Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Fjalet...

Poezite
fjale ne leter
pasqyrojne nje bote me mendime e emocione.

Syte e tu
me thone mua
me shume se 1000 poezi!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me shume se aq me thuaj cte bej
Kam kapur kujtimet dhe nuk i le te ikin
Me kthe shpirtin qe me more borxh,me kthe lumturine qe kisha
Me kthe emocionet qe kisha, me kthe frymarrjen qe me more
Me kthe endrrat
Kthehu edhe ti, mjafton nje sekond
Mjafton te shoh ate buzeqeshjen tenden
Ate shikimin tend sikur do me roberoje, nga momenti ne moment
Edhe sikur te ishte cdo gje iluzion, mua me mjafton aq
Me shume se aq cte bej une
Gjithcka eshte bere copa copa.
Dhe kur shkruaj, eshte e cuditshme se sa here shkruaj le dicka timen
Keshtu do ndodhe derisa te behem e padukshme.
Me shume se aq dua nje perqafim
Nje perqafim kurues, sherues
Dhe une do te them po cdo here, edhe sikur te demtoj veten me duart e mia
Do te them po, sepse te dua.
Me shume se aq buzet e mia nuk puthin
Me shume se aq zemra ime nuk rreh
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

... Troket nje enderr,pastaj,heshtja perkdhel pafajsisht neuronet e deshirave tua...
..E kur endrra behet e pushtetshme,endrrojme brenda nje endrre,per te kap endrren,dhe ketu kap per pak caste adrenalinen e endrrave dehse..
..ndjen nje pushtet absolut te drejtimit te peluhres se mendimeve qe lehtesisht te braktisin,,,
,,pastaj enderron ne nje pushtet deshirash qe te zhveshin,,,
te vjen te besh dashuri me to,nga pafajsia dhe penelet ngjyrues qe hapin permbi cdo bulez ajri qe te perkdhel trupin
Ndjen shpirtin tek kijon ret e nje qielli , vesh boten me miresin e aromes se dashuris..
E kaq pak duhet per te shijuar ,.
Nje enderr brenda nje tjetre ..
...Vetem kaq..
Eh tani me duhet te zgjohem , me duhet ti them : Miremengjes endrres sime besnike..:)
..Timberi i nje melodie endrre le te jete shoqerusi i nje dite neper vegime sa te lodhura aq te deshiruara,qe vertiten neper qijet e shpirtit njerzor..
And :_The free spirit....gjithmon do i ket ne shpirt endrrat,ty mua,,dhe deshirat per te jetuar si free spirit...


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kishte sy qe digjnin qe nxjerrin flake.
Zjarr jo demtues te pakten jo per te tjeret. Floket e zhubravitur i mbulonin nje pjese te atij shikimi te terbuar.
Mbase ishte thjeshte shikim i etur per endrra.
Me kembet zbathur duke ecur sikur hije nate ne kerkim hakmarrje.
Por ne fakt as hakmarrje nuk donte. Ishte thjeshte cmendur.
Goja e saj gjysme hapur donte ajer,donte endrrat qe kishte pasur dhe do i ndiqte kudo
Edhe sikur kembe zbathur me kembet qe i vrisnin. Ajo donte jete. Ishte aq e thjeshte per tu kuptuar.
Te tjeret skuptonin. Asnje skuptonte. Nganjehere as ajo. Ishte e uritur.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Sot jam shume, shume i lodhur
Nuk di, kjo lodhje me vie nga mungesa jote, apo nga vetmia ime
Sot asgje nuk me shkon per mbare, asgje fare
As dielli sot s'me ngroh, me duket shi bie mbi mua!
Apo ndoshta jane lotet e mije te zhgenjimit?
Nuk e di, jeta me eshte bere ferr, kurse e ardhmja, erresire!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

do ta titulloj "TY TA FAL"

Po ,
ti me vrave, e vertet!

Me shkatarrove frymarrjen , zemren nk e ndjeva per nje moment . Mu kujtuan bisedat dhe rreshtat qe lexoja per udhekryqe dhe mendime gri , qe sjellin breng te fort ne natyren time. Mu duk sikur nje jet timen ta shikoja te me parakalonte para syve te mi .

Mu duk sikur e nesermja nuk do te ekzistonte per mua , po nuk do te ekzistonte per mua. Ku e gjen gjith kete kuraje !? Kurajen te tundosh mendimet e mia me te bukura qe ushqej plot ndjenj per ty . Me lot ne sy dhe zemer te copetuar bej shurdhin dhe qorrin per mos ti besuar ketij realiteti te felliqur . Pse kjo enderr e keqe , behet realitet tek njeriu im me i shtrenjt qe je TI!

Nje enderr aq e erret saqe ngjan me ato kthetrat qe duken sikur te gllaberojn pasqyren me te paster , burimin e pashtershem te emocioneve , sikur mbledhin lemshin ne gjoks aq sa mos te arrish mos te marresh fryme .

JE AQ GABIM. Saqe po te ishte dikush tjeter ne vendin tend do tja merrja jeten pa mu trembur syri , pa mu dridhur qerpiku , asnje pik djerse. Por ama ndryshon puna , JE TI.

Provoj te gerryej me thoj nje pjes te kujteses sime , per te gjetur aty nje pjese te vetme per tu kapur pas nje shprese qe me jep buzqeshje...me kot , e di sepse ? Sepse ndjej qe te jetoj , je pjes e pashmangshme e unit tim...

JE FORCA IME.

Madheshtia qe ti ke, nk ta ulin dobesite e jetes . Nuk ta ulin as forcat me te erreta qe ekzistojne , apo ato qe i mendojme si te tilla...

TI JE VET ZEMRA IME QE RREH.

Nuk mund te te fal sepse ma kerkon ti!!! JO ASPAK. Ti nk ke nevoje per te faluren time , sepse ti me mesove si te fal , me mesove si te rris veten . Si te ushqej veten me vlerat me pozitive te jetes.

TY TE FAL GJITHاKA!

Je per mua ai idhulli qe ngrija tempuj lavdatash. Je per mua melodia me e bukur e shpirtit tim , ajo qe me gezon . Ajo melodi qe lotin ma than, ma kthen ne buzqeshje!

JE BABAI IM! SULLTANI I ZEMRES SIME!

Sa do doja ti lexoje keto fjale . Sikur shpirti im te ishte nje trup , ta prekje ate . Sikur ai te fliste me beso , do njihje ngjyrat me te mrekullueshme qe ushqen per ty!

TE DUA.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dhe vjen nje dite kur zemra ndryshon ritmin e rrahjeve pa e kuptuar as vet,kur fjalet nuk dalin me pa u shenjestruar per diku,kur edhe lotet kane tamam kuptim.Vjen nje dite kur qielli behet shume me I vogel,motivet rrezohen dhe ndjenjat e heshtura marrin veshtiresisht fryme.Vetetimat jane te heshtura,iluzioni I dehur,flaket e fantazise te pafunda,zinxhiri I pasionit I pambarimte dhe gracka e dashurise buzeqesh me vetkenaqesi sepse te ka rrembyer.Vjen nje dite kur je i prirur te ndjesh ankth,tension,dhe disa fijeza ndjenjash te panjohura qe te pushtojne e s'te lene hapesire t'iu arratisesh,vjen nje dite kur ti je e burgosur diku,diku mes lumturise dhe trishtimit,mes buzeqeshjes dhe vetmise,mes erresires se kredhur ne drite.Vjen nje moment kur ndihesh as me pak dhe as me shume se 'I dashuruar'... Vjen ky moment kur shtrati eshte lodhur nga perkedheljet e shtirura te vetmise,kur syte s'mund te enden me sepse me ne fund e gjeten strehezen e tyre..Por bashke me to mund te vij nje fllade I lehte I pakendshem,misterioz,qe te fton ne pisten e vet te heshtjes,xhelozise dhe deshperimit...Vjen kjo dite..
@e.p
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Une edhe mund te behej hapa me te shpejte por jam e lodhur
Sikur jeta te ishte nje cope rruge e shkrete , dhe peme anash, ku keto pemet kane rrenje qe jane duar qe zgjaten
Dhe te kapin, te kapin aq shume aty tek kaviljet e kembeve dhe sado qe ti te mundohesh ti shpetosh, nuk ia del dot
Dhe pastaj te zene rob, behesh pjese e tyre e nje llumi te zi e te piset
Pse ato duar duhet te jene aq te keqija?
Pse skane zemer?
Eshte bote idiote, me njerez idiote(r), egoiste
Egoizmi eshte semundje e keqe zemer.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Copezat e embla shkrihen te gjitha ne goj,dhe ne nje momente mbarojne..
Ajo qe ka rendesi eshte qe i shijuam sikur dhe per pak momente..
keshtu jan ujerat e lumturis shpirterore...qe te kete ylber ,duhet te kete diell,shi,mjegull..



__I mlidhte tingujt nje e nga nje te gjithe nga zemra e tij..
Ja falte jetes se saj....si sheqerosje pjalmi mbi pluhrin e nje pianoje te vjeter...


10494565_870366026326483_8983195519716555435_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

,...Bente dashuri me ajrin rreth saj per te kapur mendimet qe i dilnin nga shpirti...pastaj kujtonte embelsisht perqafimet e mbushura me pjalme lulesh..aromen e tij qe e ndjellte sikur nje puhiz ylberi ne nje tjeter pellg lulesh,,ne nje tjeter pellg ndjenje..
Shpesh kishte frik nga grimcat qe ai i"a rrembente nga shpirti i saj..
..kishte frik mos ja lendonte , do i perdorte si oksigjen per vete e per ate...
....ndjente ajrin tek vallzonte dhe formonte hijen e embel te faqeve te tij ,rreth shpirtit te saj..
Ajo cmendej per buzeqeshjen e tij,,ai dinte te qeshte dhe ne errsire,bente drite vetem per te..sepse ajo ishte bota e tij...


10400857_872095766153509_1365183775815718432_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me degjo:_Eshte e vertet qe dashuria nuk njef "llogjik",por duhet te jemi te bindur qe qelizat e saj formohen nga logjika dhe ajo jeton nga respektimi llogjik,,,ne fund te fundit nje ndjenje "budallaqe" nuk e duam,na len indiferente..te pambushur dhe te nervozon ne vetvete.....
Kalojme ne arsytimin e thjeshte llogjik...
_Une e dua ate...se...
Ka ndjeshmeri,din te sillet,,ka nje shikim shprehes,,ka nje brishtesi qe na prek shpirtin,,ka nje bote te formuar ku ne lundrojme neper degzimet e shpirtit te tij/saj,...
Se ai/ajo pranon te lendoj veten vetem se mos te lendoj TY,sepse di te fale e mos te akuzoj,,,sepse din te shtrij doren kur te tjeret e teheqin e te shtyjne ne germin,kur te tjeret te gjykojn e ste besojne,,ai/ajo eshte per ty aty ...etj etj ..
..Pastaj butesisht prekjet e tij/saj, mbi trupin tone behen magjike..
Por ama,perpara kesaj te fundit,ne jemi prekur neurotikisht perpara se sa te prekemi fizikisht...ketu eshte "celsi i llogjikes" se dashuris..
Mendoj une ...:))


10511080_872863929410026_5356390563299148417_n.png




Ti mi vjedh mendimet...e mi kthen ne rrjeshta...
me zhvesh nga cdo lloj dhimbje dhe me mbulon me petale lulesh..ne nudesin e shpirtit.....

10445527_872866159409803_8031878153932153523_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Arome puthje.
E din si vinte puthja jone? Vinte ere nate..ere yjesh dhe hene. Ere shkelqimi..frike dhe dritherime. Kishte ate aromen e embel te perendimit te kuq. Arome lekure. Shije kripe dhe cokollate. Vinte ere cmendurie. Vinte arome ne te gjitha format e lumturise. Vinte arome "ty", vinte arome dashurie...arome pafajsie. Arome ndjesi shpirti. Arome buzesh. Vinte ere rrahje zemrash. Ere cokollate....ere qershie dhe luleshtrydhe. Me shume qershie. Me shume luleshtrydhe.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ajo nuk reshte se kerkuari nga vetja,fishe ngjyrash,,,,
I gjente ne shpirt thell ,nganjehere i merrte ne duar i perkdhelte,,por por,,nganjehere si nifte,i dukehsin sikur si perkisnin..
Deshperimisht kerkonte se kush i kishte futur ngjyra shtes ne shpirt,,dhe perse autoiri i atyre ngjyrave nuk gjendej me aty..?!
...Kjo here here e acaronte,,here here buzeqeshte ne heshtjen e ngjyrave te saj shpirterore..si shenje falenderimi ndaj atyre momente ngjyrash ne thellsin e saj...
..Ama ajo i dashuronte ngjyrat...derdhej,dehej neper to...jetonte ne to..


1912437_874735605889525_7651435046690775467_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Disa kompozime tingujsh nganjehere,jan thjesht bulza dashurie qe derdhen ne neuronet tona,dhe prekun kupolat universale ne netet me yje,kur qielli i falet nates se erret,,,duke ju pergjeruar per agimet e endrrave ne vesen mengjesore.....
Tingujt jan qetesia e nje shpirti te trazuar,te nje shpirti te qete.te nje shpirti qe vuan dhe dashuron,loton nga gezimi e emocioni,vujtja e trishtimi,,,
Tingujt degjojn sekretet e zemrave pa fjale, duke vibruar neper ndjenja thellsisht te pathene..te brishta dhe te pafundme..jan deshmitare te fshehta..udhtimesh....
Tingujt jan forma shpirterore qe enden neper ajrin rreth nesh...
.tingujt kompozojn fjalet e pathena me ze,,ato shkruhen si vargje thellsisht shpirterore neper ajrin rreth nesh...

Tingull i nje mendimi ne ardhje ne ikje e ne pritje...tinguj,,,ne jemi vec se pjese e nje tingulli,,,,ne nje moment kohor universal...


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mengjeset jan si puna e nje pjalmi te bekuar,mbi token e rrumbullaket. Gjysma e saj flen nen petkun e nates,dhe gjysma e tjeter ndricohet ngadal nga rrezet e agimit te hershem per te shkelqyer pastaj bukurit e saj nen diellin e arte,...
Agimet e perkdhelin faqet e tokes me rradh,duke konfliktuar stinet me njera-tjetren..ngjan pak si padrejtesi,,por pastaj kup[ton qe keto konflikte te pafajshme te natyres ngjajn me mendimet njerzore,qe ne to ne ushqehemi ,derdhemi neper ciklimet e tyre,,hedhim shpirtin ,dashurin,vuajtjet,,dhe ato i mbajn te gjitha si sekrete te penelit tyre kohore ne nje cast magnetik mes paralelesh universale...
Eh pra ne nuk zhdukemi dhe asnje mendim apo energji nuk humbet,,,ne thjesht veshtersohemi ne gjuhen e komunikimit universal,,dhe jemi paksa qenie inerte ne lidhje me magnetizmin e duhur ndaj ketyre ciklimeve ne hapsiren rreth nesh...
Te jetosh mes stinesh ne kohen e universit eshte nje dhurat sa imagjinare aq dhe reale e prekshme,eshte si nje prekje elektreciteti qe te ven ne levizje neuronet e te menduarit te shijuarit ,..te deh per me shume,per me teper..per me bollshem ne prekjen tjeter...


10347155_876815382348214_5828887338950460309_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

C'eshte dashuria pyeti -ajo
Dashuria eshte besueshmeria,dhimbja qe ai ndjen sa here ty te perloten syte,ai ti fshin e i perloten te tijt,eshte perkdhelja qe ai leshon mbi ty ,eshte butesia e buzeve kur te puth doren,qafen,,syte,buzet...supin...
Dashuria eshte kur don fjalet qe ai flet,aromen e trupit tij,shikimin e syve kur jan zgjuar e kur flejn..timberin e zerit qe te embelzon universin rreth teje sa here ai flet..
C"eshte me tej dashuria,pyeti perseri_ajo..
Eshte ajo ndjenja e te zenit frymes sa here qe se ke afer, panikut kur ai nuk ndjehet mire,eshte ngrohtesia qe i servir i caj kur ka grip,i perkdhel ballin kur nuk e ze gjumi...
Eshte ajo marrezia ti dashurosh emrin ne te degjuar e ne te shkruar germezimin e tij..
Eh kjo pak shume eshte ajo dashuria feminore e paster e pa hipokrizi,kur ne te fillojme te mos ndjejme me keto copeza atehere ne spo dashurojm shpirterisht por llogjikisht....e kjo e fundit nuk eshte dashuri...


10403142_881661635196922_5919178946800190594_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

I ndjekte copezat e endrrave neper reren e imet,i shijonte neper shkumezimin e valve detit qe benin dashuri me kembet e buta te saj...
Ecte shkujdesur sikur hidhej ne mijera puthje, ledhatime ,brenda shpirtit te universit,dhe aty gjente paqe,prehej dhe kthehej ne nje tjeter vale ,,qe puthte bregun perseri..:)))


10389197_883013031728449_7031756417390077249_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Duaje veten,perkdhele sic perkdhel shiu gjethet ne veren e nxeht,,,
Duaj hapat e tu,ne rruget e jetes,pak rendesi ka ne gabim,drejt apo shtrember u hodhen ata..
Rendesi ka qe ece,pershendete kohen,perkdhele endrrat me realitetin,aq sa munde...
Duaje zerin tend tek te flet,degjoje,bisedo me te,mos e injoro asnjehere..
Duaj dhe lendimet,plaget e emocioneve te ndryshme njerzore,sepse fale atyre jemi qenie te ndjeshme,te dhimbshme,e sigurisht e te qeshura e te lumtura...
duaj rrebeshet mes teje dhe botes,mes vetvetes se unit dhe mbiunit..
Duhet te mesohemi ta duam me shume ,me shume ne brendesin tone..
Duke dashuruar qe aty,dashurojme per-rreth,,dashurojme me larg me gjere dhe me bindshem...
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

.Ajri i mengjesit i perkdhelte endrrat,hapi syte e ndjente nje deshir te purshpuritej neper carcafin e bardhe qe nderpritej nga ca trandafila te medhenj,,te kuq..neper ta...
I kujtonin pranveren ne Gusht,,ata trandafila pak sa te medhenj te bollshem,me petale te medha...
i kujtonin shkumezimet e kujtimeve neper kohe tek udhtonin ne nje hurb kafeje mengjesore neper rrezet e ngrohta te nje dielli Gushti..
-Ajo mbante bute ne duar ,filaxhanin e bardhe po prap me nje trandafil te kuq ne te...i pelqenin trandafilat te dizenjuar ,,ne te bardhe...
I ngjanin me copeza jete dashurie....
Shijoj dhe nje hurb kafeje dhe levizi per ne nje tjeter copez jete,,shprese,frymarrje ,per ne nje tjeter copez qiell,kaltersi dhe deshire...

528138-bigthumbnail.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ti fluturon si nje pellumb i mbushur me maraz nga nervat ,rreh flaturat e tua te bardha neper kohe e vrensira,,shetit neper peme,vende,fusha te reja ..takon harabela e pellumba te tjere..kendon me ta,udhton me ta, sa me i dege ne i tjeter..e prap vetmi ndjen..pellumesha te bardha ty te vijn rrotull me tinguj joshes cicerimash, ti i perkdhel, dhe embel ju flet,por prap je bosh,,e pellumbesha jote e vetme qe ti largohesh e ndjene vetmin tende ...
Ne stinet e largeta te shpirtit tend,,ka nje zjarr qe te perndjek ..dhe ti e urren po aq sa pellumbesha jote ,,,ne dimer ste ngroh aq sa duhet e ne vere te djeg ,,e uji qe ta shuash e ti shpetosh sgjen...
E ti vazhdon perseri e fluturon,,fluturon,,neper lule prenvere,neper fruta vere,neper gjethe te lagura vjeshte...e sa me shume largohesh ,,,aq me afer te afrohet ai zjarr i vetmis brenda teje....
E atehere kthehesh prap ne piken e nisjes,duke pershperit vetem ca tinguj te thjesht cicerime mbi ate te mallkuar zjarr...afer pellumeshes tende,duke ju falur dhe njehere si shume here te tjera...dhe ti e din qe gjithmone ai eshte ndezur per ty,,se fik dot as ti as pellumesha jote ..
Pasi ciceron i lenduar ne gjirin e saj,,mbushesh me frymen e rradhes dhe fluturon perseri,,,,neper udhet e tua shtegtare,,,qe te rikthejn gjithmone ne piken e nisjes...gjithomne ne krahet e pellumbeshes tende....

10451140_893375287358890_2264287820830575023_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Perplasja e dueleve te fjalve mbi shkembinj shpirterore tashme ishte bere rutin e copezave te dashuris tyre...
kerkonin neper hapa te verbere ku ishin puthjet e tyre te brishta..ne cilen nate me shi kishin merguar..ne cilin dimer kishin ngrire...
Ishte vere dhe dielli dashuronte token ngorhetesisht,,bulzat e ujit shkrinin mbi trupin e saj si pika qirir kur digjen ne netet e vona romantike...
Dhe pyeste veten perse kujtimet e copzave tyre spo shkrinin ne kete vere te nxeht ,...


10614189_893887093974376_3695328429348393313_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

C"me ke harruar ne keto nete vere..
Ne keto nete me hene te plote,fytyrat shfaqen dukshem ,ne hijezime antike ,te shoqeruar me fjal biblike te hershme...
Ah cme ke harrur ne nje kohe te vjeter,sa vete ditet kur ne ishim bashke...
E tash dua me te kujtu ne keto nete vere ...
Ah cme ke harruar..them ne vjeshte do me kujtosh perseri,..ne te paren gjethe qe do marr ngjyre te purpurt...
Ne te parin shi qe do te lag syte e tu...
Ne te parin flllad vjeshtor qe do te perplaset mbi qerpiket e floket e tua...
Cme ke harruar keto nete te nxehta vere..
E une se di ,por po du me te kujtu...
Ti do me kujtosh,them se ne vjeshte...:)))...

10600453_894685940561158_346270510445732040_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Tashme jam rrit,dhe me nuk enderroj..i pershperiti ajo vetes...
Por endrrat me ndjekin nga do qe shkoj,,,
Tashme jam rrit dhe nuk enderroj,,,,,vesa petalesh duke me shkumezuar trupin,as tantella te bardha rreth meje dhe hapsires,qe ngjajn si krah fluturues,drejte asaj qe duam te kapim me cdo kusht ne universin e endrrave...
Tashme jam rritur dhe nuk enderroj,tha ajo ne pershperitjen e nje muzgu,,,
Por endrrat me ndjekun,e ndjeje nje tani tek me perkdhel kurrizin leht,,,ndjeje epshin e saj,deshiren per te me ven ne gjume,,deshiren per te me udhtuar,,diku pertej rritjes,,se gabuar te zemrave njerzore..:))
Tashme jam rritur,dhe nuk enderroj por endrrat me ndjekin,dhe kete e dashuroj...
Tashme jam rrit,por endrrat gjithmone i adhuroj...pershepriti ajo vetes ne vesen e nje agimi qe sapo ndricoj...

bc6a508eef981c8ba37dbb0a1b5785ae.jpg
 

Attachments

  • bc6a508eef981c8ba37dbb0a1b5785ae.jpg
    bc6a508eef981c8ba37dbb0a1b5785ae.jpg
    73.5 KB · Shikime: 0
  • bc6a508eef981c8ba37dbb0a1b5785ae.jpg
    bc6a508eef981c8ba37dbb0a1b5785ae.jpg
    73.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nje dite Ndoshta do te mungojn puthjet e saja,,
Nje dite zeri saj do te behet vegim qe do ndjekesh,neper vizione te largeta te humbura neper dhomat e mendjes tende te se kaluares...
Nje dite do kerkosh butesin e lekures se saj,,e dora jote do shpurpurisi nje jastek te vjeter,ne mallin e shtrengimit te dy gjinjeve qe te jepnin jete..
Nje dite do kesh mall per frymarrjet e saja qe te ledhatonin syte,,e zbrisnin e pushonin ne buzet e tua...
Nje dite,do ndjesh mall po aq sa ajo,,por mos u shqetesoni,,nje dite s"do jeni as ai e as ti...:)),,e malli juaj do jete nje vul dashurie diku ne universin e shpirtrave tuaj te shenderruar tashme ne energji kozmosi...


10616163_904732382889847_460734383707314588_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Frymarrjet e saj ishin te shpeshta,dukej sikur ne cdo hurb qe mbushte mushkrit e saj,merrte nje qellim nga jeta,e cdo shkarkes e frymarrjes bente te kundrten vinte nje duel me jeten,,,
Shikimi i saj humbte diku ne copeza te zhgarravitura jete,me penele lloj lloj,,,
Nganjehere i dukej aq qesharake,piktura e jetes,i dukej nje iluzion i humbur ne kohe...
Pastaj buzeqeshte dhe vazhdonte frymarrjet e saj,,,dukej qe vetem me ate bashkebisedonte dhe ndjehej qete..cdo frymarrje kishte nje kuptim,nje bised,nje copez nga jeta rreth saj,,,
Frymarrjet e saja sheqeroseshin me nje shikim absurd,,here here kishte nje pjalm egersues,,here here embelzohej,,dhe pushonte dhe se marri fryme..
Pastaj rikthehej..dhe bisedonte perseri qete me frymarrjet e saja..ndjehej e ngarkuara nga atmosfer penelesh,,zhgarravinash,copza te belbta fjalesh,,copeza mendimesh te cunguara..njerez zvarranik,diku diku,perbuzoje,shifte se si identitete te gatrruara luftonin e germizeshin neper kocka te palara,dhemb te uritur te nje goje kohore,me diapazon pislleku mbusheshin ne kazana plehrash...
Pastaj u mbush me frymearrjen e rradhes, ne nje shikim pak me tutje syte i kapen nje buzeqeshte nga ato vesh me vesh ,nga ato te hutuarat,shikimi ju ngri mbi ate buzeqeshje,frymarrja ju nderpre perseri asaj..
Ju duke dicka e sinqert,hutia e tij ne kete bote ku gjithesecili mundohet te vetkontrollohet per te qen prefekt..i pranushem dhe kuptim plote..?!
Vall cvarferi mendoj ajo me vete...
Dhe thithi nje hurb tjeter frymarrje,,duke u munduar ta bashkonte ajrn diku larg atij shikimi ku ju mbush me peisazhe te perziera me dhimbje,kujtime ,lemshe ta ngatrruara..e u mbyll me nje shikim hutie..
Jo se do ngelej azmatike dhe ne ate ambjent,por thjesht tani donte nje frymarrje nga ushimet e shikimeve te vetmuara,te largeta,,nga ato penelet e bardhaaaaa ku ka fush te shkruash,,te besh pentagrama kohore sipas shijeve te tua...
Pas pak mori nje fletore me kuadrata qe kishte mbi tavolinen e saj ,gjysem frapen e saj,,dhe qete doli nga veranda e lokalit..
Ajo la nje shije te frymarrjes saj ne ate ambjent..dhe ambjenti i kthy perseri ne nje qetesi ,,gati per te pritur nje tjeter frymarrje...nje tejeter shikim nje tjeter bisedim me heshtjen...nje tjeter,,


10659362_10202907963404296_152375796119324043_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nevi ashtu sic ka abstract painting ka dhe abstract writing... ti je nder ato qe shkruan ne copeza sa ketu atje te nderlidhura te gjitha me njera tjetren nepermjet ndjeshmerise... keto te fundit me preken shume. Sidomos ajo Tashme jam rrit dhe cme harrove ne ket vere... copeza perle do thoja... U bera like por them se ishte sh pak si vlersim ajo like... vashdo shkruaj :)... :*:*
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nevi ashtu sic ka abstract painting ka dhe abstract writing... ti je nder ato qe shkruan ne copeza sa ketu atje te nderlidhura te gjitha me njera tjetren nepermjet ndjeshmerise... keto te fundit me preken shume. Sidomos ajo Tashme jam rrit dhe cme harrove ne ket vere... copeza perle do thoja... U bera like por them se ishte sh pak si vlersim ajo like... vashdo shkruaj :)... :*:*


:)) Soulina ime..me mallengjeve ma fjalet qe ke shkruar ,flm shume zemer,.. :kis
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mendimet e mia jane pulebardha te rrahura nga era!

Te mendoj,

Te mendoj duke te shtrenguar mes eres dhe stuhise,

Te mendoj,

I tejmbushur me fjale shpirti qe mi merr era,

Te mendoj,

Asnje nga keto fjale ndoshta

S`do perkedhele floket e tua,

Por une te mendoj.

Asnje rreqethje ndoshta

S`do ndjeje lekura jote,

Te mendoj.

Sa te mendoj?

Te mendoj, te mendoj e perseri te mendoj…

Prapeseprape te mendoj.

Mendimet e mia me trazojne, shume,

Me gerryejne si kripa guret e bregut,

Me shqyejne kafken,

Qe e ushqej me ndjenjen qe kam per ty,

Akoma…te mendoj!

Mendimet e mia duan te jetojne, vetem te jetojne,

Jetojne?

Duan te zhyten ne balten e llogjikes,

per te peshkuar pak cmenduri

LLogjika, abstraktja, e pamunduara,

E prekshmja, e paprekshmja,

Je Ti!

Te mendoj per te jetuar

Dhe jetoj qe ne shpirt te ndjehem si tani,

Fjalet dhe mendimet po mi merr era…

Te mendoj, dhe te mendoj, sepse mendoj per ty!

Shtrengoj fort gishterinjte,

Mes kesaj gjithckaje,

Mes kesaj asgjeje,

Qe une prapeseprape

Dua ta quaj……….

Mendimi im per ty!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Vënd nga i cili kam par të delet një shënjë,
Dhe spektakli do të kryhej pa asnjë mburojë,
un sdua Ta shoh këtë,Spektator që përpelin,,në momentet e para që ngrihet,,ishte gjaku,,qëndron Ende,
E ne Japim të gjitha Elementen dhe shqisat sipas madhësisë për shkëlqimin e një Objekti të vetëm,,ai është Memec dhe i pa lavizshëm përpara keti lavdi skene të tmerrshme,,dhe që mban shikimin e tij të Mahnitur!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top