10 ushqimet më të mira për flokë të shëndetshëm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
healthy-hair21-735x1024.jpg


Kur vjen puna tek flokët e shëndetshëm, nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vini mbi flokë. E rëndësishme është dhe çfarë hani.
Lisa Drayer, dietologe në Nju Jork, thotë se si për çdo pjesë tjetër të trupit, qelizat dhe proceset që mbajnë flokun të fortë dhe me volum, ndikohen nga dieta e balancuar që mbani.

Ndryshimet në flokun tuaj (të mira dhe të këqija), duan më shumë kohë të vihen re se sa ndryshimet e lëkurës.
Dermatologia Cybele Fishman shpjegon se me një dietë të varfër, nuk duhen më shumë se disa ditë që të shfaqen akne në lëkurë dhe zbehje e saj, ndërkohë që një defekt në ushqyeshmërinë e flokëve, mund të dojë disa muaj për t’u shfaqur.
Ushqimet që hani sot ju ndihmojnë për të forcuar rrënjët e flokëve (gjëndrat e qimeve janë vendet nga ku lind secila qime e flokëve) dhe skalpin që rrethon qimen. Drayer thotë se me rrënjë dhe skalp më të shëndetshëm, do të keni flokë më të fortë.
Sigurisht që floku juaj nuk ndikohet vetëm nga çfarë hani. Duhanpirja, çekuilibri hormonal dhe gjumi i pakët, gjithashtu ndikojnë në mënyrën si duket dhe si e ndjeni flokun. Nuk ka një ushqyes magjik që ta rregullojë flokun kur keni këto shqetësime.
Megjithatë ju keni shumë më tepër në dorë nga çmendoni. Nëse hani në bazë të një diete të ekulibruar, të pasur me proteina dhe të larmishme, e cila fokusohet tek këto 10 ushqime, ju do i jepni flokut kujdesin total që i duhet dhe meriton.

1. Salmoni
Përveçse është i pasur me vitaminë D dhe proteina (të dyja janë thelbësore për flokë të fortë), acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek ky peshk i shijshëm i ujërave të ftohta, janë çelësi i vërtetë. Organizmi ynë nuk i prodhon dot këto acide, të cilat na nevojiten për rritjen e flokëve. Rreth 3% e qimes së flokut është e përbërë nga këto acide. Drayer shpjegon se acidet omega-3 gjenden dhe në membranën e qelizave të skalpit dhe në vajrat natyral që e mbajnë flokun të hidratuar.
Opsione të tjera: Nëse salmoni nuk ju tërheq, mund t’i merrni këto acide yndyrore nga troftat dhe sardelet si dhe nga avokadot, farat e kungullit dhe arrat (lexoni më poshtë për disa kuriozitete të mrekullueshme rreth arrave).

2. Arrat
Këto janë të vetmet fruta të thata që kanë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Arrat janë të pasura dhe me biotinë dhe vitaminë E, të cilat i mbrojnë qelizat nga dëmtimet që mund t’i ndodhin AND-së së tyre. Meqë floku rrallë merr mbrojtje nga dielli, këto ushqyes janë veçanërisht të dobishëm. Drayer thotë sasia e pakët e biotinës mund të shkaktojë rënie flokësh. Arrat përmbajnë dhe bakër, i cili ju ndihmon që të keni një ngjyrë të pasur dhe të shkëlqyeshme të flokut.
Opsionet e tjera: Provoni të përdorni vajin e arrave për sallatën tuaj, në vend të vajit të kanolës apo vajrave të tjerë.

3. Midhjet
Midhjet janë të pasura me zink, mungesa e të cilit mund të sjellë rënie të flokëve (madje dhe qerpikëve), si dhe skalp të thatë dhe të copëzuar. Me 100 gr zink ju merrni 492% të vlerës që ju duhet për një ditë. Ju mund të merrni zink nëpërmjet drithërave të fortifikuar (që i janë shtuar përbërës) dhe bukës integrale, por midhjet ju plotësojnë dhe me proteina. Drayer shpjegon se 97% e flokut është proteinë. Pa proteinat e mjaftueshme, organizmi nuk mund t’i zëvendësojë qimet që ju humbisni përditë në mënyrë natyrale dhe kështu floku juaj do të jetë i thatë i dobët dhe i brishtë.
Opsionet e tjera: Merrni dozën e zinkut nga frutat e thata, bifteku dhe vezët.

4. Patatet
Patatet janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve beta, të cilët trupi i kthen në vitaminë A. Fishman shpjegon se gati asnjë qelizë e trupit nuk arrin të funksionojë pa sasinë e duhur të vitaminës A. Ajo gjithashtu ndihmon për të prodhuar dhe mirëmbajtur vajërat që e mbajnë skalpin të njëtrajtshëm. Mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë dhe zbokth irritues.
Opsionet e tjera: Karrotat, pjepri, mangot, kungulli dhe kajsitë janë burime të mira të karrotenit.

5. Vezët
Të pasura me proteina, vezët janë dhe të mbushura me katër minerale bazë: zink, selenium, squfur dhe hekur. Hekuri është veçanërisht i rëndësishëm sepse ndihmon qelizat të përcjellë oksigjenin drejt folesë së qimes së flokut. Mungesa e hekurit (anemia) është shkaku kryesor i rënies së flokëve, veçanërisht tek gratë.
Opsionet e tjera: Ju mund të plotësoni nevojat tuaja për hekur edhe nëpërmjet burimeve shtazore si pula, peshku, bërxollat apo bifteku.

6. Spinaqi
Hekuri, beta karotenet, folatet dhe vitamina C që gjenden tek spinaqi, e mbajnë rrënjën e flokut të shëndetshme dhe vajrat e skalpit në qarkullim.
Opsionet e tjera: Provoni perime të ngjashme, të pasura me ushqyes dhe me gjethe të errët si brokoli, lakra jeshile dhe panxhari i spinaqit.

7. Thjerrëzat
Të vogla por madhështore, këto legume janë të dendura me proteina, hekur, zink dhe biotinë. Këto i bëjnë thjerrëzat një element kryesor si për vegjetarianët ashtu dhe për mishngrënësit.
Opsionet e tjera: Hidhni lloje të tjera fasulesh( të kuqe apo në formë veshke) në supën apo sallatën tuaj.

8. Kosi
Përdorni bulmetra me pak yndyrë si kosi, i cili është i pasur me proteina të dobishme për flokët, vitaminë B5 (acid pantotenik, një përbërës që do e hasni shpesh në etiketat e produkteve kozmetike për flokët) dhe vitaminë D. Studime në zhvillim e sipër, e lidhin vitaminën D me rrënjët e shëndetshme të flokut por, mënyra e saktë se si ndodh procesi, nuk është ende e qartë.
Opsionet e tjera: Gjiza, djathi pa yndyrë dhe qumështi pa ajkë, janë gjithashtu të përshtatshme.

9. Boronica
Frutat ekzotike shkojnë e vijnë, por kur është fjala për vitaminën C, asnjë nuk e kalon këtë superhero të frutave. Vitamina C është thelbësore për qarkullimin e gjakut në skalp, si dhe mbron venat e vogla që ushqejnë rrënjët e flokëve. Mungesa e vitaminës C në dietën tuaj, mund të sjellë flokë të brishtë.
Opsionet e tjera: Kivi, patate, domate dhe luleshtrydhe.

10. Mishi i shpendëve
Ky ushqim i përditshëm është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe i zinkut, hekurit dhe vitaminës B, të cilët e mbajnë fijen e flokut të fortë. Drayer shton se meqë floku është afërsisht i gjithi i përbërë nga proteina, ushqimet e pasura me proteina ju japin themelet për të ndërtuar flokë të shëndetshëm.
Opsionet e tjera: Filetot e viçit janë një tjetër burim shumë i mirë i proteinave të pastra.
t.observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top