alfonci
Veri investigatio
Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela kërkon ndjekje penale për kreun e organizatës së minoritetit grek, Vasil Bollano.I dërgoi memorandum Parlamentit grek për mosratifikimin e MSA mes Shqipërisë e BE.
TIRANE-Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela kërkon ndjekje penale për kreun e organizatës së minoritetit grek, Vasil Bollano, i cili njëherësh është edhe kryebashkiaku i Himarës. Sipas avokatit, kjo është përgjigja që meriton Bollano, pas memorandumit që OMONIA i drejtoi Parlamentit grek për mosratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në rast se Tirana zyrtare nuk jep autonominë për Vorio-Epirin. Ngjela e shprehu këtë qëndrim në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”.
“اdo njeri ka të drejtë të bëjë letra ku të dojë, por ky është njeri pa vlerë, një provokator dhe në Shqipëri nuk ka vetëm një Bollano, por shumë të tillë. Personaliteti i Shqipërisë po rilind në botë dhe shumë shpejt ai do përfundojë atje ku e ka vendin, deri dhe në ndjekje penale duhet të kalojë”, - apelon avokati. Por në këtë kontekst, Ngjela shton se më shumë sesa tek Bollano, problemi qëndron tek kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit, sipas tij nuk duhet t’i bëjë sehir këto provokime, por duhet ta shkarkojë atë nga posti i kreut të Bashkisë së Himarës. “Problemi qëndron se në këtë vend nuk ka kryeministër, se po të kishte, ky Bollano nuk do qëndronte më në atë detyrë, por do të ishte shkarkuar”, - argumenton ai. I fokusuar mandej tek kushti që OMONIA i propozon Parlamentit grek për ratifikimin e MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së, avokat Ngjela thotë se “nuk ekziston asnjë Vorio-Epir”. Sipas tij, një fakt historik është vetëm ekzistenca e arvanitasve në shtetin grek. “Shumë shpejt do ta shikoni se si do precipitojë kjo çështje, pasi as mund të mendohet se ekziston ky i ashtuquajturi Vorio-Epir. Një fakt historik është vetëm ekzistenca e arvanitasve në shtetin grek”, - tha ai.
Protestat në Himarë
Kalimi për ndjekje penale i kryebashkiakut të Himarës, Bollano, është një kërkesë e përsëritur nga ana e avokat Ngjelës. Muaj më parë, referuar një tubimi të dhunshëm në Himarë, ku me në krye Bollanon u bënë thirrje anti-shqiptare dhe u kërkua autonomia e Vorio-Epirit. Ngjela nga foltorja e Kuvendit, i bëri thirrje publikisht Presidentit të Republikës që t’i kërkonte Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e procesit penal kundër Bollanos për dhunim të Kushtetutës. “Një kryetar bashkie, kundërshtar i hapur i shqiptarëve, ka tentuar të kundërshtojë historinë shqiptare dhe në mënyrë të përsëritur ka tentuar të organizojë trazira ndërkombëtare”, - ka deklaruar avokati në 14 prill ‘08 nga foltorja e Parlamentit.
(O/Zh/GazetaShqiptare/BalkanWeb)