4 aksidente vetëm mëngjesin e së dielës, 14 të lënduar

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
aksident-1-1280x720.jpg
Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Arbrit. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Plan i Bardhë. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në një tjetër aksident në Shkopet kanë mbetur të lënduar dy persona. Drejtuesi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, për pasojë ka mbetur i lënduar ai dhe një pasagjere të cilët po marrin ndihmë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e Korçës, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Më herët rreth orës 7:30 në vendin e quajtur “Safari park” dy drejtues dhe 6 pasagjerë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në aksin Lushnjë-Fier. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Pasditen e së shtunës 12 persona mbetën të plagosur në 2 aksidente, mes të cilëve edhe disa të mitur.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top