Disa minuta më parë, edhe zyrtarisht përfoljet për largimin e Zinedine Zidane nga Real Madrid janë vërtetuar.
Real Madrid përmes një komunikate të lëshuar ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin francez, duke e cilësuar si një legjendë të paharrueshme të klubit.
“Zinedine Zidane ka vendosur në marrëveshje me klubin që të përfundojë etapën e tij këtu. I dëshirojmë sukses kudo që të jetë dhe të konsiderojë shtëpi të tijën klubin tonë,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e lëshuar të madrilenëve.
Topsporti.com