Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Shëngjinit, është thuajse tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik.
plazhet_e_lezhes_gati_te_presi.jpg

Plazhet në Shëngjin, Kune dhe Tale po përgatiten të presin pushuesit e sezonit veror që pritet të trokasë shumë shpejt.

Drejtuesit vendorë të këtyre komunave, shprehen se falë investimeve në infrastrukture dhe pastërtisë, pushuesit shqiptare dhe të huaj, do të kenë kushte komode për kaluar pushimet.

Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Shëngjinit, është thuajse tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik.

Nënkryetari i komunës Shëngjin, Valentin Ndoja, thotë se falë investimeve të kryera, ka patur një përmirësim të dukshëm të kësaj infrastrukture, si në rrugën hyrëse ashtu edhe në rrugët e brendshme.

Ndërsa problem për ta mbetet aksi drejt Kunes që përshkon edhe vijën bregdetare.

Ndoja ka deklaruar se edhe ky investim pritet të fillojë së shpejti.

Sipas tij, janë marrë masat nga ana e komunës, për të ndërhyrë në rikonstruksionin e këtij aksi, për të qenë gati gjatë sezonit.

Një segment rrugor mjaft i rëndësishëm që i shërben turizmit është edhe aksi drejt Ranës së hedhur.

Hapja e kësaj rruge, ka bërë që të ketë rritje të pushuesve që frekuentojnë këtë zone.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore i ka dhënë një frymëmarrje të madhe bregdetit të Tales në komunën e Shënkollit në Lezhë, duke bërë që të ketë çdo vit një rritje të numrit të turistëve në këtë zone.

Pozicioni i saj shumë pranë rrugës drejt Kukësit ka bërë që një numër i madh pushuesish nga Kosova, të zgjedhin pikërisht plazhin e Tales për të kaluar pushimet e tyre. Kreu i komunës Shënkoll, Fran Frrokaj, i ka konsideruar investimet e kryera ne infrastrukturën rrugore si mundësi e artë për pushuesit, për të qenë më pranë këtij plazhi mjaft tërheqës dhe kurativ.

Ai ka bërë të ditur se ka përfunduar edhe studimi urbanistik për zonën e plazhit, që sipas tij ka patur parasysh të gjithë raportet qe kërkohen për zonat bregdetare.

Investimet në infrastrukturën rrugore të komunës Shënkoll janë mjaft të mëdha, duke bërë që të sistemohet çdo dalje në bregdet, ndërsa do t’i japin një ndihmë edhe bujqësisë dhe blegtorisë./Yll press
 
Titulli: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Perfekt, edhe ne do te shkojme me me shume qefe....!!
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Para 2-3 vite duke u kthy per Kosove jom ndal ne shengjin per 1 dit me shiku me eshte duk keq .
Vetem nese e kan rregullu diqka tani sepse as ushqim nuk kishe dhe asgje per nje pushim te mir .
 
Me vjen keq qe sdo i shijoj dot plazhet e shqiperis kte vit se jan plazhe fantastik te gjith pa perjashtim :):)
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Para 2-3 vite duke u kthy per Kosove jom ndal ne shengjin per 1 dit me shiku me eshte duk keq .
Vetem nese e kan rregullu diqka tani sepse as ushqim nuk kishe dhe asgje per nje pushim te mir .

Si skishe as ushqim??? A ka qytet pa ushqim? ( qoft normal, qofte turistik...qofte edhe fshat...e prap ka ushqim...e dyqane/restaurante).
Apo skishte ushqim per shijen tende...se kjo eshte tjeter gje
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Mua me pelqejne plazhet e Shqiperise,dhe i shijoj ne max sa here shkoj...Skane gje me shume plazhet e vendeve te tjera,pastaj nuk ben ta kesh hunden shume perpjete,mjafton kushtet e nevojshme dhe normale ti kesh...Ne plazh nuk shkohet per luks por per te bere qejfi edhe ne gozhda te flesh,kur je ne shoqeri te mire apo dhe me njerezit e duhur cdo gje te duket si parajse...Lere pastaj qe cdo plazh po arrin sot standartet e vendeve te tjera mjafton te hapim syte e te shohim ca kemi perpara...
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Si skishe as ushqim??? A ka qytet pa ushqim? ( qoft normal, qofte turistik...qofte edhe fshat...e prap ka ushqim...e dyqane/restaurante).
Apo skishte ushqim per shijen tende...se kjo eshte tjeter gje

zzina per mos tu zgjatur shum sepse sa per ate siper qe dha mendimein per plazhin ai e di shum mir si e bejen lazhin kur shkojen sepse kemi par sidomos te shofesh ne durres si behet :):)
 
E mire ishalla i kane pastruar ..sepse ajo qe na mungon ne si shqiptare eshte pastertia.....nuk e kemi fare ne gjak pastertine
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Ku eshte Lauri te na jape nje tour. Mezi po i pres keto pushime...per here te pare ne nuk e di se sa vite do te bej 3 jave pushime rrjesht ne Shqiperi.
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

zzina per mos tu zgjatur shum sepse sa per ate siper qe dha mendimein per plazhin ai e di shum mir si e bejen lazhin kur shkojen sepse kemi par sidomos te shofesh ne durres si behet :):)
LAZHIN?
Me vjen keq por une se di si behet plazhi ne Durres ose ne Lezhe, edhe pse me habit mos kete as te pakten per te ngrene... ( sepse Durrsi dhe Lezha ka banor pervec turistave...e ata njerzit nuk hane gura ose nuk rrine tere diten mbyllur mos kene nje resetorant)
 
Une kam qene ne Durres vitin e kaluar,skam pase ndonje veshtiresi em gjet ushqim...Une smarr ushqim me vete kur shkoj ne plazh,hap e bar,hap e restorant ka...Nqs e ke fjalen per pastertine,se kane fajin njerezit aty po e kemi fajin ne plazhistat se na perton,mendera me shku mi hedh ne kosh mbeturinat...Tani te shkosh te besh plazh e te presesh qe mbeturinat e tuaja ti heqin njerezit vendas ska kuptim....
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

LAZHIN?
Me vjen keq por une se di si behet plazhi ne Durres ose ne Lezhe, edhe pse me habit mos kete as te pakten per te ngrene... ( sepse Durrsi dhe Lezha ka banor pervec turistave...e ata njerzit nuk hane gura ose nuk rrine tere diten mbyllur mos kene nje resetorant)

Nuk e kisha fjalen per ushqimin se per ushqim ke sa te duash bare restorante qe hapen ne ver andej por per pastertitn me sakt pushusit qe vin nga rrethet e dendin ne papasterti plazhin sepse i kemi par vet pershmbull te shkosh ne qytetin e durrsit ne ver ku ka nje dyndje te madhe njerzish esht nje papasterti qe ske ku te rrish shum ndoshta mund ta mohojen por kjo esht realia ne durres vlor e lezh sa do vendasit e pasterojen prap e njenjeta situat esht ne plazhet tona jan te pakt ata plazhe qe jan te paster dhe kto jan vende te rralla dhe ta pa dendur ne njereze jan vende te pa shkelur me par qe jo te gjith i din kto venede ekziston pastertia vetem ne kto pika qoft durres lezh vlor apo sarand
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

O sa bukur me siguri mua po me presin qe te hapet perfundimisht :p

Sa per ushqime kush kish thene me siper
Pervec pjatave tradicionale ka edhe te tjera, sidomos ato te peshkut eshte gjithcka e mire.Ne te kundert nje panine e ke ne cdo hap :D
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Nuk e kisha fjalen per ushqimin se per ushqim ke sa te duash bare restorante qe hapen ne ver andej por per pastertitn me sakt pushusit qe vin nga rrethet e dendin ne papasterti plazhin sepse i kemi par vet pershmbull te shkosh ne qytetin e durrsit ne ver ku ka nje dyndje te madhe njerzish esht nje papasterti qe ske ku te rrish shum ndoshta mund ta mohojen por kjo esht realia ne durres vlor e lezh sa do vendasit e pasterojen prap e njenjeta situat esht ne plazhet tona jan te pakt ata plazhe qe jan te paster dhe kto jan vende te rralla dhe ta pa dendur ne njereze jan vende te pa shkelur me par qe jo te gjith i din kto venede ekziston pastertia vetem ne kto pika qoft durres lezh vlor apo sarand
Po per pasterti e ka fajin edukata e njerezeve...
Aq kohe sa dhe ne shtepine e tyre i hedhin plehrat mu ne mes te dhomes, i duket normal qe dhe ne qytet ti hedhin po ashtu....
( me pelqejne disa qe thone " epo ku ta hidhja letren, skish asnje kosh perpara", sikur smund te priste te hecte 2 hapa me letren ne dore ose ta fuste ne xhep/cante)...
E di qe ashu sic e shtron krevatin, ashu fle...i hedhim plehrat...aty do i gjejme....
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Po per pasterti e ka fajin edukata e njerezeve...
Aq kohe sa dhe ne shtepine e tyre i hedhin plehrat mu ne mes te dhomes, i duket normal qe dhe ne qytet ti hedhin po ashtu....
( me pelqejne disa qe thone " epo ku ta hidhja letren, skish asnje kosh perpara", sikur smund te priste te hecte 2 hapa me letren ne dore ose ta fuste ne xhep/cante)...
E di qe ashu sic e shtron krevatin, ashu fle...i hedhim plehrat...aty do i gjejme....

Kjo esht ajo zzina se akoma nuk jemi mesuar me pastertin akoma nuk e dim cdo te thot te mirmbash ambjentin paster plazhin. Ne ver esht nje nga me kryesoret dhe pikerisht kte e ndotim me shum sepse shofim ne plazh aty ku ahen buken aty i men mbeturinat harrojn qe neser do vin prap po aty ku i lan kto mbeturina esht dhe kjo ana tjeter qe ne plazhet shqiptar skan funksionuar as koshat tani von jan ven kosha neper plazhe por sbesoj se kan te gjith plazhet vende vende esht plus banjat e plazhit diten e par rregullohen diten e dyt shqiptari i shkatrron shkojen marrin rrubinatet e ujti çezmat e ku ta di une sguxojen te bejn dicka te mir se e shkatrrojm vet me duart tona dhe i vetmi problem esht vet njeriu ne ate vend se plazhet i ka te mbrekullushme por sdin ti mbajen e ti shfrytzojen
 
Po spati kosha, ka qese, mund ti ruash plehrat ne qese, e kur iken nga plazhi i hedh
Kush do, e ben..se nuk eshte ndonje sakrifice e madhe..ama jan mesuar me komoditet...te thuash ti jane lindur ne lluks e me sherbyse mbas vetes...qe i mblidhte plehrat....

E ca kam me inat, ata qe hedhin cigaret ne rere, mire pi cigare e ndot ajrin dhe njerzit, po pse duhet ta hedhesh ne rere?!!!!
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

opo cigaria esht mir flori po ka me keq se te lesh mbeturinat ne rer sipershmbull ata qe ven me fmi te vogel ne plazhe nderresat e femive i len aty kur ikin se merr mundimin ti marr me vetet ti hedhi ne kosh ka sa te duash zina dhe do te na duhet koh neve te na hyj pastertia dhe respekti per ambjentin kto dy gjera te rendsishme na mungojen neve
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Po mire une u nisa nga gjeja me banale, se eshte mode te pish cigare ne buzen e detit... te shijon..ama dhe plehra nen hunde te shijon po ashtu...
Pastaj, keto femrat e nderuara qe lene ndrresate femijeve, te njejten gje bejne dhe ne shtepi...ne mes te dhomes pritjes kane pako pako me bebelina te perdorura?!
As nuk te duhet ndonje edukate e jashtezakonshme te mendosh vete, qe nuk eshte ne regull te lesh pis ne nje vend pasi qe iken...
 
TI mir e ke ndo nje shkenc e madhe nuk duhet por kujt ja thua pa ja qe kto gjera ndodhin ne vendin ton flori sa do te mundohemi jan te pashmangshme edukata dhe kultura ka te bej shum te njeri jo te gjith e kan fituar ate edukat qe duhet apo e kan arrit sic te thash dhe pak me siper ne vendin ton mungon eduakat dhe respekti ndaj natyres dhe ambejnteve qe na rrethojen edhe pse sa pranojem kjo esht realia
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

kete vit e kemi mendjen nga Barcalona :):p
 
Titulli: Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Ku eshte Lauri te na jape nje tour. Mezi po i pres keto pushime...per here te pare ne nuk e di se sa vite do te bej 3 jave pushime rrjesht ne Shqiperi.

Si jo Ela, me qefe do tu shoqeroja te gjithve:)
Sa per Shegjinin, ka problemet e veta si te gjithe qytetet e Shqiperise. restorantet dhe hotelet jane gjithandej dhe te niveleve te ndryshme.... keshilla ime eshte kompleksi siper portit te Shengjinit YouTube - ‪Pamje Nga Shengjini‬‏
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Si skishe as ushqim??? A ka qytet pa ushqim? ( qoft normal, qofte turistik...qofte edhe fshat...e prap ka ushqim...e dyqane/restaurante).
Apo skishte ushqim per shijen tende...se kjo eshte tjeter gje

Goce ne at vend ku isha un i thuhej sengjin po tash me pllazhe nuk e di , kishte restorante i kishin te gjitha ne meny por kur i kerkojke te thoshin NUK KEMI .
Pra kur kam qen un kam kerku nje pizze me tha qe nuk KEM , pastaj kam kerku ndonje nga specialitetet te mishrave tha prap NUK KEM , i thash ke HAMBURGER tha jo as ate ? .
Qfar kishte aty nuk me kujtohet sakt tash se ka ndodh para 2-3 viteve kan qen disa gjana te kota edhe shum te thjeshta .
Pastaj sa i perket plazhit ishte shum i ndotur kishte edhe anije shum ngat .
Zalli/rera ishte shum e ftoht etj .
Ajo ka qen per ne at koh kur kam qen un tash nuk e di si eshte .
 
Epo mire skshin bere furnizim kete te ristorantit....hyre ti ne restorantin e gabuar...:p
Pastaj per "zallin" cfaj kishin? duhet ta ngrofnin me reflektor? ashu ishte koha.... dhe ja qe rera ishte ftofur....
 
A duhet me ja bo un furnizimet ? :p
Ata skishin qaq di un me shum nuk di .
Askush stha qe zallin/reren me ngroh ata por thjesht tregova qe ishte ashtu dhe sme pelqeu ? A duhet te them "mir" ishte ? :p
 
Po rera mban nga natyra... pra e njejta gje mund te ndodhte dhe ne Durres, dhe ne Vlore...biles dhe ne Karaibe.... Pra skish faj shqiptari shkret qe nuk ishte ngrofur rera...dhe qe si pelqehu kembes tende te shkeli mbi te :p
Furnizmin jo, sduhet ta beje ti...ti duhet te ishe me i kuptueshem, kaq :)
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Sweet :
Nuk thash qe fajet i kan shqiptaret per reren thjesht sishte si me pelqente .
Ishte pika e kohes se pushimeve dhe te mos kesh furnizime ska ktu mirkuptim apo ku ta di un thjesht sishte ne rregull edhe qaq . :p
 
Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Pushime në Shqipëri: destinacioni Lezhë

15abde3c81505959f6d2610e3cdfbe51_M.jpg

Lezha është një qytet i ngritur në ajër, që mund të shihet nga të katër anët”, – shkruante në shekullin XII, Ana Komnena e Bizantit. “Si rrallë në ndonjë vend tjetër, – shkruan ajo, - brenda pak kilometrash, në Lezhë rrinë bashkë si syri pranë syrit, deti me rërën, mali me pyjet, Drini me lagunat dhe historia me kulturën.
Pushime në Shqipëri: destinacioni Lezhë Dy lagunat e Lezhes, Kune dhe Vain

Vlerat historike dhe arkeologjike

Qyteti i Lezhës gjendet në Shqipërinë veriperëndimore, afër detit Adriatik. ثshtë një ndër qytetet më të hershme të Shqipërisë, themeluar në vitin 385 para erës sonë nga Dionizi i Sirakuzës. Në 1444, u mblodh këtu, i pari Kuvend i Princave shqiptarë dhe u themelua shteti i parë mbi bazën e principatave. Ne Lezhë ndodhet edhe Memoriali i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, një ndër pikat më interesante dhe më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. ثshtë e një rëndësie të madhe dhe Kështjella Mesjetare e qytetit e ndërtuar me një stil të veçantë e në një pozicion tepër interesant. Gërmimet arkeologjike të kryera përreth kalasë si dhe brenda mureve ilire dëshmojnë lashtësinë e këtij qyteti.

Lumi Drin e përshkon mes per mes dhe lidh qytetin me detin Adriatik. Dy lagunat e Lezhës, "Kune" e "Vain", janë të njohura e të vlerësuara në Mesdhe për florën e faunën e pasur që kanë. Në afërsi të të tyre shkonte edhe Ciano, dhëndri i Musolinit, dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave ai ndërtoi Hotelin e Gjuetisë, nje tjetër pikë turistike interesante, që meriton të vizitohet.

Bregdeti

Tre kilometra nga qyteti, ndodhet plazhi i Shëngjinit. Një nga plazhet më të frekuentuar në Shqipëri, për rërën me përmbajtje të lartë jodi, plot vlera kuruese për mjaft sëmundje. Pastërtia e ujit të detit është nga më të mirat në vend. Nuk mungon ajri i pastër. Shëngjini është nga ato vende të rralla ku mali dhe deti bashkohen në një pikë. Hotelet e ndërtuara buzë detit, ofrojnë kushte komode për pushuesit dhe çmime të përshtatshme për të gjitha kategoritë e turistëve.

Jeta e natës është mjaft e organizuar. Janë të shumtë baret dhe restorantet që organizojnë mbrëmje me muzikë live me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare. Nuk mungojnë as pubet e diskotekat për rininë. Ushqimi është i jashtëzakonshëm, ku spikat shumëllojshmëria e produkteve të detit e nderthurur me kuzhinën tradicionale shqiptare. Shërbimet publike që afron komuna janë në kushte optimale. ثshtë një zonë ku turistët mund të peshkojnë, Shëngjini është mjaft i favorizuar në këtë drejtim dhe shumë pushues amatorë të peshkimit e preferojnë pikërisht për këtë.

Si të arrini në Lezhë

Lezha ndodhet 45 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit. Tashmë në portin e Shëngjinit, ka filluar nga 26 qershori linja Shëngjin – Bari, dy herë në javë, të hënën dhe të enjte, me tragetin “Azzurraline” që ka një kapacitet prej 700 pasagjerësh. اmimet variojnë nga 35 euro për poltronën deri në 60 euro për kabinën.

Mos hezitoni të vini për pushime në Lezhë. Do të ngeleni mëse të kënaqur
 
Re: Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Like it :)
 
Re: Pe: Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

A duhet me ja bo un furnizimet ? :p
Ata skishin qaq di un me shum nuk di .
Askush stha qe zallin/reren me ngroh ata por thjesht tregova qe ishte ashtu dhe sme pelqeu ? A duhet te them "mir" ishte ? :p

Aman Ado te lutem,,,ta paguaj une nje pushim ne Turqi ,vetem mos hajde ne Shengjin ....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top