Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Cfare do ndodhe me mua kur njerezit te kuptojne qe sjam aq njeri i vecante sa mendojne?
Qe jam njeri i zakonshem ose me mire jam thjeshte nje cope njeri qe lufton gjithmone me demonet e saj
Cfare do ndodhe kur te shohin qe me kane hiperbolizuar dhe une jam thjeshte nje njeri pa shume premisa
Cfare do ndodhe kur te shohin se jam njeri pa shpresa ama u jap shprese te tjereve
E kur te shohin qe kam nje shpirt te zi : (
Kur te shohin qe jam pa shpirt fare
Une sjam ai njeriu me zemer te mire, perkundrazi jam shume e keqe
Kam germuar aq shume me duart e mia ne qenien time sa aty zbulova qe ska asgje tjeter pervec nje pafundesi galatike te zeze
Pa yje
Pa hene
Pa diell
Eshte qenia ime e piset qe do i largoje njerezit nga une.
Sjam une. Eshte dic tjeter qe se kam ne kontroll.
Mos u mashtroni nga une. Njihmeni para. PAstaj dashuromeni. Urremeni. Puthemni.
Ama para me njihni.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me Fal...
Me fal o jet, me fal o jet qe ndonjeher bej si femije i vogel.
Un jam ambicioze, kerkoj gjithnje e me shum,nuk mendoj se ka njerez ne kte bote qe skan buk per te ngren dhe jo me kerku kushtet qe kerkoj un, ka vajza qe do donin tkishin fatin tim, ka femije qe luten qoft e per kushtet minimale.
Ka njerez qe kerkojn pak dashuri, pak mbeshtjetje, ka njerez qe kerkojn thjesht nje strehez sa per te futur koken, ka njerez qe duan thjesht ekzistenc dhe jo lluks,
ka njerez qe skan prinderit, asnje te aferm e ne fund tfundit ja kan dal mbanegjithshkaje
Me fal o jet e mjere
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ai qe vetem i binte deres derisa me acaroi serish dhe ia hapa. Hyri brenda pa folur e mbylli deren dhe fillova ti gjuaja me grushta kraharorit. Te urrej fillova ti bertisja, te urrej. Isha mbeshtetur tek dera me lotet gati tek syte. Ai qe vetem me shihte pastaj tha mjaft. Dhe une qe vazhdoja serish ta godisja sepse aq po me dhimbte aq doja ti shkaktoja edhe atij dhimbje , me kapi duart tek kyqet dhe me kryqezoji tek dera. Te dua tha. Ktheva koken ne anen tjeter, maskara i thashe. Lotet qe me binin ne faqe dhe as nuk i fshija dot.
Te dua tha serish me ate ze te embel qe e beri urrejtjen ne mijra copash. Maskara i thashe serish me peshperima sikur dhe une ti thoja te dua e jo maskara. U afrua me afer dhe aty u clirova nga duart e tij dhe ia futa nje shuplake. Me vuri doren ne fyt dhe mbylla syte. Po me shterngonte aq shume. Me shih tha te lutem.
Hapa syte dhe serish shikimi ishte i mjegulluar nga lotet. Jam ketu me tha dhe ndjeva buzet e tij te ngjeshnin aq dhimbshem buzet e tij. Ishte ajo puthja e vrazhde qe beri qe te me ulej e te me ngrihej kraharori me mijra here ne sekond.
Te dua peshperiti serish me buzet e mia nderdhembe. Te dua dhe une i thashe dhe aty me liroi fytin dhe me perqafoi. E perqafova aq shume. Iu hodha ne ne qafe dhe i vura kembet ne kurriz. Idiot i thashe ndersa qaja. Idiot i bertisja serish. Ndersa ai me perkedhelte koken. Arriti deri tek dera e gjumit ku me uli ne shtrat dhe filloi te me puthte fytyren e bere pis nga tualeti, ate me nutella anash faqesh. Dhe ai vazhdonte pa fund dhe une me cdo puthje sikur clirohesha nga cdo note negativiteti.
I mora fytyren ne duar . Je vertete ketu i thashe, nuk eshte nje enderr kjo? Jam vertete ketu tha me syte e njomur. I kisha munduar edhe atij. Dukej. E dija. E ndjeja.
I afrova fytyren afer fytyres time dhe fillova ti puthja buzet aq embel sa kisha frike mos thyeheshin. Ai u drodh ashtu ne duart e mia dhe une e adhurova serish e serish e serish. Ai ishte drita ime ne fund te tunelit.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ishin darka dimri,darka shkurti,net te ftohta e te ngrohta ne shpirt,,
ishin avuj dashurish qe rrethonin trupat tone e mendjet benin dashuri ne mes tij..
ishin avuj shpirti te veshur me adhurimin e dickaje pertej trupave te rendomt njerzore..
Ishin darka me yje,shoqeroheshin me mijera mendime udhtare qe vertiteshin ne kohen e darkes ..
Ishin darka qe kur lexon nje rrjesht,dhe nje tjeter lind nga shpirti,,
Adhuron nje piktur dhe nje tjeter shpirte pikture formohet..
Ishin darka dimri ku nje keng degjon ,tingujt e nje tjetre kompozoheshin ne avujt mes nesh..
Ishine darka dimrit,darka shkurtit,
Ishin darka te ftilluara ne cdo pesh ajri vetem me mua e ty e shume lakuriq nate ne fakt kishte..
Por keta te fundit gjendishim gjithmone larg degve tona ne kenget e tyre me ngjyra kukuvajkash..
Ishin darka te pushtuara nga copeza fjalesh qe lidheshin brisht ne heshtjen tone,,dhe artikuloheshin per-rreth si uji i nje burimi qe ushqen token.dhe per-rreth tij triumfon bimesia e gjelber ,si shperblim per mundin e tij..
Po..Po Ishin darka dimrit,darka Shkurtit,,ishin darkat tona...
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dedikuar Botes Ne Teresi
Ti vajz e dashur qe kerkon telefon te shtrenjte, e ke pyetur veten sesa moshatare te tuat skan mundesi tken qoft e nje gje te thjesht nga pamundesia ekonomike.
Ti vajz e dashur, qe qendron gjith diten npub, apo lokale duke pir cigare kemb mbi kemb, e pyet veten se cka heq prinderit per tpur ktu
Ti vajz e dashur qe deshiron tjesh nqender tvemendjes, e ke pyetur ndonjeher se cmendojn meshkujt per femrat sipuna jote
Ti vajz e dashur,qe don gjithshka e me shum, e ke pyetur ndonjeher veten se ka vajza nket bot qe smund tken minimumin e asaj qe ke
Ti djal i dashur, pse qesh me fytyren e asaj vajzes.....pa shikoje veten ne pasqyr
Kur nje vajz esht e shendosh-thon dobesohu
Kur nje vajz esht e dobet-thon shendoshu
Kur nje vajz esht e bukur-thon Rrugaçë
kur nje vajz esht e shemtut-thojn majmun
kur nje djal esht i urt-e quajn debil
kur nje cun esht i bukur, me lek-tgjitha i shkojn nga pas
Perpara Allahut, jemi tgjith tbarabert,ndaj mjaft paragjykove
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

..petalet benin dashuri me lekuren e saj,,,tatuazhe puthjesh gjendeshin neper qelizat e saja,,si bulzime vese ne agimet e hershme te pranvers..:))

11053416_1011147195581698_6310563917671046236_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ishte nje lume vershimesh ne cdo damar gjaku qe i rreshkiste si i perdal ne trupin e saj.
Ishin copeza te ndryshme mendimesh qe kacafyteshin te shoqeruara nen petkun e nje lufte ekzemplare mendimore,pertej gjithckaje qe rrethonte racionalisht ne ato momente...
Ishte nje lloj vershimi ,rrebeshi shiu ,sikur ato luginat ne vjeshte kur mbushen me gjethe ahu ,pastaj shiu i ven para i trazon dhe mes tyre ka lloj lloj formacionesh,kretiviteti te crregullt..
Pastaj mendoj me vete _E crregulltt?!
Jo,jo..asgje nuk eshte e crregullt ne kete bote.
Vete crregullsia eshte nje rregullsi e perpiluar per te qen e crregullt ne ate forme..
E dashuruar me crregullsin,adrenalinen e rrebesheve qe kalojne here bute, here vrazhd neper damajt e saj,u largua per ne nje tjeter mendim..nepermjet nje damari qe kalonte neper mes syve te saj :))..
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

C"eshte lumturia?
Nje frymarrje ne kujtimet e kohes.
C"eshte lumturia?
Nje perkdhelje me dashuri nga njerzit qe don.
C"eshte lumturia?
Nje buzeqeshje e shkeputur shkarazi nga syte e tu.
C"eshte lumturia?
Nje frymarrje e thelle ne perqafimin tend.
C"eshte lumturia?
Nje gjuajtje jastekesh neper sallon.
C"eshte lumturia?
Eshte ai pjalmi brenda teje ,qe kur e shperndan jep qetesi rreth teje.
C"eshte lumturia?
Syte e nje femije qe qesh me te madhe.
C"eshte lumturia?
Nje flutur qe fluturon deg ne deg neper shpirtin tend.
Sa jeton nje flutur e tille?
Deri ne perjetesi,mjafton te ndjesh sa here ajo rreh krahet e saj, ne zemren tende,ti degjosh ritmin dhe melodin e saj.
Mos bej shume zhurem kur ajo fluturon deg me deg,ne forme qe te jesh ne koherenc me te,,sshhhhttttt pa zhurem,mendo dhe shijo..je qenie njerzore ,,llogjiko,ktheje momentin tend ne lumturin tende...shtttt pa zhurem ciaoo ..
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Per marsin ( e huazuar)
Sepse do jem gjithmone aty duke te mbrojtur. Sepse erdhe ne jeten time atehere kur se prisja. Si nje diell
i papritur ne mes te janarit. Erdhe e me mbeshtolle me nje mantel te ri pranveror. A mund te dashurohesh
me buzeqeshjen e dikujte qe ne nje park lojrash eshte shkelimi me i bukur. Si floket te gershetuar
me deget e peme te sapocelur. Ti me kujton ate magjine roze te peme me kujton dhe lulet e dielot
kur krenare drejtojne koken drejt te zotit te tyre. Ti me dhe doren per te vrapuar
te dy bashke me kembezbathur drejt qiellit sterr te zi,drejt henes blu.
Ashtu si nje femi qe sapo zbulon shiun me rrobat e ngjitura pas trupit serish buzeqesh dhe vallezon aty.
Do kisha dashur te martohesha me shiun me deboren me diellin dhe ngjyrat. Me te gjitha ngjyrat e botes
si nje indiane ne nje festival te lumturise. Eshte kjo nje pranvere
e cmendur,cmendurisht e embel ku ne te dy te kapur per dore ecim drejt nje moli te braktisur.
Sepse ti je pranvera ime.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Sa hedhje ben era e pranveres, midis gjetheve te shelgjeve e flokeve te shpurpurisur. Sa zhurme bejne dallget kur perplasen dhunshem mbi shkembinjte e zemres.Ti je kaq shume e mbushur me dashuri, kaq e afte te vihesh gjithmone ne plan te dyte per nje mik, kaq disponibel ne cdo moment qe dikush ka nevoje per ty. E di sa ti ke vuajtur , di edhe per skerfitjet qe sjane sheruar kurre, e di cfare kerkon kur sheh qiellin dhe e di kush te sheh nga nje yll gjithmon kaq afer.
Ti qe qesh per asgje, edhe pse ndoshta brenda teje te shtrengon nje stuhi; ti qe dashuron te shkrepesh fotografi.
Miqesi te lindura e miqesi te humbura, perkundrazi keshtu nuk me pelqen, preferoj miqesi te pezulluara, si koha midis nje tik e tak.
Per ty ne te kundert di shume pak, por qe ne fillim lexova trasparencen tende, miresine e gjesteve te tua, vertetesine e jetes tende.
E di, ndonjehere gjerat interpretohen keq, ndonjehere gjerat besohen ndryshe, ndonjehere dikush vete-bindet se mendimi i tyre me kohen qe kalon trasformohet ne ate qe ka besuar gjithmone … ose qe ka shpresuar mund te ishte.
Nuk e di mire sesi mund te ndihet nje person kur miqesia iken..por besoj se une do ndalesha ta prisja. Pergjithmone.
Mos lini qe gjithcka te rreshqase ne harrese.
Per nje Mik.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

after_life.jpg
 

Attachments

  • after_life.jpg
    after_life.jpg
    30.8 KB · Shikime: 0
  • after_life.jpg
    after_life.jpg
    30.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

..Valet nuk i gerryenin me brigjet ,qetesia e oqeaneve ishte bere shurdhuese..
Pleqet e atyre aneve thoshin, qe kur bie e tille qetesi koha do prishet,furtunat do pushtojne brigjet dhe ylberet do krijojne dallget qe do lidhin oqeanet.
krejt e habitur pash pe-rreth njerez te heshtur me fytyra te heshtura,buzeqeshje te ngrira ..sy te lagesht nga pritja,,mollza faqesh ne roze te zbehte,, gjithe kjo shoqerohej me nje prendim dielli,,po afronte nata,dhe sdihej ne do zgjoheshin neser keto lloj statujash njerzore qe ngjanin me magjit e majave te hershme,,
Nje palme e lagur me perkdheli shikimin dhe copezat e kapercimit imagjinar mbaruan,,eca pak hapa dhe mora autobuzin per shpi..
Para se te ktheja shpinen ne ikje pershendeta embelsisht nje plake sikur dukej qe priste dhe percillte shume fortuna te tilla ne ate cep magjish te vjetra kohore..
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

I dashur diell :)

Jemi afer majit dhe akoma ske dalur sic duhet. Je treguar shume dinak keto kohe ske dalur shpesh.
E din qe ke aftesine ti ngrohesh shpirtrat njerezve? Dhe ti akoma aty kryenec nuk del.
Diell egoist!
Nuk them qe eshte faji yt per mosngrohjen e shpirtit tim.
Mbase jane njerezit. Mbase jam une.
Nje grusht yjesh te cmendur. Nje tufe ere e ftohte. Nje lemsh i madh debore.
Nje doze cmendurie ajermbushese.
Eshte cdo gje aq e veshtire Diell.
Njeriu duhet ta kete jeten e lehte. Ngrihet. Vesh corapet duke mallkuar diten qe erdhi. Degjon kercellitjet e shtratit.
Shtrihet serish. Pastaj me nje renkim ngrihet dhe ben te njejten jete rutine..te njejten rutine mbytese.
Jam krenare per rutinen time. Eshte aq e vogel me ate guacken e saj sikur koracat mbrojtese.
Mbase me duhet pak..shume pak shume pak nje cope e jotja Diell.
Nje cope shpirt te ri. Te ngrohte. Nje vorbull gllaberuese e ngrohte.
(Krijimi prill)
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

2m2ff9x.jpg
Ti ne enderr….
Zgjohem…
Dhe si ne enderr…
Shoh perseri ty….
Ndjej ngrohtesine qe me le,
Perthyer nga ngjyrat e tua vezulluese
Transparente, e lehte,lozonjare,
E embel, e brishte, verbuese.
Nuk guxoj te te prek…
Kam frike dhe te afrohem,
Ti cilter me buzeqesh
Dhe me largohesh…
Zgjas duart ne ajer,
Drejt nje reje plot drite,
Ti zhdukesh ne mjegull,
Mos ik,….me prit….!
 

Attachments

  • 2m2ff9x.jpg
    2m2ff9x.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2m2ff9x.jpg
    2m2ff9x.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mos me ler liber ne dore!


E ka nje shpirt dhe ai. Te vogel e te brishte dhe ne ato ore leximi ai shpirt me falet mua.
Eshte nje njeri i vogel me te cilin bredh e cuditur me hapa te sigurte qe cdo rruge qe do marre udhetimi yt
do jete ai i sigurte. Ka dhe sy magnetik. La sy qe te mbajne aq fuqishem lidhure bebzat e veta sa ti sje e zonja ti shqitesh.
Eshte edhe aq i komplikuar nje lemsh qe ti mezi pret ta zgjidhesh. Dhe faqe pa faqe te emocionon
te fut ne ankth dhe te ben te qeshesh. Te qash e te qesh ne te njejten kohe. Mister sikur nje nate dhe i bukur sikur nje molle e ndaluar.
Eshte i gjithi droge dhe thonj ne mish qe te torturon pa meshire. Te le pa fryme pastaj te zhgenjen. Por ne fund e merr cdo gere veten sepse do jesh e sigurte me ate.

Mos me ler nje liber ne dore ne oret e vona te nates sepse do qesh e do qaj njeheresh.
Sepse ai eshte libri im qe ne fund te fundit mbase liber nuk eshte.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

In love with Sara :)) ky eshte momenti ime tani,po mendoja se sa copeza shpirti spontan kam hedhur ne te,gjate momenteve qe kam shkrruajtur..!!

6.Sara

.Ajo ndezi nje cigare,dhe dukej sikur udhtonte drejte nje enigme,ne mendime ne shpirt ne qenien e saj, dukej se celnin nje ser botesh qe ishte zor ti deshifroje por shikimi I saj I percillte ..ashtu si nje tufe te ngaterrua vibrimesh mendimesh qe shkolofiteshin ne ajrin e nje dite me shi…
Une zakonisht gjithmone gjendesha ne tavolinen perball saj,kishim pak shume te njejtin orar per kafen e mjesit,ndoshta me ishte bere ves tashme,ose nje varsi e pafajshme ta pija dhe une kafen ne te njejtin lokal ne te njejtin orar qe kjo zonje e hishme e pinte..pra ishim te njurit e panjohur qe ndanim lokalin e njohur tonin..
Kisha nevoj ta shihja ftohtesin e saj te embel ne mengjes ,me dukej sikur nje fllad enigmatik qe te pershkruan te ngroh shikimin e pastaj te len ne po te njejten enigm dhe ftohtesi kur iken..
Perpara kishte nje tavull qelqi,ne murin e lokalit dhe siper tavolines se saj gjendeshin disa piktura abstrakte ne secilen prej saj kur leshoja syte me dukeshin sikur shihja copeza dashurish qe largoheshin afroheshin,,, .
Ishte kafia jone,kafia ku ne te "njohurit "ne dy tavolina te panjohurish uleshim per dite, ajo pinte zakonish kafet e mengjesit rreth ores 8 e pak,.ne ane tjeter kafia kishte shkollen pastaj kufizohej me nje parke, nje kafe e thjesht por me mobilim me shije,pronarja e saj ishte nje zonje rretj te 50-tave,vishej gjithmone me nje veshje te gjate,mbante floke te lidhura pas,gjysem lisho,te kujtonte moden e fundshekullit te 19.
Gishtat e saj te holl moren cigaren nga tavulla qe kishte para dhe levizen drejt buzeve te saja,dukej sikur shija e tymit te cigares e dehte,por smundeshe te blije shume ne qetesin e saj qe shoqerohej nga nje ftohtesi e embel,here here dukej sikur udhtonte ne nje bote paralele me tonen.
Kjo e bente ate si nje dite e nje dite kaq te deshirueshme ne kafen tone te lagjes..ne qofte se takat e saja me shije nuk kercisnin leht ne pllakat e deres para kafes,mua sikur sme shijonte kafia,nuk doja me shume thjesht te vinte ne mengjes te shija elegancen e saj,aromen e nje parfumi qe te kujtotnte dallget e detit ose disa lule te egra malore qe dalin neper shkembinje malor…
Po shijonim si c"do dite kafen ne lokalin tone ,ne lokalin ku zonja elegante tashme I perkiste arendimit te tij,shpesh e shihja dhe krahasoja me ndonjeren nga pikturat qe gjendeshin neper murin e lokalit.
Rromujen e mendimeve te mija e preu ne mes nje ze..qe vinte nga thellsia e dickaje te re per kafen tone,-u degjua nje ze qe shqiptoj emrin ,-Sara ,ajo kthej koken ishte nje zotri I veshur bukur me shije,mosha e tij e mesme e bente akoma me fisnik,I dukeshin disa thinja .
Per nje moment mendova mos ato floket e bardha personifikojne dashurit t e tij te merguara-pastaj qesha me veten sic mund te qeshesh me nje buzeqeshje spontane i nje femije te pafjshem..qe ka frike qe do I marrin mamin e tij, se kuptova as vete ate tip ndjesie qe me pershkroi trupin mendjen ne nje fraksion sekondi,
Ajo u ngrit dhe I zgjati doren ,kishte nje fines te lindur,syte e disa tavolinave afer ju ngjiten asaj,me sa duket ishim mesuar te gjithe duke par ,vetem nen shoqerin e tavulles, cigars dhe kafes pa sheqer qe ajo pinte. Duke qen qe vetmia e mgjeseve ishte e vetmja shoqeri e saj,ndoshta dhe syte e tavolinave rreth ju perqendruan ,me pak zili,se kush mund te ishte fatlumi,
Ne fund te fundit ne cdo vend qe jetojme njerzit jan kureshtar me shume per enigmen dhe dike qe nuk njohim shume se sa per vetzbulimin dhe perkujdesjen ndaj vetvetes sone dhe gjerave tona. Te merresh me tjetrin eshte nje tipar social qa sa do qe shoqerit civilizohen ,prap ngelet e shishme marrja me tjetrin me shume se sa me veten.
Ai I hodhi nje shkim malli I shtrengoj doren dhe se di por mu duk sikur e perpiu me nje shikim dashurie,,nuk ja shihja mire syte ne kendin qe isha une por ne mos gaboj kishte sy bojqielli ,trup te rregullt dhe dukej shume I qete.
U ulen dhe ajo I zgjati paketen e cigareve,Ana –thirri ajo duke shikuar nga banaku,po zonje ju pergjigj pronarja ,te lutem nje kafe dopio per zoterin,me sheqer -I tha ajo, duke e shikuar zotrin e saj drejte ne sy e perpiu me nje embelsi qe te shuante.,u mundova te kuptoj dicka nga ai shikim,kisha nje kureshtje te dija cfare I tha ne ate shikim lozonjar dhe te qeshur…
Ajo nuk qeshte shume,por syte I kishte gjithmone te veshur me nje shikim te embel por te merguar,gjithmone te jepte ndjesin qe ajo megjeseve pinte vetem fizikisht kafen aty,cdo dimension tjeter ishte diku larg,te pakten isha I sigurte qe ishte larg kesaj kafie ku ajo e vizitonte cdo mengjes per te pire kafen.
Mendova me vete sa cuditshme qenia njerzore,mund te jemi ne shume vende njeheresh dhe shpesh me mashtruesi eshte ai se ku ne gjendemi fizikisht,sepse ndoshta vetem aty nuk gjendet qenia,mendimet dhe shpirti jon.
E shikoja zotrin dhe shikoja Saren dhe me dukej qe sot si asnje dite tjeter ajo I perkiste kafes sone,pash anash pikturat e fillova ti deshifroja,se di pse me dukeshin ditet e javes ne to,ne cdo copez abstraksioni filloj te me deshifrohej ne formen se si ajo qendronte,shikonte,pinte kafen,buzet e saj perkdhelnin filxhanin,duart e holla dhe plot fines tek benin levizjet qe shoqeronin fjalet qe I thoshte zotris.
Po filloja te ndjeja nje ndjesi trishtim kur ne pikturen e fundit sikur pash ikjen e saj,..
Kur u shkeputa nga abstraksioni I pikturave ,shikimi mu perplas me duart e sares dhe te zotris,ishin ne perkdheljen e tyre me te embel,ndjeva nje pjese trishtim,xhelozie ,une kisha kohe qe shijoja ato duar nga tavolin perball pa I prekur njehere,pa ndjere butesin e lekures se tyre njehere,dhe ai zotri me nje te thirrur- Sara u ul ne tavolin dhe tani po I perkdhelte duart,ajo ishte Sara jone,gruaja e heshtur por me nje shikim mirsjellje dhe vlersues.
Pas pak ata u ngriten ,dora e zotris kaloj rreth belit te Sares,tek ajo hodhi hapat ne drejtim te deres mu duk qe mori gjithe ckishte len ne kafen tone,mendimet,kafet ,shijen e cigars biles dhe tymin e tyre…
U ndjeva bosh ,melankolik ,pas pak u largova dhe une..
Dita vazhdoj njelloj,rutin,pune ,,,e nesermja zbardhi perseri,u vesha u bera gati dhe dola te pija kafen e mgjesit,por hasa nje boshatisje,tavolina e saj ishte bosh,tavulla jetime pa cigare dhe karrigia dukej e ftohet pa jete.
Ditet kaluan dhe Sara su duk me,kafia e psheretimave te mija u kthye ne nje kujtim me zonjen e embel e te larget ne heshtjen e saj ,sme behej me ta shkoja mengjeseve ,sme behej me te pija as kafen,,do kisha dashur te pakten sikur ti
psheretija nje mendim dhe ti thoja.-Sara flm per pikturat abstrakte ne kete lokal qe si more me vete,me kujtojne gjithmone ty,flm qe u dhe jete,dhe si more kur ike ne ate mengjes te vaket per ty por te ftohte per mua.
..ishte nje dite e vrejtur ,ishte dita e buzeqeshjes tende Sara dhe trishtimit tim…
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dhe ndersa trik-traket e kepuceve benim zhurme ne tru ndala hapat te shihja perreth. Ishte nje cmenduri kjo nate.
E ndriquar vezullisht nga nje drite e dobet dhe njerez te cmendur. Artiste nate rruge. Shpirtra te lire qe kendonim dhe i benin muzike. Ah ajo muzika jazz qe buronte nga shpirti. Isha pikerisht ne Burbon Street dhe ishte nje magji.
Ktheva koken pas dhe shihka lokalin qe zbehej e here ndriqohej nen dritat e shumengjyresha.
Isha aq shume e rrembyer nga ajo atmosfere sa u ktheva serish. Rhum thashe.
Rhum?tha. Rhum thashe serishe nje ndjesi te cmendur qe me pershkronte trupin.
Kishte krahe muskuloz dhe nje buzeqeshje te embel. Nese do kendoj per ty tha do te ofroj nje pije.
Buzeqesha dhe floket mu derdhen ne sy. E une i them
Me mjaftojne buzet tha.
U ngrit ne qender te lokalit dhe mori mikrofonin. Te tjeret prisnin me padur. Une po ashtu.
Oh mjalte -keshtu e nisi. Dhe une mora goten e rhumit sepse me qetesoi.
E doja ate shikim te cmendur. Alkimi e gjalle. Ti me cmend-vazhdoi serish kenga.
I njejti bar cdo vit. Kisha dashur gjithmone Parisin me delikatesen me embelsine por zbulpva mje France e vogel ketu.
Dhe ndersa ai i kushtojej me mish e shpirt kenges sikur meerrte dhe mua te vallezoja.
Bari. Po i njejti. E njejta ndertese e drunjte. Te njejtat drita. Te njejtat karrige. E njejta erresire magjepese.
Mbaroi dhe u afrua dhe me zgjati pijen. Drambuie tha. E mora pa e pytur dhe ktheva koken pas.
Cmendes i thashe duke mbyllur syte. Cmendese ti tha duke buzqeshur.
Pastaj fillova te lekundesha nen ritmin e asaj qe duhej te ishte nje kenge e vjeter blues. E kisha adhuruar gjithmone ate pamje nga dritarja. Pallate te grisura plot me endrra. Plot me rrush me gjethe me ngjyra.
Kahlua bertita papritur. Kahlua?tha. Kahlua! I thashe.
E zgjati dhe spo kjo preku fytin tim vrapova jashte.
Isjte nje arome dehese karnevalesh njerezish embelsirash. Dhe pastaj prita, prita te ndodhte magjia dhe magjia ndodhi.
E dashuroja ate vend. Zingaren qe me lexonte fatim cdo mengjes. Artistin e ngjyres verdhe cdo darke.
Muret me pluhur ne cdo cep. Isha e lumtur aty.
u ktheva serish ne bar dhe vendosa. Fjala kyqe.
Hey i thashe duke u zgjatur mbi banak...whiskey.
Hey tha duke u zgjatur mbi banaka...buzet.
Dhe buzet e tij u bene whiskey per mua dhe buzet e mia u bene whiskey per te.
Melankoni.
Isha e qeshur e cmendur e lumtur.
Whiskey i thashe duke u shkeputur ndersa nder dhembe kisha akoma buzen e tij.
Tani e dija. Ai ishte qyteti im. Ajo ishte rruga ime. Ai ishte bari im. Dhe ai..ai ishte i imi.
Laissez les bons temps rouler.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ajri eshte siper nesh, poshte nesh, brenda nesh. Here here ndricohet me vetetima, sic ben deti i ndare nga bisqet qe bien mbi te, e kjo ndodh kur era shqyen rete. Here here lyhet me ngjyra te gjelberta, e kjo ndodh pas furtunes, kur rrezet e diellit veshin shtresat me te thella. Eshte ajer gjith cfare shihet e cfare nuk shihet.
Dhe dielli. Shume i ulet ne shetitjen e tij te mbremjes, gati i padukshem, por jo per henen e cila humbet ne driten e paqarte te qiellit si tavoline pikture. Nese keshtu nuk do te ishte, do e shikonim te zhdukej cdo nate, cope pas cope, si nje lule qe petalet ja kepusim duke i bere pyetje. Dhe yjet, levizese si gjethe zjarri.
Universi eshte si nje top qelqi qe gjendet ne dyqanet e suvenirit, ato te cilat kur i permbys bie bora. Ndersa kuptoj se rrugica eshte bere akoma me e rrezikshme dhe rrepire. Kushedi ku eshte futur hena. Mbrapa kujt mali do te jete fshehur? Do doja te pyesja ndonje, por nuk guxoj.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

51vm7q.jpg

Symbyllur….

Do te te kerkoj nje dite ,
Te mbyllesh syte,
E nese deshiron….
Do kemi nje enderr
Te perbashket….
Nje cast, vetem nje cast,
Pafundesisht i embel,
Frymemarrja jote mbi timen,
Shpirterisht te qete,
Per te qene te lire….
Do te njohesh ndjenjen,
Pasionin e mendjes,
Qe si nje rrufe ne qiell
Do te te ndeze zemren,
Perseri….
Edhe pse te mbyllur,
Te shkelqejne syte,
Pa asnje medyshje,
Pa asnje boshllek,
Si nje qiell i paster pa re,
Ti buzeqesh,
Ti je….

Dhe une e di perse….
 

Attachments

  • 51vm7q.jpg
    51vm7q.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 51vm7q.jpg
    51vm7q.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Lere te ik.. lere ,copezat e thyera dhembin,me beso mua duhet patjeter ti lesh ne dyshemen e erret ku ato u perplasen.
Mos kerko te mbledhesh terrin e askujt ,e as tendin,nuk eshte faij i jote e as i tjetrit kur erresira mbulon diten,yjet shuhen neper erresiren e nates e hena si per hile nuk del,eshte ne ciklin e saj zvoglues...
Eshte koha,momenti i erresires..thjesht vjen nje kohe thyerjesh,,ashtu sic vijne stinet pa na pyetur..
Lere me degjo mua,,mos u prij me neper damja me iden dhenjes jete nga vetja perseri,ti e din se te dua shume,dhe kur te flas ule gjithmone zerin ,dhe te perkdhel ne brishtesin tende,sepse e di se sa lendohesh..ne fund te fundit seshte hera e pare qe perballesh ne copeza qelqi te thyera ne nje moment erresire,,,
Lere,,ishte hapsir e erret,per ty e per copezat e qelqit tend te shtrejte..me dejgo mua,,ti e di se te dua,ti e di qe s"do te baktis edhe sikur bota te errsohet,e dielli mos te lind me...ti e di te dyja bashke do ja dalim perseri,.
Lere ne copza kujtimesh te embla,mos i prek me keto thyjre,sjam per ty,sjan te tuat me beso mua,,besoj vetes tende dhe kete here ,,dhe do ja dalesh..me degjo mua -i tha ajo duke puthur nje agim disi te larget ne nje cep mendimi...te vaket ,te trisht po aq sa copezat e saja te qelqit te kristalet qe tashme ishte thyer ...dhe ansje varg,mendim apo deshir se kthente me...
Ejj mos harro cdo gje iken nje dite ne nje kohe apo tjeter ,,mendimet,,prekshmerit,forca,,,pemet ,,lulet ,,gjethet..yjet,,,eshte nje fare rregulli i trisht por rrenjesor dhe i pakthyeshem ,vepron deshtem apo sdeshtem ne...


11164796_919991764729810_1389081437050083278_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

images.jpeg
,...............................
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E di cfar
asgje sja vlen te vej me masken per ti treguar botes qe un jam e fort kur ne tvertet sjom aspak e di cfar jam lodhur duke ecur duke qeshur duke ber sikur sme intereson mendimi askujt jam lodh duke ber gjithnje budallaqen kur ntverrtet mund tbej gjithshka\
boll me
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Puthme per te me sheruar.
Puthme per te harruar.
Puthme per te me dhene jete.
Puthme per te me dhene fryme.
Puthme per te me dhene liri.
Puthme!
Mbase pa fund ..kjo po qe do ishte ide e mire
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dhe endrrat u bene pluhur.
Dhe ajo u be ere me pluhurin.
Dhe gjithka u therrmua
Dhe endrrat u shkaterruan
Endrrat vrasin, me keq se engjejt
U shkermoqen u hodhen tutje
Enderrat u vrane!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Meqe kete muaj sdo dergoj tek konkursi letersis,por me shpirte do dergoja kete:

Per temen: Dikujte i pelqen ngrohte


.,.kishte kohe qe endrroja diten qe syte e mi do humbeshin ne syt e tij.Kishte kohe qe prisja perkdheljen e tij siper flokve te mi.Ishte sic e kisha enderruar,ishte sic e kisha pritur.Ne nje tortuar ne nje mengjes me shi te imet,,dora e tij kaloj siper supit tim,,,ndjeva qe kishte shekuj qe e prisja ata perkdhelje ,ndoshta shpirti im kishte qe ne jetet e me parshme,,,e kishte pritur ne te gjitha format e tij,. Ishte nje ndjesi njohje e pakufishme qe vinte nga epoka kohore te pafundme,skishin infinite, ndjesi shrikrje..shikimi im u mbulua me puthjet e buzeve te tij diku rrenx flokve tek balli.E dini kur koha e sekondave merr kuptim jete,,kur disa sekonda emocioni me dashurin e vertete shkruajn jetet tuaja. Mos me thoni tani qe su ka ndodhur,diku ne nje cep endrre,apo realiteti,ne nje moment ndjenje,jeni shkrire jeni njohur me pafundesin e ndjenjes,deshires per puthje perqafime shikime dashurie, keni humbur dhe skeni dashte te zgjohi me asgje, nga ato pak sekonda minuta dashurie njerzore qe japin kuptim shpesh here gjithe jetes sone..
Eh te tille ishin sekondat rreth-meje ate dite,ishte tjetersimi I dy frymarrjeve ne nje,,,ishin hapat e njohur ,ishin ndjenja qe te zhvishnin, dhe pse ishim ne rruge dhe plot njerez,une ndjehesha nudo, ngjitur ne butesin e lekures se tij,qe hidratohej butesisht nga frymarrjet e tij te embla,hapat vazhduan pak ne heshtje nen ritmin e bulzave te shiut.Nje makin pak me tutje ishte parkuar dhe pirste ne ,te pushtuarit e ndjenjes,,priste frymarrjet tona,,,u gjendem ne nje fryme ne nje puthje me buze qe lubrifikonin avij dashurie, te ulur ne serdiljet e para.Ndjeva duart te tij qe kaluan rreth belit,,frymarrjet e tij te ngrohta qe eksitonin fytyren time,,,nje dritherim me pushtoj te gjithe trupin , buzet e tij te mishta te shishme gjendeshin siper te mijave ndjehesha si ne nje lume petalesh , trupi im ishte ne nje renie te lire,,,tersisht I dhen duarve ndjenjes dhe pushtetit te duarve te tij, qe dinin mire cfare donin dhe si te pushtonin cdo centimeter te trupit tim.E doja ne te gjitha dimensionet qenien e tij .Koha rreth nesh nuk ekzistonte gjithesia flinte ne gjumin e saj rend ,bota nuk ishte me pjese e jona .Ngrohtesia puthjet dhe frymarrjet ishin melodia qe do shkrinin notat e shpirtit ne nje pentagram erotizmi …ku skondat do beheshin kohe minutat jete dhe frymarrjet tona vula dashurish neper shpirtrat tan…
Ishte ngrohte,nje mengjes i bulzuar me shi dhe puthje.
Ishte dashuri e ngrhote,nga ato dashurit qe flen gjate gjithe jetes me te,,ngrhote aq ngrohte…
Ishte ai,ishte dashuria ime..dashuria e ardhur nga shekujt ne shekullin tim,per mua dhe une per ate...ishte ngrohte,,,ngrohtesi shpirti mes dy shpirtrash qe dashuroheshin....dhe shkrinin akujt e ftohte njerzor..me avuj dashurie....


sepia,buildings,people,rainy,street,bw-6083fea9fce77e7565fb6a128ce628c6_h.jpg



Bizh muajin tjeter do ritakohemi me krijime tek konkursi..:))
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nga pak do dite.
Do doja te kisha afer nga pak e cdo dite. Nga nje doze te vogel dehese do me mjaftonte. Le te mos jesh i gjithi i imi, me mjafton kur me cmend, me turbullon apo si loder me trajton. Crendesi ka. rendesi ka qe une kam dozen time te dehjes cdo dite.
Ate qe te largon trembeshem na realiteti.
Sepse i dashuri ti sje realiteti im, por ne fund nje njeri pa endrra cf do jete.
Vetem nje qenie humane ne kerkim te shpirtit qe ka humbur. E ste urrej pse shpirtin ma more ti.
Jo do krijoj nje te ri, me copa te grisura, por ne fund as kjo ska rendesi.
Do kete akoma gjurme te unit tim. Me mjafton te kem aromen tende cdo dite e nga pak edhe neser do ngrihem vetem. Me beso jam me e lumtur nese do ndodhte keshtu. Do isha e verber dhe sdo degjoja kur rrahjet e zemres tende sdo sinkronizoheshin me te miat.
Sdo ve koken tek kraharori yt duke pritur qe rrahjet e zemres sime te shpejtonin dhe te ishin te njejtat tronditje.
Sepse une dua pranine tende , ajo qe me shkyen shpirtin, ajo qe zot...me mbush me ajer me fryme. Ajo qe me meson frymarrjen.
Nga pak cdo dite te lutem
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Do ta bej edhe diellin te ndjej te ftohtin qe ndjeja une.
Do ta bej edhe shiun te ndihet po aq thate sa zemra ime ndihet pa ty.
Do ta bej detin te mbytet ne ujërat e vet, por kuřre nuk do mund ta bej zemren te harroj gjysmën qe i mungon.
Do mundet valle te kete ere aq te fuqishme saqe te mundet ta largoj aromën e trupit tend?
Do munden dot tërmetet te mblidhen te gjithe dhe ta ndajne imazhin e buzeve te mia mbi buzet dhe trupin tend?
Do mundet? JO, kurrsesi nuk mund te ndodh.
E ndjej ende, e dua ende cdo ind te lekures tende, ta prek, ta ndjej, ta shijoj ashtu si kohe me pare kur humbisja mbi buzet e tua dhe ku e gjithe bota ime ishte aty me ty, brenda nje dhome te vogel por nje dashurie te madhe.
Do ta falja nje jete vec per nje eskplozion puthjesh, ledhatimesh nga duart e buzet e tua.
Do ta falja, nese do mundesha perseri te shkrija prane syve, mbi buzet dhe trupin tend, aty ku dhe djalli do kthehej me krenari ne engjell prane engjellit.
Po, e di, pa ty smundem !
Ti je ende por jo me mua!
Une sjam, sjam, se skam ty!

P.s Krijim amator por i harxhova nja 30 min duk krijuar e shkr
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

...Ishte darke e embel,embelsisht dehte, me yjet gjysem nudo ne qiellin e veshur zi..
Te bardhet yje,qeshnin si me mua edhe ty,hena draper e bardhe me topa te zi,rrinte ne nje cep dhe shihte si me zili..
kaluan darka,stinet u nderruan,shirat u than neper vera te nxehta,vjeshtat me gjethet e plota neper tempuj kohesh lundruan,,neper debora malesh perfunduan..
Tani eshte prap darke,dhe yjet qeshin,qielli eshte me i bardhe e hena nuk duket,ajri eshte ledhatues dhe mjafte i ngrohte.
Kjo darke duket si nje sken e pergaditur per shfaqjen e rradhes....yjet gjysem nudo jan ne qiell perseri duket sikur ngahera na kujtojne mua dhe ty...
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nuk i dua lulet ,qe nuk kan qiell nga pas,sepse me trishtojne.
Me ngjallin munges hapsire ,lulet duan uji,duan dashuri,por mbi te gjitha duan hapsir,qiell dhe shume diell.
.:))


11072816_1051969734832777_5215906232945280111_n.jpg
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Dhe kam nje deshire qe zeri im te degjohet gjithkund
Dua te bertas ne vend qe te rri ketu dhe te shoh lekuren time qe bertet ne vend tim.
Asgje nuk eshte humane. Ne fund mbase as ti nuk ishe. Si mund te besh te ndjesh dike ne ate menyre e te jesh i qete
Vetem ti arrin ta besh.
Ajo eshte e lodhur
Eshte e vdekur
Ai eshte i qete. Eshte larg
Dhe dreqin sa dua te hidhem ne qafe e te perqafoj.
Te ndjej duart e tua ne lekure, e te mbush mushkerite me ajer.
Sepse nga momenti mund te mos punojne me, mund te mbingopen.
E dua te bertas ne vend qe te rri ketu duke njomur syte. Po ne fund jam e pazonja
Sepse ti me shkaterrove, me lumturove, me dashurove.
Ska boshllek me te madh se sa ky i imi
Por ne fund une jam njeri i zakonshem, njerezit e zakonshem lodhin.
Une te lodha
Cfare isha per ty, pak apo shume?
Crendesi ka tashme
Rendesi ka qe ti me vodhe shpirtin, horizontin, grise perden e botes
Dhe sdua te shkruaj por nese nuk shkruaj do perfundoj ashtu sic une di e dua
Ndaj shkruaj si nje e uritur sepse ne fund ndihmon. Ndihmon si disa seksi si disa droga si disa pija
Une i kam te 3 ketu.
Oh lekura ime eshte e etur.
Lekura ime eshte e flakur tutje
Lekura ime eshte zjarr qe djeg gjithe trupin
Ne fund ska gje me poshter se mua ne jeten tende
Dhe jam ketu duke shkaterruar veten nga pak e cdo dite
sikur nje puzzle qe disorganizohet, dhe me pelqen
Mund te jem nje mazokiste e cmendur por ia vlen te perjetoj cdo gje qe te mos cmendem
Ti as ia ke idene sa e lehte eshte te cmendesh sepse dreqin une e cmendur jam
Zot po flas aq percart sa kam frike veten
Ne cfare u transformova o shpirt?
Ne hic. Ne nje tufe e mbetur pakuptimesh.
Hah mbase ne fund as une sjam humane por jetoj, ashtu sikur endrrat e grisura ne nje nate te zeze pis
Dhe endrrat i vrava une
Nese ke pytur veten pse ske me endrra ishte sepse i vrava une ndersa qeshja kur e beja
Gjakosa duart me to , dhe ne fund ndjeva kenaqesi, dhe pastaj boshllek
Sepse dua te bertas te me marresh shpirtin me veten tek preheri yt
Dreqin je aq i tmerrshem dhe une aq e tmerrshme
Ndersa lekura ime avullon ndersa rri aty ne nje cep guzhine me mendime te keqija ne koke
me koken e futur mes gjunjeve, sepse ia vlen te bej cdo gje.
Falme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top