Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Ado

FISEBILIL-LAH
Nexhmedin Spahiu

Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur.
Me lehtësi po sulmojnë Turqinë për këshillën e saj miqësore, por çfarë do të thonë kur të njëjtën këshillë do të na e bëjë ambasadori amerikan në Tiranë apo ambasadorja amerikane në Prishtinë?

Peticioni i nënshkruar kundër rishkrimit të historisë ka një gjë që e bënë për të qeshur çdo intelektual serioz kudo në botë. Të thuash se pushtimi osman ka shkaktuar gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar është një budallallëk me brirë.

Zgjerimi i Perandorisë Osmane në Ballkan ka ndodhur në shekullin e XIV, në ndërkohë që kombi i parë në botë (ai Suedez) ka lindur 2 shekuj më vonë, i dyti (ai Anglez) tre shekuj më vonë kurse i treti (ai Amerikan), i katërti (ai Francez), etj 4 shekuj më vonë. Pra ky zgjerim i Perandorisë Osmane në Ballkan ndodhi 6 shekuj para se të lindte kombi shqiptar.

Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar.

E vërtetë se, në periudhën 1878-1912 ideja kombëtare turke u ndesh me idenë kombëtare shqiptare, dhe Perandoria Osmane në grahmat e saj të fundit u ndikua nga ideja kombëtare turke dhe nga presioni i shteteve ballkanike. Por, në çastin vendimtar kur Shqipëria po rrezikohej të zhbëhej edhe si term gjeografik, siç na dëshmon Princi Wilhelm Wied, Perandoria Osmane vuri kusht që të formohej shteti shqiptar në kufij që do t’i përcaktojnë Fuqitë e Mëdha.
Pikërisht për këtë, patriotët shqiptarë, pas vitit 1912, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, nuk thanë fjalë të këqija as për Perandorinë Osmane e as për Turqinë e mëvonshme. Kujtoni Gjergj Fishtën (1871-1940) që ishte një prift katolik, pas vitit 1912, nuk shkroi fjalë të këqija kundër Perandorisë Osmane. Gjithë pezmi i tij kishte të bënte me sllavët.

Fushata anti-osmane dhe anti-turke filloi në kohën e regjimit të Enver Hoxhës

Fushata anti-turke e anti-osmane filloi viteve të 50-ta. Arsyeja nuk ishte askund tjetër, pos faktit se Turqia ishte aleate e Amerikës dhe Shqipëria ishte aleate e Rusisë. Ndërsa sa i përket Perandorisë Osmane, kjo hynte në funksion të së parës. Osmanët u cilësuan si turq. Në funksion të kësaj edhe përkthimet nga latinishtja u shtrembëruan, fjala osman, i pafe, etj u përkthye me fjalën turk. Vjershës së اajupit: “Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr, shqiptar mos rri po zgjohu shqiptar” iu dha hapësirë në të gjitha tekstet shkollore. Poetët dhe shkrimtarët që kishin shkruar për armiqësitë sllave u ndaluan.
Në Kosovë e Maqedoni kjo atmosferë u përcoll përmes librave dhe profesorëve nga Tirana. Këtu akoma më shumë ishte e ndaluar të flitej e të shkruhej kundër sllavëve. Gjithë këngët, poezitë e romanet që shprehnin urrejtje ndaj sllavëve për shkak të sundimit të egër serb transformoheshin si tekste kundër turqve. Kjo u zhvillua aq shumë sa edhe u harrua që kjo fushatë në fakt kishte nisur kundër serbëve dhe se me fjalën turk kishin zëvendësuar fjalën serb.

Paaftësia e historianëve shqiptarë

Por, cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më se çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh.
Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau Kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetet e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar.
Ai që njihet si një nga baballarët e historiografisë shqiptare, Arben Puto, insiston që më 4 shkurt 1944 janë vrarë 86 veta, në ndërkohë që nuk është në gjendje të nxjerrë listën as edhe me 12 emra. Apo Kristo Frashëri që shkruan libër për Lidhjen e Prizrenit dhe në referencat e librit nuk e ka edhe doktoratën e Rexhep Krasniqit me po të njëjtin titull të mbrojtur në Universitetin e Vjenës që më 1934. Dhe Kristo Frashëri, historian e quan vetën!?

Trashëgimia osmane u takon edhe shqiptarëve

Nëse trashëgimia romake u takon edhe italianëve edhe grekëve edhe gjermanëve edhe anglezëve atëherë edhe trashëgimia osmane u takon edhe turqve, edhe arabëve, edhe grekëve, edhe bullgarëve, edhe serbëve edhe shqiptarëve, edhe boshnjakëve e madje edhe kroatëve e hungarezëve. Përparësia e turqve është se disponojnë me arkivat osmane. Ata kanë fatin që Stambolli i mbet Turqisë e jo Bullgarisë, Greqisë apo Shqipërisë përndryshe ai që do ta kishte Stambollin do t’i kishte edhe arkivat.

Nëse historianët turq do t’ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmane!

Këshillat nga Ankara janë më shumë se miqësore. Këto këshilla duhet t’i kuptojmë ashtu si edhe këshillat e amerikanëve për politikën e Kosovës. Perandoria Osmane është e njohur për rregullsinë e arkivave të saj dhe statistikat e përpikta. Nëse historianët turq do t’ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmane, shumë mite shqiptare do të binin për toke. E mira e së mirës është që ata që i thonë vetit historianë t’i konsultojnë këto arkiva, të mos ofendojnë e të mos gënjejnë për hava, sepse nëse historianët turq i përvishen kësaj pune do të kuptohet se të ashtuquajturit historianë shqiptarë nuk kanë shkruar histori, por përralla.
Prandaj ata që kërkojnë të mos rishkruhet historia shqiptare kanë të drejtë. Ajo s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallë të krisur. Pallavraxhinjtë dhe shërbëtorët e shokut Enver Hoxha shtihen sikur mbrojnë historinë shqiptare.
Ata nuk u bënë të gjallë kur qeveria greke ndërhyri në përmbajtjen e teksteve të historisë për nxënësit dhe studentët shqiptarë. Tani, me lehtësi po sulmojnë Turqinë dhe qeverinë e saj për këshillën e saj miqësore, por çfarë do të thonë kur të njëjtën këshillë do ta bëjë ambasadori Amerikan në Tiranë apo ambasadorja amerikane në Prishtinë?
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

ا'farë ishte kjo e Nexhos tani?Mua mu duk si një kërcënim ,edhe si një çekan që rreh mbi kokat e të pa-udhëve,''bëni si ju themi ne se ehe ,hapim arkivat pastaj''.E keqja në hapjen e arkivave cila është? Asnjë,për be nuk ka asnjë të keqe.Nëse historia duhet të shkruhet meqënse nuk qënka shkruar ,nuk mund të gjesh diçka më të mirë se sa ta shkruash në bazë dokumentash të vërtetë.Pastaj këshillat miqësore të Turqisë,janë miqësore kjo dihet.Pse nuk shkon Nexhoja të gjejë këto dokumentat edhe të hapë këtë kutinë e pandorës ku do nxjerrë fundin e botës shqiptare?Të gjejë se si osmanët këmbëngulnin që shqiptarët të kishin,gjuhën e tyre,se si edhe për kundër vullnetit të tyre hapeshin shkolla shqipe,që Skënderbeun e morrën në Stamboll me insistimin e babait të tij,dhe kundrejt një rrufsheti të ta parë me flori që dha ai në mënyrë që Skënderbeu të bëhej një me vëllezërit e tij osmanë.Ehu o Nexho sa punë do kesh ti me këto gjëra.Po dëgjo hë mos më inatos t'ju them historianëve turq që të hapin arkivat.Kam frikë se pasi ti hapin si pjesë përbërëse të shqiptarëve duhet të vendosin edhe ata 6-7 milion shqiptarë të Turqisë.Duhet të thonë se si ata luteshin që t'ju prisnin gjuhën që mos të flisnin shqip,se si kërkuan që të miratohej me ligj heqja e emrave edhe mbiemrave shqiptarë etj etj Të thella këto gjëra o Nexho vëllai,janë shumë të thella,po ti bëj kujdes mos i inatos turqit se të nxjerrin edhe ty me prejardhje mongole pastaj,do ndjehesh shumë keq se je patriot i madh edhe ndjehesh shumë shqiptar.Pastaj mo Nexho rrezikohet ëndrra jote e madhe për bashkimin e shqiptarëve ,kjo është ëndrra jote e madhe patriotike,dhe një shërbim i joti si analist.Apo mos e kam gabim?Ti mos doje shtetin e Kosovës jo bashkim?Mbase ke dashur edhe këtë o miku im Nexho,se ndryshe do ishe arrgat minierash me aftësitë që ke,tani je analist .Të të rrojë kombi i Kosovës o Nexho,ti je shtetas i Kosovës prandaj mos ndërhy në punët e jashtme të Shqipërisë.

Ps..Ado vërtet je jurist ti mo? Në qofsh, të kuptoj edhe ty edhe Nexhon
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

te mendosh per gjakun qe Realisht esht derdhur per kte histori,,e kupton nje her e pergjithmon,,qe Sulltani bashk me Osmanent,, ketu e kan gjetur vdekjen at'her me te vertete. mua nuk me cudite fakti qe Disa pseudo xyxllyk Studente apo intelektual nuk kan par Kurr gjak me sy !
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Iron, ti pate kurajon ta lexosh komplet?
Une ndala ketu: "....Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar..."
Nuk e kuptoj se nga polli populli shqiptare, nga hiçi dhe u be komb fale P.Osmane LOL Mos jemi turq, grek, serb apo nga c'derqin dolem. Po gjuha jone ku mburremi si gjuha me e vjeter ne Europe dhe konsiderohet si shtylla kryesore e lashtesise sone si popull.
Objektivi Spahiut, Ado.s, Quku qe i ben like temes, e te tjere me te njejten ngjyre fetyre allaturke duan te na nxjerrin rrace turke te gjithve. Skeni turp!!
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

e te tjere me te njejten ngjyre fetyre allaturke duan te na nxjerrin rrace turke te gjithve. Skeni turp!!

Keto bishtat kapi dhe futi ku te duash,,nuk eshte rraca e persosur qe te ben te ndihesh krenar ketu,,
ajo qe ti kerkon eshte venecia me sa kam par une,,dhe ajo qe ke deshir ta kuptosh esht llogjika e gjerave,,por ajo sesht 100% shqiptare dhe e vetme ne keto troje!
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Ne fakt tema te tilla ju lexoj vetem pak rrjeshta. Autor mbase qe deri dje merreshin me shitje pulash ne treg, sot bejne analiza me tru pulash.
Paradoksi qendron qe keta tipa te bejne moral kombetar..!
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Ne fakt tema te tilla ju lexoj vetem pak rrjeshta. Autor mbase qe deri dje merreshin me shitje pulash ne treg, sot bejne analiza me tru pulash.
Paradoksi qendron qe keta tipa te bejne moral kombetar..!
Fakt esht qe ti nuk e thua te verteten c´do her,,,Por qe sdurohet eshte frika qe ke nga Dielli ne mes!
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Nexhmedin Spahiu



Paaftësia e historianëve shqiptarë

Por, cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më se çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh.

Lauri , Iron Lenon , Alltini apo Ilirjam , keta dy rreshta vlejne per juve , te shkoni ti thuani pseudo-historianeve shqiptare , shkone mesone historin para 15 viteve , e tani hajdeni na mesoni me perralla !
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Lauri , Iron Lenon , Alltini apo Ilirjam , keta dy rreshta vlejne per juve , te shkoni ti thuani pseudo-historianeve shqiptare , shkone mesone historin para 15 viteve , e tani hajdeni na mesoni me perralla !
Ore Duty free po unë nuk thashë ndonjë gjë,po komentoja për temën ,e lexove ç'kam shkruar,kam thënë që është gjë e mirë të nxirren fakte nëse është e mundur.Pastaj mos e dhëntë allahu që historinë të na e tregojë si ta mësojmë Nexho analfabeti me gjithë j'u të tjerët.Larg qoftë kjo gjë,dhe si thashë më poshtë edhe ti duhet të jesh shtetas i kombit të Kosovës ,dhe normalisht nuk ke të drejtë morale të ndërhysh në punët e brëndshme të një shteti tjetër,bëni historinë tuaj me Nexhon edhe me handikapatët e tjerë ju,për ne nuk ka problem.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Artikull shume perfekt ! Cdo fjale eshte e tepert.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Artikull shume perfekt ! Cdo fjale eshte e tepert.

"Më mirë të heshtim dhe të krijojmë një përshtypje se jemi budallenj, se sa të flasim e largojmë çdo dyshim. "
Konfuci
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Pergjithesimet se hostorianet shqiptare jam krijus perrallash dhe se historianet turq na qenkan me te afte
nuk shton asgje me vlere te ky artikull ashtu sic nuk shton sipas mendimit tim asnje vlere
ky sevilizes i veshur me Arifi gjoja dashamirese per kombin shqiptar
Faktet apo ngjarjet historike jane te padiskutishme ,atje ku qendron ndryshimi eshte ne inerpretimin e tyre
Ne pergjithesine e rasteve interpretimi apo shkrimi i historis varet nga menyra se si do cdo komb do dhe me cfare historie do te mesoj apo egzistoj ne te ardhmen
per ta shpjeguar mund te sjell nje shembull
ato qe thuhen ne artikull qe GJergj Fishta nuk shkruajti keq per osmanet ok eshte nje fakt sic eshte fakt dhe mund te gjenden shume doreshkrime qe flasin keq per osmanet
historiani turk do vleresoj te paren historiani shqiptare cfare duhet te bej
para se te shkruhet apo rihkruhet historia duhet te qartesojme me ke histori duhet te egzistojme si komb
jo te shkruajme perrala po cilat fakte historike do nenvizojme
kjo per mendimin tim ka me shume rendesi
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

me falni qe po iu pyes po nese edhe ky i nderuar e ka gabim e qe mund te ndodh po ju qfar keni te kryer qe e dini hitorine kaq mire te nderuar Lauri, Alltini ?
jeni doktor te historise ?

apo keni deshire te thoni qe qdo gje qe eshte e turkut per ju eshte gabim.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

"Më mirë të heshtim dhe të krijojmë një përshtypje se jemi budallenj, se sa të flasim e largojmë çdo dyshim. "
Konfuci

Pershendetje ushtar i Vukashinit dhe Ugleshes, mire se vjen ne faqet e historise se vertete !:teleskop:
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Historiani i famshëm gjerman, Peter Bartëll, thotë se shqiptarët kanë qenë bashkësundimtarë në Perandorinë Osmane, e jo thjesht të sunduar. Ai sjellë si ilustrim numrin e madh të kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, guvernatorëve shqiptarë në të katër anët e perandorisë.

Tash a më mirë të themi se kemi qenë bashkësundimtarë të një perandorie kolosale, si na e thotë historiani i famshëm gjerman, a të themi se kemi qenë cuba e hajdutë, si na etiketojnë serbët, maqedonasit, grekët e rusët?

Prof.Dr. Milazim Krasniqi
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

“Duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.”

- Akademik Abdi Baleta
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

“Je arnaut, e pyeta unë.

–Arnaut – që nga lindja, përgjigjet ky arnaut mysliman.

Shumica e arnautëve janë myslimanë dhe këta janë më të ndershëm, trima dhe kavalerë. Ata që janë të krishterë, janë greqizuar, janë latinizuar, kanë filluar ta zbehin krenarinë ndaj kombit të vet. Nuk kanë besë, shton ai, ky komb është plot madhështi dhe nuk do të humbë kurrë. Do ta ketë dhe ai një ditë në jetë; kjo ditë është larg, por do të vijë”

(Shkruar në vitin 1858 nga mininistri Rumun Bolintineanu, ''Calato, Editura Pentru Literatura'', Bukuresht - 1968, f.39).
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

S'me harrohet nje fjale qe me ka thene nje cifut : Kur turqit suleshin drejte jush me heshta dhe shpata ne duar, ju shqiptaret kujtuat me te drejte se ata po vinin tju pushtonin kurse ata nuk benin gje tjeter , vecse ju shillnin dhurate nje perandori te tere : Ismail Kadare.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

"Neve Shqiptarëve kur po na rraf Serbi, po e shajmë Turkun."

( Mulla Jakup Hasipi )
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Paaftësia e historianëve shqiptarë

Por, cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më se çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh.
Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau Kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetet e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar.
Ai që njihet si një nga baballarët e historiografisë shqiptare, Arben Puto, insiston që më 4 shkurt 1944 janë vrarë 86 veta, në ndërkohë që nuk është në gjendje të nxjerrë listën as edhe me 12 emra. Apo Kristo Frashëri që shkruan libër për Lidhjen e Prizrenit dhe në referencat e librit nuk e ka edhe doktoratën e Rexhep Krasniqit me po të njëjtin titull të mbrojtur në Universitetin e Vjenës që më 1934. Dhe Kristo Frashëri, historian e quan vetën!?

nuk ke cfar ti shtosh apo ti heqesh keti shkrimit.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

''Faktet flasin se Sulltanati Osman i çliroj shqiptarët, duke qenë ata nën zgjedhën dhe dhunën e kishës e cila ishte e orientuar nga kisha lindore. Njerëzit të cilët aso kohe nuk mendonin sikur krishterimi lindor dënoheshin dhe anatemoheshin'', u shpreh profesor Mehdiu.

Mehdiu: Historia t korrigjohet, jo t ndryshohet
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Rishkrimi i historisë së kësaj periudhe (të perandorisë osmane) është shumë i nevojshëm, sepse pamja e kësaj historie është e deformuar jashtë mase nga pjesa ideologjike dhe islamofobe e historiografisë dhe e kulturologjisë shqiptare. Natyrisht, rishkrimi duhet të mbështetet në metodat më të avancuara të studimeve historiografike dhe interdisiplinare dhe veçmas në konceptin poperian për pluralizmin kritik dhe për evitimin e autoritarizmit/arbitraritetit shkencor. Mund të shkruhen disa histori e jo vetëm një histori zyrtare e autoritare. Mund t’u bëhen lexime dhe interpretime të ndryshme të dokumenteve e fakteve të njëjta, varësisht nga metoda dhe nga aftësia e gjykimit kritik. Vetëm spekulimet dhe deformimet e qëllimta duhet të evitohen.

- Milazim Krasniqi
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Osmanlinjtë nuk ishin Turq

''Në këtë kohë, krahas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe forcimit të Perandorisë Serbe në trevat shqiptare, në Lindjen e Afërme lajmërohet një fuqi e re, e cila më vonë e mori emrin Perandoria Osmane. Lidhur me këtë, më 1336 dhe me 1348, bujarët shqiptarë (arbanas) kërkuan ndihmë nga Sulltani për të shpëtuar nga shfarosja sllave. Kjo ndihmë nuk arrihet përnjëherë, por ajo realizohet pas shkatërrimit të Perandorisë së Car Dushanit me 1355”. Prof. dr. Hakif Bajrami në librin me titull: “Shqiptarët në mes dy totalirizmave'', faqe. 5.

E them me keqardhje se kërkesën e ministrit xhonturk, nuk e kuptuan as ministri Buja, as historianët, as publicistët, as analistët dhe as deputetët shqiptarë.

Jusuf Buxhovi, në një libër të tij, përveç të tjerash, thotë: “Osmanët erdhën si pushtues dhe mbetën të tillë”.

Mirë shumë pra, erdhën osmanët, e jo turqit. Por, si erdhën e pse erdhën osmanët në Ballkan, duhet ta kemi parasysh edhe argumentin që na sjell prof. Hakif Bajrami.

A ishin osman apo turq, apo një konglomerat i kombeve, siç thotë Ismail Kadare në librin e tij “Mosmarrëveshja”: “Në ushtrinë osmane, në Betejën e Kosovës, më 1389, fliteshin 40 gjuhë. ثshtë thënë se Perandorinë Osmane e kanë përbërë 62 milete – popuj”.

Pra, prej atyre që i kanë folur 40 gjuhë apo prej atyre 62 mileteve – popujve, vetëm një gjuhë ka mundur me qenë turke. Vetëm një milet – një popull ka mundur të jetë turk, e jo të tjerët. Dhe prej atyre 40 gjuhëve, njëra prej tyre ishte gjuha shqipe, rrjedhimisht, njëri prej atyre 62 mileteve – popujve, ka qenë populli shqiptar.

Kërkesa e partisë së Turkeshit

Ministri xhonturk nuk e kishte hallin se mos po fyhej populli turk në tekstet e historisë së Kosovës, sepse ai e di fortë mirë se prej themelimit të shtetit turk në vitin 1924 nga Kemal Ataturku, që me etni ishte shqiptar, askund nuk është shkruar asnjë fjalë e keqe, as kundër Kemal Ataturkut, por as kundër shtetit turk të formuar prej tij, por nëpërmjet kërkesës së tij për ndryshimin e paragrafëve apo vlerësimeve të caktuara në tekstet tona të historisë, ai synon që të gjithë ata që i flisnin më shumë se 40 gjuhë apo të ato 62 milete – popuj që e përbënin Perandorinë Osmane, të shpallen turq, kërkesë kjo në përputhje të plotë me kërkesat sllavo-greko-bizantine, të cilët thoshin se të gjithë popujt e Perandorisë Osmane me përkatësi fetare islame, na paskan qenë turq.

Edhe pse një konstatim shumë kundërthënës, ata formulën e kishin të gatshme: “ Të gjithë myslimanët që e përbënin Perandorinë Osmane, duke qenë popull me përkatësi turke, e edhe pak sa e çuditshme, tani vet Perandoria Osmane nga sllavo-greko-bizantinët trajtohej si perandori e popullit turk, trajtohej pushtues dhe gjithë atë “zullum” që kishte bërë ajo Perandori, pas largimit të saj, tani ky “zullum” duhej tu kthehej në të njëjtën masë, jo për tjetër por për t’i larguar nga këto troje që të shkojnë andej nga kanë ardhur. Thuhet se origjina e vet popullit turk, atëherë të quajtur “toryk”, rrjedhë diku nga Sinkjangu i Kinës së sotshme e që më vonë kishin vërshuar Azinë e Evropën, të komanduar nga Atilla, Xhingis Kani etj.

Kjo kërkesë ka qenë dhe është edhe e xhonturqve. Duke u përpjekur ta “argumentojnë” konstatimin e tyre se të gjithë myslimanët e Perandorisë Osmane na paskan qenë “turq” e rrjedhimisht edhe vetë Perandoria Osmane ishte Perandori “Turke”, ata i japin vetes të “drejtë”, në pretendimin e tyre për rikrijimin e “Perandorisë Turke”!!!

Në Turqi, më i zëshmi me këtë teori ka qenë fashisti – nacisti Turkesh Turkeshi dhe partia e tij. Kjo kërkesë e partisë së Turkeshit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij. Idhtarët e kësaj kërkese, simbol kryesor e kanë kokën e ujkut dhe tre gishtat e ngritur (jo si serbët), për të dëshmuar se na paskan qenë turqit sundues të tri kontinenteve.

Përputhja e kërkesave të sllavo-greko-bizantinëve me kërkesën e këtij ministri xhonturk, edhe se me qëllime diametralisht të kundërta por me pretendim të njëjtë, gjithsesi kanë karakter antishqiptar. Sllavo-greko-bizantinët qëllim parësor e kanë zhdukjen e shqiptarëve që kushtimisht i quajnë “turq” , ndërsa xhonturqit të na përdorin neve shqiptarëve, sërish duke na quajtur kushtimisht “turq” me qëllim të ribërjes së Perandorisë Turke.

Librat e Ferid Muhiqit

Historianët shqiptarë, duke qenë në kurthin sllavo-greko-bizantin, pa qenë fare të vetëdijshëm, i kanë bërë një shërbim të mirë sllavo-greko-bizantinëve dhe njëkohësisht edhe xhonturqve duke i vërtetuar thëniet e tyre antishqiptare.

Kam një porosi për historianët shqiptarë të linjës pro bizantine dhe për të gjithë të tjerët që t’i lexojnë librat e prof. dr. Ferid Muhiq, i cili argumenton se më së tepërmi e pësuan mu populli boshnjak që ra në kurthin serbo-sllav duke e pranuar në njëfarë mënyre Perandorinë Osmane si “Perandori Turke”. Boshnjakët nuk e kultivuan identitetin e veçantë kombëtar e në këtë drejtim reagoi myftiu, respektivisht kryetari i Bashkësisë Islame Ceriq, edhe pse populli boshnjak ishte njëri prej popujve të shumtë që e përbënin Perandorinë Osmane që në një farë mënyre ishte një Komonvelt i popujve të ndryshëm, siç thotë prof. dr. Ferid Muhiq. Dhe ky fakt iu dha rast serbo-sllavëve që këtë popull ta masakronin në mënyrë të tmerrshme deri në shfarosje e një pjesë të tyre ta deportonin në “atdheun e tyre” në Turqi.

Sot, serbo-sllavët, boshnjakëve u thonë “turci” apo “poturci”, serbë të turqizuar. Edhe të burgosurve në Goli Otok, serbët vazhdimisht u thoshin boshnjakëve “turci, turqine, poturci, izdajice srpskog naroda (turq, serbë të turqizuar, tradhtarë të popullit serbë etj.). Kështu i quanin edhe serbët e kroatët e Bosnjës.

Tash, këtë po e demantojnë muhiqët, ceriqet etj., edhe pse shumë të vonuar.

Pra, po përpiqen ta argumentojnë faktin se edhe boshnjakët si shumë popuj tjerë, ishin në përbërje të Perandorisë Osmane, që në realitet ishte një Komonvelt popujsh, siç e argumenton prof. dr. Ferid Muhiq.

Kam informata se me iniciativën e disa historianëve shqiptarë që akoma nuk po mund të lirohen nga kurthi serbo-sllav e të ndikuar nga xhonturqit, do të mbahet edhe një tubim “shkencorë” nga Instituti i Historisë për të vërtetuar edhe njëherë se të gjitha “ato që janë shkruar në tekstet shkollore kundër Turqisë, na qenkan të vërteta”.

Tezat e xhonturqve

Pra, historianët shqiptarë sërish duan t’i vërtetojnë tezat e xhonturqve dhe sllavo-grekëve se gjoja, Perandoria Osmane nuk ka qenë Perandori Osmane, ngjashëm siç ishte Perandoria Romake etj, ku janë folur 40 gjuhë, siç thotë Kadare, e me 62 milete, siç është thënë në popull, por kjo na paska qenë “Perandori Turke”!!!

Këto teza antishqiptare, përveç atyre që u thanë, vërtetojnë konstatimet e serbo -sllavëve se gjoja shqiptarët nuk paskan qenë, rrjedhimisht edhe nuk janë të rrezikuar për zhdukje fizike nga sllavo-grekët, por ishin të rrezikuar nga “Perandoria Turke”, pra populli turk, pra nga populli i asaj perandorie që siç u tha sa e sa herë “Perandorisë Turke”.

Prof Dr Xhozef Marfi në librin e tij “Forca e Ndërdijes” thotë se “Ndërdija është tmerruese. Kur njeriut i futet në ndërdije një ndodhi apo e thënë, pavarësisht a qëndron apo nuk qëndron, është e mjaftueshme të futet në ndërdije dhe të krijohet bindja se ajo është e vërteta”.

E vërteta ka qenë, është dhe do të jetë në vazhdimësi se të gjithë pushtuesit jashtëballkanik, edhe pse kanë qenë pushtues, kanë qenë frymëmarrje për popullin shqiptar, të cilëve u zihej fryma nga planet e megaloidesë, garashaninët, qubrilloviqët, andriqët etj., që kishin për qëllim zhdukjen e popullit shqiptar nga territoret e veta shekullore.

Historianët shqiptar, duke u vërsulur kundër Perandorisë Osmane, gjoja si kundër “pushtuesve turq”, vetëm mund të arrijnë efekt krejt të kundërt me atë që dëshirohet, lënien në harresë të rrezikut që ka qenë, është e që do të jetë në vazhdimësi, nga sllavo-greko-bizantinët.

Vërtetimi i teorive të xhonturqve çon drejt te vërtetimi i tezave sllavo-greko-bizantine se këto territore asnjëherë nuk na paskan qenë territore shqiptare, por territore serbe, gjoja të pushtuara nga turqit e tani të ripushtuara nga euro-amerikanët, siç përpiqet të “argumentojë” edhe Albini me kurtat e tij.

Xhonturqit, për t’i ushqyer idetë e tyre pushtuese me ëndrra të kota, por të dëmshme për popullin shqiptar, kurse sllavo-grekët, për t’i rritur apetitet e tyre për ripushtimin e territoreve shqiptare.

Shkruan: Sabri Maxhuni
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

i postova keto gjana ktu pasi kan te bejne me kete qeshtje pergjethsisht , qe mos me hap tema tjera.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Ado,ndoshta kto qe sjell mund te jen shum te verteta!
Por Historia ka nevoje te rishikohet nga eksperte te pa influencuar nga Politika apo argjinatura Greke-Serbe-Sllave... askush sot nuk jep garanci per ta ber kete. Te shikojm perpara,kur te jen qetesuar ujrat e rishikojm dhe historine.
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Kercenime falas :p

Po pse vonuan aq shume aman e?
Sidoqofte titulli se shkrimin se lexova fare eshte i shkruar paksa keq..sidoqofte historia eshte histori e sduhet te ndryshohet
dhe te jemi te mesuar me ate idene e partizanizmit, apo ate idene qe Skenderbeu kish shpaten sa nje mal

Pra une jam pro te vertetes kushdo qe e nxjerr!
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Kercenime falas :p

Po pse vonuan aq shume aman e?
Sidoqofte titulli se shkrimin se lexova fare eshte i shkruar paksa keq..sidoqofte historia eshte histori e sduhet te ndryshohet
dhe te jemi te mesuar me ate idene e partizanizmit, apo ate idene qe Skenderbeu kish shpaten sa nje mal

Pra une jam pro te vertetes kushdo qe e nxjerr!

-Mitologjia s'ka lidhje me historine..:) mini polli nje elefant hihii
-At'here nuk do jete kurr e vertete kur shkruhet nga kushdo..;)

ps. c'filozofi lol lol
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Lauri ca the se deri tani vec arbisht lexova

Po cka te beje se kush e solli shkrimin mo Lauri, ka te beje se si jane gjerat ne te vertete

Ku e pe filozofine ti qe u shkrive?
 
Titulli: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Lauri ca the se deri tani vec arbisht lexova

Po cka te beje se kush e solli shkrimin mo Lauri, ka te beje se si jane gjerat ne te vertete

Ku e pe filozofine ti qe u shkrive?

"...Pra une jam pro te vertetes kushdo qe e nxjerr..."
Nuk e di cfare historie do dale kur shkruhet nga kushdo. Me duket krejt absurde kjo ce the..;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top