16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Hartini

Antarë i Respektuar
16 persna kane gjetur vdekjen ne nje kolegj ne afersi te Shtutgargit ,
ne Gjermani. Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 9 30 te mengjesit ,
kur nje adoleshet 17 vjeçar ka sulmuar kolegjin ku kishte studiur dhe vete me pare , me nje pistolete automatike ,duke vrare te pakten
15 vete , shumica te moshes 16-17 vjeçare dhe nxenes te kolegjit ne fjale. Autori i sulmit u ekzekutua nga policia pasi hapi zjarr dhe ne drejtim te tyre.
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Sapo e pashe ne televizion kete lajm kaq tragjik .Nuk e kuptoj cfare po ndodh me keta te rinj sot !!!!
I kane hipur gomarit se prapthi :(
 
Masakra në Gjermani, një nga viktimat dyshohet të jetë kosovar

Një nga viktimat në shkollën Albertville në Gjermani mund të jetë nga Kosova raportojnë mediat. Një 17 vjeçar i veshur në të zeza të mërkurën ka hapur zjarr në ish shkollën e tij dhe ka vrarë së paku 15 persona, përpara se policia ta qëllonte për vdekje. Në mesin e viktimave, sipas burimeve policore, janë 9 nxënës, tre mësues dhe tre kalimtarë.
"Ashtu si çdokush tjetër në Gjermani jam e shtangur nga ajo çfarë ndodhi në shkollën Albertville të Vinendenit. ثshtë e paimagjinueshme se brenda pak sekondash nxënës dhe mësues u vranë dhe kalimtarë të rastit humbën jetën si pasojë e një krimi të tmerrshëm" tha kancelarja gjermane Angela Merkel. /REL/
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Nje tragjedi e rende, per te gjithe ata qe humben me te dashurit
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Tim Kreçmer, autori i të shtënave të mërkurën se Winnenden mori jetën e 16 njerëzve duke tronditur të gjithë Gjermanine, ai njoftoi gjestin e tij, por askush nuk e morën atë seriozisht.
Hetuesit zbuluan se i riu 17 vjeç e kishte shpallur synimet e tij vrasese në një forum diskutimi në internet.
"Unë jam i lodhur, jam i lodhur me jetën e kësaj bote nuk ka kuptim. Të gjithe me qeshin mua dhe askush nuk e njeh fuqine time, unë kam armë këtu, nesër në mëngjes shkoj në shkollën time të vjetër " - shkroi ai, një natë para tragjedisë.
"Qendroni ne degjim, ju do me dëgjoni mua nga nesër. Mos harroni do zhvillohet ne: Winnenden " - përfundoi ai.
Admini i forumit e mori si tallje keto fjale te Tim Kreçmer dhe ai u përgjigj me "LOL".

Lefigaro
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Зngjεll;142804 said:

Kjo eksluzivisht ka te beje me Mobbing. Madje jo rastesisht te vraret pothuajse ishin te gjitha femra. Nuk dua ta arsyetoj cunin por vertete Mobbing eshte heshtja qe vret andaj edukatoret dhe profesoret duhet te pergaditen ne kete drejtim per ta parandaluar. Nga statistikat Gjermane thuhet se humbjet nga Mobbing arrijne shifrat 16 miliard euro.
ketu ne forum kem hapur diku nje teme te tille dhe nuk diskutuam fare. Ne Shqiperi dhe Kosove kjo dukuri eshte shume e perhapur si ne vende pune ashtu edhe ne shkolla dhe shoqeri, ndersa ne jo vetem qe nuk i kemi kushtuar asnje vemendje por themi se nuk eshte e paraqitur as si rast.
E, une, fatkeqesisht them se nje dukuri e tille jo qe eshte shume e perhapur por shume shpejt nje ngjarje e tille munde te ndodhe ne shkollat apo institucionet tona. ne njefar menyre veq se eshte duke ndodhur. :espuls:
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Ke shume te drejte Kitrra qe nuk u kushtojme shume vemendje dhe ketu ne forum dhe jo vetem ketij rasti por dhe shume rasteve te tjera (çeshtjeve) te rendesishme per shoqerine shqipetare dhe te ardhmen .
Ja ashtu si vete admini i atij forumi nuk e kishte marre per baze ashtu mund te na ndodhi dhe ne ketu nje dite duke e marre si loje dhe diten tjeter shohim neper media masakra .
Dje degjova ne lajme ne tv qe policia fr kishte arrestuar nje djale me origjine arabe ( marokene) i cili kishte shkruar dhe ai si Timi dhe kur e kishin marre ne pyetje pse i shkruajti ato fjale , kishte thene bera shaka ,por hetuesit e kishin marre shume seriozisht dhe ketu po shqyrtohet dhe nje ligj ne lidhje me internetin tani ne parlamet nuk e di nese do votohet apo jo por ka te bej : me shume per kontrollimet e siteve qe gjopja jane serioze qe u marrin numrin e CB njerezve (qe duan te bjejne dicka ne int ) dhe i boshatisin llogarine , gjithashtu dhe per ceshtjen e vezhgimit te siteve te adoleshenteve qe diskutojne si psh forumet dhe chatet . Dhe mua me duket nje ide shume e mire nese e aprovojne kete ligj te tille .
Shume faj ne histori te tilla ka te bej dhe shoqeria si ajo reale dhe virtuale qe nuk i pranon disa te rinj ne rrethin e tyre shoqeror . Ashtu si ne forume ku anetaret e vjeter bashkebisedojne me shume me nj-tj sesa tu japin mundesine te rinjeve per te hyre ne rrethin e tyre te bashkebisedimit , ashtu si dhe neper kolegje apo lice e njejta gje dhe shume persona atehere ndihen te fyer dhe vetem dhe arrijne ne gjera te tilla si ky djali .
Mgjt nuk po them se eshte nje shkak te vrasi shume te tjere por qe ndikon ne psikologjine e tij .
Nejse uroj qe shume te rinj dhe ketu ne forum te a
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Ups e postova pa dashje se nuk kisha mbaruar :)
Nejse uroj qe shume te rinj dhe ketu ne forum te arrijne te hyjne ne diskutime te tilla serioze ashtu si e ka thene dhe Kitrra sesa ne diskutime humori , libido , duke e marre nje teme si tallje dhe duke u pergjigjur kot me kot e gjera te tjera qe nuk jane te dobishme .
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Зngjεll;142804 said:
Tim Kreçmer, autori i të shtënave të mërkurën se Winnenden mori jetën e 16 njerëzve duke tronditur të gjithë Gjermanine, ai njoftoi gjestin e tij, por askush nuk e morën atë seriozisht.
Hetuesit zbuluan se i riu 17 vjeç e kishte shpallur synimet e tij vrasese në një forum diskutimi në internet.
"Unë jam i lodhur, jam i lodhur me jetën e kësaj bote nuk ka kuptim. Të gjithe me qeshin mua dhe askush nuk e njeh fuqine time, unë kam armë këtu, nesër në mëngjes shkoj në shkollën time të vjetër " - shkroi ai, një natë para tragjedisë.
"Qendroni ne degjim, ju do me dëgjoni mua nga nesër. Mos harroni do zhvillohet ne: Winnenden " - përfundoi ai.
Admini i forumit e mori si tallje keto fjale te Tim Kreçmer dhe ai u përgjigj me "LOL".

Lefigaro

ky lajm s´eshte i vertete...

por tani ka fjale sa te duash..fjale te kota..se te vdekurit nuk kthehen kurre me...!!!!
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

ky lajm s´eshte i vertete...

por tani ka fjale sa te duash..fjale te kota..se te vdekurit nuk kthehen kurre me...!!!!

Rrofsh qe e verifikove qe nuk eshte i vertete se ketu ishte i gjithe problemi
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Зngjεll;143280 said:
Rrofsh qe e verifikove qe nuk eshte i vertete se ketu ishte i gjithe problemi

rrofsh per citimin me vlere kaq te madhe!!!
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

ky lajm s´eshte i vertete...

por tani ka fjale sa te duash..fjale te kota..se te vdekurit nuk kthehen kurre me...!!!!

osht e vertet aj lajm qe e ka qit ajo ose aj , me lart sepse edhe vet Policia Gjermane e ka Konfirmu ;)
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

ky lajm s´eshte i vertete...

por tani ka fjale sa te duash..fjale te kota..se te vdekurit nuk kthehen kurre me...!!!!

Detektive :D ti e verifikove qe nuk osht i vertet :)... mos ja fut kot.
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

pff kta jan te semure psiqik se ska shpjegim tjeter
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Nesr do vras erin e zajes ne treviso.. do i bi me arm speciale.....
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

eh nuk eshte rasti i pare i till :(
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

MEdiat ne Kosove raportojne sot se trupi i pajete i te riut shqiptare nga Kosova, pritet te mberrij ne Kosove ku edhe do te zhvillohet ceremonia e varrimit.
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Nxënësi i vrarë shqiptar në masakrën në Gjermani, është Ibrahim Halitaj nga Tërdeci i Drenasit

Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halitaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit.

Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi.

FOTO: Ibrahim (Shemsi) Halitaj

ibrahim20int.jpg

BotaSot
 
Attachments

  • ibrahim20int.jpg
    ibrahim20int.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

luni ju counter strike shih qka ju gjen
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Ngushllime Familjes Halitaj Nga Terdeci i Drenasit ;) :(

Tolifar Drogirashi Gjerman del e merr Jet Femijesh ;)
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Nxënësi i vrarë shqiptar në masakrën në Gjermani, është Ibrahim Halitaj nga Tërdeci i Drenasit

Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halitaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit.

Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi.

FOTO: Ibrahim (Shemsi) Halitaj

ibrahim20int.jpg

BotaSot

:( :( :( :( :qaj:

Ngushllime familjes
 
Attachments

  • ibrahim20int.jpg
    ibrahim20int.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Nesr do vras erin e zajes ne treviso.. do i bi me arm speciale.....

e se ke 2 muj ne shpi e se vrave trunin me ardh i here hajde pra .
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Varroset me nderime Ibrahim Halilaj (17) nga Tërdefci i Drenasit. Në këtë ceremoni mortore, përveç të afërmeve, morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj. Ibrahimi është vrarë së bashku me 13 persona të tjerë nga bashkëmoshatari i tij, Tim Kretschmer.
Arbenita, 15 vjeçe, të dielën në mesditë, printe kortezhin prej qindra njerëzve që në këtë ditë ajo dhe të afërmit e saj i dhanë lamtumirën e fundit, Ibrahim Halilajt.
17-vjeçari Halilaj nga Tërdefci i Drenasit është vrarë nga bashkëmoshatari i tij, Tim Kretschmer në qytetin Winnenden të Gjermanisë. Halilaj ka gjetur vdekjen bashkë me tetë shoqet e klasës, tri mësueset dhe tre qytetarë të tjerë gjermanë.
Veç fotografisë së të vëllait që mbante Arbenita në duar teksa i printe turmës së njerëzve, një tjetër ishte vendosur në hyrje të oborrit të shkollës së fshatit Tërdefc. Ky fshat është vendi i lindjes së Ibrahimit, i cili në moshën 6 vjeçe kishte shkuar me nënën, dy motrat e vëllanë tjetër, për t’iu bashkuar babait të tij në Gjermani.
Prapa fotos te shkolla ishin vendosur tre flamuj, ai i Kosovës, flamuri kombëtar si dhe flamuri i shtetit gjerman.
Burrat e fshatit prisnin njerëzit në këtë shkollë, derisa arkivoli me kufomë arriti rreth orës 13 e 30 në familjen Halilaj në Tërdefc.
Arturi, vëllai i vogël i Ibrahimit, nuk ndalte lotët teksa shikonte fotografinë e bashkë me të qanin edhe të tjerët. Babai i Ibrahimit, Shemsiu, mundohej të mbahej, ndërsa priste mysafirët te dera e oborrit të shkollës. Në njërën nga klasat e kësaj shkolle, për disa çaste, Shemsiu është gjendur i ulur në mes të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach dhe ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj. Nga këta të fundit, babai i të ndjerit ka marrë ngushëllime për humbjen tragjike të djalit, i cili në ditën tragjike, më 11 mars, kishte shkuar në shkollë me paterica dhe atë për herë të parë pas dy javëve, pas një intervenimi kirurgjik që kishte pasur në këmbë.
Ambasadori Steinbach ndërkaq ka marrë ngushëllimet në emër të familjes Halilaj, edhe për 14 viktimat e tjera gjermane.
Veç përfaqësuesit gjerman në Kosovë dhe përfaqësuesit nga Qeveria e Kosovës, familja Ibrahimaj ka marrë ngushëllime edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku si dhe përfaqësuesi i familjes Jasharaj, Murat Jashari.
Kufoma është nisur për te varrezat e fshatit, ndërsa turmë e madhe e njerëzve po e shoqëronin atë.
“I lehtë i qoftë dheu e i fuqishëm qoftë kujtimi për të...”, tha mes të tjerash para të pranishmëve, ministri Enver Hoxhaj.
Edhe ambasadori gjerman ka shfaqur pikëllimin e tij në lidhje me tragjedinë në fjalë.
“Më vjen vështirë të gjej fjalë në këtë ditë të vështirë për Gjermaninë dhe Kosovën”, tha ai.
Teksa ka ngushëlluar të pranishmit në emër të qytetarëve të Drenasit, kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku ka njoftuar se shkolla e fshatit nuk do të mbaj mësim në pesë ditët vijuese, duke u solidarizuar kështu me shkollën në Gjermani, e cila ka humbur nxënësit e saj.
Pas këtyre fjalimeve, ku është shquar figura e të riut, si një djalosh që e donte shkollën, vendlindjen e sportin, u krye edhe ceremonia e varrimit.
Kjo ceremoni është bërë në Kosovë, me kërkesë të familjes Halilaj, ndonëse autoritetet gjermane kishin kërkuar që një gjë e tillë të ndodhte në Gjermani, ku do të varrosen edhe 14 viktimat e tjera, të tragjedisë në të cilën i riu gjerman kishte shkrepur 112 plumba dhe në fund ishte vetëvrarë.
 
Titulli: 16 viktima ne nje kolegj ne Gjermani .

Kto jan pasojat e x-box apo psp , ku adoleshentet e sotem kalojn me ore e ore duke luajtuar gjithmon e po bohen si te cmen , vec counter stike , GTA e lojna te tjera si keto e kan menen , krejt ndryshe me adoleshenzen tone te bukur :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top