Besfort Hasanaj, Shqiptari Qe Thyen Rekordet Ne YouTube!

Зngjεll

___________
Ne web faqen me te klikuar ne bote „Youtube“, kosovari Besfort Hasanaj Chibis ( BESFORT VIDEO M1) dhe me User: chibis007, eshte me aktivi. Ne faqen e tij mund te shihen medaljet e fituara nga Youtube, qe do te thote se eshte ne shume toplista te shikueshmerise), me numer rekord videosh te publikuara nga zhanret e ndryshme, si nga muzika, filmi, humori, miss, politike etj. Perndryshe, Besforti eshte kameramani i mirenjohur kosovar i cili realizoi emisionet shume te popullarizuara “Udhepershkrime nga Metropolet boterore” te emetuara ne RTK dhe RTV 21. Poashtu, te gjitha videot i ka edhe ne faqen e tij personale www.besfort.de .
Ne e kontaktuam Besfortin dhe e pyetem:

Si po ia arrin te gjitha ato klipe per t’i postuar?

Natyrisht se nuk eshte lehte t’i postosh per disa muaj rreth 1000 video, por qe fale vullnetit tim dhe pasionit qe kam per video, po ia arrij.

Kemi pare shume video private nga jeta e Estrades aty ne faqen tuaj, nga te gjitha ato materiale?

Po aty ne faqen time ne rubriken “Ops…” keni mundesi t’i shihni prapaskenat me estraden shqiptare, te cilat xhirime i kam bere gjate bashkepunimit tim me shumicen e VIP-ave shqiptare dhe te cilat i kam ruajtur me nje xhelozi te madhe dhe te cilat as personazhet qe marrin pjese ne te nuk i kane pare kurre. Natyrisht se, ato qe i kam te postuar, jane vetem nje pjese dhe sa te me premton koha me siguri se do te postoj edhe shume video te reja nga prapaskenat e artisteve.

A mendoni se pas editimit te atyre videove si ekskluzive do te keni telashe me estrade?

Nuk besoj, pasi qe ata e kane kryer detyren e tyre ne skene e une timen prapaskene!

Kur do ta permbyllni me postimin e videove?

Ufff, tek asht fillimi im dhe deri me tani kam postuar vetem diku 10% te materialeve qe posedoj ne arkivin tim. Natyrisht se kam nje arkiv qe mund te krenohen edhe televizionet tjera dhe te cilat i kam ruajtur qe nga viti 1984 e kendej…

Sa ore ne dite i kushtoni ketij pasioni?

Per momentin, deri sa kur nuk kam xhirime zyrtare i perkushtohem shume ketij hobi dhe per momentin jam online deri ne 18 ore ne dite. Kam deshire qe te jem Nr. 1, jo vetem ne mesin e shqiptareve, por edhe ne bote! /AlbaVipNews/

 
Titulli: Besfort Hasanaj, Shqiptari Qe Thyen Rekordet Ne YouTube!

definitivisht Besfort Hasanaj është kameramani më profesionist në trojet Shqiptare :).
 
Titulli: Besfort Hasanaj, Shqiptari Qe Thyen Rekordet Ne YouTube!

Bravo cuni bravo un pertoj te hedh edhe 2 vidjo ne youtube
 
Titulli: Besfort Hasanaj, Shqiptari Qe Thyen Rekordet Ne YouTube!

un 4 e mezi i kam hedh hahahah por i lumte ishalla svjen ktej nga fv se na myti na e bri forumin vetem me video
 
Hallall Chibis, jo vetem si Kameraman profesionalist dhe international, por edhe rekordmen ne Youtube Nr. 1 ne toplisten Gjermane !
Wow mbi rreth 2500 Video te postueme , kjo sashte normale, definitiv i papare !!!
 
Bravo cuni bravo un pertoj te hedh edhe 2 vidjo ne youtube

Gjithashtu :p



Shum e falenderoj, ka postuar kenge te vjetra qe smund ti gjej askund!
 
Di ndonje kush jane medaljet qe ofron youtube? ....ndoshta ndonje dite na vine dhe ne ndonje medalje e per injoranci s'do e pranojme :D

Nejse urime personit ne fjale!
 
Urime Besfortit, ky ka pas hap me pare edhe programin televiziv ne Mitrovice nje kohe 'M1' por ia mbyllen!
 
Urime Besfortit, ky ka pas hap me pare edhe programin televiziv ne Mitrovice nje kohe 'M1' por ia mbyllen!

Pse ia mbyllën ? (thjesht për kuriozitet do desha ta dija nëse e di arsyen sigurisht)
Ndoshta ai tregonte realitetin ne atë program !!!!!!!

E vizitoj shpesh faqen e tij dhe gjithmonë kam ngelur e kënaqur, ashtu si tha dhe dikush më sipër ka video të vjetëra që nuk i gjen më në qarkullim. I uroj suksese për më tej se vërtet bën një punë të shkëlqyer dhe është një peson me shumë durim dhe vullnet të madh që duhet marrë shembull
 
Sa kam informata, dhe sipas videove te postuara rreth mbylljes se TV Mitrovica M1 ne viitn 2002, shifet qarte se ja kan ba te padrejte Komisioni i pavarur i mediave TMC dhe OSBE-ja, pasi qe njeher ja kan jep Lisencesn me emrin TV Mitrovica (M1) e pastaj pas disa muajve jane munduar te ja ndrojne emrin ne TV Mitrovica 1 apo veq TV M1 ! ?!
Pronari Besfort Hasanaj (qe po e thirshin nga femijerija Chibis) nuk e ka pranuar te ja imponon dikush EMRIN e Ri, dhe per ket kishte lidh inat dhe e kishte mbylle vet Televizionin me te shikuar ne rajonin e Mitrovices, dhe si "Molle sherri" ishte Radio Mitrovica e cila me lidhje te forta me OSBE-n dhe Beogradin ja ariti te ja "vjedh" emrin TV Mitrovica !
Vertet ndiva qe esht tragjedi qe Mitrovica mos te ket TV Mitrovicen (M1) origjinale !
Kam ndie se edhe Televizionet RTK dhe RTV21 jan gezuar kur esht mbyllur TV M1 sepse e kan pasur shume konkurence te forte M1 !
(Keto jane fjalet e shume mitrovicalive ane e mbane Evropes!)
Se sa ka qen i afte si Boss Televizioni, po shifet edhe ne faqen e tij personale qe asht shume e vizituar, e poashtu edhe ne Youtube si King jo vetem mes shqiptareve, por edhe ndaj Gjermaneve ku esht Nr. 1 !)
Shpresoj se sado kudo tani ke nje pasqyre rreth Besfortit.
:dong:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top