4 mënyra për ta rifreskuar lidhjen tuaj

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0319061128729_m.gif


Kur ishte koha e fundit që keni bërë përpjekje për të rifreskuar lidhjen tuaj? Derisa një lidhje romantike nuk kërkon një punë të madhe gjatë tërë kohës, ajo sigurisht se mund të përfitojë nga pak ndryshime pas një kohe.
1. Komunikimi
Të gjithë e dimë që komunikimi është i rëndësishëm. Megjithatë ai ka të bëjë me më shumë gjëra sesa qëndrimi me njëri-tjetrin. Nëse nuk keni mënyra dhe orare të caktuara për të biseduar për çështjet dhe problemet tuaja, është koha të mendoni për diçka të tillë.

2. Mesazhet
Kjo mund t'ju tingëllojë fëmijërore, por në fakt është një gjest shumë i këndshëm. Mund të lini një mesazh qesharak dhe romantik të shkurtër, diku mes rrobave të tij, apo në valixhen e tij të punës. Edhe pse mund të mos e besoni, kjo funksionon duke ju kthyer në zjarrin e dashurisë, që e kishit në fillim.

3. Ndryshimi i pamjes
Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një ndryshim në pamjen tuaj? Merrni një iniciativë të tillë dhe përgatisni diçka të shijshme. Bëni një ndryshim në pamjen tuaj dhe vishuni bukur, në mënyrë që ta befasoni kur të kthehet në shtëpi.

4. Kujtimet
Kujtoni ato momente të bukura që keni kaluar dhe përsërisni aktivitetet, që ua kanë dhuruar ato. Kjo do të japë një rezultat shumë pozitiv, duke ju bërë të kaloni bukur. Nuk do të pendoheni. /Telegrafi/
 
Jepi komplimente, mos ia permend gabimet e se kaluares e as mos e nencmo. Edhe kur nuk je gabim ndonjehere, pranoje, nese e din se kjo e ben te ndihet ajo me mire dhe problemi nuk do rritet. Jepi dhurata, sado te thjeshta te qofshin. Fakti qe ty tka ra ndermend per te, eshte dhurate ne nje forme, dhe kete e vlereson, etj etj.
 
un nuk ndihem fare mire sepse cuni me tha se nuk interesohem fare per mua nuk e kuptoj qfar te boj qe te interesohem me shum per te
 
Komunikimi? Pritoj me fol
Mesazh? Pritoj me shkru
Te ndryshoj pamjen dmth te behem flok zeze? Jemi ne karantine ska parukeri hap
Kujtimet ? Si maj men me asgje
?????
 
po thu qe ta ndryshoj komunikimi te filloj te flas un e para me llafe te pista apo ai duhet te filloj te shpreh
 
Un jom shum e komunikushme por skuptoj nje gje thot qe sjom interesu qaqe me vet qa bon ose ku osht ne ket koh

Nuk ta njoh tipin po aq sa po thu nale komunikimin ! Ose gje nje partner tjeter qe eshte me llapazon se ty
 
A ke lujt menc? Nje puthje te lehte te qafa dhe mundet .yttt se do te mys se je hallakat krejt ti
Ashtu te zen gjumi mi
Rritet imuniteti duke perdor sa me shum llap ???
Oh me lot
Ika se do mbosh ignore po vazhdova
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top