te prirura nga vete menyra se si jane formuluar te thuash dicka te ngjashme me pergjigjen pozitive pra te pranosh.
 
Pe: Titulli: A duhet qelluar femija ?

eshte e vetete qe femija sduhet te goditet,as forcerisht ,as psikologjikisht,,po .them se duhet te qellohet i ati qe nuk punon ,por e kalon diten neper pietore!!

Sheee...Po ato familje qe punojne te dy e femija do motor naaaaaaaaaaaaaa te madh thot sic e ka shoku qe i ka prinderit mjeke apo profesore dhe i ka me te ardhura me te medha,se sa klasa punetore qe i ka prinderit ky si i behet??...
Mos ti futemi gjerave prinderi ashtu prinderi keshtu,pasi femija eshte pjesa me e dhimbshme e zemres dhe prinderi sja mohon nga deshira ggjerat,por nga mosmundesia...Mos te kapemi te kuptojme femijen e mos te kuptojme dhe prinderit...
 
Pe: A duhet qelluar femija ?

Une jam kunder dhunes,por sjam as pro tolerimit,pasi femija sot do dicka neser dicka tjeter,rritet ai/ajo rriten kerkesat.rriten kapricot.rriten dhe cmimet e gjerave qe dojne...Mua me pelqen me shume ''denimi'',privoja nje dicka qe ka qejf,denoje ska embesira per kete jave,ska Tv per kaq dite nese sjellja e femijes eshte jashte normales...Por duhet edhe vullneti i prinderit,se zakonisht prinderit thyhen para loteve,sduhet te terhiqen prapa aspak...
 
GLOOM shume dakort jam me ty, por rasti konkret femija mund te ishte maksimumi 3 vjec, s'behet akoma asgje me te, as denim as asgje. Do preferoja me mire qe ta merje me te mira se sa 1 veprim aq vulgar sa ai qe pashe!

Kohet e fundit kam vene re nena shume te pavemendshme, jo te durueshme, dhe qe te gjitha jane te reja ne moshe, si shpjegohet?
 
Pe: Re: Pe: A duhet qelluar femija ?

GLOOM shume dakort jam me ty, por rasti konkret femija mund te ishte maksimumi 3 vjec, s'behet akoma asgje me te, as denim as asgje. Do preferoja me mire qe ta merje me te mira se sa 1 veprim aq vulgar sa ai qe pashe!

Kohet e fundit kam vene re nena shume te pavemendshme, jo te durueshme, dhe qe te gjitha jane te reja ne moshe, si shpjegohet?

My Self,varet sepse martohen te reja,behen me femije te reja,sjane rrit akoma per vete e presin te rrisin femijet,pa lene menjane pastaj streset e ndryshme qe mund te kene,jetesa,veshtiresite etj etj,gjithsesi une me shume se papjekurise dhe lindjes se femijes kur skane qene gati,per dicka te tille nuk shoh gje tjeter...
 
Titulli: Re: Pe: A duhet qelluar femija ?

GLOOM shume dakort jam me ty, por rasti konkret femija mund te ishte maksimumi 3 vjec, s'behet akoma asgje me te, as denim as asgje. Do preferoja me mire qe ta merje me te mira se sa 1 veprim aq vulgar sa ai qe pashe!

Kohet e fundit kam vene re nena shume te pavemendshme, jo te durueshme, dhe qe te gjitha jane te reja ne moshe, si shpjegohet?
Femija 3 vjec nuk kupton?
Qe nje vjec fillon te meresh vesh me te, fillon te flasi, e fillon te kuptoj ca i thua.
Por nqs perkedhelja fillon qe ne ditet e para te jetes, qe sa qan femija meret ne krah dhe i thuhet "pusho, se te mban mami e te plotcon gjithe deshirat", e me tej " mos qaj, se te jap nje loder te bukur po e bere, nje embelsire, nje shetitje, e keshtu me radhe", femija patjeter qe do perfitoj me tej nqs e kupton qe regullat i imponon ai duke qare dhe duke e ditur qe prindrit se shikojne dot ashu.
Nuk duhet te perdoresh dhune qe ta besh te kuptoj qe disa gjera lejohen dhe disa jo, per disa ke mundesi ti ofrosh, dhe disa te tjera jo.
 
Re: A duhet qelluar femija ?

Fillon te kuptoje, por smund te kuptoje qe mami smund tja bleje lodren qe do, e tja plotesoje te gjitha. Ama nena sduhet te jete e patakt!
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

u si me knaqt ju mu gjith me takt dolet ktu me shkronja :p oooooo duhet te jeni realist o popull.
 
Re: Titulli: A duhet qelluar femija ?

u si me knaqt ju mu gjith me takt dolet ktu me shkronja :p oooooo duhet te jeni realist o popull.
Per cfare spo jam realiste?
Une kam qene femije shume i prape por smbaj mend te jem qelluar ndonjehere nga mami. Une beja gabime te shumta, si ka mundesi qe sjam qelluar asnjehere, vetem me ka bertitur?
Sipas teje Quku duhet te kapim gjerat maje me maje, femija 1 gabim ti 1 shpulle. S'eshte normale aspak.
Ah do ta besh qe te kuptoje qe 1 veprim sduhet bere me, i bertet, e denon por jo me mare shapken me ja hedh kokes!
 
Titulli: A duhet qelluar femija ?

Kam pershtypjen se te paket jane ata femije qe nuk jane ndeshkuar apo qe nuk jane qelluar ndonjehere, megjithate ne publike duhet mbajtur veten.
 
Pe: A duhet qelluar femija ?

Ok por une marre shkas nga teme dmth " a duhet qelluar femija" eshte nje pyetje me sens pozitiv, dmth, ti si juriste qe je e din qe nuk pranohet te behen pyetje te tilla pasi jane te prirura nga vete menyra se si jane formuluar te thuash dicka te ngjashme me pergjigjen pozitive pra te pranosh.

Dakort me ty sa i perket pyetjeve sugjestive dhe mostolerances tyre perpara nje trupi gjykues. Ne keto rrethana, s'do kisha menduar qe do kish edhe aq influence.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top