Pse është Islami i domosdoshëm për suksesin e Evropës?

Arfenilla

Themelues i Forumit
juergen-todenhoefer-portraet-770x470.jpg
Ish-politikani gjerman, Jurgen Todenhofer, në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tekst interesant për Islamin në Evropë:

“Miq të nderuar, Merkel është nën kritika të ashpra të bashkë-partiakëve të saj për shkak të deklaratës se Islami është pjesë e Gjermanisë. Deklarata e saj në aspektin historik nuk është e tepruar, në fakt një deklaratë e tillë është e pamjaftueshme. Islami nuk është vetëm pjesë e Gjermanisë dhe Evropës, por ai është kushti i suksesit të tyre. Suksesi i Evropës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike. Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët musliman në kohën e depërtimit të muslimanëve në tokën Evropiane. Dijetarët muslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën e Evropës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë. Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit evropian. Evropa i siguroi vetes një përparësi të madhe civilizuese – teknike në raport me kontinentet tjera. Edhe sot e kësaj dite Evropa nxjerr nga ky transferim i hershëm i dijes nga ana e Islamit dhe muslimanëve. Pra, Islami e bëri Evropën rajonin më të zhvilluar në botë”, ka shkruar në zt. Todenhofer, ish-politikani gjerman B Ipress
.
 
Titulli: Pse është Islami i domosdoshëm për suksesin e Evropës?

Kjo eshte e vertete e padisktueshme, por qe te kuptohet kjo duhet rrenuar ne te shkuaren, dhe ne nuk kemi tendence te thellohemi fort. Ne gjykojme me cfare shohim ne pergjithesi, keshtuqe, Muslimanet kane sh pune per te bere. S'mund te mbeshtetemi me ne shpatullat e te pareve. Jemi ne qe duhet te bejme ndryshimin dhe ti japim poziten qe dikur ka patur civilizimi Islam. Ja qe ne vete nuk jemi ne rregull, dhe kemi rruge te gjate per te bere!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top