27 vrasje në 6 mujorin e parë të këtij viti

Ado

FISEBILIL-LAH
Një vrasje që ka ndodhur të dielën në fshatin Dejë të Rahavecit, ka shtuar edhe më shumë numrin e vrasjeve në Kosovë - një dukuri kjo shqetësuese e pasluftës në vendin tonë. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë shënuar 27 vrasje.

“Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ne kishim 27 vrasje në Kosovë, derisa në vitin 2007 i kishim 30, shumica nga të cilat janë me kryes të njohur dhe si të tilla janë dorëzuar në Prokurori. Edhe pse statistikat tregojnë se kemi rënie të rasteve të vrasjeve në Kosovë, kjo kategori e veprës penale mbetet brengosëse për ne”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Viktima e fundit është nga fshati Dejë, Komuna e Rahavecit.

Sipas raportit të policisë - më 31 gusht, katër të mitur që ishin duke e ruajtur bagëtinë në vendin e quajtur "Livadhet e Berishëve", në fshatin Dejë, ishin fjalosur - me ç’rast i dyshimti i cili kishte me vete një brisk (thikë) rreth 7cm të gjatë e kishte goditur në gjoks viktimën J.B. (16 vjeç).

Edhe pse viktima është transportuar në Spitalin e Gjakovës nga anëtarët e familjes, atje ai si pasojë e plagëve të marra ka arritur pa shenja jete.

I dyshuari është arrestuar nga Patrulla e Policisë të Stacionit Policor Rahovec.

Në konsultim me Prokurorin Publik të Qarkut trupi i pajetë dërgohet për autopsi në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje në qendrën e ndalimit në Prizren. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top