Ironia e fatit, e vret rrufeja 48 vjet pas të atit

eGo0sTyle

System Engineer
vetetima-300x225.jpg

Amerikani Stefen Runej u vra nga një rrufe 48 vjet pasi babai i tij vdiq në të njëjtën mënyrë. Fatkeqësia ndodhi pak momente pasi ai siguroi gruan e tij se ai nuk mund të kishte të njëjtin fat. Runej, 54 vjeç, ishte në një piknik familjar kur i kishte thënë gruas së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes se ai nuk do të përjetonte të njëjtën fatkeqësi si babai i tij, por, më pas, për ironi të fatit, u godit nga një rrufe. Kushëriri i Runej, Skot Digeralamo, i tha policisë se ishin shkëputur nga barbekyja përkohësisht për të pirë cigare kur u goditën nga rrufeja. Ndërsa Digeralamo mbijetoi, Runej vdiq pas pesë ditësh. Ai kishte qenë vetëm pesë vjeç kur babai i tij u vra nga një rrufe, ndërsa peshkonte në Forteskju, Nju-Xhersi.


Burimi : Panorama.
 
Re: Ironia e fatit, e vret rrufeja 48 vjet pas të atit

Sa gjynah...
 
Pe: Ironia e fatit, e vret rrufeja 48 vjet pas të atit

Pata lexuar diçka të ngjashme për dy vëllezër diku në Indi. Kishin vdekur të dy në aksidente me motorr në perjudha të ndryshme. E çuditshmja qëndron se kishin hipur të dy të njëjtin motorr, vdiqën në të njëjtin muaj edhe ditë , dhe më absurdja shoferi i makinës me të cilën ishin përplasur ishte po i njëjti person
 
Pe: Ironia e fatit, e vret rrufeja 48 vjet pas të atit

O zot sa keq :( , ske ca ben kur e shkruan zoti ska gje qe e ndalon :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top