10 Parqet natyrore më të bukur në Europë(Nuk mungon Butrinti)

Shiko fotografinë 1787628

Sipas prestigjiozes angleze “The Guardian”, Butrinti është një nga parqet natyrore dhe kulturore më të veçantë në kontinentin Europian.

Në listën me 10 parqet më të bukura rajoni i Ballkanit zë një vend të rëndësishëm ku katër prej tyre ndodhet në këtë pjesë të kontinentit.

Britanikja e cilëson Parkun e Butrintit si një vend që të paktën duket vizituar një herë në jetë.

Shiko fotografinë 1787629

Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Liqenet e Plitvicës në Kroaci, janë gjithashtu një atraksion për mos t’u humbur dhe për tu vizituar njëherë në jetë. Gërshetimi i ngjyrave dhe kaskatave e bën këtë park një atraksion turistik i cili mund të vizitohet në çdo stinë, duke mos humbur kurrë ngjyrat e kaltërta edhe në kohë me re.

Shiko fotografinë 1787630


Sierra de Cazorla, Spanjë

Një park tjetër i rëndësishëm është ai i Sierra de Cazorla, në provincën e Jaen, në Spanjë. Vendndodhja e këtij parku, në burimin e lumit Guadalquivir, e bën akoma më tërheqës këtë vend. Nëqoftëse do të jeni me fat, aty do mund të admironi dhe shikoni shqiponjën e artë, një shpend i rrallë dhe fantastik.

Shiko fotografinë 1787631


Helvetinjarvi, Finlandë

Një park i vjetër sa vetë bota. Fillimet e tij fillojnë me epokën e shkrirjes së akujve, dhe vazhdojnë akoma sot. I quajtur ndryshe si parku i ferrit, sot është e mundur të vizitohet edhe me karrocë paraplegjikësh.

Shiko fotografinë 1787632
Parku i Bialowiezas, Poloni

Një park i veçantë, ku stina më e bukur për ta vizituar është ajo e pranverës. Një nga vendet e pakta në botë ku mund të gjesh një bizont që jeton akoma në një natyrë të egër.

Shiko fotografinë 1787633

Caldera de Tapuriente, Ishujt Kanarie

Ishujt Kanarie nuk janë vetëm një atraksion veror dhe plazhi. Përveç diellit, seksit dhe sangrias, ishujt kanarie ofrojnë pamje spektakolare në ishullin e Las Palmas. Mjafton një traget nga Tenerife drejt Las Palmas dhe për dy orë gjendeni në male vullkanike nga ku mund të shijoni rrugën e vullkaneve. Parku i Caldera de Tapuriente, me kanionet e tij, është një destinacion që nuk mund të mungojë në jetën tuaj.

Shiko fotografinë 1787634

Pirin, Bullgari

Parku natyror i Pirinit në jug të Bullgarisë, është një nga më të spikaturit në gadishullin ballkanik. Malet që arrijnë deri në 3000 metra lartësi dhe ndjesia e vetmisë dhe egërsisë se natyrës, nuk mund t’ju lënë indiferent dhe pa dëshirë për t’u rikthyer.


Shiko fotografinë 1787635
Malet Sibillini, Itali

Parku natyror i Sibillinit ndodhet në rajonin e Marche dhe të Umbrias. Quhet ndryshe dhe shtëpia e luleve të rralla. Kombinimi i shëtitjeve me biçikletë dhe ngjitja në majat e maleve duke shijuar liqenet dhe pamjet spektakolare që ofrojnë fshatrat e vegjël si Sarnano dhe San Ginesio, do t’ju mahnitin.

Shiko fotografinë 1787636

Parku i Butrintit, Shqipëri

I quajtur ndryshe edhe si “mikrokozmo e historisë shqiptare” ku rrënojat greke, romake veneciane dhe osmane ndërthuren në një klimë sureale. Liqeni i Butrintit që rrethon parkun arkeologjik, është mahnitës dhe konsiderohet sot një “must see place”, një vend që duhet vizituar të paktën njëherë në jetë.


Shiko fotografinë 1787637

Vatnajokull, Islandë

Parku natyror i akullt, cilësohet si dramatikisht i bukur, duke u cilësuar si një vend spektakolar për eksplorimin e tuneleve të nëndheshme dhe të akullnajave nordike. Shëtitjet mbi akuj, cilësohen si një eksperiencë unike.

Shiko fotografinë 1787638


Durmitor,Mal i Zi

Në listën e gjatë të parqeve të përmendura duket se rajoni i Ballkanit zë një vend kryesor në renditje. Një nga parqet më të bukura renditet edhe ai i Durmitorit në Malin e Zi. Kanionet spektakolare dhe shëtitjet nëpër pisha do t’iu lënë pa fjalë./DITA
 
Titulli: 10 Parqet natyrore më të bukur në Europë(Nuk mungon Butrinti)

Butrinti eshte nje perl,me ka marre malli ta vizitoj perseri :))
 
Titulli: 10 Parqet natyrore më të bukur në Europë(Nuk mungon Butrinti)

Mali i Zi Bullgari Finlande :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top