Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

alfonci

Veri investigatio
Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela kërkon ndjekje penale për kreun e organizatës së minoritetit grek, Vasil Bollano.I dërgoi memorandum Parlamentit grek për mosratifikimin e MSA mes Shqipërisë e BE.

TIRANE-Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela kërkon ndjekje penale për kreun e organizatës së minoritetit grek, Vasil Bollano, i cili njëherësh është edhe kryebashkiaku i Himarës. Sipas avokatit, kjo është përgjigja që meriton Bollano, pas memorandumit që OMONIA i drejtoi Parlamentit grek për mosratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në rast se Tirana zyrtare nuk jep autonominë për Vorio-Epirin. Ngjela e shprehu këtë qëndrim në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”.

“اdo njeri ka të drejtë të bëjë letra ku të dojë, por ky është njeri pa vlerë, një provokator dhe në Shqipëri nuk ka vetëm një Bollano, por shumë të tillë. Personaliteti i Shqipërisë po rilind në botë dhe shumë shpejt ai do përfundojë atje ku e ka vendin, deri dhe në ndjekje penale duhet të kalojë”, - apelon avokati. Por në këtë kontekst, Ngjela shton se më shumë sesa tek Bollano, problemi qëndron tek kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit, sipas tij nuk duhet t’i bëjë sehir këto provokime, por duhet ta shkarkojë atë nga posti i kreut të Bashkisë së Himarës. “Problemi qëndron se në këtë vend nuk ka kryeministër, se po të kishte, ky Bollano nuk do qëndronte më në atë detyrë, por do të ishte shkarkuar”, - argumenton ai. I fokusuar mandej tek kushti që OMONIA i propozon Parlamentit grek për ratifikimin e MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së, avokat Ngjela thotë se “nuk ekziston asnjë Vorio-Epir”. Sipas tij, një fakt historik është vetëm ekzistenca e arvanitasve në shtetin grek. “Shumë shpejt do ta shikoni se si do precipitojë kjo çështje, pasi as mund të mendohet se ekziston ky i ashtuquajturi Vorio-Epir. Një fakt historik është vetëm ekzistenca e arvanitasve në shtetin grek”, - tha ai.

Protestat në Himarë

Kalimi për ndjekje penale i kryebashkiakut të Himarës, Bollano, është një kërkesë e përsëritur nga ana e avokat Ngjelës. Muaj më parë, referuar një tubimi të dhunshëm në Himarë, ku me në krye Bollanon u bënë thirrje anti-shqiptare dhe u kërkua autonomia e Vorio-Epirit. Ngjela nga foltorja e Kuvendit, i bëri thirrje publikisht Presidentit të Republikës që t’i kërkonte Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e procesit penal kundër Bollanos për dhunim të Kushtetutës. “Një kryetar bashkie, kundërshtar i hapur i shqiptarëve, ka tentuar të kundërshtojë historinë shqiptare dhe në mënyrë të përsëritur ka tentuar të organizojë trazira ndërkombëtare”, - ka deklaruar avokati në 14 prill ‘08 nga foltorja e Parlamentit.

(O/Zh/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

Mgjth se jam kunder hyrjes tone ne BE ketij pleres duhet ti hidhen prangat edhe te shkoje ne te semes....se si shume ka shire mbi Shqiperine......
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

Mgjth se jam kunder hyrjes tone ne BE ketij pleres duhet ti hidhen prangat edhe te shkoje ne te semes....se si shume ka shire mbi Shqiperine......

A mund ta di pse kunder hyrjes se Shqiperise ne BE???
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

Gjysem te adoptuarit pederaste parlamentare e kane mbushur kupen kunder ketij vendi.
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

A mund ta di pse kunder hyrjes se Shqiperise ne BE???

sepse mjerrimi qe do na vije do jete shume here me i madh se kaq....se ke shembuj shtet e tjera Europiane qe ishin ne nje nivel me te mire para se te futeshin tamam ne BE (futja tamam ndodhi me euron) se do jete rroga 10-15 euro ne dite dhe do shitet nje kile oriz 2 euro etj etj etj....
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

Te pakten Spartaku reagon publikisht dhe denon veprat antishqiptare, pavaresisht se ne veshe te shurdher...

Ja pra shteti shqiptar, nje Bollano tall menderen me te ...
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

1 ze deputeti ne 100 e ca qe degjohet fuqishem dhe qe shpreh ndjenjat e shumices te popullit eshte nje raport shume i vogel.
Presidenti yne,perderisa sala eshte by.. e breke me grekerit,duhet te mare iniciative dhe me ndonje dekret presidencial te shkarkoje nga detyra bollanon,kseren dhe ndonje ekzemplar tjeter si keta,biles tju prese dhe biletat per ne athine pa te drejte kthimi.
PERSONA NON GRATA.
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

A mund ta di pse kunder hyrjes se Shqiperise ne BE???
Shqiperia nuk ka ende pjekurine e duhur per tu futur ne BE..Kupton qe qeveritaret tane nuk dine te qeverisin Shqiperine e jo me te dine te flasin me qeveritare te nivelit europian te cilet te mire apo te keqinj politiken e nuhasin me majen e gishtave??

Megjithate, gjithmone me ka pelqyer ngjela dhe diskutimet e tija me baze. Mendoj se eshte nje nga te paktet qe flet sakte.
Ne mos gaboj ai me mire se cdo person tjeter e njeh kushtetuten ne maje te gishtave sepse eshte jurist.
Ato pak debate te tijat qe kam pare, jane te nje niveli shume te larte ne krahasim me homologet e tij. (3 diskutime kam pare gjithesej, mos ma merrni per baze)...Me ka bere pershtypje menyra se si shtronte dhe zgjidhte problemin ne cdo hap:)
 
Titulli: Memorandumi, Ngjela: Ndjekje penale Bollanos

Per njerez te tille ka nevoje Shqiperia!

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=--IRPQ5SkfE]YouTube - Pershendetje Spartak Ngjela, ka akoma burra Shqiperia.[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top