Kosovari
Koha
E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?
Fejsal Spahiu
Krishterimi është nga religjionet më të përhapura në botë dhe, nga shumë njerëz, konsiderohet
si një nga religjionet monoteiste, që do të thotë besim në një zot të vetëm. Bazamenti i këtij
besimi që pretendon se është monotheist, është i lidhur ngushtë me atë që për ne është e njohur si
formula e trinitetit.
Krahasime 263 DITURIA ISLAME QERSHOR 2012
Bazuar në formulën e sipërshënuar , të
krishterët pretendojnë se besojnë në një
zot, duke mos i bërë atij shok, zot ky që,
sipas tyre, është i gjallë me shpirtin e tij, është
ekzistues me vetitë (cilësitë) e tij, dhe është
folës (për ne) nëpërmjet fjalëve të tij, dhe në të
njëjtën kohë Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë janë
një strukturë e vetme a bashkuar në Zot. Nëse
do të ndalemi të zbërthejmë këtë formulë dhe
e analizojmë atë, atëherë kjo do të ishte kështu:
Zoti është i gjallë me shpirtin e tij e kjo, sipas të
krishterëve, personifikohet me shpirtin e shenjtë
në formulën e trinitetit, Ai Zoti është ekzistues
me vetitë e tij ose Ati dhe fjala e tij është Isai a.s.,
e për ta demonostruar këtë, klerikët e krishterë
kanë përdorur si sqarim Diellin, i cili, nga natyra
e tij, përmban disa cilësi: Dielli është shkëlqyes,
lëshon nxehtësi dhe njëkohësisht është edhe
përvëlues (djeg) dhe të tria këto cilësi bashkohen
nën një emër, që është Dielli. Bazuar në këtë, të
krishterët vijnë në përfundimin ose në bazën e
besimit të tyre - se Isai është Zoti, ndërsa Isai në
formën e njeriut është biri i Zotit, kurse shpirti i
shenjtë është shpirti i Zotit. Për të argumentuar
ndërlidhjen zanafillëse në formulën e triniteti
ndërmjet Atit dhe Birit, të krishterët marrin për
argument lindjen e Isait a.s. nga nëna e tij pa
baba, duke u munduar ta bëjnë këtë lidhje të
çuditshme të besimit të tyre ndërmjet Atit dhe
Birit, dhe pikërisht këtu vërejmë botëkuptimin
e gabuar të këtij besimi të të krishterëve, sepse
dihet që lindja si fenomen është vetëm një prej
llojeve të krijimit.
Kështu, p.sh., kemi Ademin a.s., njeriun e
parë të krijuar në këtë botë, i cili u krijua nga
mosekzistenca, pra pa pasur as baba e as nënë,
e po ashtu kemi edhe hazreti Havanë, e cila
u krijua nga mashkulli pa ekzistuar femra,
kurse Isai u krijua nga femra - nëna e tij, dhe
ai nuk kishte baba, sa kohë që kemi krijimin e
zakonshëm të njerëzve të tjerë, që ndodh me
bashkimin e çiftit, pra mashkullit e femrës. Dhe
të gjitha këto mënyra të të krijuarit nga ana e
Allahut xh.sh. nuk janë asgjë tjetër përveçse
demonstrimi i fuqisë së Tij të pakufishme
dhe argument mbi ekzistimin e tij për mbarë
njerëzimin. Bazuar në faktin se lindja e Isait a.s.
pa baba do të ishtë argument që vërteton hyjninë
e tij dhe e bën atë zot dhe bir të zotit, atëherë
kjo do të ishte plotësisht e logjikshme dhe më
argumentuese të thuhej edhe për Ademin a.s., që
u krijua nga mosekzistenca, pra pa baba e nënë,
e megjithatë askush nuk pretendon të thotë se
Ademi është Zot apo biri i Tij.
Për të kuptuar më mirë këtë lajthitje të të
krishterëve dhe për të argumentuar gënjeshtrat e
tyre, mjafton të kthehemi në origjinën e krijimit
të këtyre dy personaliteteve - të Ademit dhe Isait
a.s..
Krijimi Ademit a.s.
Tregimi për krijim e Ademit a.s. është prej
atyre çështjeve që kanë arritur në dijeninë
tonë nëpërmjet rrugës së Shpalljes (vahjit). Ky
krijim, në përshkrimin e Kur’anit tregohet se ka
kaluar nëpër disa etapa, që në përgjithësi janë
të përmbledhura ne ajetet kuranore kur Allahu
xh.sh. thotë:“Dhe (kujto) kur Zoti yt engjëjve u
tha: Unë po e krijoj njeriun nga balta e tharë, e
zezë e me erë. E kur ta përsosi atë (në forën e
28 263 DITURIA ISLAME QERSHOR 2012 Krahasime
njeriut) dhe t’i jap atij shpirtin që është krijesë
Imja, atëherë ju bini në sexhde”.(El Hixhr, 28-29)
Krijimi Isait a.s.
Kur’ani famëlartë, sikurse na rrëfen për krijimn
e Ademit a.s., në të njëjtën mënyrë na tregon
edhe për krijimin lindjen e Isait a.s. pikërisht
nëpërmjet këtyre ajeteve kuranore:“Kujto kur
engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të përgëzon
me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat
i fjalës së Zotit), emri i të cilit është Mesih, Isa,
biri i Merjemes, i famshëm në dynja e Ahiret dhe
nga të afërmit (e Zotit)”. (Ali Imran, 45). Ajo tha:
Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më
ka prekur njeriu (nuk jam martuar)? Ai (Allahu)
tha: Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai
vendos për një çështje, vetëm i thotë : Bëhu! Ajo
menjëherë Bëhet”. (Ali Imran,47)
Pothuaj po të njëjtin rrëfim rreth krijimit të
Isait a.s. e hasim edhe në Ungjillin sipas Mateut
(p.sh.) në kapitullin e lindjes në vargjet 18- 25
thuhet:
Lindja e Jezu Krishtit sipas Mateut
18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:Maria,
nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të
banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt
të Shpirtit Shenjt.
19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri
i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht,
mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e
vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr
engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit,
mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën
tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për
virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë
e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë
popullin e vet prej mëkateve të tij”. 22 E gjithë
kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e
thënë nëpërmjet profetit:
23 “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do
të lindë një djalë, të cilit do t’ia ngjesin emrin
Emanuel që do të thotë: Hyji me ne”!
24 Jozefi, si u zgjua nga gjumi, bëri siç i
urdhëroi engjëlli i Zotit: e mori në shtëpi të
fejuarën e vet. 25 E, pa pasur marrëdhënie
martesore me të, ajo lindi djalin, të cilit ia ngjiti
emrin Jezus”.
Ky, pra, është krijimi i Ademit a.s. dhe kjo
ishte lindja e Isait a.s. dhe nga kjo bëhet shumë
i qartë fakti se që të dyja (lindjet) ndodhën
me Urdhrin e Allahut xh.sh. dhe Fjalën e Tij
urdhëruese “Bëhu”!, dhe as krijimi i Ademit e
as i Isait nuk ndodhën si pasojë e dëshirës së
të krijuarve, po si pasojë e dëshirës së Allahut
të vetëm Krijues. “Nuk i takoi (nuk ka nevojë)
Allahu të ketë ndonjë fëmijë, I pastër është Ai,
kur dëshiron një send Ai, vetëm i thotë atij:
Bëhu!. Ai menjëherë bëhet”. (Merjem, 35): “Zoti
yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre
nuk u takon zgjedhja. I pastër edhe i Lartë është
Allahu nga çka i përshkruajnë për shok”.( El
Kasas, 68). Dhe para nesh shtrohet pyetja: A nuk
është, vallë, krijimi i Ademit më i çuditshëm dhe
më i vështirë sesa lindja e Isait?
Pa dyshim që po, dhe kjo për disa arsye:
1. Krijimi i Ademit a.s. ndodhi nga asgjëja, pra
duke i paraprirë mosekzistenca, kurse lindja e
Isait a.s. është bazuar në një shembull ekzistues ,
pra i paraprin ekzistenca.
2. Krijimi i Ademit a.s. nuk fillon në barkun e
një femre dhe Ademi as nuk qëndroi në të dhe
as nuk lindi duke dalë nga mitra e saj. Kurse Isai
a.s. u krijua në barkun e nënës së tij dhe u rrit në
të e, në fund, doli nga mitra e saj duke qarë.
3. Të gjithë pajtohemi se Ademi a.s. nuk ishte
asgjë më shumë sesa një njeri dhe kaloi nëpër
fazat e zakonshme të jetës njerëzore. Po ashtu
edhe Isai a.s. kaloi nëpër të njëjtat faza të jetës
njerëzore, duke filluar nga fëmijëria, përmes
moshës rinore dhe pjekurisë, e pra, si mund të
themi se ai është zot dhe bir i tij.
4. Ademi a.s. qëndroi për një kohë të caktuar
në Xhenet dhe, në shenjë respekti, iu përkulën
të gjitha melaiket, kurse Isai a.s. jetoi e qëndroi
në këtë botë dhe u ushqye nga gjiri i nënës së tij.
Atëherë, vallë, si mund të themi se Isai është biri
i zotit e zot dhe ta argumentojmë këtë mbi bazën
e asaj se ai lindi pa baba, kur e kemi Ademin a.s.,
i cili u krijua nga asgjëja.
Dhe, në fund, mund të themi se nuk ka
dyshim që e vërteta qëndron në Fjalët e Allahut
xh.sh. në Kur’anin famëlartë:“Mesihu, Biri i
Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar;
para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte
e drejtë ( e ndershme). Që të dy ata ishin që
ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja si u sqarohen
atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë
shpinën së vërtetës”! (El Maide ,75)