11 persona ne gjyq per prostitucionin e 150 femrave

Зngjεll

___________
Hollande : Gjyqi i 11 personave ,per detyrimin e gati 150 nigeriane të mitura në prostitucion në Evropë, pasi i kane sjelle në Hollandë duke kerkuar azil , filloi të hënën në Zwolle (në veri).

" Njëmbëdhjetë të dyshuarit, kryesisht me kombësi nigerianë, duhet të përgjigjen per trafikim njerëzor dhe i përkasin një organizate kriminale ", tha për AFP zëdhënësi i prokurorise kombetare Hollandeze , Vim de Bruin.

Nga 2006 deri në fund të vitit 2007, "140-150 të reja nigeriane jane zhdukur nga qendrat strehimore për të miturit që kërkojnë azil në Holandë, tha ai, duke shtuar: " Ne nuk mundem të gjenim vetem 10 por ne besojmë se të gjitha jane çuar per prostitucion, kryesisht në Itali por edhe në Spanjë dhe Francë."

Hollanda u përdorën si "vend tranzit", sipas një deklarate të prokurorëve.
Rekrutuar në Nigeri, vajzat u dërguan, të pajisura me letra fallco ne Hollande, ku ato kishin për të kërkuar azil.

"Të pandehurit kane perdorur presion mbi vajzat e reja. Ato duhet të japin gjak, thonjtë ose një pjesë të rrobave, dhe premtonin para një prifti ( vadou )që të shlyejë një borxh (i imagjinuar) kontraktuar për udhëtimin e tyre për në Evropë, " - tha prokurorja.

"Disa vajza te gjetur nga hetuesit ranë dakord për të denoncuar trafikantët e tyre për shkak të ndërhyrjes së një prifti nigerian, i cili ka thyee friken e e tyre nga një mallkim vadoo " tha Vim de Bruin.

Të pandehurit u arrestuan në tetor 2007 në Hollandë, pas një hetimi nga ana e gjykatave hollandeze në bashkëpunim me policinë nigeriane, italiane, spanjolle, franceze, belge, britanike, irlandeze dhe amerikane.

Verdikti pritet te jepet ne 26 Maj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top