Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Sokol Fran Mjacaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e turistëve çekë. 350 forca policie dhe FNSH-je kanë rrethuar një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku mendohet se fshihet 20-vjeçari, i cili është i armatosur.

1891016_10153447162773151_2919250793645659582_n.jpg


topchanel.




Komentin me poshte e mora nga nje komentues ne linkun e topchanel,se di sa eshte i vertete.

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çek në Perkal të Dukagjinit. Sokol Mjacaj 20 vjeç lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit është autori që dy ditë më parë kreu ekzekutimin e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Autorësia është vërtetuar nëpërmjet disa gjumrëve daktiloskopike në brendësi të mjetit.
Policia ka shpallur në kërkim Sokol Mjacajn dhe ka rrethuar zonën e Grudës, ku 350 trupa janë në operacion për arrestimin e tij, ndërsa i bën thirrje të gjithë banorëve që të mos e strehojnë autorin e krimit.
Gjatë operacionit për arrestimin e Sokol Mjacajt është lënduar lehtë në dorë edhe një polic.
Motivi kryesor i vrasjes së Anna Kosnikova dhe Michael Svatos dyshohet se është grabitja e makinës.
Sipas policisë 20 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije.
Mjacaj ka vuajtur një dënim me 5 vjet burg dhe para një muaj është liruar
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Prandaj skishte police rruges nga vlora per tirane se i paskan cuar te gjithe ne veri lool
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Te vrasesh nje femije 13 vjec dhe te denohesh 5 vite vetem ne shqiperi ndodh...por ndaj sot te vret tjetri pa ju tremb syri se e di qe sdo beje burg.

E vetmja menyre eshte varja publike

Ku je o Enver Hoxha ku je
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Kapet autori nga FNSH

News 24

LAJMI I FUNDIT/Arrestohet autori i vrasjes se turisteve çeke

Ora news
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Te vrasesh nje femije 13 vjec dhe te denohesh 5 vite vetem ne shqiperi ndodh..


Kur je 13 vjec ste kap ligji je minoren, ka ligje te tjera per minorena por ti thuaj djali i Luiza Xhuvanit qe vrau disa dhe ja hudhi me pak vite burg thuj
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ngjarje te tilla nuk i vin aspak ne ndihme vendit ton ne aspektin turistik... Ngjarje te tilla nuk esht se ndodhin vetem ne vendin ton ne cdo ven turistik ka probleme vjedhje rrahjesh grabitjesh etj...

Shpresoj autoret te vihen para drejtsis pasi nje gje e till demton rend imazhin e vendit ton ...
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Kur je 13 vjec ste kap ligji je minoren, ka ligje te tjera per minorena por ti thuaj djali i Luiza Xhuvanit qe vrau disa dhe ja hudhi me pak vite burg thuj

Ska qen ky 13 vjec por para 5 vitesh ky ka mbyt nje femije 13 vjec

Po dhe ai rasti qe the ti me siper ehhh
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Ska qen ky 13 vjec por para 5 vitesh ky ka mbyt nje femije 13 vjec

Po dhe ai rasti qe the ti me siper ehhh

e mo ai ka qene 15 vjec kshu degjova pra minoren i bie prap se kap ligji
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Kur je 13 vjec ste kap ligji je minoren, ka ligje te tjera per minorena por ti thuaj djali i Luiza Xhuvanit qe vrau disa dhe ja hudhi me pak vite burg thuj

Ky duhet te denohet me te perjetshem se nuk e ka mamin deputete...
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Gazetaria shtron pyetje nuk ben qoka.
Une kam per detyre te nxis shpirtin investigativ te gazetaret, per kete paguhem. Te tjeret mos i lexojne keto pyetje dhe te flene te qete. Pa problem.

---------------------
I vrau per t' i plackitur makinen???
Ku do ta conte ate makine?
Si do perfitonte nga grabitja?
Mire qe do ta plackiste, por perse nuk e mori veturen?
Dy te mjeret ceke, marrin vrasesin ne makine, pse?
Nuk i pa njeri kur e morren ne veture vrasesin, apo ai beri autostop ne rruge ?
Si perputhet qellimi i grabitesit me deshiren e viktimave per ta marre ne veture? Jane njohur me pare, ku?
Nuk iu tha dikush se kini kujdes se po shoqeroheni me nje te sapo dale nga burgu?
Sa dite ndejten per tu njohur me njeri tjetrin?
Ne cfare gjuhe flisnin?
Kaq naive dy viktimat qe marrin njerez te panjohur ne rruge, me torba, cuna te rinj me kallash?
Si qellohet shoferi me kallashnikov pa marre parasysh se makina shkon ne hendek, shkemb a perrua?
Si armatoset me kallash kur brenda nje veture dihet sa i veshtire eshte perdorimi i tij?
Nuk kishte nje revolver te thjeshte?
A nuk mund t'i qellonte ne kushte qendrimi te vetures?
Si plagoset grabitesi dhe kush e plagos?
Veturen e qellojne nga jashte, pse?
Pse qendron ne zone dhe nuk largohet prej saj kur la qene i mbeshtetur nga te tjere?
Eshte i plagosur ku?
Nuk e dinte grabitesi se shenjat e gishtave te tij ishin te skeduara?
Kur ka dale nga burgu dhe a vezhgohej ne gjendje te lire?
Perse thuhet se duhej te ishte ne burg, kush e liroi?
Perse na e le firmen falas te vendi krimit?
Fshihet ne shkolle, cfare "fshehjeje e bukur", ai gati sa nuk therret : hajdeni me kapni!
Po bashkepuntoret ku jane?
Mos e shtyjne keta ne krim, per cfare qellimi?
Sa pyetje lindin nga raportimi i medias per krimin makaber...
Sigurisht, nuk jam hetues, por informacionin nga media jam ne gjendje ta hetoj per te qene i bindur per vertetesine e tij.
Media ne vend te japi falenderimet e x per y qoka pa pike kuptimi, duhet te rimarre pyetjet dhe te sherbeje per sqarimin e publikut.
Gazetari investigativ keshtu ndihmon dhe organet e rendit dhe te drejtesise qe sigurisht nuk do ta hane sapunin per djathe.
Pyetje, pyetje. pyetje.
Perse flini, pse jeni patetike me shprehje pasionante lavderimesh, pse nuk jeni cinike, cerebrale, mosbesues per gjithcka?
Pseeeeeeeee?
Artan fuga.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

denimi_vdekje.jpg
Kthim të dënimit me vdekje?Pas krimit makabër ndodhur dje me dy turistët çekë, rrjetet sociale gumëzhijnë nga rebelimi, ndërsa jo pak prej tyre kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje.

Për ta, kjo ngjarje është e papranueshme dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal. Kjo masakër, ka rikthyer në fokus debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ju sjellim në fokus dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, ndodhur në vitin 1992.

Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh اuko nga fshati Libofshë i Fierit u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.

Ky është dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, varje në mes të qytetit. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë, kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto, me qëllim grabitjen e familjes.

Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes.

Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë në 25 qershor 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzish që erdhën dhe nga qytetet e tjera.
/albeu.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Tourist Killed Në gjithë boten ndodhin të tilla krime, Shqipnia është vend i mirë me plotë njerëz të urtë e të mirë, e për me tepër Shkodra e malësia atje ka burra të besës e të miqësisë së fortë, këto raste janë dhe do të mbesin të izoluara në nivel individual. Shqypni ta ha zemrën :lov.
Më vjen keq për çiftin që humbi jetën, dhe për me tepër kjo do të jetë një prekje në vetëdijen e institucioneve gjegjëse që të luftojnë krimin.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

largea_babai1436111379.jpg
Babai i Anna Kosinovës turistes çeke e cila u vra mbrëmjen e 3 qershorit në Dukagjin thotë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendin e tyre. Madje, - shton Pavel Kosinova, - në اeki të vrasin për 20 koruna (monedha çeke).Anna Kosinova 36 vjeç e cila u vra në makinë së bashku me të dashurin e saj Michal Svatos, ka një vajzë 17 vjeçe. اifti i turistëve u qëlluan nga brenda makinës së tyre nga 20-vjeçari Sokol Mjacaj në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa kishin lënë kampin në Theth dhe shkonin drejt Shkodrës.

Intervista me babanë e Anës të cilën A1 Report e siguron:

Baba: Nuk di pothuajse asgjë, di vetëm që janë qëlluar dhe ku ka ndodhur ngjarja.

Gazetari: A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj?

Baba: Po, erdhën rreth orës 11 paradite. Por unë nuk di shumë. Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë. Di vetëm që kishte shkuar për pushime. Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime. ثshtë shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë.

Gazetari: Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën?

Babai: Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën.

Gazetari: اfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme?

Babai: Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë ti bëjmë.

Gazetari: A jeni në kontakt me ministrinë e jashtme apo policinë? A ju kanë njoftuar se cfarë po bëhet?

Babai: Kam një numër telefoni të tyre dhe mund ti kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.

Gazetari: A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës?

Babai: Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di sikur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Tourist Killed Në gjithë boten ndodhin të tilla krime....

Ndaj te njejtin mendim. Nuk e di pse Shqipetaret po turperohen kaq shume per kete rast.. Ndaj s'kam dhe komentuar kaq dite. Absolutisht e denueshme, te kapen autoret te denohen, por kjo sdo te thote qe ndodhin vetem ne Shqiperi.. Nejse...
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

kY ERMALI I THOTE CA GJERA TAMAM :d

E mo peshk e sheh?
Tmerr me çiftin اek. Duket sikur të gjithë do ishin të lumtur sikur ata që u vranë të ishin Shqiptarë. Vetëm turistë të mos ishin.
Këto gjëra ndodhin në çdo vënd të botës.
E mo peshk...Kudo ka kriminel që vrasin dhe prishin "imazhin".
E mo peshk... ata nuk kanë hallin e atyre që vdiqën, ata kanë hallin e imazhit!
Ah sa inat mo peshk... sa e lehtë do ishte sikur ata që u vranë të ishin Shqiptarë...ose Kinez, për këta nuk pyt njeri...

10985369_1185282238163973_4102360718080269014_n.jpg


/JA MORRA PA LEJE STATUSIN E.MAMAQIT :D
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

“I vrava për t’u marrë makinën”
Dorjana Bezat 06 Korrik 2015, 07:24 Përditësuar 08:05

PicMonkey-Collage8-620x402.jpg
Anila Dushi

Forcat e Policisë së Shtetit prangosën dje të dyshuarin si vrasës së dy turistëve çekë, pasditen e 3 korrikut. Shtetasi Sokol Mjacaj, 20 vjeç, u kap gjatë tentativës për t’u larguar në një banesë dykatëshe, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re, në Malësinë e Madhe. Forca të shumta policie, të FNSH-së dhe RENEA- s, të mbështetur nga 5 snajperë dhe një autoblindë rrethuan fshatin Grudë e Re në komunën Rrethina në Shkodër, ku policia mori informacion se fshihej Sokol Mjacaj. Të gjitha rrugët hyrëse e dalëse të fshatit si dhe rrugët e brendshme u patrulluan nga policia, ndërsa 20-vjeçari ishte fshehur fillimisht në ambientet e shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Kur policia ngushtoi rrethimin dhe u bë gati për të ndërhyrë, një efektiv i saj qëlloi me armë zjarri padashje në ajër dhe plumbi bëri rikoshetë, duke e plagosur atë në këmbë. Kjo ka bërë që Sokol Mjacaj të kuptojë se është i rrethuar dhe të largohet për t’u fshehur diku tjetër afër shkollës. Efektivi i policisë Pëllumb Shpati u dërgua në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta më pas policia e ka kapur autorin, i cili ishte i paarmatosur dhe nuk bëri rezistencë.

Identifikimi i autorit

Ekspertët e policisë dhe të organit të hetimit kanë bërë vlerësimin e të gjithë provave të gjetura në vendin e ngjarjes në kufirin mes fshatrave Ura e Shtren jtë dhe Prekal të Postribës, ku u gjend i anuar në mes të rrugës fuoristrada ngjyrë gri “Nissan” me targë 4P8:9798 dhe brenda saj të vrarë me armë zjarri shtetasit çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç. Në automjet u gjet një armë automatik, ndërsa jashtë tij u gjet një krëhër me fishekë, 2 gëzhoja si dhe gjurmë gjaku me shenjën e dorës te pjesa e kroskotit të mjetit.

Policia arriti në konkluzionin se dy turistët çekë u vranë nga pas nga një person që ndodhej në makinë me ta. Pas vrasjes së drejtuesit, makina ka humbur drejtimin dhe është anuar në mes të rrugës. Autori ka mbetur brenda në mjet bashkë me dy viktimat dhe ka arritur të dalë me vështirësi nga xhami i makinës që ndodhej sipër. Gjatë përpjekjeve për t’u larguar ai ka lënë gjurmë në mjet dhe identifikimi i tyre i ka çuar policët te një emër i njohur për ta, 20-vjeçari Sokol Fran Mjacaj, që kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin e pjesëmarrjes në vrasjen e një 12-vjeçari në vitin 2010.

Dëshmia në Drejtorinë e Policisë Shkodër

20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve, pranë fshatin Lotaj, duke i kërcënuar ata me armën që mbante me vete. Sipas tij, pranë fshatit Prekal, çeku Michael Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka gjuajtur me armë në kokë ndaj të dyve, duke i lënë të vdekur. Mjacaj e ka parë çiftin e turistëve që po kalonin në fshatin e tij dhe ka vendosur që t’i ndjekë ata dhe t’u vjedhë makinën. Pasi është futur në makinën e tyre nën kërcënimin e armës ai është larguar nga fshati i tij në drejtim të fshatit Prekal.

Aty Michael ka tentuar t’i marrë 20-vjeçarit armën, por ky i fundit e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Automjeti humbi drejtimin dhe makina u përmbys, kështu që autori nuk mundi ta grabisë dhe u largua për t’i shpëtuar policisë. Policia ka arrestuar dhe një person tjetër që mendohet të ketë patur lidhje me 20-vjeçarin Sokol Mjacaj dhe që dyshohet se ka bërë transportimin e armës tip automatik me të cilën janë vrarë dy turistët. Mendohet se Sokol Mjacaj ka udhëtuar me dy çekët me një çantë në të cilën ka patur automatikun.

Kush është autori i vrasjes së turistëve çek

Sokol Fran Mjacaj ka lindur dhe jetuar në fshatin Lotaj të Komunës Shalë në Dukagjin. Ai ka mbetur jetim nga nëna në moshë të vogël. Nga bashkëfshatarë e të njohur të tij ai profilizohet si mjaft i shkathët, dinak dhe problematik në sjellje. Më 12 shtator 2010, Sokol Mjacaj, atëherë 15 vjeç, u përfshi në vrasjen me mjete të forta të 12-vjeçarit Agim Leraj, me qëllim grabitjen e një varëse ari që mbante viktima.

Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara lidhur me vrasjen e 12-vjeçarit Leraj, ku të akuzuar kanë qenë dy vëllezërit Besnik e Edmond Kodra ka rezultuar se ka qenë Mjacaj ai që e ka tërhequr viktimën duke i thënë të shkonin diku bashkë. Viktima Leraj ka shkuar duke ia pohuar këtë gjë edhe familjarëve të tij kur u largua nga banesa.

Reagimi

Pas kapjes së autorit të dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki اako, vlerësoi punën e forcave të policisë dhe banorët e zonës, për bashkëpunimin e treguar. “Gjej rastin të falënderoj pa masë banorët e zonës që na erdhën në ndihmë në kapjen e tij. Gjej rastin të falënderoj efektivët e policisë, të cilët kanë qenë në aksin 48 orë pa pushuar. ثshtë një ngjarje shumë e rëndë që gjej rastin të përcjell ngushëllimet te familjarët e turistëve çekë”, ¬deklaroi اako.

Në një deklaratë të mbajtur pranë komisariatit të Korçës, Haki اako siguroi turistët që vizitojnë Shqipërinë që të ndihen të sigurt, pasi policia do të rrisë shërbimet sidomos në zonat turistike. Sipas drejtorit اako, hetimet po vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të 20¬-vjeçarit Mjacaj. Finalizimin me sukses të operacionit policor e ka përgëzuar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”. “Faleminderit Policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shkruan Tahiri.

Sokol Mjacaj, profil vrasësi që në fëmijëri

Autori i vrasjes së dy turistëve çek më 3 korrik rezulton të jetë i njohur për uniformat blu, pasi ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë. Sokol Mjacaj ka lindur më 14 shkurt të viti 1995 në fshatin Lotaj. Kur ishte vetëm 15 vjeç ai ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje të dhunshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2010 në fshatin Bregu i Lumit të Komunës Shalë në Dukagjin të rrethit Shkodër. Një i mitur banor i kësaj zone, Agim Leraj 12 vjeç, pasi u godit për vdekje, u hodh në lumin e fshatit nga tre shokët e tij.

Viktima banues në fshatit Pjoll të komunës Shalë në Dukagjin kishte dalë nga shtëpia, duke i thënë familjarëve se do të nxirrte bagëtitë për kullotë në fshatin Lotaj së bashku me shokun e tij Sokol Mjacaj. Gjatë rrugës viktima është takuar dhe me dy shokë të tjerë shtetasit Edmond Kodra 17 vjeç dhe Besnik Kodra 26 vjeç. 12-vjeçari Agim Leraj ka nisur një debat të çastit me tre shokët ku këto të fundit kanë tentuar t’i heqin një varëse ari që mbante në dorë, debati mes tyre ka degjeneruar në përleshje fizike. Viktima, 12-vjeçari Agim Leraj është goditur me grushte dhe më pas tre shokët e kanë marrë dhe kanë futur në lumin Kir deri sa e kanë mbytur. Autorët e ngjarjes kanë lajmëruar shtëpinë e viktimës duke i thënë se djali tyre ishte mbytur aksidentalisht në lumin e fshatit. Por, pas konstatimit të shenjave të dhunës në trupin e fëmijës familjarët kanë lajmëruar policinë e cila brenda pak orësh ka arrestuar autorët. Dy vëllezërit Kodra nuk e kanë pranuar asnjëherë autorësinë e vrasjes së 12-vjeçarit Agim Leraj nga fshati Pjoll i Shalës, ndërsa ka qenë dëshmia e Sokol Mjacajt ajo që i ka vënë ato para fakteve.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim. Sipas tyre, Sokol Mjacaj gjatë seancave gjyqësore ka ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Gjatë rishqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit në Shkodër, në tetor 2012, vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra përkatësisht 28 dhe 20 vjeç si 17-vjeçari Sokol Mjacaj janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre dhe ku kanë ndërhyrë policët që i shoqëronin. Vëllezërit Kodra e kanë akuzuar të miturin Sokol Mjacaj për dëshmi të rreme.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e dënimit për tre të dënuarit për masakrimin me mjete të forta të 12- vjeçarit Agim Leraj. Pasi gjykata e Apelit ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për rihapjen e hetimit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Besnik dhe Edmond Kodra si dhe Sokol Mjacajt, ajo ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër për Edmond Kodrën, pra dënimin e tij me 11 vite burg, ndryshimin e vendimit të shkallës së parë për vëllanë e tij Besnik Kodra nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg si dhe ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacaj nga 10 vite burg me 4 vite burg për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes. Në dhënien e vendimit për Sokol Majcajn ka ndikuar fakti se ai ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe në kohën e krimit ka qenë i mitur. Sipas policisë, Sokol Mjacaj ka përfunduar shlyerjen e dënimit vetëm një muaj më parë dhe është liruar nga burgu duke iu rikthyer një krimi edhe më të rëndë siç ishte vrasja e dy turistëve çekë.

Kush ishin turistët që humbën jetën në Shqipëri

Familjet e dy turistëve të vrarë në fshatin Prekal të Dukagjinit janë në pritje të dorëzimit të trupave të tyre nga mjekësia ligjore në Tiranë, ndërsa tragjedia e rëndë i ka tronditur thellë ata. Familjarët po e përjetojnë me dhimbje të madhe humbjen e më të dashurve. Tragjedia bëhet akoma edhe më prekëse nga lajmi se 36-vjeçarja ka lënë pas një vajzë 17 vjeçe. Për mediet vendase ka folur edhe babai i 36-vjeçares, i cili jeton me mbesën e tij 17 vjeç. Lajmin për vdekjen e nënës ajo e ka mësuar përmes Facebook-ut. Babai i Anna Kosinov-ës, turistes së vrarë me plumb në kokë ka thënë për mediet çeke se është i shokuar, ndërsa ka rrëfyer bisedën e fundit me të.

“Kjo është një tragjedi e madhe dhe një shok për të gjithë ne. Unë nuk mund ta besoj. Vajza shkoi me të dashurin e saj me pushime në mes të javës së kaluar. Ai kishte bërë një udhëtim të ngjashëm vitin e kaluar, kishte mbetur i mahnitur dhe donte të çonte atje dhe vajzën time”, ka rrëfyer ai. Ndërsa për të dashurin e të bijës ai tregon se është nga Pilsen dhe ka punuar me zjarrfikësit. Ndërsa vajza e tij ka punuar në një kohë të gjatë si administratore në një kompani në Pragë dhe më pas si këshilltare për kompaninë e kreditit.

Ndërkaq prindërit e 27-vjeçarit Michael që jetojnë në një shtëpi të vogël në një fshat të اekisë u kanë thënë medieve që trokitën në derën e tyre se nuk mund ta flasin për këtë tragjedi për familjen e tyre. Nëna e tij tregoi vetëm se komunikoi me mesazhe me djalin e saj, dhe nuk ja dëgjoi dot zërin për herë të fundit. Ndërkaq kolegët e punonjësit të zjarrfikëses në اeki e kanë përjetuar mjaft dhimbshëm lajmin e humbjes së kolegut. “Ishte zjarrfikës me trup dhe shpirt, dhe gjithmonë ofrohej për të ndihmuar të tjerët”, thonë kolegët e tij. Michael dhe Anna kishin rreth dy vite që ishin lidhur me njëri-tjetrin. Ata pëlqenin shumë udhëtimet dhe aventurat. Gjatë kësaj kohe ata kanë bërë udhëtime në Egjipt dhe në shumë vende të tjera në Evropë. Michael ishte i pasionuar edhe pas motorrave dhe garave “rally”.

Artistët shqiptarë kundër krimit

Për vrasjen e çiftit çek, të cilët u vranë gjatë pushimeve në veriun e Shqipërisë, rokeri shqiptar, Elton Deda, ka reaguar ashpër. Ai është shprehur se për shkak të njerëzve që bëjnë krime të tilla, ndjen turp për kombësinë që ke. Gjithashtu moderatori Blendi Fevziu nëpërmjet një statusi të bërë në Facebook, ka shprehur revoltën e tij kundër institucioneve përgjegjëse për ngjarje të tilla.

Në statusin e tij ai shprehet se, sapo ka dëgjuar emrin e vrasësit të turistëve çek është kujtuar për vrasjen e 12-vjeçarit, e kryer 5 vite më parë nga po i njëjti person. Këtij solidariteti i janë bashkëngjitur edhe mjaft artistë. Emra të shumtë si Julian Deda, Arkimed Lushaj, Ema Andrea, Rosela Gjylbegu etj., kanë shkruar apo janë bashkuar ngushëllimeve, por edhe ndjesisë së “turpit” që diçka e tillë u ka ndodhur turistëve në vendin tonë.


Dorjana Bezat/SHEKULLI
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

1 plumb kushton 1 euro ndersa shpenzimet per ta mbajt ne burg shkojne minimalisht 100,000 euro dhe keto para paguhen nga taksapaguesit shqiptare, plus koston qe ky killer do vrase prape nese del nga burgu do marre prap jete njerezish.
 
Titulli: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Nje njeri qe arrin te vrase nje femije per nje varse nuk duhet lene i lire...I vraft zoti ata qe lene te lire monstra te tille!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top