Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Aren

Anëtar i Respektuar
[video=youtube;W3RMqab-gZw]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=W3RMqab-gZw[/video]
Rudina Iljazi, gruaja e dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë në Korçë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e saj eshte permiresuar dhe mjeket konfirmojne, qe edhe femija qe pret te linde eshte ne gjendje te mire.

Olsi Iljazi, bashkeshorti i 28-vjeçares e dhunoi barbarisht gruan e tij shtatzene duke e goditur me kembet e nje karrikeje. E gjithe banesa e prinderve te 28-vjecares eshte me shenjat e dhunes ekstreme. Shtatzena eshte goditur ne koke me mjete te forta. Te afermit e saj kerkojne vetem drejtesi.

Torturoi gruan shtatzënë, tenton vetëvrasjen

Tenton të vrasë veten në dhomat e paraburgimit Olsian Iljazi, 34-vjeçari që dhunoi bashkëshorten barbarisht dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve jozyrtare, Iljazi i ka rënë për disa herë rresht murit me kokë dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se ai ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike pas aktit të një dite më parë. Olsian Iljazi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare me sende të forta, Rudina Iljazi.

E dhunuara Rudina Iljazi, 28 vjeçe, ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore, se vjehrri e vjehrra i kishin kërkuar të bënte ndonjë punë nëpër shtëpi, pasi sipas tyre, që kur kishte shkuar nuse në atë shtëpi, nuk kishte prekur asnjë punë. Për këtë arsye, prindërit e të shoqit kanë debatuar ashpër me nusen e re të shtëpisë, veprime të cilat kanë sjellë reagimin e 28-vjeçares.

Ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit dhe për këtë arsye ka shkuar te prindërit e saj, duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Ndërsa burri i saj është telefonuar nga prindërit e vet, të cilët i kanë treguar për debatin me nusen dhe në këto kushte mendohet se ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Ai ka pretenduar para policisë se kishte shkuar për të rimarrë gruan e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, në debat e sipër, ka humbur kontrollin dhe e ka goditur me një shkop që kishte marrë në grumbullin e druve, që ndodhej para banesës. Ndërsa një ditë më vonë, ai ka shprehur pendesën, duke tentuar të vetëvritet dhe nga plagët e marra ka përfunduar në spital.alb-observer.
1314.jpg
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Ca ta nxjerrin kete,po te kalbet aty,madje ta cojne ne mal te beje ndonje pune vullnetare ne te mire te vendit,e ti japin nje shishe uje,nje thel buke sa te mbaje frymen gjalle,gje tjeter ska nevoje ky...
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Epo o nenen e babain o nusen...ky ka bere zgjedhjen e duhur....pse ata dy pleqt e vjeter do ngriheshin ti benin kafene nuses...eh medet
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Master sinqerisht uroj qe nuk e ke serjozisht :)
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

A kan fjale keto ngjarje?? Njerzit kan mar per kot......
Ah sikur vertet te fundosej bota ne 21 Dhjetor, do shpetonim te gjithe nga keta njerez kafsheror qe na rrethojne.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Ja ku con bashjetesa me vjehrrit ne shtepi :mad:

Mund te duket dicka e shemtuar kjo e then keshtu, e sigurisht qe fajtor eshte vetem ky burre i paqendrushem dhe i dhunshem per kete krim. Por nderhyrjet dhe perplasjet nuse-vjehrr jan vertet me pasoja.....Perplasje kulturash e moshash......E ndoshta e probleme te tjera me personale te thella...eh te tjera gjera keto.

Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Bella ia qe paskan faj pleqte, po ky kafsha???
Duke qene se ishte shtatzene po edhe po te mos ishte veprohet ne kete menyre?
Keto jane akte qe duhen denuar, une do e kisha vrare te ma bente mua kete gje.
Ska pune vjehrri apo vjehrra, nje qe eshte me mendje te shendoshe sdo vepronte kurre ashtu edhe pike.
Qelbesira!
 
joooooooo skam then qe kan faj pleqte ne asnje menyre te mundshme :)....ky eshte kafsh qe duhet te denohet.

por megjithate duke e pare artikullin kapa problemin e gjere qe qendron...pra perplasjet dhe mosmarrveshjet qe ka nuse-vjehrr :) po kjo eshte tem tjeter....me duket se ka edhe tem kasitle per kete ceshtje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Hej medet , ste shkon per shtat kape ndaje , e gjej tjeter ske si dhunon 1 person per budalliqe , lau shpin e se lau pfffffff, ste boni punen leje e mos e prek .Ky te kalbet ne burg , biles denim maksimal .Po fillun fute mrena e lej , neser ja mer doren ky e rref prap se thot dal prap .
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Aren 1 minutë më parë #27779
Pse cila familje eshte pro dhunes sidomos kur behet fjale per evlatin e tyre? Gjerat ndodhin thjeshte sepse burri ne momentin qe te merr te konsideron pronen e tij,ja e kjo kish familje por...

Moj ca po me lexojne syte sot tek ty e Master
Pike se pari ti qe je femer se di sa vjece por as duhet tia lejosh vetes qe nje mashkull te pergjigjet keq jo me te ngrije dore.
Tani une se di se cf ''edukate'' ke marre ti... ne kuptimin qe kur te martohesh duhet te rrish urte e bla bla bla.
Per mua eshte absurde qe nje femer (qofte mashkull) te me thoje kur martohesh te konsideron prone te tij.
Pike se pari martesa eshte dashuri moj xhane...
Se dyti nese ska respekt, nese nuk me mbron ne kete rast te kesaj femres kunder cdo gjeje,... per mua eshte nje leshko.
Pra une ate person as nuk lodhem ta njoh.

Tani nese ia ngren dore te une.. ia nje here edhe ndodh mrekullia e falkam, por ta dish kur nje person e ben nje here
e ben cdo here.
Asnje ska te drejte, ore ska te drejte prindi te rrahe femijen jo me burri i botes qe me nder e me than nuk e pjer...h fare.
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

E para Niku mos ngaterro ne ato qe po shkruajme persona te trete moj vajze,dhe e dyta kush tha se une pranoj dhunen edhe ate qe thote anetari me siper? Une thjeshte flas sipas asaj qe shoh realitetit qe ndodh e jo sipas cdo te beja une ne te ardhmen nese ndodhesha ne te njejten situate..sepse te tregosh trimeri e te flasesh kur je jashte valles eshte shume e lehte me beso..Edhe une tani ne kete moment them po te njejten gje si ty por doren ne zjarr se ve ama,si dihet jetes...Shumica bihen pre e dhunes se burrit e ti merre si te duash sepse kete nuk e them une por shiko rreth e rrotull me mire..Ne cilen bote jeton ti apo une jam teper tragjike ne ato qe shoh?
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Kti monstres dhe gjith monstrave tjere qe bejn kshu krimesh te pafalshme (+ gruaja e gjor shtatzene ne rastin ne fjale) duhet ti denojn me denim maksimal dhe te punojn per femijet e tyre.
Kshu esht kur martohesh pa e njohur njeriun mire,shkeslliku sduhet te egzistoj me!
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Ke problem pse futa Master ne mes???
Sepse me duket cudi..prandaj
Shih po flas normalisht edhe nese ti me kundervihesh per dicka duke me thene Prone e burrit, sinqerisht une nuk mendoj gje tj
vec them qe je dakort me te.Nese gabohem ok...

Po te perseris edhe pse njoh raste ku femrat jane viktima te dhunes ska asnje arsye ne bote qe te mban akoma te lidhur me ate kafshe.
Disa perdorin femijen, por me beso kur sheh femija qe e jema rrihet ashtu... edhe ai/ajo arrin ne nje pike qe urren babane.

Pra une vertete sjam e martuar por nuk le asnje person ne bote te me ngrene dore, ofendojne apo te me ule para te tj.
Ti thua si dihet jetes.. une them qe i dihet sepse para se te lidh jeten me nje person do e njoh kohe me para...
Nese nuk e kam njohur mire, ne djall te veje srri me nje te dhunshem.
Ndoshta mungon guzimi por sme mungon llogjika, prandaj kur shikoj qe thuhet ''si dihet jetes'' me valon gjaku ne tru.
Sepse me mire se TY asnje se di per jeten tende e ke do kesh perkrah :)
 
Ehhh ky eshte rast tipik.,,,'KU PATRIARKALIZMI VALLZON NEN RITEMET E INJORNCES SHOQEROR DHE SOCIALE.."..
c'te thuash,,nuk eshte rasti i vetem,,kjo te pakten e ka deklaruar,,(ne pragun e vdekjes,mire qe pasa shpetuar e shkreta,,)shoqeria Shqiptare vuan nga shenjat shtazore me simtoma te renda cmendurie,,per te disponuar tjetrin ne forma dhune.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Nuk kalon jave pa ndodh ndonje skandal ne Shqiperi ! Shum intresante kjo gje ,e mendoj se kjo tregon realitetin e shoqeris Shqiptare , po as ne në Kosove nuk cendrojm me mire .
Faji nuk qendron sic po e potencojn disa vajza ketu te patriarkalizmi , e jetesa me vjehrri , sepse jetesa e familjeve te tjera te cilet ne sistemin patriarkal e me vjerri te cilat jane shembull per te tjeret e deshmojn te kunderten e ketyre mendimeve .

Faji qendron tek cdo person i cili perpos punes fizike apo psicike qe kryen dhe ushqimit qe e ben asgje nuk permban ne vetvete . Te jesh njeri e te bejsh vepra te tilla eshte per no coment ! Kafshet eshte gjynah ti krahasojsh me keta njerez te coroditur .
 
Pe: Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Ke problem pse futa Master ne mes???
Sepse me duket cudi..prandaj
Shih po flas normalisht edhe nese ti me kundervihesh per dicka duke me thene Prone e burrit, sinqerisht une nuk mendoj gje tj
vec them qe je dakort me te.Nese gabohem ok...

Nuk thash se kam problem qe ngaterrove edhe personin tjeter ne debatin tone por qe s'ju kunder pergjigja atij kjo sdo te thote detyrimisht se une pranoj ate qe thote ai sepse ndoshta ai e hodhi me injorance.ose per tu tallur,tani une tek ajo qe kishe thene ti kisha te thesha dicka sepse shprehja qe degjoj perhere nga femrat (ve e veten ketu) sic te thash e me siper eshte te mburremi ter kohes kur jemi jashte valles e degjojme per te tjerat se une kshu apo une ashtu,une sdo e lejoja,une do ja prisja.. etj .E ne fakt ndodh e kunderta e kesaj cdo here..Per kete komentova ate qe kishe thene ti por jo se jam dakort me ate qe ka then anetari me siper...perkundrazi...

Po te perseris edhe pse njoh raste ku femrat jane viktima te dhunes ska asnje arsye ne bote qe te mban akoma te lidhur me ate kafshe.
Disa perdorin femijen, por me beso kur sheh femija qe e jema rrihet ashtu... edhe ai/ajo arrin ne nje pike qe urren babane.

Raste??? Po me vjen cudi qe flet akoma per raste!! Dmth ti i pergenjeshtron te verteten qe eshte krejt ndryshe nga ajo qe thua ketu...Numerohen ato raste Nicktjeter? Per sa raste behet fjale me thuaj se ndoshta une jam jashte realitetit,fandazoj e nuk di cfare flas ose ti mbyll syte e veshet e nuk shikon as degjon se cbehet perreth ne vendin tend..Edhe pse jeton atje (nese kam kuptuar mire!) dhe duhej ta dije me mire situaten nga ne te tjeret..Mos u ngaterro une nuk pranoj dhunen me asnje kusht por une flas per ate qe realisht ndodh...

Pra une vertete sjam e martuar por nuk le asnje person ne bote te me ngrene dore, ofendojne apo te me ule para te tj.
Ti thua si dihet jetes.. une them qe i dihet sepse para se te lidh jeten me nje person do e njoh kohe me para...
Nese nuk e kam njohur mire, ne djall te veje srri me nje te dhunshem.
Ndoshta mungon guzimi por sme mungon llogjika, prandaj kur shikoj qe thuhet ''si dihet jetes'' me valon gjaku ne tru.
Sepse me mire se TY asnje se di per jeten tende e ke do kesh perkrah :)

S'flasim per nje person ne bote Nicktjeter por per burrin tend,cdo personi tjeter ne bote nuk ja lejon por as ka te drejte te ngreje dore mbi ty (edhe pse ndodh edhe kjo se s'pyet shqiptari lejojme apo s'lejojme) por kur behet fjala per burrin ndryshojne gjerat,Cdua te them me kete..jo se duhet ti nenshtrohemi apo urdherohemi atij me cdo kusht,jo se duhet te durojme dhunen e te mos flasim e ti kundershtojme por kjo ndodh pa e kuptuar ti se si arriti deri aty,thjeshte ka te beje mentaliteti,menyra si rritet nga familja etj por qe faktikisht e fatkeqesisht pjesa derrmuese vuajme menderisht e kjo dihet,spo them dicka te re tani une..Edhe sa per te arritur te njohesh nje person te them qe kurr ama kurr ne jete s'mundemi te njohim 100% as veten tone e jo me nje person tjeter,njerezit ndryshojne sipas situatave,kushteve,kohes,perjetimet etj e nuk mund te bazohesh qe ti e njeh dike aq sa te vesh doren ne zjarr per te apo te dish se do te jetosh e lumtur nese ben hapin e marteses...

Shume gjate i rash,me duhej te shkruaja dicka jashte quote sepse nuk me lejonte te postoja shkrimin ndryshe...:p
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Sinqerisht do jem une gabim pra...
Se dija qe pjesa dermuese nuk ishin mire nga trute .. lol

Tek ajo e fundit sjam aspak dakort me ty, me lexo : aq me pak kur eshte burri yt e duhet te te trajtojne si gjene me te shtrejte qe ka.
Sme intereson cf rrethanash ka pasur me mua duhet te tregoje respekt...
Vertete qe snjohim veten e as te tjeret..ama pak po e nese ne ate pak shoh dhune...te ngordhe aty une se njoh me.

Tani nese sme kuptove e leme se u lodha.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

E dhunuara Rudina Iljazi, 28 vjeçe, ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore, se vjehrri e vjehrra i kishin kërkuar të bënte ndonjë punë nëpër shtëpi, pasi sipas tyre, që kur kishte shkuar nuse në atë shtëpi, nuk kishte prekur asnjë punë. Për këtë arsye, prindërit e të shoqit kanë debatuar ashpër me nusen e re të shtëpisë, veprime të cilat kanë sjellë reagimin e 28-vjeçares.

Ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit dhe për këtë arsye ka shkuar te prindërit e saj, duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Ndërsa burri i saj është telefonuar nga prindërit e vet, të cilët i kanë treguar për debatin me nusen dhe në këto kushte mendohet se ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Ai ka pretenduar para policisë se kishte shkuar për të rimarrë gruan e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, në debat e sipër, ka humbur kontrollin dhe e ka goditur me një shkop që kishte marrë në grumbullin e druve, që ndodhej para banesës. Ndërsa një ditë më vonë, ai ka shprehur pendesën, duke tentuar të vetëvritet dhe nga plagët e marra ka përfunduar në spital
Vjehrri dhe vjehrra kerkonte qe nusja te bej pune kur ishte shtatzane? Nqs skishte bere deri atehere, veshtire te fillonte tani qe kishte nje arsyje me shume per te ndejtur pa bere asgje. Dhe vjehrra ka qen femer shtatzane, mbase ka dhe vajza vete, dhe e di qe nje femer shtatzane sduhet te vihet ne presion e aq me shume ne dhune ( ma ha mendja qe e dine se ca prototip djali kane e si mund te reagoj!).
Gjithsesi, mqs familja sishte e kenaqur ajo vendosi te iki, por as keshtu s'ju pelqeu se pse s'ju nenshtrua?!

Sa per trimin, eh... cmund te thuash per nje njeri qe nuk respekton jeten e femijes te palindur?! A ja vlen ta quash me prind? JO ( te pakten une sdo e konsideroja te tille). Te humbesh kontrollin? Eh sa kollaj ta thuash. Perpara se te humbesh kontrollin duhet te dish ke ke perpara...ske nje kafshe...ke ate qe do te dhuroj nje femije...Por mesa duket disa njerez jane me shume kafshe se sa qenje humane.

Gjynah per femren, uroj ta coj deri ne fund shtatzanine pa probleme, dhe te mund te krijoj nje jete te re me femijen e saj, larg nje familje te zeze si kjo ne te cilen kishte hyre!
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

[video=youtube;W3RMqab-gZw]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=W3RMqab-gZw[/video]
Rudina Iljazi, gruaja e dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë në Korçë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e saj eshte permiresuar dhe mjeket konfirmojne, qe edhe femija qe pret te linde eshte ne gjendje te mire.

Olsi Iljazi, bashkeshorti i 28-vjeçares e dhunoi barbarisht gruan e tij shtatzene duke e goditur me kembet e nje karrikeje. E gjithe banesa e prinderve te 28-vjecares eshte me shenjat e dhunes ekstreme. Shtatzena eshte goditur ne koke me mjete te forta. Te afermit e saj kerkojne vetem drejtesi.

Torturoi gruan shtatzënë, tenton vetëvrasjen

Tenton të vrasë veten në dhomat e paraburgimit Olsian Iljazi, 34-vjeçari që dhunoi bashkëshorten barbarisht dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve jozyrtare, Iljazi i ka rënë për disa herë rresht murit me kokë dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se ai ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike pas aktit të një dite më parë. Olsian Iljazi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare me sende të forta, Rudina Iljazi.

E dhunuara Rudina Iljazi, 28 vjeçe, ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore, se vjehrri e vjehrra i kishin kërkuar të bënte ndonjë punë nëpër shtëpi, pasi sipas tyre, që kur kishte shkuar nuse në atë shtëpi, nuk kishte prekur asnjë punë. Për këtë arsye, prindërit e të shoqit kanë debatuar ashpër me nusen e re të shtëpisë, veprime të cilat kanë sjellë reagimin e 28-vjeçares.

Ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit dhe për këtë arsye ka shkuar te prindërit e saj, duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Ndërsa burri i saj është telefonuar nga prindërit e vet, të cilët i kanë treguar për debatin me nusen dhe në këto kushte mendohet se ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Ai ka pretenduar para policisë se kishte shkuar për të rimarrë gruan e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, në debat e sipër, ka humbur kontrollin dhe e ka goditur me një shkop që kishte marrë në grumbullin e druve, që ndodhej para banesës. Ndërsa një ditë më vonë, ai ka shprehur pendesën, duke tentuar të vetëvritet dhe nga plagët e marra ka përfunduar në spital.alb-observer.
1314.jpg
Ne radh te par duhet te mendojm e mos ti kritikojm tjert pa qen vet prezent,Cdo njeri kur humb kontrollen nuk eshte vetvetja jan te pak ata individ se mund te arrin ta mbajn veten ne kontroll te plot kur i kercejn nervat ne raste te ndryshem te mos gjetjes se nje dialogu me mikun partneren apo edhe femijen.Asnjeri nuk deshiron te ket dhun ne familjet e tyre e te behen pre e temave per tjert.Por ja se ndodhin, dhe duhet te jen tjert me te matur ne rast tilla sepse njerz jemi dhe gabojm e ky zotriu qenka pendu aqe shum saqe ka vendos te bej vetvrasje ! edhe pse nuk e mbeshtes aspak gabimin se ka ushtru dhun ndaj gruas ,por ka edhe gra se valla nuk njohin gjuh te mirkuptimit vetem te dhunes, uroj te zgjedhet ne te mir te dy palev ky rast.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

por ka edhe gra se valla nuk njohin gjuh te mirkuptimit vetem te dhunes, uroj te zgjedhet ne te mir te dy palev ky rast.
... Wow Arfe, e thene kjo nga nje goje femre... C´presim nga meshkujt pastaj.
Imagjino veten ne situaten e saj,,dmth gjithcka qe ben ti sdo tju duket e mire .Edhe perpjekjet tuaja per tju pershtatur sdo te ndikojne ne permiresimin e lidhjeve tuaja me vjehrrine(thjeshte se jane te mbrapshte dhe sipas tyre ata do te perdorin te njejten shprehje si ti).

Sa per temen, te dhembin syte ta lexosh.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

... Wow Arfe, e thene kjo nga nje goje femre... C´presim nga meshkujt pastaj.
Imagjino veten ne situaten e saj,,dmth gjithcka qe ben ti sdo tju duket e mire .Edhe perpjekjet tuaja per tju pershtatur sdo te ndikojne ne permiresimin e lidhjeve tuaja me vjehrrine(thjeshte se jane te mbrapshte dhe sipas tyre ata do te perdorin te njejten shprehje si ti).

Sa per temen, te dhembin syte ta lexosh.

Po pse do thuash gjith femrat jan engjuj?njo un tilla se vertet nuk meritojn ase edhe icik respekt nga burri, nuk e mbeshtes dhunen aspak por duhet me koh ti shikojm gjerat, sot e kam burrin mir dhe vjehrrin e neser jo nuk du te me prishin qetsin, kjo nuk shkon sepse problemt jan pjes e jetes e dashur,, ka rrug tjeter nese nuk shkon nje lidhje e jo te vin gjerat deri ketu .
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Nje pyetje kisha une ne fakt,kesaj vjehrre(nenes se ketij djali),si do i dukej te vinte dikush te ushtronte dhune mbi djalin e saj,e ti thoshte : Ky nuk ha pyk,100 sepate ti biesh nje ashkel si hiqet...Mua me kujtohet kur u zinim me femije te tjere e na gervishnin ne fetyre e kercente mami im : Ju thafte dora kush e beri etj etj...Jo per gje por dhe kjo nusja eshte bije e tjera kujt,qe ka heq zi ta lindin ta rrisin,vjen tjetri e merr te gatshme dhe e dhunon?Me cte drejte?Ste pershtatet si njeri,ste ploteson cfare ti si palaco(se mashkull se quaj dot),ndaje...Por ske te drejte ta dhunosh,aq me shume ne kushtet e saj shtatezene...

E persa i perket vetevrasjes,me mir ta kishte bere me perpara se tan as pendimi e asgje ska vlere,gjerat duhen menduar ne rastin me keq,sikur ti ndodhte gje femijes,cdo bente ky??Njerez kot...
 
Pe: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Pse cuditeni, njeriu eshte forma me komplekse e kafshes dhe si i tille mund te presesh gjithcka nga ai, duke filluar ne radhe te pare dhe nga NE qe shkruajme ketu, shenjetore nuk ka.

Dikush te vret moralisht
Dikush te vret ekonomikisht
Dikush te vret psikologjikisht
Dikush te vret fizikisht
Dikush te vret familjaret
Dikush te vret ndershmerisht ...........etj

Thote nje nje poet "E ndihem si Zot kur gjykoj te tjeret"
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Kto jan ngjarjet qe ndodhin sot ne vendin ton.. Pasi akoma ekziston mosmarrveshja ndermjet prinderve dhe nuses se djalit..?

Nje gje me ben pershtypje vjerri dhe vjerra pak llogjik nuk kan ? Cfar kerkon te bej nje grua shtatzane ? Sigurisht ndo nje pune do ta bej sesht e then qe te jet shtatzane dhe ti rri gjith kohen shtrir jo te bej pune te renda por per ndo nje pune te vogel esht e afte ta bej.. Problemi esht se ne vendin ton ekziston akoma termi qe po hyri nusja ne shpi babai dhe mamaja sdo prekin asgje me dor se do ua bej nusja gati te gjitha punet e flejen mendjen nga kjo ane ..Mirpo kur nusja esht ne muajet e shtatzanis ka nevojn e nje perkrahje dhe ndihme ne punet e shpis , smund ta konisderosh nuse si kafsh pune ne momentin qe e fut ne shpi.. Problemi esht qe ne debat e siper njerizt kalojn ne acarrime dhe ne veprime te pallogjikshme qe me von pendohen por pendesa nuk vlen me pasi ke arrit te besh ate veprim .. Dicka me ben pershtypje ky si burr ska dit ti jap nje zgjidhje gjith ksaj meseleje por ka zgjedhur rrugen me te shkurter duke dhunuar gruan e tij ? e ca fitoj ne fund te fundit shkatrroj ate familje qe kishte krijuar..Sjam kondra te mbash prindrit por duhet te mbash dhe nusen dhe te gjesh zgjidhjen per ti ven gjerat ne nje rrug te duhur nepermjet prindrve dhe nuses per te mos e lejuar gjendjen te shkoj ne kte pik.. Debate e zenka do ket por ka gjithmon nje rrugzgjidhje per mos ti lejuar gjerat te perfundojen ne kte pik ne fillim duhet ven ne funksjon llogjika jo forca fizike mirpo shpesh njerzik e ngatrrojn forcen fizike me ate llogjike.. Uroj qe te tilla raste te shmetuar mos te degjojem me ..
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Dhunoi gruan shtatzënë, tenton sërish vetëvrasjen

Korçë

Olsi Iljazi u ra hekurave me kokë, pasi nuk e lejuan të takonte të shoqen

Olsi Iljazi, personi i cili dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë në Korçë dhe tentoi të vrasë veten, duke goditur murin me kokë brenda komisariatit, ka tentuar sërish të vrasë veten në ambientet e spitalit. Këtë herë, ai u ka rënë hekurave të krevatit me kokë në momentin që të do të dërgohej për masë sigurie në gjykatë, pasi policët dhe mjekët nuk e kanë lejuar të shohë gruan e tij, e cila ndodhet e shtruar në të njëjtin spital me të. Rasti i përsëritur i asaj që konsiderohet si një tentativë vetëvrasjeje nga ana e 34-vjeçarit, ka ndodhur në spitalin e qytetit, para dhënies së masës së sigurisë nga ana e togave të zeza të Gjykatë së Korçës. Burime të spitalit të Korçës, por edhe nga ana e familjes së tij, pranuan faktin se Olsi Iljazi, ndërsa mbahej në gjendje paraburgimi në një dhomë të spitalit, ka kryer veprime që mund ta çonin në vetëvrasje. Burime të policisë, duke iu referuar hetimeve që kanë kryer në spitalin e Korçës, thanë se 34-vjeçari ka përfituar duke qenë i lidhur me pranga vetëm në njërën dorë dhe ka provuar të përplasë kokën. Vetëm ndërhyrja e policëve që ishin me shërbimin e rojës, ka evituar një vazhdim të vetëdhunimit të Olsi Iljazit, i cili më pas është ruajtur me masa më të forta sigurie, duke u lidhur me pranga, jo vetëm në të dy duart, por edhe në këmbë. Përplasja që i ka bërë kokës pas murit dhe hekurit të krevatit, i ka shkaktuar dëmtime, që i kanë rënduar gjendjen shëndetësore. Nga spitali i Korçës mësohet se 34-vjeçari do të dërgohej në Tiranë për një trajtim të mëtejshëm, por edhe me qëllim për ta larguar nga Korça, pasi ai është i shtruar në të njëjtin spital me bashkëshorten e vet shtatzënë, Rudina Iljazi. Sipas policisë, tentativa e dytë për vetëvrasje ka ndodhur për shkak se Olsi Iljazi kishte kërkuar të takohej me ish-gruan e tij, me synimin që të sqaronte me të situatën e krijuar. Këtë e pretendojnë edhe të afërmit e 34-vjeçarit të paraburgosur në spital. G. Ashimi / G.Shqip
 
S'qenka ne regull nga trute. E shkreta ajo c'ka hequr me kete psikopat.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Zot na ruaj!
Vec ne filma kam pare keshtu.
 
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu

Korçë, dështon shtatëzania e gruas së rë e dhunuar nga i shoqi

KORاث- Shtetësja Rudina Iljazi, 28-vjeçarja, e cila në dhjetor të vitit të shkuar u dhunua nga bashkëshorti i saj ndërsa ishte shtatëzënë, humbi foshnjen në mënyrë të pavullnetshme. Sipas mjekëve të Maternitetit të Korçës, 28-vjeçarje e kishte humbur foshjen në datën 4 janar, por lajmi u bë i ditur të hënën. Gruaja ishte në muajin e peste të shtatzanisë.

Ndërkohë, bashkëshorti i 28-vjeçares, Olsi Iljazi ndaj të cilit Gjykata e Korçës kishte dhënë masën “arrest me burg”, ka tentuar të vetëvritej dy herë ndërsa ndodhej në dhomën e paraburgimit. Tentativa e parë ndodhi në 13 dhjetor në dhomën e paraburgimit, ku 34-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës duke përplasur kokën në murin e dhomës së paraburgimit. Vetëvrasja u parandalua nga ndërhyrja e mënjëhershme të oficerëve të policisë. Tentativa e dytë ndodhi mbrëmjen e 14 dhjetorit në spitalin e Korçës, ndërsa Olsi Iljazi, po mjekohej për plagët e marra gjatë tentativës së parë për vetëvrasje./Shekulli
 
Disa gjera ndodhin...se ashtu duhet.
Eshte gjynah per jeten e bebit, e per nenen qe pesoj kete humbje, por te pakten tani se lidh me asgje me ate bish....
Jeta ecen perpara, e do Zoti, do behet nene me nje njeri me te pershtatcem.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top