Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Vdes femija , qe prindi te shkoje ne parajse !!!! Absurde dhe qesharake .
 
Pe: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

ricky_ch
10 Ore me Pare #27750
Pse kush të tha mos fol? Mësoje së pari çka është liria e të shprehurit e mandej eja këtu, e mos më trogo muhalife këtu. Ta filloj une lirinë time tani kundër krishterizmit, hebraizmit, hinduizmit e sheh pastaj çfarë ndodh.
E para njehere ben mir te ulesh tonin qe perdor,se nuk ja lejoj atij qe kam ne krah te ngre tonin jo nje njeriu virtual ok?
E dyta se cfare shkruaj une e si e tek e shkruaj ska pse te duhet gje ty,deri ne momentin qe une nuk prek etikat e bashkebisedimit,deri ne momentetin qe une nuk prek rregullat baze te edukates,nuk shaj nuk ofendoj,nuk fyej e nuk prek personalitetin e askujt,ty ska cte duhet hic...Une nuk shkruaj i nderuar Ricky,qe postimi te pelqeje ty,atij,kesaj e ketij etj etj,une shkruaj ate qe mendoj,e nese pajtohesh me komentin ok,nese nuk pajtohesh prap ok,ai ngelet mendimi im:)...Nese per ty eshte brockulla,muhalife a ca flet(fjale qe as google translate si ka:D),kush je ti per ta gjykuar komentin tim?ASKUSHI!Keshtu qe te pelqeu,ste pelqeu,pershtatet nuk pershtatet me mendimin tend,mua sme intereson,eshte problemi yt,por sdo jesh ti me fjalet e tua e TONIN tend te me besh mua te shkruaj cte pelqen ty,100 metra perpjete hidhu sme intereson hic;)
E per ta perfunduar se sikur spo ta kam si shume ngene:D jo cdo gje qe nuk kuptohet eshte BUDALLALLIK...Tani hajt kalo mir e te diele te kendshme...
 
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Po e filloj pergjigjen time me nje ajet Kur'anor qe thote:

“Ne do t’ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fryteve. Dhe përgëzoji durimtarët. Të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi ata thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne te Ai kthehemi!” (Bekare: 155-156)

Jeta dhe vdekja per besimtarin musliman eshte vetem sprove nga ana e Zotit, per te pare me ne fund se kush eshte me vepermire. Dikush sprovohet me pak, e dikush me shume. Thene ndryshe, robi sprovohet ne baze te grades te imanit (besimit) qe ka ne Allahun Fuqiplote. Pa u zgjatur shume ne kete teme, po e them se me t'vertet, eshte e dhimbshme vdekja e femiut, por njeriu qe beson se ka bote tjeter, ne te cilen do t'jetoje pergjithmone dhe do t'shperblehet per besimin, durimin dhe punet e mira qe ka bere ne kete dunja, ai me ndihmen e Zotit, jo vetem që e ka me te lehte, por ai me miresinë e Allahut ka garantuar xhenetin. Ne lidhje me kete ceshtje, i Derguari yne, Muhammedi a.s. (Paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te), thote:

“Allahu i Madhëruar u thotë melekëve: A ja morët shpirtin e djalit të robit Tim besimtar? Ata thonë: Po. Thotë: A ja morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Thotë: Dhe, çfarë tha robi Im? Ata thonë: O Zot, ai të falënderoi dhe tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Allahu thotë: Ndërtoni robit Tim një shtëpi në xhenet dhe quajeni: Shtëpia e falënderimit.” (Tirmidhiu)

Apo 2 thenjet tjera:

“Nuk ka mysliman, të cilit i vdesin tre fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, përveç se Allahu e ka shtirë në xhenet.”

“Kush varros (pra kujt i vdesin) tre fëmijë dhe duron e beson në shpërblim, ai e ka merituar xhenetin”. Ummu Ejmen i tha: Po, dy fëmijë? Ai (a.s) tha: “Edhe dy fëmijë”. Ajo, përsëri i tha: Po një? Ai (a.s) heshti, pastaj tha: “Edhe një”.

Ne te kaluaren, ka pasur njerez te tille, t'cilet duke degjuar keto hadithe (thenje) te Muhammedit a.s. qe tregojne miresine dhe shperblimin e durimtarit, kane deshiruar dhe jane lutur Allahut qe Ai t’i jape femije dhe pastaj t’i vdesin te vegjel dhe te hyje ne xhenet per hater te femijeve. Mgjth, ne jemi te ndaluar t’i lutemi Zotit qe Ai te na sprovoje, por nqfs Ai na sprovon, atehere duhet ta lusim Ate qe te na dhuroje durim dhe shperblim.

Do e permbylli me nje thenje tjeter qe thote:

“Nuk ka shpërblim tjetër robi Im besimtar, kur Unë ia marr frytin e tij të dynjasë (fëmijën), duke shpresuar në shpërblimi Tim, përveç xhenetin.” (Buhariu)

Per fund:

Kuptohet, kjo ka t'beje me durimin dhe pajtimin qe robi e tregon ne momentin qe ai/ajo vihet ne kete sprove nga ana e Allahut. Nqfs ben durim, sic ceket edhe ne thenje te Muhammedit a.s., dhe shpreson ne shperblimin e Allahut, do shperblehet me xhennet. Kjo, ngase besimi Islam i ka 6 kushte. Nder to eshte edhe te besojme se cdo e mire dhe cdo e keqe (sprove), qe vjen nga ana e Allahut, eshte e mireseardhur.
Besimtari musliman, eshte largpames, e kupton sproven dhe urtesine e sproves, ndaj edhe mundohet te behet durimtar, te pajtohet me caktimin e Zotit, t'veproje vepra te mira, te largohet nga veprat e ndaluara, dhe ne fund te shpresoje ne shperblimin e Allahut qe e cek ne hadithe, e ai eshte Xhenneti i perhershem.

Padyshim, as qe diskutohet se nuk jane te barabarta ato nena qe u vdesin femijet atyre, bejne durim por...ne anen tjeter veprojne vepra te ndaluara, mekate te medhaja. Te atillat, nuk bejne pjese ne kete grup. Ndersa ato t'cilat jane cmendur dhe pastaj kane devijuar totalisht nga rruga e drejte Islame, do japin pergjegjesi para Zotit ne Diten e Gjykimit, vetem per ato mekate te cilat i kane kryer deri ne ate moment sa kane pasur Logjike. Ne momentin qe njeriu cmendet, nuk eshte mentalisht i shendoshe, per personat e tille lapsi nuk shkruan. Per kete, kemi argument thenjen e Muhammedit a.s. qe thote:

"Lapsi eshte ngritur per tre persona.
1. Per ate qe eshte ne gjume deri sa te zgjohet
2. Femija i vogel deri sa te mbush moshen e pjekurise.
3. Dhe njeriu i cmendur derisa te vi ne gjendje normale."

Pra, per keta 3 lloje te personave, nuk ka gjykim (s'ka denim).

Mendoj se tani eshte paksa me e kjarte kjo teme. Per cdo paqartesi, pyetni lirisht.

Ju pershendes :)

Zoti ta shperblefte!... MEsazh me i qarte dhe i lehte per tu kuptuar nuk ka. Mjafton qe njeriu te vere pak llogjiken ne pune dhe te hulumtoje rreth arsyes pse ai hadith eshte thene dhe e gjen kuptimin direkte... Kur njeriut i ndodh nje fatkqesi si vdekja e femijes, asgje smund ta ktheje mbrapsht, ama shperblimi i atij prindi qe permendet eshte vetem myshde( ngushellim) per ti dhene force e kurajo per te qene durimtar.

Eshte e vertete qe nuk kuptohet nga te gjithe plotesisht ose nga disa skuptohet fare. Kjo eshte njesoj kur dikush vdes ne lufte duke mbrojt atdheun, ai shperblimin e ka ne Xhenet. A do te thote kjo qe nena psh qe humbi ate femij ne lufte nuk hidherohet? Normal hidherohet por kur mendon qe ai do jete ne parajsen e perjetshme padyshim dhimbja i zvogelohet. KJo pasi kjo bote eshte kalomtare jetuar 10-30-50-80 vjet ama ne fund kthehemi te ZOti dhe atje do jete pavdkshmeria...

ne lidhje me ate qe thote masteri:

O master njeriu hyn ne xhenet apo ferr vetem si pasoj e veprave te tija. Kush tha qe duhet me vdek femija me hyre ne Xhenet? a se kuptoni qe dhe ky shperblim vjen vetem pasi ata (prinderit) kan jetuar nje jete duke ju nenshtruar Zotit? Femija behet thjesht ndermjetesues qe ai te futet atje. Ashtu sikurse jane tgjitha veprat e mira, si agjerimi, falja, leximi i kuranit etj...
 
Pe: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

E para njehere ben mir te ulesh tonin qe perdor,se nuk ja lejoj atij qe kam ne krah te ngre tonin jo nje njeriu virtual ok?
E dyta se cfare shkruaj une e si e tek e shkruaj ska pse te duhet gje ty,deri ne momentin qe une nuk prek etikat e bashkebisedimit,deri ne momentetin qe une nuk prek rregullat baze te edukates,nuk shaj nuk ofendoj,nuk fyej e nuk prek personalitetin e askujt,ty ska cte duhet hic...Une nuk shkruaj i nderuar Ricky,qe postimi te pelqeje ty,atij,kesaj e ketij etj etj,une shkruaj ate qe mendoj,e nese pajtohesh me komentin ok,nese nuk pajtohesh prap ok,ai ngelet mendimi im:)...Nese per ty eshte brockulla,muhalife a ca flet(fjale qe as google translate si ka:D),kush je ti per ta gjykuar komentin tim?ASKUSHI!Keshtu qe te pelqeu,ste pelqeu,pershtatet nuk pershtatet me mendimin tend,mua sme intereson,eshte problemi yt,por sdo jesh ti me fjalet e tua e TONIN tend te me besh mua te shkruaj cte pelqen ty,100 metra perpjete hidhu sme intereson hic;)
E per ta perfunduar se sikur spo ta kam si shume ngene:D jo cdo gje qe nuk kuptohet eshte BUDALLALLIK...Tani hajt kalo mir e te diele te kendshme...

Shko bre zonjë te mjeku e këshillohu së pari e mësohu si bisedohet,
e mandej eja këtu na ndreq petlla me ujë.
 
Pe: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Shko bre zonjë te mjeku e këshillohu së pari e mësohu si bisedohet,
e mandej eja këtu na ndreq petlla me ujë.

Do shkoj ti sugjeroj nje pacient,e jo vec per te mesuarit te shkruarit lol...Te befshin mire petullat,hidhi pak recel se shijojne me mire lol
 
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Eshte e vertete qe nuk kuptohet nga te gjithe plotesisht ose nga disa skuptohet fare. Kjo eshte njesoj kur dikush vdes ne lufte duke mbrojt atdheun, ai shperblimin e ka ne Xhenet. A do te thote kjo qe nena psh qe humbi ate femij ne lufte nuk hidherohet? Normal hidherohet por kur mendon qe ai do jete ne parajsen e perjetshme padyshim dhimbja i zvogelohet. KJo pasi kjo bote eshte kalomtare jetuar 10-30-50-80 vjet ama ne fund kthehemi te ZOti dhe atje do jete pavdkshmeria...

...

A vlen kjo edhe per te krishteret dhe besimet tjera apo pabesimtaret apo edhe kjo eshte e kufizuar - rezervuar all incluzive veq per besimtar Islam siq ishte rasti i vdekjes se femijeve??????::cool::
 
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

A vlen kjo edhe per te krishteret dhe besimet tjera apo pabesimtaret apo edhe kjo eshte e kufizuar - rezervuar all incluzive veq per besimtar Islam siq ishte rasti i vdekjes se femijeve??????::cool::

kitrra 123 14 Orë Më Parë #27841 [x]
Qe dmth se zoti na paska disa parime. Mire o mire :p

Tani kur u be dhe njeriu me gjyku ZOtin, ky eshte kulmi... PO normal qe ka parime o Kitrraaaaaaaaaaaaa...... Nje njeri qe eshte ateist normal qe nuk do shkoj me nje vend me nje njeri qe i eshte bind Zotit, duke e besuar dhe duke i kryr detyrat qe ka... (mos te preken ateistat pasi per to Zoti nuk ekziston kshuqe fjala ime eshte e pademshme per ta:p). Njesoj dhe per besimet e tjera gjithmone sipas besimit tone kuptohet, kshuqe dhe besimet tjera mos te preken pasi ZOti i tyre do ti shpetoj ato dhe do denoj te tjeret....MEndoj se nqs pyet nje te krishtere apo prift ku e kam vendin une qe pavarsisht se kam bere vepra te mira ama nuk jam e krishtere, sbesoj Jezusin si bir apo Zot, nuk pagezohem, etj... them se do me thone qe ne parajse ske vend "bija ime".... eshte rregull universal ky.... Nqs nje person i besimit jo musliman ndjen se kjo eshte padrejtesi atehere Bujrum ne fene Islame, qe te keni te drejta te barabarta :D, lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Kete do e spjegoje ne aspektin e tradites tone dhe fjaleve te odave pa u leshuar ne besim fetar.

Xha Rrusta tha: Nuk ka dhimbje ma t'madhe per bab e nane se sa me varros fmiun.

A ka naj dhimbje ma te madhe per prindin???? e dveten mileti.

JO, JO, JO - tha Rrusta duke vazhdu se n'ket dynja njeri i provon te gjitha edhe parajsen edhe ferrin.

Tani nga logjika prinderore, duke analizuar lidhjen prinde femije, une munde te them se nje prindi, apo te dyve, qe ne jeten e tyre kan varrosur 2 apo 3 femije dergoje ku te duash, ndaq ne ferr e ndaq ne parajse se zemra e tyre eshte aq e dermuar sa nuk njeh me sherim dhe gezim.

Per ty ndoshta, se per mua, me ngushellon fakti qe dhe pse e humba ate femij, te pakten pas nje kohe te shkurter do bashkohem me te ne Parajse... jeta nket bote seshte e perhershme, ja thuaj 50 -80.. dhe mbaroi... Per nje njeri qe beson eshte me mire te ndahen nket bote dhe nboten tjetr apo tpakten nket bote sjetuan deri nfund bashk, por ne boten tjeter bashkohen... Gjthss kjo eshte per njerezit qe besojne boten tjeter ne fakt.. nuk pritet te pranohet nga te gjithe normalisht
 
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

O Lover e Soul, askujt nuk po i dhemb as per besimin tuaj e as per besimin e tjetrit, por te ngihesh, e te thuash, madje te tentosh tua mbushesh mendjen te tjereve, se zoti, ne momentin kur ne kete bote kishte ca njerez te besimit Islam (nje grusht fare se ish ne fillet e tij) paska vendosur se besimtaret Islam edhe munde te shkojne ne parajse ndersa te tjeret jo, kjo qe besa edhe nuk eshte pak budallek.

Ju munde te besoni dhe mire beni qe munde te besoni, por mos tu vije cudi, kur njerezit edhe kundershtojne edhe nuk ua pranojne nje gje tille. Jan gjera qe nuk kan logjike, asnje logjike, pa le e mos te hyjme andej ku ju beni mekatin me te madhe kur thoni se Zoti i plotfuqishmi qe ka ne dore gjithcka dhe lejo0n cdo dite te vdesin femije urie. Hajde, hajde :D
 
Kitrra askush spo ngrihet duke thene asgje. Cfare do qe themi thjesht po sjellim cka thene Kurani dhe Profeti, dhe shpesh mundohemi me ate tonen te shpjegojme urtesine qe qendron pas nje rregulli te caktuar, me aq sa na lejon dhe njohuria qe kemi(flas per vete), kjo me shume nuk behet per te te mbush mendjen, por me shume per tu munduar qe dhe disa te kuptojne ate qe ne mendojme se eshte e drejte, (mund te jemi dhe gabim per disa normalisht) por me kete tonen ne jemi ne rregull. Nqs ty te duken budallalleqe ato fjale ateher problem i yti. Madje me cpo kuptoj une ketu problemi po qendron pse Zoti qeka i meshirshem vetem me Muslimanet? dhe jeni ju qe po e keni problem kete gje. Tani Kurani kshu thote, ca te bejme neve?! PLus per ne cdo fjale e kuranit apo e profetit ka shume llogjike. Ndoshta Kurani eshte sjell vetem per mendjet qe arrijne ta kuptojne ate, ose per ca mendje te vogla (1/4 e botes ndoshta) qe besojne pa hulumtuar me teper sikurse mund te vepronte nje mendje me largpamese, :(,

Sa i perket llogjikes qe prek ne fund, normal qe per dike ka e per dike ska, prandaj dhe ne ket bote kemi musliman, katolik hebrej, ateist budist etj. Cdo njeri zgjedh sipas llogjikes e bindjes se tij.

Ne lidhje me mekatin qe permend eshte teme e rrahur ne Forum ku Loveri shpesh i ka shpjeguar urtesite pas cdo sprove, qofte ajo kundrejt njerezve te lig, qofte njerezve te pafajshem etj. Por dhe ne kete rast pergjigja nuk kuptohet dhe pranohet nga te gjithe(e drejta e cdokujt te analzioj cdo gje sipas menyres se tij), perndryshe te gjithe do besonim se Zoti eshte i drejte. Mgjth une mendoj se nje njeri qe beson se ka nje Zot, duhet te besoj dhe tek drejtesia e Tij,meshira , fuqia ABSOLUTE, etj, pasi une si krijese gabimtare nuk pranoj te adhuroj dike apo dicka qe ka te meta, perkundrazi adhuroj vetem nje qenie qe eshte PERFEKTE nga cdo e mete. NE momentin qe e veme ne diskutim drejtesin apo ndonje cilesi tjeter te tij, eshte problem besimi pastaj. Dmth njeriu po dyshon tek Fuqia e Zotit, kaq. Madje dhe per kete te fundit serish jemi te lire ta besojme si te duam.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

por te ngihesh, e te thuash, madje te tentosh tua mbushesh mendjen te tjereve,

Jemi ne nenforumin musliman, andaj per ty ndoshta dhe shume te tjere, cdo teme dhe cdo replike shikohet me sy tjeter, si ky ne kete rast, ideja qe ne po perpiqemi t'ua mbushim mendjen. Jo o zoteri, s'kemi nevoje t'ua mbushim mendjen. Mund te themi lirishjt "Zoti ua mbushte mendjen juve", ne forme urimi, sepse asgje nuk eshte ne doren tone, se kemi ne ate fuqi per mbushje te mendjes. Kur nuk do njeriu, askush s'mund t'ja mbushe.

Ju munde te besoni dhe mire beni qe munde te besoni, por mos tu vije cudi, kur njerezit edhe kundershtojne edhe nuk ua pranojne nje gje tille.

S'po cuditemi, sepse jemi ne forum virtual, ne virtualitet. Nuk jemi n'xhami duke ndegjuar ligjeraten e dites se premte (xhuma) :D

ju beni mekatin me te madhe kur thoni se Zoti i plotfuqishmi qe ka ne dore gjithcka dhe lejo0n cdo dite te vdesin femije urie. Hajde, hajde

Tani besoj se je duke bere shaka, s'je duke luajtur rrolin e Imamit, per t'na treguar dhe mesuar mekatet e medha apo te vogla :D
 
Dmth kjo tema thote se ne kurriz te femijes te perfitojme? ahhhhh teme e ndyre!
 
normal femijet jan dashuri per prinderit, dhe nese ata vdesin, qarte qe prinderve ju dhemb shum per humbjen e tyre. Dhe nese ata prinder jan besimtar ne Zotin sinqerisht dhe bejn durim (per humbjen e atyre), normal qe shperblehen.

Keshtu thuhet ne besimin tone dhe keshtu e besojm.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top