Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.


1435964029pamja0407.jpg


Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.




1435964201policia0407-shk.jpg


Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Dukagjin, ku dy turistë çekë u vranë me breshëri plumbash në pritë, dhe që më pas u hodhën në greminë, policia ka hedhur dyshime se njëri nga autorët e krimit ka qënë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer.

Dy viktimat e këtij krimi të shëmtuar mbeten çifti i turistëve nga اekia, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.

Dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre foristradë me targë 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turistë çekë, për në drejtim të Shkodrës. Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë dhe një përson tjetër, banor i zonës. Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, tursitët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga përsoni që kishin me vete në makinë.

Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët në përpjekje për të fshehur ngjarjen si aksident.

Brenda makinës policia ka gjetur një armë zjarri automatik, ndërsa rreth 30 metra larg makinës ka gjetur një kreher me fishekë dhe dy gëzhoja.

Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe kreherin me fishekë të gjetur disa metra më larg, ka gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikim e autorëve.

Nisur nga dinamika e veprimeve që kanë bërë autorët, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.

Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke krehur gjithë zonën. Për momentin ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër përsona të moshës nga 18 deri 35 vjeç, banorë të Dukagjinit.



Ngjarja e Dukagjinit, Svatos kishte publikuar në Facebook flamurin shqiptar

1435981768tursitet88888888888.jpg

Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga اekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”.

Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit.

Në fillim, çifti çek ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone.

Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit.

Në fotot që kanë publikuar, nuk mungon as ajo ku valëvitet flamuri shqiptar.

/ Top Channel
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

:( Te mallkuarit,kafeshet ,cfare mostrash .

Ngjarje te tilla trondisin Kombin.
Turperojne rracen njerzore se le me traditen e Shqiptarit.
POr kur nje komb ska shtet te tilla ngjarje kanibale jan te pranishme.
Si nuk e gjetka nje rruge nga shteti ,qe te behet prezent dora shtetit ne ate vende ku prodhon mostra te tilla.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Dora ju thaft ,po cfaj kan pas turist e mjer...njerz pa shpirt.keshtu ndodh kur nuk funksjonon shteti mir .
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Turp, turp, turp :sdi::(
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Kafshat qe shqiptojne fjale.
Ku ngelet mikepritja e besa qe flitet per shqiptaret Lol
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Qeveria shqiptare duhet te marre nje fushate te madhe kombetare me lufte kunder ketyre krimineleve te dreqit dhe per ta sensibilizuar opinionin kombetar se keto sulme kundrejt te huajve nuk duhet te ndodhin ne asnje menyre dhe do te kene tolerance zero nga qeveria.
Keto jane thellesisht te papranueshme dhe ata qe i bejne keto vepra, meritojne denimet me te ashpra qe mund te jipen.

Kjo eshte katastrofe kombetare!

Ne harxhojme miliona dollare per te sjellur turiste ne Shqiperi kurse keta kriminele me dy plumba i largojne te gjithe.

Une them qe ministria e turizmit te veje udhezime ne reklamen qe ben per te ftuar turiste te huaj. Udhezimi duhet te permbaje:
Nese doni te vizitoni vendin e bukur dhe paqesor, Shqiperine, ju lusim te merrni me vete:
1. helmete
2. AK-47 (kallashnikov) ose snajper sipas preferencave
3. mitraloz te lehte ne rast sulmi nga nje grup personash te armatosur
4. antiplumb
5. makine te blinduar

Prandaj kemi nje number kaq te madh shqiptaresh qe ikin per turizem jashte shteti, kur ne vendin e tyre hane plumb, pse mos te shkojne jashte?

hajduti
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Shqiperia ! Vendi ku mirepriten me se miri jo vetem minoritaret e huaj ,por edhe turistet ! Per nje vdekje te sigurt dhe te dhunshme ejani ne shqiperi se jemi vend mikprites
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ec e udheto drejt veriut, te dalin shpellaret rruges!
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Me shume se vrasje eshte nje turp !
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ec e udheto drejt veriut, te dalin shpellaret rruges!

Nga je ti zocke qe spaske njohuri te mira per verioret ?

""""LUSHNJث- Për të moshuarin ..........., në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqësisë që ka zbuluar së fundmi.


I biri 46 vjeç ............. dyshohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, vetëm 13 vjeçe, në një kohë që e mitura dyshohet gjithashtu të jete abuzuar edhe nga tre të rinj të tjerë të fshatit."""

Mos valle Lushnja ne veri bie ?! Mos flisni si kodra pas bregut sepse pyll pa derra nuk ka por jo te fusesh gjith ne nje thes ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Master ke te drejte pyll pa derra ska por e kishim me shume qe vrasjet me turistet e huaj kane ndodhir gjithmone nga zona e thethit prandaj ishte ajo fjala shpellare gjithesesi sorry qe u preke
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Nga je ti zocke qe spaske njohuri te mira per verioret ?

""""LUSHNJث- Për të moshuarin ..........., në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqësisë që ka zbuluar së fundmi.


I biri 46 vjeç ............. dyshohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, vetëm 13 vjeçe, në një kohë që e mitura dyshohet gjithashtu të jete abuzuar edhe nga tre të rinj të tjerë të fshatit."""

Mos valle Lushnja ne veri bie ?! Mos flisni si kodra pas bregut sepse pyll pa derra nuk ka por jo te fusesh gjith ne nje thes ;)

E para, nickun e kam Legally...ate fjalen zocke shko perdore me ndonje tjeter. E dyta, kto ngjarjet me grabitje te turisteve zakonisht ne veri ndodhin, me aq sa kane transmetuar lajmet. Edhe kto qe kane ndodh ne Lushnje si ka lavderuar njeri atehere kur kane qene per tu denuar.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

E treguam barbaritetin tone edhe me turistat tani. Turp Turp per te gjithe Shqipetaret.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Sa sh cuditeni edhe ju.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Mua me beri pershtypje sot reagimi i njerezve neper FB dhe media te tjera, te gjithe denonin aktin dhe te gjithe ishin kunder thirrjeve psedu nacionaliste.

Dhe une i bashkohem ketij grupi!
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Nuk eshte koha te bejme lojera dhe fjale te ndyta per rajone te ndryshme ngase rajoni nuk se ka te beje me kulturen apo mos kulturen, me krimin apo mos krimin.

Te gjitha keto kane te bejne me funksionimin apo mos funksionimin e shtetit. Pra dora e shtetit ne keto vise nuk funksionon. Ja do jap nje shembull te nje ngjarje ku mos funksionimi i shtetit shkakton kaos.

Jo moti ka ndodhur uragani Katrina. Ne vendin me demokracine me te madhe, pra ne SHBA. Gjate uraganit Katrina qytetaria aty mendoi se shtetin e mori uji, madje dhe policia filloi te dhunonte dhe te vidhte. U detyrua SHBA te aktivizoje garden kombetare per ta sjellur situaten nen kontrolle.

Une u befasova sot me parate qe kish vene ne sherbim Shqiperia per te lajmin qe do dergonte tek vrasesit. U befasova qe akoma si paska gjetur :druprapanice::druprapanice:
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ne po vrasim vellane per nje cope toke jo me cecenin.
Dihet qe turistat qe nuknjohin zonat vendet njerezit jane subjekt i vjedhjeve dhunes vrasjeve etj.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ne shkoder e treguan veten shpellaret te gjith e kan denuar krimin.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Unë kam thënë moti se ju keni probleme me kete shprehi vrasjen... Po smë keni degju :p .....

Me vjen keq per viktimat, sinqerisht...
Te hulumtoni te evitohet kjo shprehi, tani normal qe nfund nuk i gjeni bërësit...
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ngjarje e rend... mekat per viktimat... sdua te shtoj asgje, por ne njefare menyre keta kriminel, jane turp i vetvetes, se smund te akuzosh nje komb, nje shtet per nje vrases te mallkuar... keshtu njerezish egzistojn ne gjithe boten.dhe vrasje te llojeve te ndryshem, perdite vriten ne mes shqipetar.asgje per tu habit....psikopat te humbur...
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Perbadh nje akti si ky mbetet njeriu i shokuar .
Kjo gjë është më se e ulet , e turpshme .
I vrasin e i grabisin....
Turp per gjithe popullin Shqipetar, s"ka rendesi ku ndodhi.
S'kan thëne kot " me mire djepin bosh se djallin brenda"
Disa njerez kane lindur per te bere keq.

Nese ka Zot ( jom me se i bindur se ka) mos bëfshin
hajer sa i rente djelli tokes.Zot jepu denimin e duhur.

Qofshin mallkuar .,me falni po e meritoj mallkimin.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Paska fillu te mallkoje si plakat ky david geta :p
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

E kom heq shamin biles kur i thash ato fjal .

Persh
Ka ke hup ene ti
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Me pushime nga Thethi por sme vrau njeri sju duka si ceke ktyre :p
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Nje rast i shpifur , por shpresojm te ngelet i vetemi .
Kuproj indinjimin tuaj shqipe , por mos nxitoni te villni vrer se tregoni veten e asgje tjeter .
Kur shikoj komentet dhe analizat qe beni , e kuptoj pse jemi aty ku jemi .
Ndoshta vrasja eshte bere nga malazezet , apo nga serbet , apo nga greket , ose ndoshta dhe ndonje korçar a pogradecar ,
ndoshta dhe ndonje turk , ose ndoshta vrasja eshte bere per motive politike apo fetare , ndoshta edhe eshte bere nga ekstremistet islamike ,
ndoshta eshte dhe varsje me pagese , prandaj mos u beni ekspert te indinjuar , kur nuk dihet akoma asgje .
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

30 mijë euro shpërblim për informacion mbi vrasësit e dy turistëve çekë

1436004582vrasjashkoder.jpg


Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë mbi autorët e vrasjes së turistëve çekë në Dukagjin.

Për këtë policia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0694103984 dhe garanton anonimatin. Ndërkohë, grupi hetimor, kryesuar nga prokurori vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes, automjetit si dhe fiksimin e provave të tjera që mund të hedhin dritë mbi vrasjet.

Nga hetimet deritanishme policia, dyshon se autorë të vrasjes së dy turistëve çekë janë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës.

Dinamika e gjithë veprimeve, tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.


Shkodër, homazhe për turistët çekë në qendër të qytetit

143603410711692805_10153764525663488_6568866763057914617_n.jpg

Shoqëria civile në qytetin e Shkodrës dhe qindra të rinj kanë reaguar pasditen e së shtunës me një tubim në heshtje në qëndër të qytetit, me qirinj e foto, në nder të dy turistëve çekë.

Marshimi-homazh i qindra qytetarëve ka nisur tek shatërvani dhe ka vazhduar në rrugën pedonale të qytetit, ku shumë prej tyre mbanin ndezur qirinj dhe foto të viktimave.

Qytetartë në krye të tubimit mbanin edhe flamurin çek ashtu siç një prej turistëve kishte postuar në rrjetet sociale flamurin shqiptar duke u valëvitur, vetëm dy ditë para se të vritej.

Fotot e dy viktimave qëndronin në krye të kortezhit, për të dhënë mesazhin se e gjithë Shkodra merr pjesë në hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe se, një dorë krimi nuk mund të njollosë një popull.

Turistët Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë një natë më parë me plumb pas koke në fshatin Prekal të Dukagjinit.

/ Top Channel
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ta shikojme ne nje aspekt me te gjere se pse njeriu eshte kaq agresiv, them qe jemi vetem kafshe te egra te mbuluara me nje vel te holle civilizimi. Dikujt i plas fare kjo cipe dhe i del ne pah origjinaliteti nga vjen.

ps. Nicktjeter po e thote bukur: njerzit po vrasin mbrenda ne familje per tre kokrra rush, vellaj vret vellajn per nje meter toke, per nje shkop te gardhit. Thjeshte kafsh e civilizuar sforcisht..
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Sado te mundohemi per te gjetur hipoteza per ta minimizuar kete ngjarje e verteta eshte se duhet te heqim dore nga vetereklamimi i mikpritjes dhe bujarise dhe sidomos i beses. Nuk kemi asnje nga keto virtyte. Ngaterrojme pllaquritjen e perqafimeve dhe hipokrizine me mikpritjen. Per bese as qe behet fjale, jemi e kunderta.

Hajduti
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Tani me thene te drejten une nuk i kuptoj keto detajet besa mikpritja shqiptaret etj etj kriminele grabitje ka kudo dhe vrasje ndodhin kudo nuk pyet vrasesi per kombesi ngjyre apo fe thjesht vret.

Per mendimin tim duhet theksuar qe ne ato zona te thella shteti i ka harruar ata njerez duhet te ndihet me shume prania e shtetit si per te siguruat jeten e njerezve por edhe tju hape vende pune se jane aq te varfer sa se keni idene.

Vrasesi ishte 20 vjec mendoni tani sa vrasje banale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top